Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- fatkeqia kombetare ....politikanet Shqipetare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17800)


Postuar nga Fajtori datë 05 Maj 2010 - 02:05:

Re: fatkeqia kombetare ....politikanet Shqipetare

Citim:
Po citoj ato që tha Visar
_ Si ka mundesi qe s'jemi aq te zot te zgjedhim nje njeri qe te perfaqesoje interesat e te gjithe popullit shqipetare .....


Sepse jemi pabythesa te paorganizuar. As ne nivel shteteror (shtet fallco), as ne nivel social (me Avni Rustema dhe atentate me bomba). Nqs ka nje karakteristike qe shqiptaret kane (per mire a per keq) eshte mos-organizimi. Nuk bejne dot shtet, por nuk bejne as ku-klux-klane dhe holokauste. Jane thjesht bjeri ti biem. Te dali ku te dali. Deri tani kane dale 3 milion. Keta qe lexon ne forum me se shumti nuk jane as pjese e tyre. Flasin nga perendimi. Jane migro-shqiptare. Migro-shqiptaret nuk kane te drejte te votojne, kane te drejte vetem te llapin neper forume
Citim:
Po citoj ato që tha Visar

_ Pse i kemi lejuar keta te pamoralshem te jene ne keto pozicione deri tani .....


Nuk i ke lejuar, me keq akoma, i ke zgjedhur. Jane perfaqesim i deshires se çdo shqiptari per te vjedhur dhe bastisur shtetin. Sepse shteti eshte krijuar mbi baza fallco dhe nuk ofron transparencen e duhur. Po ta vesh re ne forum, gjithe shqiptaret bejne sikur i duan te miren Shqiperise. E bejne thjesht per te mbrojtur shtetin fallco. Shpesh del justifikimi: "Ne jemi demokraci e re, jemi shofere te rinj, jemi shtet i ri, jemi gjynaf, na kane rene ne qafe". Te gjithe thone aresyen, por nuk thone çfare duan te justifikojne me ate argument, pra faktin qe shqiptaret jane te paafte te bejne shtet, te ecin si njerez me makine, etj. Disa pervec justifikimit gjejne dhe zgjidhjen: psh, diktature ose mbreteri. Pranojne çdo teori, me kusht qe ekzistenca e Shqiperise mos cenohet. Politikanet qe permende pikerisht per kete mbijetojne. Sepse shqiptaret pranojne çdo lloj paturpesie qe te mos vihet ne dyshim ekzistenca e Shqiperise. Mendo, ketu ka njerez qe thone "le te manipulohen votimet, rendesi ka mos kete rremuje per syte e botes". Dhe politikanet e dine kete. Argumentet e fundit Rama-Berisha jane "ti po na le pa hyre ne Evrope", "jo, ti na le pa viza se nuk hyn ne parlament". Paturpesia fillon ketu, qekur pranojme zgjidhje fallco, shtete fallco, etj. Dhe ne fund argumentet kryesore te shqiptareve jane "aman na jepni viza, beni ca te doni me votat po na jepni viza". Eshte hipokrizi e papare. Mbajne shtet fallco dhe shesin çdo gje per Evropen dhe Ameriken. Besojne me shume ambasadoret sesa politikanet e vet. Pse???? Sepse kemi shtet fallco, dordolec, sa per te krijuar iluzionin se jemi autoktone dhe te pavarur.
Citim:
Po citoj ato që tha Visar

_ Kur do zgjohemi dhe te bejme zgjedhjen e duhur dhe ti largojme keto plehera qe jane bere super Milionera nen kurrize te Shqipetareve .


Zgjuar je, por s'ke kurajon te veprosh. As une as ti. Jemi shqiptare pra. Jemi pabythesa


  Gjithsej 178 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.