Forumi Horizont Gjithsej 140 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 140 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Tirana 21 Janar 2011 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18253)


Postuar nga Fajtori datė 21 Janar 2011 - 22:42:

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA


Ajo nuk eshte politike Angjel eshte maskarallek, injorance ,poshtersi skam me epiteti per ti vene ...dhe c'eshte me e keqe skemi gjene me elementare humanitetin me vjen ne mendje nje skene makabre ne demostradat e 97 kur nje polic e kishin lidh tek nje peme dhe i gjuanin me shqelma ne fytyre ndoshta dikujt i kujtohet kjo skene dhe sot kete pashe .



Sot ne demostrate kishte police te fshehte brenda turmes qe piketonin njerez dhe u tregonin policeve te tjere qe ti kapnin.


Sikur turma ta kuptonte, do lidheshin jo pas peme, por pas kamioneve. A do benin mire ti lidhnin? Ketu mund te diskutohet. Nje polic nuk ka imunitet sepse eshte polic. Eshte vetem nje mjet ne doren e shtetit. Kur ti kerkon te perballesh me shtetin dhe para te vene policet, dihet qe do vriten e do lidhen pas peme. Nuk fiton gjithmone shteti ne dhunen e ushtruar ne shesh. Fitojne dhe protestuesit ndonjehere.

Ceshtja eshte qe shtetit i takon te mendoje gjakftohte dhe mos vrase e mos provokoje me shume (me police brenda turmes). Sepseeee... dhuna e tepruar krijon akoma me shume dhune. Tani nuk ke me ca protestues, ke te vrare, familjet e tyre, dhe njerezit qe ishin dy hapa larg dhe shpetuan nga plumbi. Pra ke te pakten 500 veta akoma me te acaruar qe kerkojne hakmarrje... ndaj shtetit... dmth ndaj policeve te tjere (te cilet shpesh jane po aq te korruptuar sa ministriat qe i drejtojne).

Pyetja qe i lind secilit (majtas apo djathtas) eshte nese Shqiperia meriton te kete shtet? Pergjigjen po ia japin te gjithe ne menyre pesimiste (edhe ketu ne forum). Per mua ata qe u vrane treguan se ka njerez qe luftojne per te patur nje shtet si duhet. Ndryshe nga shume te tjere qe ngrohen me rrogat 1000-eurshe dhe kane interes qe korrupsioni te vazhdoje njesoj, sepse destabiliteti u rrezikon mireqenien e ndertuar mbi ate sistem.


  Gjithsej 140 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 140 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.