Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 36 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikė & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Cryptocurrency - Bitcoin (BTC) etj... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18736)


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 29 Prill 2013 - 19:41:

Cryptocurrency - Bitcoin (BTC) etj...

Kjo eshte nje teme per perplasje informacioni mbi kripto-valutat si bitcoin, litecoin, terracoin, namecoin etj etj etj.

Shume kemi degjuar javet e fundit per bitcoin e cila pati nje rritje marramendese ne treg, nga 1 BTC = 30$ ne 1 BTC = 230 $ dhe me pas nje renie pikjate te 60$ dhe se fundmi nje stabilizim diku te 130-140$.

Keni eksperimentuar me to ne formen e shitblerjes valutore? Apo ti gjeneroni ne kompjuterat tuaj nepermjet gerrmuesve perkates?

Flisni ēuna dhe ēupa...


Postuar nga Fajtori datė 30 Prill 2013 - 04:43:

Sa mbrapa kam ngel. Ca jane keto mer jahu?


Postuar nga SmoKer datė 30 Prill 2013 - 04:49:

Ke degjuat per xhaferrin e poppullin Fajtor ... almost the same thing


Postuar nga eliz datė 30 Prill 2013 - 15:34:

Jo per zotin s`ia kena idene.Po paska bo kerdine.Nga 30 vajti 130-140??Damn e bone qe e bone na thuaj e ndonje gje me shume. Ca osht ky produkti?Kur thu javet e fundit ca nenkupton, 2-3 muajt e fundit eshte rrit kshu?Si vezhgues qe je na thuaj e vazhdimin,si pritet te shkoje?


Postuar nga Endri datė 30 Prill 2013 - 16:38:

Kur leviz kaq shpejt vlera e currency duket thjesht si spekullim? :p


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 30 Prill 2013 - 19:03:

Bitcoin eshte nje valute virtuale. Ka mbi 4 vjet ne treg nderkohe qe eshte konceptuar ne vitin 2008. Deri me sot ka patur rritje, edhe pse ne hapsira te shkurtra kohore ka patur luhatje te medha. Kryesisht i referohem luhatjeve para 1 muaji.

Ndryshe nga valutat qe njohim deri me sot, Bitcoin nuk emetohet nga ndonje institucion financiar apo ndonje qeveri. Eshte totalisht e pavarur.

Per tu depozituar perdoret nje portofol virtual i cili mund te fleje ne kompjuterin tuaj ose ne ndonje website qe e ofron dicka te tille.

Bitcoin mund te blihet e te shitet si cdo monedhe tjeter dhe per kete ekzistojne bursat perkatese qe ofrojne tregtimin e Bitcoin kundrejt valutave te tjera reale si USD, EUR apo rubla ruse nderkohe qe mund ta konvertoni edhe ne valuta te tjera virtuale te cilat kane lindur pas bitcoin por ndjekin pothuajse te njejten teknike dhe filozofi.

Dy prej bursave me te medha qe i ndjek edhe une here pas here jane MtGox dhe BTC-e.

Menyra tjeter per te perfituar bitcoins eshte edhe "germimi" i cili ne vija te trasha behet duke lejuar nje aplikacion te shfrytezoje fuqine llogaritese te kompjuterit tuaj per te zgjidhur ekuacione komplekse matematikore te cilat i hyjne ne sherbim rrjetit bitcoin por edhe shkences ne pergjithesi. Aplikacioni me pas gjeneron bitcoins dhe i depoziton ne portofolin tuaj.

Nepermjet portofolit/aplikacionit tuaj ju mund te dergoni bitcoins direkt ne nje portofol tjeter, edhe ne anen tjeter te globit. Keshtu ruani anonimitetin por edhe kurseni transaksionet

Fillimisht bitcoin u adoptua ne internetin e "nendheshem" ne rrjetin e Qepės (Tor Network) ku kryesisht perdorej per shkembime mallrash ilegale ne rastet e te cilave pagesat me USD/EUR apo cdo valute tjeter ishin lehtesisht te gjurmueshme nga autoritetet e ruajtjes se rendit.

Flitet qe edhe Paypal po konsideron perdorimin e BTC per kreditim llogarie (e pranoi para 5 ditesh presidenti i saj ne nje interviste per Bloomberg). Vetem ky lajm i dha nje rritje bitcoinit prej 30$ brenda dites.

Uff, u lodha duke shkruajtur Per cdo pyetje, nje nga nje


Postuar nga eliz datė 30 Prill 2013 - 20:44:

1 BTC=104.4 euro keshtu Lord? Kjo valute perdoret online? Me nje fjale mund te blesh online cfaredo(kepuce,orendi)?


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 30 Prill 2013 - 21:29:

Po, kete moment qe po shkruaj 1 BTC=138$. Konkretisht varet nga shitesi nese pranon te shesi kundrejt BTC. Dmth duhet te gjesh dyqane qe shesin on line dhe pranojne BTC. Aktualisht duhet te jene te rralla por jo inekzistente.


Shembull

Personalisht kam hasur neper forume te ndryshme njerez qe shesin sherbime apo produkte kundrejt BTC. Nje prej tyre jam edhe une ku nepermjet nje foto-blogu qe mirembaj, shes foto dixhitale ose printime kundrejt BTC ose LTC.

Nese BTC adoptohet nga Paypal (dhe si pasoje edhe Ebay), kjo gje do te jete nje game-changer.

Nje gje tjeter te mire qe ka BTC eshte dhe pjestueshmeria ne disa miljona njesi me te vogla, ku me e vogla quhet Satoshi, ne nder te shpikesit te BTC. Dmth nuk eshte si dollari qe ka 100 cent dhe me posht nuk zbret dot...

Gjithashtu, per ata qe thone qe BTC eshte piramide, te njejten gje kane thene edhe kur u shpik edhe tani qe eshte goxha larg parashikimeve. Eshte fakt qe njerezit po investojne dhe vete depozitat e tyre do ti detyrojne qe ta vazhdojne "lojen" deri sa ajo te shnderrohet ne serious business.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 01 Maj 2013 - 19:53:

Rubrika e sotshme, 1 Maj 2013 nga BBC per Bitcoin.


Postuar nga Pitkini datė 02 Maj 2013 - 09:35:

Talking

nice


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 36 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.