Forumi Horizont Gjithsej 124 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 124 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Agjerimi dhe vlerat e tij. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6282)


Postuar nga Indrit datė 24 Shtator 2006 - 09:50:

ARDHJA E MUAJIT TĖ DASHUR 

 
Jemi para njė kohe tė re tė gjithėsisė ngase pas disa ditėve do tė vjen Ramazani me rregullimin, format dhe atmosferėn e vet. Njerėzit ndaj kėtij muaji kanė disa qėndrime:   
1. Ka njerėz qė nuk shohin nė tė gjė tjetėr pos ndalesės sė padobishme, traditės sė paarsyeshme fetare. Qytetėrimi u zhvillua dhe mendimi njerėzor  pėrparoi kėshtu qė, sipas mendimit tė tyre, kėto pranga tė rėnda fetare janė tė panevojshme. Ky grup tallet me agjėruesit dhe shpotit mendjen dhe qėndrimin e tyre.   
2. Ka njerėz qė e kuptojnė vetėm si uri tė cilės nuk mund t'i pėrballojė lukthi dhe si etshmėri tė cilės nuk mund t'i pėrballojnė damarėt. Ky grup nuk agjėron, paraqitet si agjėrues para atij qė e njeh kurse si joagjėrues para atij qė nuk e njeh.   
3. Ky grup mendon se Ramazani ėshtė kohė e dėfrimit vjetor qė pėrbėhet prej llojeve tė ndryshme tė ushqimit si dhe si rast i bukur pėr dėfrim deri nė agimin e mėngjesit dhe pėr gjumė tė thellė tėrė ditėn deri nė mbrėmje.   
Nėse ėshtė punėtor i mėrzitet puna, nėse punon me palė sillet keq me to, e nėse ėshtė funksionar funksioni i duket shumė i rėndė...   
4. Sipas kėtij grupi, edhe pse janė pakicė, qėllimi i Ramazanit ėshtė diē krejt tjetėr sepse ka vlerė tė madhe... Ky grup mendon se ky muaj ėshtė periudha ushtruese e ripėrtėrirjes shpirtėrore tė njerėzve si sjellja fisnike, pėrshtypja e bukur, durimi i pastėr dhe edukata e pėrsosur hyjnore.   
Pėr ata tė cilėt mendojnė se agjėrimi nuk pėrkon me zhvillimin e qytetėrimit, propozojmė tė bisedojnė me mjekėt dhe psikologėt qė t'i shohin zbulimet e reja shkencore qė kanė tė bėjnė me dobitė e agjėrimit.   
Atyre tė cilėt dėshtojnė para urisė, edhe pse e pranojnė obligimin dhe hyjninė e agjėrimit, ua rikujtojmė se jetojmė nė zemėr tė luftės definitive nė historinė e kėtij populli, kurse agjėrimi ėshtė vetėm durim disaorėsh dhe ai qė dėshton mes agjėrimit dhe epshit tė vet nė durimin qė zgjatė gjatė orėve tė ditės, atėherė do tė dėshtojė edhe para armiqve tė tij nė rast tė luftės sė tmerrshme qė zgjatė me ditė, muaj e vite tė tėra.   
Tė dėshtuarit nė njė mejdan tė vogėl nuk janė tė aftė tė fitojnė pėr popullin e tyre nė ndonjė konflikt mė tė madh.   
Ai qė dorėzohet nė luftėn disaorėshe me epshin e vet, e humbė karakteristikėn kryesore tė moralit tė luftėtarėve, gjegjėsisht burrėrinė, ndėrsa ai qė jeton nė sferėn e burrėrisė del ngadhėnjimtar ose dėshmor.   
Ka njė grup qė e kuptojnė Ramazanin si uri gjatė ditės dhe kėnaqėsi materiale gjatė natės...   
Masės sė agjėruesve muslimanė ia kushtojmė kėtė ngjarje dhe dėshirojmė qė Zoti t'u jep dobi nga agjėrimi e t'i shpėrblejė me tė mira.   
Si popujt, ashtu edhe individėt, gjatė jetės sė tyre tė gjatė kanė nevojė pėr pushim dhe rehati pėrmirėsuese e ripėrtėrirėse. Koha e pushimit dhe e qetėsimit ėshtė pjesė e rasteve definitive nė historinė e individėve dhe shoqėrive dhe nėse dinė si ta shfrytėzojnė, fitojnė ēelėsin e tė mirave tė ardhshme, fitoreve nė luftėra dhe pėrhershmėrinė historike. Shoqėritė dhe individėt gjejnė nė Ramazan rastin e reformės sė historisė sė tyre ngase ai prezenton periudhėn shpirtėrore.   
Ramazani ėshtė epiqendėr pėr pėrforcimin e fuqive shpirtėrore, psikike e morale nė jetėn e popullit apo tė individit... Ky na rikujton tė vėrtetėn e qiejve dhe tė tokės, na armatosė me fuqi ngadhėnjyese dhe na nxitė ta duam lirinė, prej sė cilės varet nderi i njerėzimit. Pra, Ramazani na dhuron "tė vėrtetėn", "fuqinė" dhe "lirinė" gjatė ditėve tė urisė dhe etjes... Ēdokush qė e kupton urtėsinė dhe filozofinė e agjėrimit, lufton pėr hir tė vėrtetės me bindje tė plotė, ngadhėnjen dhe pėrfiton qėllimin mė fisnik tė lirisė, gjegjėsisht refuzon nėnshtrimin dhe robėrinė.   
Muslimani, i cili agjėron me vullnet tė lirė e bindje tė plotė pėr hir tė Zotit e afrimit ndaj Tij, vuan nga egoizmi, izolimi dhe indiferenca e shoqėrisė dhe kėshtu orvatet t'i zhdukė e t'i eliminojė; ky musliman agjėrues mendon se epshi, pasioni, dėmi, armiqėsia dhe urrejtja janė dobėsi qė e shkatėrrojnė shpirtin e Ummetit dhe pėr kėtė shkak ndien nė vete pėrgjegjėsi e obligim pėr t'u pėrballuar. Gjatė lutjeve dhe aplikimit tė urdhėrave tė Zotit, ai ndien liri tė plotė dhe pavarėsi nga ēdo gjė tjetėr pos Tij, si ushqimi, pirja, kėnaqėsia, ambicia dhe gėnjeshtra. Ai nė kėtė rast ėshtė pėrgjithmonė i lirė, jo nė kuptimin e transferimit prej njė vendi nė vend tjetėr, por nė frenimin e epsheve dhe animeve tė tij, fundos ēka don dhe liron ēka don.   
Ai kėshtu qėndron shpirtlirė mes mureve, mendjelirė nė vend tė shkretė dhe dėshirėlirė nė pranga tė hekurta...   
Pasha jetėn time, kjo liri i takon nderit tė njeriut, pra si mund tė krahasohet me lirinė e trupave!   
Historia jonė e vjetėr dhe ajo bashkėkohore kanė shėnuar fitore tė mėdha nė bazė tė kėtij koncepti preciz tė filozofisė sė Ramazanit dhe tė modelimit tė plotė me edukatėn e agjėrimit, gjegjėsisht nė kėtė mėnyrė i kemi dhuruar botės njerėzore heronj dhe kreshnikė tė reformave, ēlirimeve, urtėsive, shkencės etj...   
Shikoni muslimanėt, tė cilėt nė betejėn e Bedrit qė u zhvillua nė ditėn e shtatėmbėdhjetė tė Ramazanit, edhe pse ishin pakicė, korrėn fitore tė bindshme, tė cilėn e amshoi Kur'ani Famėlartė...   
A mendoni se do tė korrnin sukses sikur tė mos i kishte pėrforcuar agjėrimi nė shpirtrat e tyre fuqinė, tė vėrtetėn dhe lirinė e plotė shpirtėrore.   
Ata sulmonin me fuqinė e Zotit, qėllonin me fuqinė e Zotit, sulmi i tyre kishte pėr qėllim tė vėrtetėn.   
Pastaj shikoni fitoret tona nė betejat e Jermukut, Kadisijes, Xhelules, Hit-tinit etj...! A do tė mund tė ndodhnin nė atė mėnyrė mahnitėse, qė i habitnin edhe hulumtuesit mė tė mėdhenj, sikur tė mos ishin fituar me karakteristikat e agjėruesve si ndershmėria, krenaria, sakrifikimi, durimi ndaj vėshtirėsive, nėnshtrimi para Zotit dhe zhvlerėsimi i fuqive destruktive? E gjithė kjo ndodhi me fuqinė e Zotit xh.sh. sepse Ai ėshtė ngadhėnjyesi mė i madh!   
T'i shikojmė betejat tona moderne nė malet e Oresit, eventualisht trimėritė dhe mrekullitė e Algjerit...! A i shihni ata tė cilėt luftonin kundėr gjysėm milion njerėzve qė ishin tė armatosur me armė nga Franca, Amerika dhe shtetet e Paktit Atlantik? Jo vetėm atėherė por ende qėndrojnė nė revolucionin e tyre edhe pse kaluan 900 ditė  Ata e sulmonin armikun e armatosur dhe ushtritė e mėdha me kryelartėsi...   
A thua vallė do tė qėndronin nė atė betejė tė madhe, qoftė edhe disa ditė sikur tė ishin tė formuar me shpirtrat e pabesimtarėve qė tallen me agjėrimin e muslimanėve apo me shpirtrat e tė dėshtuarve qė jetojnė nėpėr bare e kafene tė mbushura me alkool e qė s'mund t'i pėrballojnė urisė dhe etjes disaorėshe?   
Jo vėllezėr, sepse Islami i ka mėsuar me anė tė agjėrimit nė kohėn e paqes si tė agjėrojnė nė ditėt e luftės... Nė luftė nuk e fiton i dobėti tė fortin, pakica shumicėn, i paarmatosuri tė armatosurin pėrpos nėse ėshtė i kalitur me moralin e agjėruesve...   
Heronjtė e maleve Ores, Konstantinės dhe Vehranit tė Algjerit kanė agjėruar mė parė dhe janė pėrgatitur qė me agjėrim tė luftojnė; agjėrojnė (tė larguar) nga pushimi dhe nuk dinė se ē'ėshtė qetėsia e as stabiliteti...; agjėrojnė (tė larguar) nga kėnaqėsia dhe nuk dinė kėnaqėsinė e gruas e as tė fėmijės, agjėrojnė nga luksi dhe nuk pėrjetojnė kėnaqėsinė e mėndafshit e as tė armaēit; agjėrojnė nga gjumi dhe nuk dallojnė ditėn prej natės; agjėrojnė nga dashuria e kėsaj bote sepse gjėja mė e kėnaqshme pėr ta ėshtė shija e vdekjes dhe e flijimit.   
Francezėt thonė se janė lodhur prej trimėrisė sė algjerianėve: Kush janė ata, a janė xhinė, djaj apo njerėz tė krijuar me zemėr tė hekurt e nuk e njohin frikėn, tmerrin, shkatėrrimin dhe zjarrin?   
Vaj pėr kolonialistėt qė nuk e kuptojnė shkakun e disfatės nga revolucionarėt agjėrues... Kėtu qėndron fshehtėsia (e fitores sė revolucionarėve), o ju njerėz, sepse francezėt, qė janė tė preokupuar me ushqimin e pijen, nuk mund tė korrin fitore ndaj agjėruesve ngadhėnjimtarė e qė janė tė preokupuar me Zotin e Fuqishėm si dhe tė udhėzuar me zemėr tė pastėr ndriēuese.   
Pastaj, Ramazani vjen pas disa ditėve... Ata qė e trajtojnė si muaj i urisė sė ditės, ngopjes sė natės dhe leximit formal tė Kur'anit dhe fjetjes ditore nėpėr xhami, nuk do tė kenė kurrfarė dobie prej tij.   
Ata qė e konsiderojnė si shkollė pėr pėrtėrirjen e besimit (imanit, bindjes), dhe edukatės, pėrforcimin e shpirtit dhe vazhdimin e njė jete mė tė mirė e mė tė pėrkryer, do tė kenė dobi prej tij... Vetėm kėta njerėz gjejnė gjatė ditės sė tij (Ramazanit) kėnaqėsinė e trimave tė mbuluar me pluhurin e luftėrave, kurse gjatė mbrėmjes, natės, syfyrit dhe mėngjesit ndiejnė kėnaqėsinė e fundit tė betejės, shpejtojnė...   
Kėtyre u hapen dyert e parajsės (xhennetit) nė Ramazan, u mbyllen dyert e skėterrės, pranojnė prej engjėjve (meleqve) nė Natėn e Kadrit uratė dhe paqe, u falen mėkatet e tė kėqijat, u mbushen zemrat me dritėn e Zotit dhe e pėrtėrijnė famėn me fuqinė e besimit (imanit)...   
Me ta fitohen luftėrat, gėzohen shoqėritė... Nevoja jonė pėr njerėz tė tillė ėshtė shumė e madhe sepse sot ballafaqohemi me kolonializėm, gjėra destruktive, korrupsion dhe devijim; tė jetojmė ose kryeulur ose kryelartė...   
O besimtarė!   
O bijtė e kėtij Ummeti!   
Muhammedi a.s. ligjėroi nė ditėn e fundit tė Muajit Sha'ban (apo si nė kėto ditė) kėshtu: "O ju njerėz, ėshtė afruar muaji famėlartė dhe i begatshėm, nė tė cilin ėshtė nata qė vlerėsohet mė tepėr se njė mijė muaj, nė tė cilin obligohen agjėrimi dhe lutja (namazi) vullnetare natėn (nafile); kush vepron pak fiton shumė dhe ai qė kryen njė farz nė tė sikur ka kryer shtatėdhjetė farze nė njė kohė tjetėr; ky ėshtė muaji i durimit kurse durimi shpėrblehet me xhennet; ky ėshtė muaji i barazisė dhe i shtimit tė furnizimit (rizkut) tė besimtarit; ai qė ushqen ndonjė agjėrues i falen mėkatet, shpėton nga zjarri dhe nuk i pakėsohet shpėrblimi fare".   
Njerėzit i thanė: "O i Dėrguar i Zotit, nuk mundet ēdokush prej nesh tė ushqejė ndonjė agjėrues", kurse ai (a.s.) u pėrgjigj: "Zoti e shpėrblen kėshtu atė qė ushqen ndonjė agjėrues me hurmė, ujė ose qumėsht."   
Fillimi i kėtij muaji ėshtė mėshirė, mesi falje (ndjesė) kurse fundi shpėtim nga zjarri. Atė qė jep nga pasuria e vet, Zoti e mėshiron dhe e shpėton nga zjarri.   
Shtoni (nė kėtė muaj) katėr gjėra: me dy fitoni pėlqimin e Zotit kurse me dy tė tjerat jeni tė obliguar; dy tė parat janė: Deklarimi se nuk ka zot tjetėr pos All-llahut dhe kėrkimi pėr faljen (e mėkateve), kurse dy tė fundit janė: kėrkoni prej Zotit parajsėn (xhennetin) dhe mbėshtetuni nė mbrojtjen e Tij nga zjarri; kush i jep ujė agjėruesit, Zoti i jep atij prej lumit tim dhe nuk ndien etje derisa tė hyjė nė parajsė (xhennet). (Ibn Huzejme).   
Nė njė hadith tjetėr thuhet: "U erdhi Ramazani, muaji i begatisė; me tė Zoti ju kaplon, ju zbrit mėshirė, i mbulon gabimet, i pėrgjigjet lutjes, shikon garat tuaja nė te; Tregoni Zotit mirėsinė tuaj. I mallkuari privohet nga mėshira e Zotit tė Madhėruar." (Taberani).   
Kėtė e thoshte i Dėrguari i Zotit para Ramazanit, i nxiste besimtarėt nė lutje e adhurim, i mbushte zemrat e tyre me begatitė dhe mėshirat qė dėrgoheshin ato ditė dhe i frymėzonte shpirtrat me tė mirat e agjėrimit si fuqia, ndriēimi, hyjnimi etj.   
Pėrgatituni pėr Muajin e Ramazanit, edukohuni me edukatėn e tij dhe fitoni dobi prej urtėsisė dhe fshehtėsive tė tij.   
Eni o besimtarė, sepse janė hapur dyert e parajsės! O ju qė keni bėrė lėshime, ejani, sepse Zoti ua ka ofruar mėshirėn e Vet!   
   
   

 RAMAZANI, MUAJI I TĖ VĖRTETĖS 
 
"E populli yt e konsideroi atė (Kur'anin) tė rremė, porse ai (Kur'ani) ėshtė i vėrtetė. Thuaj: 'Unė nuk jam roje e juaj.'" (El-En'amė: 66)
   
Mjafton t'i themi muslimanit: "Zoti urdhėron tė agjėrosh" e ai tė agjėrojė pa i numėruar dobitė dhe sekretet e agjėrimit, mirėpo jemi tė detyruar tė ndėrmarrim njė hap tė tillė pėr dy shkaqe:   
1. Zoti i Madhėruar na informon nė shumė ajete tė Kur'anit Famėlartė pėr dobitė dhe sekretet e sheriatit qė tė mendojmė e punojmė dhe tė bindemi se sheriati hyjnor i pėrhershėm ėshtė shpallur vetėm pėr tė realizuar interesin e njerėzve dhe pėr t'i mėnjanuar dėmet prej tyre. Shiko fjalėn e Tij (xh.sh.) mbi etikėn e kėrkimit leje pėr hyrjen nė shtėpi tė huaj kur thotė se njė gjest i tillė ėshtė mė i mirė pėr ta: "O ju qė besuat, mos hyni nė shtėpi tė huaj pa kėrkuar leje dhe pa i pėrshėndetur njerėzit e saj. Kjo ėshtė mė mirė pėr ju nė mėnyrė qė tė merrni mėsim". (En-Nur:27).   
Gjithashtu edhe kur na urdhėron tė agjėrojmė i cekė dobitė dhe urtėsinė e Tij me njė fjalė: "O ju besimtarė, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm." (Bekare:183).   
Urtėsia e obligimit tė agjėrimit, ashtu siē e potencon Zoti, xh.sh. fshehet nė devotshmėrinė qė nėnkupton ēdo gjė tė mirė qė e don Zoti e qė falėnderohet njeriu pėr tė nė kėtė botė, kurse mbrojtja nėnkupton largimin prej ēdo vepre tė urryer e tė dėmshme pėr shoqėrinė dhe individin.   
Shih hadithin e Muhammedit a.s. rreth dobive tė agjėrimit:   
"Agjėrimi ėshtė mbrojtje ngase agjėruesi s'pėrgojon e as qė bėn mėkate".   
Dobitė nga agjėrimi numėrohen me qėllim qė tė ndikojnė mė tepėr nė shpirt e tė kenė ndikim mė tė thellė, kurse muslimani tė jetė mė tepėr i bindur nė adhurim e nė Sheriat.   
Njė gjė e tillė ėshtė cekur edhe mė parė kur Ibrahimi a.s. kėrkoi prej Zotit t'i tregojė se si i ringjallė tė vdekurit..! Kur e pyeti Zoti se "a nuk beson?", ai u pėrgjigj: "Po, por tė qetėsohet zemra ime". Analizimi i rregullave dhe shpalimi i sekreteve tė tyre nuk kundėrshtojnė imanin e as qė prezentojnė dobėsinė e bindjes ngase vetė Muhammedi a.s. i analizonte dhe i arsyetonte.   
2. Disa njerėz mendojnė se kanė qėndrim tė lirė ndaj tė kuptuarit tė feve dhe besimeve dhe duke u mbėshtetur nė kėtė parim, dyshojnė nė to dhe i kritikojnė sepse e pranojnė vetėm atė qė e pranojnė intelektet e tyre dhe logjika. Pasi qė Islami nuk e mohon rolin e intelektit, u flet njerėzve pėr atė qė pėrputhet me mendjen e shėndoshė dhe logjikėn e arsyeshme dhe obligon atė qė ėshtė nė favor (tė njeriut) nėse urdhėrohet ose ndalohet. Atėherė nuk na pengon gjė qė tė mbėshtetemi edhe nė analizat racionale tė fshehtėsive dhe dobive tė sheriatit. Tė gjithė njerėzit, nė ēdo kohė, i kanė pėrjetuar dobitė e sheriatit qė pėrputhen me mendjen, logjikėn dhe interesin e tyre, pra ky ėshtė argument se pas kėtij sheriati qėndron fuqia dhe caktimi i Zotit Mėshirues, tė Urtė e tė Gjithėdijshėm. "(Kjo ėshtė) mjeshtri e All-llahut qė pėrsosi ēdo send". (En-Neml)   
Me kėto analiza u orvatėm t'i qetėsojmė zemrat e muslimanėve pėr obligimin e agjėrimit dhe t'ua vėrtetojmė refuzuesve dhe mohuesve urtėsinė dhe filozofinė e tij. Kėtė vlerė tė Islamit s'mund ta mohojė askush!   
Tė shohim tani se ēfarė urtėsie ka agjėrimi dhe cilat janė dobitė e tij?!   
Ne kėtu nuk do tė flasim pėr dobitė shėndetėsore sepse shpjegimi i tillė ėshtė pėrgjegjėsi e mjekut ngaqė Zoti urdhėron qė t'i pyesim dijetarėt pėrkatės, pra, t'ua lėmė aspektin shėndetėsor tė agjėrimit mjekėve qė mund tė na njoftojnė mė tepėr rreth zbulimeve tė mjekėsisė moderne. Kėtu do tė pėrqėndrohemi nė dobitė psikike, shpirtėrore e morale tė agjėrimit. Kjo temė ėshtė shumė e gjerė dhe s'kemi mundėsi tė hyjmė nė detaje tė hollėsishme qė distribuohen nėpėr mediumet informative, por do t'i cekim vetėm dobitė qė kanė tė bėjnė me shoqėrinė, individėt dhe gjendjen momentale tė shoqėrisė sonė.   
Njė ndėr aspektet mė tė rėndėsishme tė edukatės shoqėrore qė ka tė bėjė me ndikimin e agjėrimit nė shpirtrat e agjėruesve, ėshtė pėrforcimi i bindjes nė tė vėrtetėn, konfirmimin, thirrjen nė tė (tė vėrtetėn) dhe nė formėsimin me tė.   
E vėrteta nė Islam ka vlerė tė madhe, bile ėshtė edhe njė prej emrave tė Zotit (El-Hakk): "Kėtė (e themi pėr ta ditur) se All-llahu ėshtė Ai i Vėrteti", (El-Haxhxh); e vėrtetė ėshė ajo qė e thotė Zoti i Madhėruar: "Fjala e Tij ėshtė e njėmendtė dhe Atij i takon sundimi". (El-En'am:73), apo: "E vėrteta ėshtė nga Zoti yt", (Bekare:147).   
Pėr kėtė, mesazhet e pejgamberėve pėrmbanin thirrjen nė tė vėrtetėn dhe pėrhapjen e saj midis njerėzve: "Njerėzit ishin njė popull (tė fesė sė natyrshme islame) e (kur u pėrēanė) All-llahu dėrgoi pejgamberėt pėrgėzues dhe qortues, dhe atyre Ai ua zbriti edhe Librin me fakte tė sakta pėr tė gjykuar nė atė qė u kundėrshtuan ndėrmjet veti". (El-Bekare:213).   
Mesazhi i Islamit ėshtė periudha e fundit e sheriateve, thirrje nė sė vėrtetėn dhe konfirmues i synimeve tė tė vėrtetės: "O ju njerėz, juve u erdhi i Dėrguari me tė vėrtetėn (fenė e drejtė) nga Zoti juaj". (En-Nisaė:170).   
Pasi qė qėllim i Islamit ėshtė "e vėrteta", atėherė nė fillim duhet tė ceket adhurimi i Zotit, Krijuesit, Formuesit dhe Furnizuesit tėnd me begatitė e shumta. Ėshtė kob i madh e i papėrshkruar pėr njeriun nėse e harron adhurimin e Tij dhe fuqinė e Tij mbi tė.   
Njerėzit hyjnizohen, dėmbėrėsit dėmtojnė dhe tiranėt keqtrajtojnė atėherė kur e harrojnė adhurimin dhe kur ia mveshin vetes atributet e Zotit, ashtu qė lejojnė derdhjen e gjakut, marrjen e shpirtrave, mendjemadhėsinė nė tokė, dėmtimin, robėrimin e popujve dhe shkeljen e nderit tė tyre...   
Faraoni ndjehej i madh nė tokė dhe i fuqishėm: "O ju pari, unė nuk njoh ndonjė zot tjetėr pėr ju pos meje". (El-Kasas:38). Kėshtu, i vriste njerėzit, i dhunonte gratė dhe i internonte udhėzuesit dhe prijėsit mė fisnikė tė popullit. Tirania e tij vazhdoi derisa i erdhi vdekja pėrkujtuese: "Derisa e pėrfshiu atė pėrmbysja, e ai tha: 'Besova se nuk ka zot tjetėr pos Atij qė i besuan beni israilėt, edhe unė jam nga muslimanėt!'..." (Junus:90).   
Gjatė agjėrimit njeriu e ndien veten njeri, apo ndien se ėshtė rob qė ka nevojė pėr ushqim e pije, i shmangur nga ēdo fuqi dhe barabarėsohet me jetėn e njerėzve tė tjerė, si nė ushqim, vendbanim ashtu edhe nė veshmbathje...   
Gjatė agjėrimit mbretėrit, udhėheqėsit, prijėsit, komandantėt, tė fuqishmit, tė pasurit dhe tė autorizuarit me privilegje ndjejnė nė vete se i ngjajnė popullit pėr shkak se kanė nevojė pėr furnizimin, ushqimin dhe pijen e Zotit; ndjejnė se u ngjajnė tė varfėrve dhe njerėzve tė dobėt pėr shkak tė urisė, ushqimit, ujit... gjegjėsisht pse e privojnė popullin nga ushqimi dhe pirja? Pse e pengojnė tė drejtėn e tij, sepse sikur t'i dobėsonte Zoti xh.sh. faktorėt e fuqisė sė tyre, do tė ishin tė dobėt nė tokė, tė poshtėruar e tė degraduar?   
Kėtė e rikujton pėr herė tė parė agjėruesi (qoftė mbret apo tiran), sepse njė gjė tė tillė mund ta harrojė jashtė Ramazanit... Sa e bukur ėshtė lutja e besimtarit kur bėn iftar e thotė: "O Zot, pėr ty agjėroj dhe nga furnizimi Yt filloj iftarin". Ai kėtu pranon se furnizimi, pasuria dhe dhurimi janė tė Tij dhe se e posedon vetėm atė qė ia jep Zoti. Kjo ėshtė njė ndėr karakteristikat mė tė ēmueshme tė adhurimit dhe tė atributeve tė Tij.   
Ėshtė e vėrtetė se njeriu duhet pėrherė ta rikujtojė lidhjen e vet me Ummetin dhe tė jetojė pėrherė nė zemrėn, shpirtin dhe jetėn e tij; aty tė dėfrehet e tė pikėllohet; tirani e sundon shoqėrinė e tij vetėm kur harrohet kjo e vėrtetė ngase paramendon se ėshtė gjeni, ka fuqi dhe personalitet; Kėshtu njerėzit i pėrkulen, pranojnė paaftėsinė e tyre para tij dhe e pėrcjellin mendimin e tij... Nėse ndonjėri prej tyre thotė, "Jo", tirani pėrgjigjet me mendjemadhėsi: "Vrit, burgos dhe interno!"   
Tė pasurit sillen brutalisht ndaj tė varfėrve, tė afėrmit i kėpusin marrėdhėniet familjare dhe fqiu refuzon tė drejtėn e fqiut vetėm atėherė kur e harrojnė lidhjen shoqėrore dhe kur ēdokush jeton pėr vete e jo pėr njerėz, jeton me barkun dhe epshin e tij gjinor e jo me nevojat dhe kėrkesat e popullit... Gjatė agjėrimit njeriu rikujton se i pėrket shoqėrisė, ėshtė prej saj, me tė, pėr tė dhe nė afėrsi tė saj... Ai jeton nė uri me shoqėrinė, ushqehet sė bashku me tė dhe feston me tė...   
Vetėm atėherė i rikujton ato, nevojat e tyre,  urinė e tė varfėrve, ndien mjerimin dhe nevojėn e tyre; pra, sikur tė mos ishte agjėrimi, nuk do t'i rikujtonte... Kėshtu, shpirti i agjėruesit bėhet mė i lartė, mė njerėzor dhe mė afėr zemrave tė njerėzve...   
Muslimani i parė, Muhammedi a.s. ishte njeri shumė bujar, mirėpo gjatė Ramazanit i ngjante puhisė qė sjell dobi, jetė dhe ringjallje...   
Aisheja r.a., gjatė Ramazanit i ka dhuruar popullit tė vet njėqind mijė dirhemė ndėrsa pėr vete i ka ruajtur teshat e rėndomta... Guvernatori pėr ketė e ka pyetur: "Sikur tė bėsh diēka pėr iftarin tonė tė sodit!"., kurse ajo ėshtė pėrgjigjur: "Pasi qė ma rikujtove, do tė lėmė", pastaj  ka vazhduar: "A shihni o ju njerėz, se si lartėsohet shpirti i agjėruesit aq sa i harron nevojat dhe kėrkesat e vetvetes dhe i rikujton vetėm nevojat e popullit tė vet! Kėtė e kėrkon Zoti prej agjėruesve".   
Ėshtė e vėrtetė se kryetarėt, udhėheqėsit, funksionarėt dhe politikanėt  nuk duhet tė punojnė pėr hir tė autoritetit ose pozitės sė tyre por pėr hir tė Zotit xh.sh., nėse populli refuzon vlerėn e tyre atėherė nuk do t'i pėrkasin refuzimit, nėse e pranojnė vlerėn e tyre nuk do mashtrohen me verbimin nga pasioni, nėse kanė nevojė pėr tė (popullin), nuk do tė hasin nė mashtrues e lajkatarė; kėshtu populli fiton lumturinė sė bashku me udhėheqėsit dhe prijėsit e vet kurse Zoti i bekon ata udhėheqės e prijės pėr veprat dhe pėrpjekjet e tyre..., e nė tė kundėrtėn, vjen mjerimi dhe vuajtja.   
Me agjėrim mėvetėsohet edukata e pėrsosur... Agjėrimi ėshtė adhurim i fshehtė mes njeriut dhe Zotit tė tij pa kurrfarė hipokrizie e tradhtimi, nuk kėrkon lavdėrim e as mirėnjohje... Muslimanit agjėrues i mjafton dituria e Zotit pėr urtinė, pėruljen dhe vendimin e sinqertė; nga shpėrblimi i Zotit xh.sh. i mjaftojnė pastėrtia nga hipokrizia e tradhtimi dhe sinqeriteti e besa e gjuhės sė tij... Turpėrohet prej gėnjeshtrės, vjedhjes, gibetit (pėrgojimit), dėmtimit dhe armiqėsisė ndaj njerėzve sepse Muhammedi a.s. thotė:   
"Zoti s'ka nevojė pėr largimin e ndonjėrit nga ushqimi dhe pirja nėse ai nuk e braktisė gėnjeshtrėn."   
Muhammedi a.s. gjithashtu e ka ndaluar agjėruesin t'i kundėrvihet tė keqes me tė keqe, paturpshmėrisė me paturpshmėri;   
"Nėse ndokush e shanė ose sulmon, le tė thotė: 'Unė agjėroj', apo unė jam engjėll i tokės sime! Nuk gėnjej, as nuk sulmoj e as s'dėmtoj..." Sa me vlerė ėshtė morali i tillė, pėr tė cilin kanė nevojė para sė gjithash udhėheqėsit e politikanėt, posaēėrisht nė Ramazan e nė kėtė kohė aktuale!   
Ėshtė e vėrtetė se njeriu nuk ka vetėm natyrė trupore materiale dhe se nuk mund tė arsyetojė se qėllimi i tij nė jetė ėshtė vetėm ushqimi trupor, por nė vete ka edhe natyrė tė engjėjve, shpirtit dhe zemrės.   
Kur e harron njeriu kėtė tė vėrtetė, bie nė njė nivel mė tė ulėt se tė kafshės. A nuk i sheh njerėzit e Perėndimit, tė cilėt janė shndėrruar nė rrezik pėr njerėzinė nė atė ēast kur e humbėn engjėlloren dhe pėrkrahėn shtazoren?!.   
Gjatė agjėrimit barku ndjen uri kurse shpirti ushqehet, pastrohet trupi e zemra forcohet, dobėsohet epshi e lartėsohet shpirti... Nė kėtė muaj tė bekuar besimtari gjenė kohė pėr t'iu lutur Zotit, pėr leximin e Kur'anit Famėlartė qė ėshtė libėr i pėrhershėm, edukativ, reformist dhe pastrues i shpirtrave.   
Nė Ramazan muslimani dėgjon fjalėt e Kur'anit tė cilat e ftojnė nė mirėbėrje, adhurim dhe e largojnė nga e keqja dhe mėkati. Nė kėtė muaj muslimani i dėgjon fjalėt e Zotit: "Afrohu o robi Im! Pasi qė kjo botė tė largoi prej Meje edhe pse jam mė i afėrt se damari i qafės, pasi qė tė demoralizoi djalli nga mėshira Ime edhe pse ajo kaplon ēdo gjė, pasi qė u mashtrove me autoritetin qė ta dhurova dhe mendove se s'ke nevojė pėr Mua, edhe pse nuk mund ta shpėtosh gjėnė qė ta rrėmben miza dhe pasi qė ke ra nė njė shkallė mė tė ulėt se kafshėt, edhe pse tė krijova si mėkėmbės Timin nė tokė... Eja te Unė, o robi Im, qė tė tė lartėsoj nė shkallėn e engjėjve tė Mi e tė jetosh me shpirt tė lartė, ndriēim shpirtėror dhe dritė tė zemrės. Nė kėtė mėnyrė do tė jetosh nė parajsė para se tė hysh nė te."   
O vėlla besimtar!   
Kėtė tė vėrtetė qė e vėrteton agjėrimi nė unin tėnd, e ka vėrtetuar edhe nė paraardhėsit tanė dhe pėr kėtė shkak kanė qenė mrekulli e Islamit. Njerėzimi nuk njeh diēka qė mund tė krahasohet me shpirtin e tyre tė lartė, qėllimin e ndershėm, synimin fisnik, ndriēimin e shpirtit dhe udhėzimin e zemrės.   
A s'ka njerėzimi sot nevojė pėr njė gjeneratė tė tillė, a s'ka nevojė shoqėria jonė pėr njerėz tė tillė?   
A nuk sheh dėmin, humbjen, korrupsionin dhe amoralitetin qė e kanė kapluar shoqėrinė tėnde?   
Ku ėshtė jehona e sė vėrtetės nė shoqėrinė tėnde?   
A pranohet qė popujt tanė tė jetojnė nėn presionin e hekurit dhe zjarrit e nė shpinat e tyre tė fėshkėllojnė kėrbaēėt e xhelatėve?   
A pranohet qė popujt tanė tė jetojnė nė mjerim e vuajtje ndėrsa pasurinė ta shrytėzojė njė pakicė e pasur dhe cinike?   
A pranohet qė kėto parti t'i gėnjejnė popujt tanė me fjalė tė ėmbla pėr tė arritur pozitė, fitim e autoritet?   
A pranohet qė politika tė jetė mashtrim, gėnjim dhe humbje apo nxitėse e instinkteve dhe devijimit tė popullit?   
A pranohet qė feja tė jetė tregti pėr disa juristė apo shkenca tė jetė idhujtari pėr disa dijetarė?   
A pranohet qė autoriteti i disa injorantėve tė poshtėr tė jetė mjet nėnshtrimi dhe shfrytėzimi?   
O vėlla besimtar!   
Pasi qė Islami kėrkon prej nesh qė tė jemi nė ēdo kohė mbrojtės tė sė vėrtetės dhe mė tė sinqertė ndaj saj, atėherė a hase nė Ramazan diēka qė ta mundėson predikimin e kėtij mesazhi nė popujt e botės?   
A gjete nė Ramazan atė qė tė lartėson aq shumė saqė tė shndėrron nė udhėheqės nga e mira dhe paqja?   
A nuk tė afron Ramazani me Zotin tėnd tė Vėrtetė edhe atė nėpėrmjet tė Dėrguarit tė Tij, Librit tė vėrtetė dhe udhėzimit tė sheriatit tė drejtė?...   
Dėgjo atė ēka tė thotė Zoti xh. sh. me anė tė ajeteve tė agjėrimit:   
"E kur robėt e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata drejt tė udhėzuar, le tė mė pėrgjigjen Mua dhe le tė mė besojnė Mua." (Bekare, 186)   
   
   
   

 RAMAZANI, MUAJI I FUQISĖ  
 
"Nuk ėshtė i fuqishėm ai qė tėrbohet por ai qė kontrollon veten nė ēastin e shqetėsimeve tė mėdha." Hadith   
Kjo jetė prezenton konfliktin nė tė cilin fitojnė tė fuqishmit. Fuqia ėshtė dyllojesh: fuqia materiale dhe fuqia shpirtėrore (ideologjike). Sipas parimeve islame, fuqia materiale ndonjėherė mund tė korrė fitore tė pėrkohshme dhe nuk do tė jetė dobiprurėse. Kur'ani na rrėfen pėr popujt e hershėm pėr tė cilėt thuhet se kanė qenė tė fuqishėm nė aspektin e jetės materiale. Pėr kėtė shkak ėshtė pėrhapur nė tokė korrupsioni e devijimi, janė luftuar tė dėrguarit e Zotit e pėrgėnjeshtruar thirrjet reformiste dhe kanė mbizotėruar dekadenca e shkatėrrimi.   
Dėgjo ē'thotė Kur'ani Famėlartė rreth tyre:   
"A nuk e di ti se ē'bėri Zoti yt me Adin? Me banorėt e Iremit me ndėrtesa tė larta? Qė si ata (populli Ad) nuk ėshtė krijuar askush nė tokė! Dhe me Themudin, tė cilėt shpuan shkėmbinj nė luginėn (Kura). Dhe me faraonin e fortifikuar me tenda (ushtarake)! Tė cilėt e tepruan me krime nė tokė. Dhe nė tė shtuan shkatėrrimin. E All-llahu kundėr tyre lėshoi lloj-lloj dėnimesh. Pse Zoti yt ėshtė qė pėrcjell (u rri nė pritė)." (Fexhėr-14)   
Nė njė ajet tjetėr thuhet:   
"A nuk udhėtuan ata nėpėr tokė e tė shikojnė se si pėrfunduan ata qė ishin mė parė, tė cilėt ishin edhe mė tė shumtė prej tyre dhe mė tė fortė pėr nga forca e ndikimit nė tokė, por ajo qė fituan, nuk u ndihmoi asgjė. Kur u erdhėn atyre tė dėrguarit me argumente tė qarta, ata iu gėzuan dijenisė sė vet dhe atėherė i pėrfshiu ajo qė e tallnin." (Gafir:82-83)   
Ky ėshtė fundi i popujve tė cilėt u mbėshtetėn nė fuqinė materiale pa atė shpirtėrore ideologjike, gjė qė rezultoi me mosrespektimin e besimit, moralit dhe jetės shpirtėrore.   
Fuqia shpirtėrore pa atė materiale, sipas Islamit, nuk do tė korrė sukses dhe s'mund ta udhėheqė jetėn. Gjatė historisė kemi parė popuj qė jetuan tė  shkelur, tė nėnshtruar e tė keqtrajtuar, sepse nuk luftonin e as qė i pėrballonin ndokujt nė jetė dhe kėshtu pėsuan disfatė nga tė fuqishmit.   
Rruga e vėrtetė e jetės sė lumtur e fisnike ėshtė tė harmonizohet materia me shpirtin pėr ta pėrforcuar njeriun dhe jetėn e tij si dhe tė mbėshtetet populli nė tė dy fuqitė: fuqinė e materies dhe atė tė shpirtit; nuk sundon njėra mbi tjetrėn. Kėshtu ngjitet nė qiejt e lartė duke mos u frikuar nga tatėpjeta. Kur'ani na mėson ta lusim Zotin kėshtu:   
"O Zot, na jep tė mira nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr."   
Kur'ani na obligon ta pėrforcojmė besimin, kontrollojmė epshin dhe lartėsojmė shpirtin; ai na urdhėron tė pėrgatitim fuqi maksimale: "E ju pėrgatituni sa tė keni mundėsi force, (mjete luftarake) e kuaj tė caktuar pėr betejė kundėr atyre (qė tradhtojnė) e me tė (me pėrgatitje) ta frikėsoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe tė tjerėt". (El-Enfalė: 60)   
Ai gjithashtu na urdhėron tė falim namazin e tė japim zekatin sepse kėto dy aspekte paraqesin faktorėt kryesorė tė fuqisė shpirtėrore ideologjike si dhe urdhėron tė punojmė: "Dhe me atė qė ta ka dhėnė All-llahu, kėrko (ta fitosh) botėn tjetėr, e mos le mangu atė qė tė takon nga kjo botė." (El-Kasas: 77)   
Gjithashtu na urdhėron t'i zbulojmė pasuritė e tokės dhe fshehtėsitė e gjithėsisė (qiellit) "Thuaj: 'Vėshtroni me vėmendje ēka ka (nga argumentet) nė qiej e nė tokė.'" (Junus: 101)   
Kur'ani na urdhėron tė luftojmė nė rrugė tė Zotit xh. sh. dhe ta sakrifikojmė jetėn pėr hir tė sė vėrtetės sepse xhihadi ėshtė njė ndėr fenomenet mė tė mėdha tė fuqisė, lėvizjes dhe punės, gjegjėsisht nė kėtė frymė filloi thirrja islame nė kohėn e Muhammedit a.s. dhe u zhvilluan  luftėrat, kurse Muhammedi a.s. nuk ishte i fortifikuar por luftoi sė bashku me ta (muslimanėt), e udhėhoqi ushtrinė, sulmoi, fitoi, u plagos... Fitorja ishte nė anėn e thirrjes qė i bashkoi tė dy fuqitė kundėr idhujtarisė qė kishte dobėsuar mendjen, moralin dhe fuqinė luftarake tė arabėve.   
Islami konfirmon se fuqia shpirtėrore me pak fuqi materiale ka sukses kundėr fuqisė materiale nėse humbet faktori psikik ideologjik: Pėr kėtė, nė Kur'an thuhet:   
"'Sa e sa grupe tė vogla me dėshirėn e All-llahut kanė triumfuar ndaj grupeve tė mėdha!' All-llahu ėshtė me durimtarėt." (Bekare: 249)   
Shembull mė i qėlluar pėr kėtė ėshtė beteja e Bedrit, ku muslimanėt, numri i tė cilėve ishte treqind, fituan nė Bedėr edhe pse ishin arabė si kurejshitėt qė ishin afėr njė mijė. Ata ishin tė afėrmit  e tyre, prej njė vendi, njė popull dhe me karakteristika identike; kurse armėt e njėmijėshit ishin mė tė shumta se ato tė treqindėshit... Por, muslimanėt kishin fuqinė e besimit, moralit e shpirtit, gjė qė nuk e kishte opozita pabesimtare dhe pėr kėtė dėshtuan ashtu qė disfata e tyre u shėnua nė Kur'an nė njė formė ideale qė tregon se ē'mund tė bėjė fuqia shpirtėrore ndaj asaj materiale nėse vlerėsohet minimalisht fuqia e armės.   
Nė Kur'an ceket shembulli i individit qė i bashkon tė dy fuqitė dhe fiton e korrė sukses, gjegjėsisht Musa a.s. i cili u mbushi ujė dy vajzave dhe eci me to deri te babai i tyre pa i shikuar fare pėr shkak tė turpit, moralit dhe fisnikėrisė. Njėra prej tyre i tha babait tė saj:   
"O babai im, merre kėtė nė shėrbim me pagė, sepse mė i miri i atij qė do ta marrėsh nė shėrbim ėshtė ai i fuqishmi e besniku!" (Kasas: 26)   
Po ashtu nė Kur'an ceket edhe shembulli i popullit qė bashkon tė dy fuqitė dhe qė ngadhėnjen:   
"Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut, e ata qė janė me tė (as'habėt), janė tė ashpėr kundėr jobesimtarėve, janė tė mėshirshėm ndėrmjet vete, ti i sheh ata kah pėrulen (nė ruku) duke rėnė me fytyrė nė tokė (nė sexhde), dhe kėrkojnė nga All-llahu qė tė ketė mėshirė dhe kėnaqėsinė e Tij ndaj tyre". (El-Fet'h:29)   
Ky ėshtė fryti i bashkimit tė tė dy fuqive dhe elementi kryesor i lumturisė sė popullit tė sinqertė.   
Agjėrimi, tė cilin e obligoi All-llahu xh. sh. pėr muslimanėt, pėrmban nė vete bashkimin harmonik tė dy fuqive, qė jep fryt ideal, sepse nė aspektin shėndetėsor prezenton fuqinė e trupit kundėr shumė sėmundjeve, kurse nė aspektin ideologjik muslimanit i dhuron tri fuqi ideologjike qė ndikojnė mė sė shumti nė lumturinė e individėve dhe tė shoqėrive.   
Durimi   
Muslimani gjatė Ramazanit duron nė uri e etje, braktis gjėrat qė zakonisht i praktikon gjatė ditės, si kėnaqėsitė dhe lėngjet freskuese, pra me vetdėshirė abstenon e duron e jo nga frika e burgut, kėrcėnimi i trupit dhe i pasurisė.   
Durimi vullnetar nė kėnaqėsitė e epsheve ka mė tepėr dobi pėr shpirtin dhe popullin se ai i obliguar nga mospasja, dėnimi apo maltretimi.   
Ushtari i cili nuk ka mėsuar tė agjėrojė vullnetarisht nė kohėn e paqes nuk do tė jetė mė i durueshėm nė betejė gjatė rrethimit eventual nga armiku dhe ndėrprerjes sė lidhjeve mes tij e eprorėsisė.   
Ushtari musliman duron urinė njėmujore nė ēdo vit dhe atė disaorėshe nė ditė derisa shmangia nga gjėrat e shndėrruara nė vese tė ditės, si duhani, ēaji dhe kafja, tė bėhet pėr tė e rėndomtė. Vetė e kam pėrjetuar gjatė burgosjes sime nė Luftėn e Dytė Botėrore se si tė burgosurit e humbnin vetėdijen pėr shkak tė urisė disaditėshe. Vetėdijen e humbnin ata qė nuk ishin mėsuar tė agjėrojnė kurse ata qė zakonisht kishin agjėruar mė parė, urinė e pranuan si tė rėndomtė nė jetėn e tyre, gjė qė shkaktoi habi tė madhe.   
Durimi nė rastet e vėshtira paraqet armėn mė tė fuqishme pėr popujt sepse njė durim i tillė nė mesin e betejės ėshtė faktor kryesor pėr ta mundur armikun.   
Ne e dimė, se njė ndėr problemet mė tė mėdha tė eprorėsisė luftarake bashkėkohore ėshtė furnizimi i ushtarėve me ushqim dhe disponimi i tyre nėse gjenden larg vendit dhe familjeve tė tyre...   
Shpeshherė shohim se ushtria perėndimore merr me vete njė grup laviresh pėr t'i disponuar ushtarėt. Krahaso kėtė me ushtrinė islame qė zhvillonte luftėra dhjetėvjeēare nė Gadishullin e Arabisė pa patur probleme me ushqimin dhe disponimin e ushtarėve. Problemi i ushqimit zgjidhej pėr shkak se ushtria islame pėrbėhej prej ushtarėve qė nuk i jepnin rėndėsi kėnaqėsisė ushqimore por sakrifikimit pėr tė hyrė nė parajsėn (xhennetin) e gjerė aq sa qiejt e toka... Ushqimi pėr ta ishte vetėm materie pėr lukthin dhe pėrforcimin e trupit, nėse gjenin mish e qumėsht, nuk ngopeshin, e nėse gjenin hurma e ujė ngopeshin dhe nėse nuk ushqeheshin me ditė e netė tė tėra veten e konsideronin si agjėrues tė Ramazanit..!   
Sa i pėrket disponimit tė tyre, ata e gjenin ate nė adhurim sepse kishin fuqi shpirtėrore, pastėrti tė besimit dhe moral tė lartė. Po, pasha Zotin, disponimin epshor e largonin kurse nė anėn tjetėr e forconin veten pėr luftė kundėr armiqve tė tyre, edhe ate me anė tė adhurimit gjatė natės deri para agimit tė mėngjesit sepse lexonin Kur'an, lutnin (All-llahun) dhe mėsonin orė tė tėra para se ta kryenin namazin e mėngjesit. Ata vetėm ashtu e gjenin fuqinė nė shpirtrat e tyre dhe qetėsinė e zemrave tė tyre. Kėshtu vepronin  ēdo ditė pas pėrfundimit tė betejės e ju mund t'i paramendoni mundimet e atėhershme tė luftėtarėve... Arma e bardhė, shigjetat e pėrpikta dhe kuajt e shaluar ishin armėt e tyre, me tė cilat luftonin ballė pėr ballė armikun, ēdo ditė prej mėngjesit deri nė mbrėmje, gjegjėsisht deri nė kryerjen e namazit tė jacisė, pastaj pushonin disa orė nė tendat e tyre. Pas pushimit ēoheshin, i drejtoheshin All-llahut xh. sh. dhe i luteshin me zemra tė pastra sepse vetėm lutjet dhe leximi i Kur'anit i dispononin shpirtrat e tyre.   
Ata vepronin kėshtu... A s'keni dėgjuar si erdhi deri nė tubimin e Kur'anit gjatė kohės sė Uthmanit r.a.? Hudhejfe ibn El-Jeman, komandant i ushtrisė islame, i cili luftonte nė Azerbajxhan, dėgjonte lexime tė ndryshme tė muxhahidinėve gjatė kontrollimit tė tij natėn nėpėr tendat e tyre para namazit tė mėngjesit.   
Ata lexonin aq shumė saqė zėri i tyre i ngjante gumėzhimit tė bletėve!!   
Kjo ėshtė fshehtėsia e fitores se tyre mahnitėse e tė mrekulluar, tė cilėn na e rrėfen historia si tė pakrahasueshme. Kjo ėshtė fshehtėsia e disfatės sė ushtrive persiane e romake qė kishin moral tė shkatėrruar, shpirt tė pandritshėm, johuman e joideologjik, ashtu siē  ėshtė rasti me ushtritė e Perėndimit, tė cilat vazhdojnė luftėn nė qoftė se kanė pranė vetes pije alkoolike dhe lavire. Hyrja e tyre nė beteje realizohet vetėm pas sigurimit tė ushqimit dhe furnizimit disamujor!   
Respektimi   
Muslimani i cili agjėron nė Ramazan, largohet nga ushqimi, pija dhe tradita e pėrditshme pėr shkak tė respektimit tė urdhėrit tė Zotit xh. sh. dhe nderimit tė Muhammedit a.s., dhe pėr kėtė, ai nuk mendon se a do tė jetojė nė qetėsi apo nė vėshtirėsi sepse pėr tė mjafton besimi nė njė Zot dhe pranimi i Muhammedit a.s. si i dėrguar e udhėheqės; ai ėshtė betuar nė Islamin e tij qoftė nė rrethana tė volitshme apo tė pavolitshme, tė mira apo tė kėqija.   
Kėshtu, ushtari musliman ishte shembull ideal i respektimit qė realizohej me vullnet dhe bindje tė thellė shpirtėrore.   
A do tė pėrfitonte Halidi virtytin mė tė lartė, i cili u revokua nga posti si komandant i ushtrisė dhe u shndėrrua nė ushtarė tė thjeshtė qė luftonte me tė njėjtėn energji, duke  thėnė: "Unė luftoj pėr hir tė Zotit tė Umerit e jo pėr Umerin", sikur tė mos e kishte thelluar Islami nė shpirtin e tij atė moral tė lartė qė pėrbėhej prej agjėrimit, namazit dhe parimeve tjera islame?   
A do tė realizoheshin shembujt e mrekullueshėm nė historinė e Ebu Bekrit, Umerit, Halidit, Sa'dit dhe kolosėve tjerė muslimanė sikur tė mos ishte ngulitur agjėrimi nė karakterin e devotshmėrisė sė tyre tė vetėdijshme gjersa e respektonin njėri-tjetrin dhe vepronin bashkėrisht?   
Ēka vėreni nė ushtrinė e Usames, tė cilėn e pėrgatiti Muhammedi a.s. pak para vdekjes ashtu qė pleqėsia e muhaxhirėve  dhe ensarėve, si Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Halidi tė jenė nėn komandėn e tė riut Usame ibn Zejd, i cili ende nuk kishte mbushur njėzet vjet?   
Si i shpjegoni fjalėt e Ebu Bekrit drejtuar Umerit pas vdekjes sė Muhammedit a.s., kur Umeri kėrkoi qė tė caktohet komandant ndonjė qė ėshtė nė moshė dhe mė me pėrvojė: "I Dėrguari i Zotit ta caktojė e unė ta largoj?!"   
Si e kuptoni respektimin e ēuditshėm tė porosive tė Muhammedit a.s. para dhe pas vdekjes sė tij? A nuk ėshtė ky respekt fryt i ndikimit tė agjėrimit nė edukatėn e muslimanėve pėr respektimin e komandantit tė dashur?! Po, kėtė e dėshmon edhe vetė historia!   
Disiplina dhe organizimi   
Muslimani gjatė Ramazanit ushqehet, fle e zgjohet nė mėnyrė tė disiplinuar e tė organizuar. Organizimi i shoqėrisė islame gjatė Muajit tė Ramazanit realizohet nė formė tė pėrkryer sepse uria ditore ėshtė e pėrbashkėt, bashkėrisht nė njė kohė hanė iftarin, bashkėrisht falin namazin e jacisė, teravisė, mėngjesit... Ky lloj organizimi s'krahasohet me asnjė shoqėri tjetėr sepse nė tė barazohet plaku me tė riun, dijetari me tė paditurin, sunduesi me tė sunduarit, i pasuri me tė varfėrin; nuk dallohen klasat njerėzore e as individėt njėri prej tjetrit.   
Sa i mrekullueshėm ėshtė agjėrimi nė sytė e hulumtuesve, si vegėl pėr edukimin, respektimin dhe organizimin e popujve?!   
Ky ėshtė morali kryesor qė thellohet nė shpirtin e muslimanit nėn ndikimin e agjėrimit: durimi, respektimi, organizimi, disiplina...   
A mendoni se njė popull qė i posedon kėto fuqi shpirtėrore do tė shkatėrrohet?   
A mendoni se ushtria e kalitur me kėto elemente tė fuqishme tė moralit do tė pėsojė disfatė?   
A mendoni se nė shoqėrinė ku mbizotėron morali i tillė i fuqishėm do tė pėrhapet amoraliteti?   
Pasha Dėrguesin e Muhammedit a.s. si pejgamber, sikur ta posedonim sot kėtė moral nė konfliktin tonė me Izraelin, do tė ndikonim shumė edhe sikur ta posedonim gjysmėn e armėve dhe pajisjeve tė tyre!   
Sikur t'i posedonim armėt ideologjike e shpirtėrore, do ta shndėrronim ēėshtjen e kolonializmit tė botės arabe e islame nė legjendė!   
Sikur tė pėrkryhemi me kėtė moral dhe tė armatosemi me fuqi materiale do ta zhbinim flamurin e qytetėrimit nga duart e perėndimorėve tė mėdhenj e tė degjeneruar.   
O vėlla musliman!   
Kur tė agjėrosh Ramazanin, mos harro se Zoti xh. sh. don tė tė shndėrrojė me anė tė agjėrimit nė njeri "tė fuqishėm e besnik" dhe ke kujdes qė tė mos kalojė Ramazani e tė ngelish "i dobėt e tradhtar"!   
O bijtė e Ummetit!   
Kur agjėroni, mos harroni se Zoti me anė tė agjėrimit don t'ju shndėrrojė  nė popull "tė ashpėr kundėr jobesimtarėve e tė mėshirshėm ndėrmjet vete" (El-Feth, 29) dhe keni kujdes tė mos kalojė Ramazani e t'u pėrngjani njerėzve qė i pėrshkruan Zoti kėshtu: "E kur t'i shohish ata, trupat e tyre tė mahnisin, e kur tė flasin, fjalės sė tyre i vė veshin. Por ata janė si trungujt e zgavruar e tė mbėshtetur, e ēdo zė e mendojnė se ėshtė kundėr tyre". (El-Munafikun: 4)   
   
   

 RAMAZANI, MUAJI I LIRISĖ   
"Nė liri plotėsohet adhurimi, kurse me realizimin e adhurimit plotėsohet liria".   
Ahmed ibn Hadravejhi   
Liria nuk ėshtė ashtu siē e kuptojnė shumica e njerėzve, gjegjėsisht nuk pėrkufizohet me pėrfitimin e popujve, tė drejtat e tyre nė udhėheqje e pavarėsi sepse kjo ėshtė liri politike, e pas saj vijon liria e idologjisė, e popullit, kulturės dhe doktrinave humane fisnike.   
Liria nuk ėshtė ashtu siē e paramendojnė shumica e tė rinjve, gjegjėsisht njeriu tė vrapojė pas epsheve dhe dėfrimeve tė tij, tė hajė e tė pijė si tė dojė si dhe tė realizojė ēdo gjė qė dėshiron. Kjo liri prezenton formėn e kaosit nė njė anė dhe robėrinė e urrejtur nė anėn tjetėr.   
Kjo liri prezenton formėn e kaosit sepse s'ka nė botė liri absolute e tė pakufizuar me ligj ose sistem, bile ēdo gjė nė botė zhvillohet sipas ligjit tė posaēėm sistematizues.   
Liria e individit mbrohet vetėm nėse pėrkufizohet me disa rregulla me qėllim qė tė mbrohen liritė e tė tjerėve, dhe nga kjo urtėsi dalin ligjet, kushtetutat, sistemimet dhe rregullat. Pėr shembull, ligji i trafikut nė metropolet e mėdha, ku udhėzohesh nėpėr rrugė me shenjat udhėzuese tė komunikacionit, ligji i qetėsisė sė pėrgjithshme, i cili pengon tė bėrtasish natėn nė rast tė kalimit nėpėr lagjet e banuara; ligji i mbrojtjes sė pavarėsisė, gjegjėsisht s'mund tė propagosh ide qė e rrezikojnė sigurinė e paqes nė shtet...   
A mund tė kėrkosh kontratėn paqėsore me armikun gjersa populli yt gjendet nė kulm tė luftės? A mund tė zhvillosh tregti me armikun apo t'ia dorėzosh prodhimet e vendit tėnd pa kurrfarė dėnimi qė shpeshherė pėrfundon me ekzekutim?   
Plotėsimi i lirisė ndonjėherė realizohet me ndalim, p.sh. tė sėmurit tė cilit i ndalohet ushqimi i dėmshėm, i kufizohet pėrkohėsisht liria e ushqimit pėr shkak tė shėrimit ndėrsa krimineli burgoset pėrkohėsisht pėr tė kuptuar se si ta shfrytėzojė mė vonė lirinė e vet, nė mėnyrė tė drejtė dhe pa i dėmtuar njerėzit dhe vetveten.   
Njeriu nuk jeton i vetėm por ėshtė pjesė e shoqėrisė sė bashkuar dhe kėshtu nėse dėmtohet ai dėmtohet edhe shoqėria. Pėr kėtė, Muhammedi a.s. ka dhėnė njė shembull tė bukur rreth njė grup njerėzish qė kanė lundruar me anije. Disa prej tyre kanė qenė nė pjesėn e lartė kurse tė tjerėt nė pjesėn e ulėt tė anijes. Pasi qė ata tė cilėt ishin poshtė e merrnin ujin prej atyre qė ishin lartė, thanė: "Pse nuk fundosemi e tė marrim ujin drejt nga deti?" Muhammedi a.s. tha: "Sikur t'u lejonin tė veprojnė sipas dėshirės sė tyre do tė fundoseshin tė gjithė, e nėse shpėtonin ata, do tė shpėtonin tė gjithė". Ky ėshtė njė shembull i mirė nga mėsuesi mė i madh i njerėzimit, i cili pėrkufizon lirinė individuale qė nuk dėmton askend dhe lirinė qė dėmton dhe shkatėrron shoqėrinė nėse eventualisht aplikohet.   
Sa i pėrket robėrimit, mund tė themi se liria plotėsohet atėherė kur nuk tė robėron ndokush qė ėshtė njeri sikur ti. Liria individuale, nė tė cilėn mbėshteten disa njerėz, prezenton robėrimin e urrejtur nga ana e njeriut qė ėshtė sikur ti dhe kaosin e parimeve jetėsore. Nėse mbi njeriun dominojnė kėnaqėsitė e epsheve dhe jeta e shfrenuar, atėherė ai shndėrrohet totalisht nė rob tė kėnaqėsisė, sepse jetėn e tij vetėm ajo e dirigjon. Nė kėtė rast ai vepron siē dikton kėnaqėsia epshore dhe s'mund ta kundėrshtojė.   
Ēfarė lirie ėshtė kjo kur gjėrat e pavlefshme e shndėrrojnė njeriun nė rob?! Sikur tė vlerėsohej njeriu sipas sasisė sė plotėsimit tė epsheve, atėherė shtaza do tė ishte mė e vlefshme!   
Shtazėt vrapojnė pas kėnaqėsisė sė pakufizuar e tė paqėllimtė, kurse njeriu sado qė orvatet t'i plotėsojė kėnaqėsitė e veta, pėrsėri do tė gjegjė pengesa nė rrugė. Pra si mendoni ju, a mund tė paramendojė ndokush se shtaza qė nuk hasė nė pengesa ėshtė mė e lirė se njeriu dhe mė e lumtur?!   
Kur ndjek ndokush ndonjė vajzė apo kėngėtare, a mund tė paramendojė se ėshtė i lirė nga dominimi i tyre? A nuk e sheh ate si rob tė ēastit, tė zėnė peng e tė humbur?   
Qėllimet mė tė larta nė jetėn e tij varen nga dashuria e larguar apo nga dėshuria e trupit tė ndaluar?   
A ka robėri mė tė keqe se ajo qė nuk e lė njeriun tė lirė nė dashuri ose urrejtje, nė vazhdim ose ndalim, nė kėnaqėsi ose hidhėrim apo nė qetėsi ose huti?   
A mund tė supozojmė se ėshtė i lirė ai qė jepet pas pijeve dehėse derisa tė dėmtohen nervat, shėndeti, mendja dhe dinjiteti i tij? A ka diēka mė  neveritėse se robėrimi nga pija vrasėse dhe helmi shkatėrrues?   
Kėshtu mund ta gjykosh atė qė dorėzohet krejtėsisht para pasurisė e pozitės dhe fanatizmin e udhėheqėsit. Ēdo njeri i dorėzuar para kėtyre gjėrave, shndėrrohet nė rob tė mposhtur si dhe ēdo epsh qė sundon mbi veprat dhe sjelljet e tij, e shndėrron nė rob tė pėrhershėm. Kjo gjendje pėrshkruhet shumė bukur nė Kur'an: "A e ke parė ti (Muhammed) atė qė duke e ditur, dėshirėn e vet e respekton si zot tė vetin?" (El-Xhathije: 23)   
Dėshirat e njerėzve tė tillė kanė karakteristika hyjnore... A nuk ėshtė Zot ai i cili adhurohet, i nėnshtrohen, i frikohen dhe i luten? A nuk janė ithtarėt e epsheve nėn dominimin e dėshirave tė tyre ngase nuk mund t'i hidhėrojnė e as t'i refuzojnė?!   
Robėrimi nuk paraqitet vetėm nė formė tė lidhjes apo tė burgut sepse kėto janė llojet mė tė lehta tė tij dhe me afat shumė tė shkurtė.   
Robėrimi i vėrtetė formohet nga tradita e pėrditshme qė dirigjon, epshi qė sundon dhe kėnaqėsia qė adhurohet... Liria nuk ėshtė nė transferimin prej njė vendi nė njė vend tjetėr por ajo ėshtė nė dominimin mbi epshet tuaja dhe nė dallimin e tė mirės ndaj sė keqes.   
Liria e vėrtetė ėshtė qė tė mos bėhesh rob i shprehisė sė pėrditshme dhe tė tė mos mposhtė epshi. Nė kėtė kuptim muslimanėt e devotshėm kanė qenė plotėsisht tė lirė sepse feja i ka liruar shpirtrat e tyre nga ambiciet, epshet dhe dėshirat e dėmshme, i ka lidhur shpirtrat e tyre me All-llahun, xh.sh. Krijuesin e gjithėsisė dhe jetės kurse dėshirat e tyre i ka kufizuar vetėm me dėshirėn e Tij. Zoti xh.sh. ėshtė i Vėrtetė, burim i tė mirės, dashurisė dhe mėshirės. Njeriu lirohet nga atributet e urrejtura vetėm nė rastė se dominojnė mbi te: e vėrteta, mirėsia dhe mėshira. Nėse njeriu obligohet tė robėrohet nga ndonjė ide, doktrinė apo krijesė, atėherė pėr tė mė mirė do tė ishte sikur tė bėhej rob i tė Vėrtetės se sa i tė keqes. Ata tė cilėt i robėron doktrina njerėzore qė e pėrfiton lartėsinė e saj nga Zoti, janė mė tė mirė se ata tė cilėt i robėron doktrina epshore qė rrjedh nga djalli. Ata tė cilėt i nėnshtrohen All-llahut xh.sh. dhe i respektojnė urdhėrat e Tij janė mė tė mirė, mė tė pėrkryer dhe mė tė menēur se ata tė cilėt i nėnshtrohen femrės, gotės, pasurisė ose epshit, gjegjėsisht respektojnė urdhėrin e njeriut qė gabon apo qėllon, lartėsohet apo mposhtet, bėn mirė ose keq...   
A nuk vėren, sė bashku me mua, pas gjithė kėsaj, marrinė e disa pėrparimtarėve qė refuzojnė tė thirren ashtu siē i kanė thirrur etėrit e tyre, si Abdull-llah (Rob i Zotit) ose Abdulxhevad (Rob i Bujarit), kurse nė tė kundėrtėn lejojnė tė atribuohen me "robėri"?! A nuk i sheh ata tė cilėt refuzojnė robėrinė nga fuqia e tė cilit nuk mund tė largohen kurse pranojnė robėrimin e epshit mė tė urryer e mė tė poshtėr? A nuk sheh se ata kanė nevojė pėr keqardhjen tėnde mė tepėr sesa tė nxisin nė shpirtin tėnd marrinė dhe mohimin?   
Me kėtė koncept preciz tė lirisė dhe robėrimit e presim Ramazanin si muaj tė "lirisė" kurse agjėrimin si shkollė ku diplomojnė tė lirėt me plotkuptimin shkencor tė fjalės.   
Nė Ramazan ka uri, etje, kufizim dhe ndalim, por edhe shėndet dhe lirim nga robėrimi; nė tė ka revolucion kundėr robėrimit tė ushqimit e pierjes, shprehisė e jetės monotone...   
Revolucioni kundėr robėrisė ėshtė atributi i parė i tė lirėve.   
Nė Ramazan ka abstenim vullnetar nga kėnaqėsia dhe pikėrisht kjo gjė paraqet lirinė. Liria e dėshirės ėshtė tė veprosh sipas mendjes tėnde e jo sipas epsheve dhe emocioneve, si dhe ta ndalosh veten nga ajo qė mund ta realizosh. Vetėm nė kėtė rast ke dėshirė tė fuqishme, epsh tė dobėt, i kontrollon dėshirat tuaja dhe nuk dėshton mendja yte para fuqisė sė epshit tėnd. Ai qė atribuohet kėshtu, korrė fitore nė ēdo betejė.   
Shiko tregimin pėr mbretin Talut, i cili ndaloi ushtarėt e vet tė pijnė ujė nga lumi, edhe pse ishin tė etur e tė rraskapitur, mirėpo vetėm njė numėr i vogėl e respektoi urdhėrin e dhėnė dhe ky numėr ngadhėnjeu pėr shkak se ishin dinjitozė nė pėrcaktimet e tyre:   
"E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinė, tha: 'All-llahu do t'ju sprovojė me njė lumė, e ai qė pi prej tij, ai nuk ėshtė me mua, e kush nuk e shijon ate, ai ėshtė me mua, pėrveē atij qė me dorėn e vet e pi njė grusht!' Mirėpo, me pėrjashtim tė njė pakice prej tyre, tė tjerėt pinė nga ai. E kur e kaloi ai (Taluti) atė sė bashku me tė edhe ata qė ishin besimtarė thanė: 'Ne sot nuk kemi fuqi kundėr Xhalutit dhe ushtrisė sė tij!' Por ata qė ishin tė bindur se do ta takonin All-llahun xh.sh. thanė: 'Sa e sa grupe tė vogla me dėshirėn e All-llahut kanė triumfuar ndaj grupeve tė mėdha!' All-llahu ėshtė me durimtarėt. E kur i dolėn pėrballė Xhalutit dhe ushtrisė sė tij, thanė: "Zoti ynė! Na dhuro durim, na i pėrforco kėmbėt tona dhe na ndihmo kundėr pabesimtarėve!" (El-Bekare: 249-250)   
Kėshtu, triumfuan ndaj tyre pasi qė dominuan mbi nevojat e tyre.   
"E ata, tė cilėt luftuan pėr hir Tonin, Ne me siguri do t'i orientojmė rrugės pėr te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu ėshtė nė krahun e besimtarėve". (El-Ankebut: 69)   
Gjatė Ramazanit, adhurimi ndaj Zotit ėshtė i plotė!   
Sa mė tė lirė tė jenė njerėzit, aq mė shumė do ta adhurojnė Zotin!   
Kėta njerėz nuk robėrohen nga kėngėtarja, epshi, pasuria, kėnaqėsia, ambicia dhe shqetėsimi, bile as qė i kaplon frika apo drithma.   
Adhurimi i Zotit i ka ēliruar nga ēdo frikė pos frikės nga Ai: "Ta keni tė ditur se tė dashurit e All-llahut (evliatė) nuk kanė frikė (nė botėn tjetėr) e as kurrfarė brengosje. (Ata janė ata) tė cilėt besuan dhe ishin tė ruajtur. Atyre u jepet myzhde nė jetėn e dynjasė (nė ēastin e vdekjes) dhe nė jetėn tjetėr (pėr shpėtim dhe xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund tė pėsojnė ndryshim. E, kjo ėshtė sukses i madh".  (Junus: 62-64)   
Kėshtu, ata refuzuan ēdo adhurim pos atij tė All-llahut xh.sh. dhe u shndėrruan nė zotėrues tė epsheve, fituan liri tė vėrtetė e moral fisnik dhe nė zemrat e tyre u pasuruan...   
Pasha jetėn time, kjo ėshtė liri e madhėruar!   
Me tė drejtė ka thėnė Muhammedi a.s.:   
"Pasuria nuk ėshtė nė pronėn e gjerė, por nė shpirt."   
Sa e mirė ėshtė thėnia e Ibn Ataull-llahut: "Ti je i lirė nėse largohesh nga diēka, e nėse jo, atėherė bėhesh rob i saj".   
Nga e gjithė kjo qė u theksua mund tė kuptohet urtėsia e madhe e thėnies sė sufistit tė njohur Ahmed ibn Hadravejhit: "Nė liri plotėsohet adhurimi, kurse me realizimin e adhurimit plotėsohet liria".   
Gjatė Ramazanit njeriu largohet nga paedukimi i urrejtur, fjala fyese, sjellja e turpshme...   
Sa e ėmbėl ėshtė kjo liri!   
Ti je i lirė nė sjelljen fisnike dhe nuk dėrgohesh nėpėr gjyqe, nuk burgosesh dhe nuk e humbė meritėn e pozitės!..   
Ti je i lirė nė fjalėn fisnike, nuk obligohesh tė kėrkosh falje, nuk qortohesh dhe nuk pendohesh!   
Ti je i lirė nė bashkėpunim me tė tjerėt, nuk kritikohesh, nuk flitet pėr tradhtinė tėnde dhe nuk je i dyshimtė!   
O vėlla besimtar!   
Ky Ramazan na mėson lirinė e plotė me urinė e tij, etjen, kufizimin dhe ndalimin... A s'e dėshiron lirinė e tillė, qė buron nga uria dhe ndalesa?   
Eja pra me mua e tė fluturojmė nė horizontet e lirisė!   
Eja me mua e tė largohemi nga bota e robėrve!   
Eja me mua e tė shohim se si jetojnė robėrit nė botėn e adhurimit!   
A mendon se politikanėt e mėdhenj, qė i dirigjojnė ēėshtjet e botės janė tė lirė? A nuk sheh se janė robėr tė ambicieve tė tyre politike!   
Si tė bėhet bota e lumtur kur robėrit e udhėheqin?   
A mendon se ata tė cilėt e udhėheqin popullin pa dėshirėn e tij janė tė lirė? A nuk i sheh se janė robėr tė epsheve dhe lakmisė? Si mund tė jetė populli i lumtur kur robėrit e udhėheqin?   
A mendon se tė gjithė popujt qė anojnė nga epshet e lira janė tė lirė nga ēdo adhurim? A nuk sheh se janė viktimė e pavetėdijes dhe shprehisė vrasėse? Si mund tė zgjohet njė popull qė nuk ėshtė ēliruar nga prangat e robėrisė?   
A mendon se "pėrparimtarėt" qė nuk agjėrojnė janė tė lirė nė mendime e ide? A nuk sheh se mvaren nga kėnaqėsia e pafrenueshme dhe se janė robėr tė epshit tė pangopur? Barku dhe epshi i tyre i kanė privuar nga bota e tė lirėve dhe nga atributet e luftėtarėve! Si mund ta paramendojnė lirinė kur mendja e tyre ėshtė nėn dominimin e epshit?   
Ata janė robėr me rroba tė tė lirėve!   
T'i cekim tė lirėt e botės sė tė lirėve!   
A nuk tė kujtohet dita kur i erdhi Muhammedit a.s. liria, gjegjėsisht liria e plotė e sheriatit tė Zotit, i ēliroi arabėt dhe i shndėrroi nė udhėheqės tė botės?   
A nuk tė kujtohet liria e tyre nė mendime gjersa Umeri i tha (Haxherul-Esvedit) gurit tė zi: "Pasha Zotin, e di se je vetėm gurė, nuk dėmton e as qė ka dobi prej teje. Sikur tė mos e shihja tė Dėrguarin e Zotit se tė puthė, nuk do tė puthja asnjėherė".   
A nuk tė kujtohet se pėrhapja e Islamit ishte mėshirė pėr popujt, ēlirim dhe shkatėrrim i prangave... Ata u shndėrruan nė popuj mė tė mėshirshėm dhe mė tė sinqertė nė bartjen e flamurit tė lirisė gjersa njė i Perėndimit brohoriti: "Historia nuk ka parė pushtues mė tė mėshirshėm se arabėt"!   
A nuk tė kujtohet se u liruan nga robėrimi i pasurisė aq shumė saqė tė pasurit, gjatė jetės e shpėrndanė tėrė pasurinė e tyre. Kur e pyeti Muhammedi a.s. njėrin prej tyre se ēka i ka lėnė familjes sė tij, ai ėshtė pėrgjigjur: "Zotin dhe tė Dėrguarin e Tij".   
A nuk tė kujtohet lirimi i tyre nga frika e vdekjes dhe dashuria e jetės gjersa komandanti i tyre, Halidi u tha armiqve: "Ju solla njerėz qė e duan vdekjen ashtu siē e doni ju jetėn!"   
Po, vėllai im, ti e kujton gjithė kėtė!   
Pra, tė mėsojmė prej Ramazanit lirinė qė tė jetojmė tė lirė nė kėtė botė dhe ta mėsojmė botėn se si ėshtė liria: "Ju jeni popull mė i dobishėm, i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve, tė urdhėroni pėr tė mirė, tė ndaloni nga veprat e kėqija dhe tė besoni All-llahun." (Ali Imran: 110)    
    
    
   


  Gjithsej 124 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 124 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.