Forumi Horizont Gjithsej 404 faqe: « E parė ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)


Postuar nga Vizioner datė 17 Dhjetor 2007 - 15:04:

Ditari i Azem Hajdarit: Ditėt e para tė PD

Pjesė nga protokolli i mbledhjeve tė para tė PD

1-

Njė nga pikat mė tė nxehta tė debateve brenda kryesisė, ishte pėrcaktimi i PD-sė nėse do tė ishte opozitė politike ndaj Partisė sė Punės. Debati mban datėn 23 dhjetor dhe fillon me deklaratėn e Berishės

Njė anėtar:

Saliu ushtron problemin qė jemi nė opozitė, sepse i takon kuptimit filozofik.

Eduart Selami:

Pėrcaktimi opozitė vjen nga pėrmbajtja. Ėshtė i partisė sonė.

Berisha

Unė mendoj qė, taktikisht, jo nė shkallė tė gjerė, ta pėrdorim.

Anėtar:

Kėtu nuk ka shkallė tė gjerė, zyrtarisht duhet thėnė opozitė, sepse rreziku kryesor, qė tė mos e pranojnė si opozitė, por si derivat i frontit.

2-

Diskutimi pėr qėndrimin qė duhet tė mbajė PD ndaj Ramizė Alisė

Eduart Selami:

Ju mė kėrkuat tė them rroftė Ramiz Alia! Ta diskutojmė. Unė e quajta gabim sepse nuk mund ta mohoj rolin e Ramiz Alisė, por pozicioni i Ramizit ėshtė i dyfishtė. Ėshtė pikė kyēe. Sa kohė ka teserėn, ėshtė President dhe Sekretar i Partisė sė Punės. Duhet tė kemi kujdes.

Sali Berisha:

Kam njė vėrejtje. Nuk jam dakord t'i bėhet thirrje pėr tė ikur nga Partia. Presidenti ėshtė besnik i Kushtetutės. Ai nuk e braktis. Ne nuk e pranojmė kandidaturėn e tij pėr President pas zgjedhjeve se ėshtė Sekretar i Partisė. Kjo burokraci, armik kryesor ka Ramiz Alinė.

Disa nga anėtarėt vlerėsojnė nė kėtė mbledhje rolin e Ramiz Alisė dhe mendojnė se roli i tij nuk ka mbaruar. Mes tyre Arben Meēaj.

3-

Debati rreth problemeve nė funksionimin e Komisionit Nismėtar dhe bien nė sy kritikat pėr disa drejtues kryesorė qė flasin nė emėr tė partisė. Nė njė debat tė tillė, kritikohet pėrdorimi i unit nga Berisha dhe Pashko. Kėrkohet qė ata tė mos flasin nė emėr tė partisė pa pyetur kryesinė dhe qė tė evitohen fjalimet qė pėrmbajnė mendimet personale. Kritikat e para janė hedhur nga Rexhep Uka.

Rexhep Uka

Unė s'kam asnjė mendim tė keq pėr asnjė, dhe pėr atė qė erdhi sot me ne. Nuk kam asgjė, mė asnjėrin. Nė terminologjinė e dikurshme, ėshtė pėrdorur uni, jo fjala ne. Pėr Saliun unė kėnaqem. Ky uni nuk na shkon. Edhe Gramozi ka folur me unin.

Mė 24 dhjetor, nė ambientet e PD-sė afrohet edhe Rama. Sipas procesverbalit, njė gazetar i "Rojter" pyet, pėrgjigjet Berisha dhe mė pas Rama citohet nė disa rreshta.

Gazetari i "Rojter":

Po nė lidhje me qėndrimin ndaj PPSH-sė, qė ėshtė pėr pluralizmin nė kushtet e marksizėm-leninizmit?

Sali Berisha:

Ne nuk shohim dallim substancial nė veprimtarinė e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė.

Edi Rama:

Nuk jam politikan. Si artist, si mbėshtetės i PD-sė, duke pasur parasysh qė ėshtė opozitare, nuk jam dakord. Ku ėshtė tribuna pėr tė shprehur mendimet. PPSH nuk do tė ndryshojė qėndrim nė kėtė rrugė. A do dėshtojė PD nė shtyrjen e zgjedhjeve?

4-

Mė 4 janar 1991 kryesia bėri njė nga mbledhjet mė tė gjata, nė tė cilėn diskutoi rreth qėndrimeve dhe kritikave tė Shenasi Ramės, si individ drejtues nė PD, qė kanė lidhje me Shėrbimin Sekret dhe regjimin komunist. Nė procesverbal janė 13 faqe me debat, qė pėrfundon me propozimin pėr pėrjashtimin e tij nga partia. Por, nė fakt, Shenasi Rama kishte dhėnė, sipas procesverbalit, vetė dorėheqjen mė parė.

Azem Hajdari

Ti, mirė bėre qė dhe dorėheqjen vetė. Ēėshtja shoqėrore dhe shqiptarėt, kanė dy gjėra tė ndryshme. Nė Shkodėr nuk ke punuar mirė. Nė Lidhjen e Shkrimtarėve je mirė.

Njė anėtar:

T'i ke treguar veten. Ti si anėtar i komisionit nuk ke kryer asnjė detyrė.

Sali Berisha:

Ramiz Alinė e kam takuar mė 12 gusht me 40 mjekė. Zonja dhe Shenasiu mė kanė thėnė qė kam qenė mjek i Enver Hoxhės. Shenasiu ngutet shumė. Sapo ėshtė krijuar Partia Demokratike.

Shenasi Rama:

Njerėz demagogė si Sali Berisha. Premtimet e bėra nga Partia Demokratike u lanė pėrgjysmė. PD-ja, qė me krijimin e saj nuk ka bėrė asnjė premtim. Ke njė tė metė tė rėndėsishme. Ke njė anarshi nė veten tėnde.

Sali Berisha:

Bėj autokritikė qė e kam futur nė komision.

Arben Imami:

Propozoj tė pėrjashtohet nga PD. Provokacion, shpifje pėr drejtimin e PD. Aprovojmė kėrkesėn e tij pėr largimin nga Komisioni Nismėtar.

Shenasi Rama, ėshtė i pari anėtar kryesie qė u pėrjashtua nga Kryesia e PD-sė.


  Gjithsej 404 faqe: « E parė ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.