Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te njohura te mesjetes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=209)
-- Ali Pashe Tepelena (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3731)


Postuar nga Pashai_1987 datė 12 Dhjetor 2006 - 21:35:

Re: Per Joela

Citim:
Po citoj ato qė tha NYCgirl
I lexova te gjithe mesazhet qe keni shkruar per figurat tona historike dhe me behet qejfi kur i lexoj sepse tek ato figura shpaloset shpirti shqiptar ne menyren me sublime.

Po Ali Pashe Tepelena? Ketu, sic themi nga anet tona, e keni prishur muhabetin. Ali Pashe Tepelena ishte bandit, kriminel dhe erdhi ne pushtet duke vrare dhe masakruar te gjithe ata qe i dilnin perpara.
Thoni qe ai ka ardhur nga nje familje ushtarakesh . . . e ema e Ali Pashes, ka qene shqiptare nje nga ato, . . . (mos ta prishim gojen) qe bridhte nga nje fshat ne tjetrin. Kurse i ati i Ali Pashes ishte turk. Ardhja e tij ne pushtet ishte rrjedhoje e sherbimeve shume te vlefshme per perandorine otomane, sherbime te cilat i vuanin shqiptaret. Dhe sic e thash me perpara ai vrau dhe masakroi bej (te vegjel) shqiptare per te zmadhuar territorin e vet. Kete e di shume mire sepse njoh familje qe kane ikur nga zona e Tepelenes si rrjedhoje e dhunes se Pashait. Ne nje rast, ai e dogji beun e fshatit te gjalle ne hell, sepse e kundershtoi.
Ali Pashe Tepelena nuk donte t'ia dinte per Shqiperine, por donte te behej mbret apo sic e ka dhe emrin Pasha i territoreve. Gjergj Kastrioiti nuk i vrau shqiptaret me qellim qe t'i bashkonte, sic beri Aliu. Perandoria Otomane ishte ne krize ne ate kohe. Po t'ia donte te miren Shqiperise Aliu, situata atehere ishte shume me e favorshme se situata ne kohen e Skenderbeut per te arritur pavaresine.

Per fatin tone te keq, pas Skenderbeut, na mungojne figura te tilla ne histori (derisa arrijme ne pragjet e pavaresise.) Per kete arsye miti i Ali Pashes u zmadhua dhe e verteta u fsheh.
Periudha e Rilindjes erdhi si rrjedhoje e kushteve te jashtme: Kriza e perandorise Otomane. Pavaresia e Greqise gjithashtu u tregoi ballkanesve qe liria eshte me se e mundshme. Per me teper, shekulli i 19-te karakterizohet kudo ne Europe nga nga nje rritje e levizjeve nacionaliste. Gjermania u bashkua ne 1870. Po ashtu edhe territoret e Italise u bashkuan. Dhe kuptohet, figurat tona te Rilindjes, duke qene se shume prej tyre u edukuan jashte shtetit, mesuan shume nga eksperienca e vendeve te tjera.


po ē'ja fut kot dhe ti tani?
po Ali Pasha krahasohej me burra si Napoleoni dhe ti thua gjepura, ne kuptimi e mirfill te fjales
me vjen keq qe nje njeri si ju flet per Ali Pashen ne kete menyr,vertet me vjen shum keq
po ti referohesh librave te histori do te shohesh se ato qe beson ti rreth Ali Pashes jan komplet gabime!!


  Gjithsej 18 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.