Forumi Horizont Gjithsej 140 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 140 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Tirana 21 Janar 2011 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18253)


Postuar nga AngelDevil datė 21 Janar 2011 - 21:56:

Tirana 21 Janar 2011

“Errėsira nuk largohet me errėsirė, vetėm drita mund ta largojė. Urrejtja s’mund tė largohet me urrejtje, vetėm dashuria mund ta largojė. Urrejtja shumėfishon urrejtje e dhuna shumėfishon dhunė. Rezistenca shumėfishon rezistencė nė njė spirale zbritėse tė shkatėrrimit … Lufta prodhon luftė. Reaksion zinxhir i sė keqes duhet kėputur ose ne do tė zhytemi nė humnerėt e errėt tė asgjesimit”

Martin Luther King



Tirana sot qe e trishtė. Re tymi u lėshuan mbi tė .

Tirana sot qe e mjerė tek kuptonte se qytetarėt e saj nuk mendojnė pėr tė , nuk mendojnė pėr veten.

Shqipėria kupton dhe njė herė qė qytetarėt e saj kanė mbetur tė vegjėl, mjerisht.

Sot pėr njė sekond secilit nga ne i shkoi nė mendje mė e keqja dhe menduam (tė paktėn njė pjesė) qė s’kemi nxėnė asgjė nga e kaluara. Para nisjes sė demostratės, por dhe gjatė kohės sė zhvillimit dhe zhvillimeve tė saj , isha nė punė. Ndoshta nė njė rast tjetėr , me njė qėllim mė qytetar, vetedashės e atdhedashės nė tė njėjtėn kohė , do kisha dashur tė isha aty. Ndėrsa protesta pritej tė nisej, nganjė bisedė me dikė, personi nė fjalė tha dicka qė mė ngeli nė mendje : “ Fjala ‘popull’ nuk mė ka vend, ne nuk jemi ‘popull’, ne jemi QYTETARĖ TĖ SHQIPĖRISĖ, dhe si tė tillė , ky atribut na vetėngarkon me pėrgjegjėsi qytetare” .

Nėse do ju pyes nė mėnyrėn mė tė sinqertė: Kush iua siguron bukėn e gojės , veshjen , arsimimin , mirėqenien e gjithcka pėr tė cilėn keni nevojė? Mos vallė bien nga qielli? Kanė qėnė dhe janė prindėrit tanė , jam unė , je ti , ėshtė ai. Jemi ne pra. Asnjė parti nuk e bėn . Njė parti, cilado qoftė, siguron ‘ushqim’ vetėm pėr veten e saj .

Sot tek shihje Tiranėn mes dhunės, trishtoheshe e njėkohėsisht tė vinte turp . Ėshtė tejet e prekėse tek sheh fytyra tė vrara nga tė keqjetuarit, keqrritja apo kequshqyerja, pėr tė cilėt nuk kujdeset askush pėrvec shpatullave tė tyre, tek sulmojnė “njėri tjetrin” nė emėr tė karrigeve tė “tė mėdhenjve” dhe jo nė emėr tė interesave tė tyre.

Njė palmė u dogj para Kryeministrisė .

Ne nuk na duhet njė palmė e djegur , ne nuk na duhet njė makinė e djegur.

Ne nuk na duhet njė boulevard i shkatėrruar . Ne nuk na duhet njė Tiranė e Shqipėri e dhunshme .Ne na duhet njė shkollė e re, na duhet njė universitet i ri . Ne na duhen vende pune . Na duhet njė lulishte, njė park ,njė boulevard, njė bibliotekė, njė teatėr. Ne kemi nevojė pėr njė buzėqeshje . Na duhet njė shtrėngim duarsh.

Le tė kujdesen vetė pushtetarėt pėr karriget e tyre . Iu siguroj qė ėshtė gjėja qė dinė tė bėjnė mė mirė .

Ku ishin organizatorėt e demostratės, pse nuk ishin nė krye tė demostruesve? Kush u vra , qėllua ? Qytetari i thjeshtė. Mos vallė ndokush nga krerėt e shtetit ? Mos vallė organizatorėt e demostratės? Kush e pėsoi sėrish? Pėrsėri qytetari i thjeshtė. Kėshtu do jetė ngahera.

Po, duhet demostruar , si njė e drejtė e pamohueshme .

Duhet protesuar nga mėngjesi deri nė mbrėmje , si njė qytetar i denjė i vendit, pėr njė spital , pėr njė pėrkujdesje tė cilėn ke tė drejtė ta pėrftosh. Duhet protestuar nga mėngjesi nė mbrėmje pėr ujė , pėr drita. Duhet protestuar nga mėngjesi nė mbrėmje pėr vende pune . Duhet protestuar nga mėngjesi nė mbrėmje pėr njė shkollė te re, pėr cilėsi nė mėsimdhėnie. Duhet protestuar nga mėngjesi nė darkė pėr njė universitet tė denjė . Duhet protestuar nga mėngjesi nė darkė , pėr cdo padrejtėsi tė bėrė mbi ty , si qytetar i denjė pėr vendin.

Por jo! Sot pamė e konstatuam me fytyra tė vrenjtura se nuk protestojmė pėr tė tilla gjėra sepse ne na interesojnė partitė, mirėqenia e tyre , sepse ato na ushqejnė cdo ditė me vrerin e tyre, sepse ne duam tė merremi me politikė 24 orė ndėrkohė qė niveli yne i jetesės ėshtė mjeran. S’kemi nevojė tė protestojmė pėr asgjė, meqė tė gjitha i kemi tė siguruara nė njė vend tė varfėr si i yni. Ne nuk kemi politikanė vizionarė. Udhėheqėsit tanė nuk i duan qytetarėt e kėtij vendi.

Lind nevoja tė kujdesemi pėr veten , interesat tona. Tė zgjohemi cdo ditė me mendimin se njė hap pėrpara sot, njė ditė mė e mirė nesėr. Tė bėjmė si duhet punėn qė na ėshtė caktuar. Tė studiojmė , tė marrim sa mė shumė dije tė jetė e mundur, tė jemi tė informuar pėr cfarė na rrethon . Psikologjia e njė kombi ėshtė pasqyra e pastėr e kulturės sė tij.

Nė njė shtet demokratik , me njė demokraci tė brishtė si Shqipėria, ka vend pėr protesta nga mėngjesi deri nė mbrėmje, por s’ka vend pėr gurė, s’ka vend pėr flakė e breshėri automatikėsh . S’ka vend pėr dhunė.

Ishte tejet e trishtė tė ishe sot vajza e njė polici , e njė demostruesi . Krejt e trishtė dhe dhembje e madhe tė ishe vajza e njė prej tė vrarėve. Ne jemi qytetarė tė Shqipėrisė. Le tė sillemi si tė tillė . Si QYTETARĖ !

(C) Tirana Calling


  Gjithsej 140 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 140 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.