Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- fatkeqia kombetare ....politikanet Shqipetare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17800)


Postuar nga Visar datė 09 Maj 2010 - 00:54:

Shume i Dashur shoku Piktor ......

Megjithese deshiren e madhe per te kuptuar pergjigjet qe ju i keni thene pyetjeve te mia ...... asnje nje gje nga gjerat qe ke shkruajtur s'eshte pergjigje , por perkundrazi u njgjan atyre shkrimeve te sekretareve te rinise ne kohen e Komunizmit , ku te verbuar dhe entuziast flisnin kote .... me vjen keq po edhe ju ashtu tingelloni.

Po citoj:
Kjo eshte demokracia dhe pas tij vjen shteti ligjor i cili i fut ne burg te korruptuarit. Forcimi i shtetit dhe sidomos i gjykatave dhe prokurorive dhe sidomos denoncimi qe duhet te bejne qytetaret perballe ēdo lloj padrejtesie dhe korrupsioni....

Se kuptoje c'do te thuash me shtetin ligjor qe fute ne burg te korruptuarit .....

pothuajse te gjithe gjyqtaret , prokuroret drejtues te larte ose te vegjel te polices, mbase me ndonje perjashtim shume te vogel, te gjithe jane perlyer ne afera te korruptuara dhe imorale ......

A se kupton qe fatkeqesia jone me e madhe eshte se ne si popull skemi ndryshuar mentalitetin ...

Si mund te jesh optimist kur drejtohesh nga Gangstera te veshur me kostume politikanesh , kur shitesit dhe trafikantet e droges jane pjesa me e pasur dhe e nderuar e shoqerise .... mos valle i harrove se cfare u bene vajzave shqiptare qe i moreen dhe i cuan te punojne si prostituta .... ata sjane zhdukur ... por i ke aty ne shqiperi ... njecik me ndryshe se ne fillim ..... te veshur me kostume , pronare te bisneseve te vogela ose te medha ..... keta jane pasqyra e shqiperise ..... keta jane klasa e pasur e shqiperise ......

Atehere pse eshte i lire Fatos Nano , Edi Rama , Vajza e Sali Berishes ... e shume e shume te tjere ............A e kupton qe ne nje demokraci te mirefillte keta politikanet tane duhet te jen te gjithe ne burg, aq te korruptuar jane ...... A e kupton shoku Piktore qe ne po ikim mbrapa dhe jo perpara ...... A e kupton qe si Kryetari i qeverise se sotme edhe ai i opozites jane turpi dhe arsyeja qe shqiperia eshte ne kete gjendje sot .....

Por fatkeqesisht jane njerez si puna juaj qe ose jane pjese e ketij kanceri qe ka zaptuar Shqiperine ase jane aq te verbuar dhe s'dine se ku jane ...... qe u japin oksigjen ketyre pleherave ......

Po citoj :

Mire apo keq tashme jemi nje vend antar i Nato-s, aspirojme per ne BE dhe presim prej burokracise europiane liberalizimin e vizave, qe tu vije era qytetare edhe te varferve qe nuk e kane pasur ashtu sikurse nuk e kane akoma te shohin bote me sy apo te afermit e tyre ku jetojne.

sinqerisht nuk e kuptoj c'fare duhet te thuash ketu .....



Ti se kupton qe jemi ne vitin 2010 .. plot 20 vjet qe nga rrezimi i Diktatures Komuniste ... edhe Partite me te medhaja politike PD edhe PS , nxjerrin militantet e tyre neper shshe me shantazhe dhe gati me dhune per qellime dhe kaprico personale .......
Nuk eshte turp qe deget e partise Demokratike neper rethe u kerkojen kryetareve dhe drejtoreve demokrat te institocioneve te firmosin se kush do te veje ne mitingun e PD.... nuk eshte turp qe PS organizon transport falas dhe paguan militantet e saj 10 mije leke per te vajtur ne miting .......

A tregon kjo perparim apo rruge drejt demokracise dhe shtetit ligjor ......

gjithe ato zarfa e transferime lekesh tek zyrtaret dhe politikanet shqiptare, per nje dhenie tenderi apo ndonje "nderi " .... kush kujton se do i paguaje demet ....ti dhe une dhe i gjithe populli i thjesht .... fatkeqesisht edhe ata te lodhurit qe kane hyre ne greve urie ..... me te vertet qe ti beson se ne po bejme perpara me leket qe na huazon Bota ... por ato leket do vije koha qe do paguhen mbrapa .... kush dhe si do paguhen kur shumica kane perfunduar neper xhepat dhe duart e polotikane tane .......

a se shikon qe c'fare po ndodh me Greqine .... se shikon qe vite korrupsioni dhe mos menaxhimi te mire i kane sjell ne kete gjendje .....

sdi cte them me tjeter .... por zgjohu nga gjumi dhe enderrat qe po shikon dhe shiko realitetin ... mos prano te behesh vegel qorre e Politikane te Korruptuar por ngri zerin dhe kerko demokraci te vertet ....


  Gjithsej 178 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.