Forumi Horizont Gjithsej 124 faqe: « E parė ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 124 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Agjerimi dhe vlerat e tij. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6282)


Postuar nga Indrit datė 24 Shtator 2006 - 09:53:

FILOZOFIA DHE SEKRETET E AGJĖRIMIT

  
"Agjėrimi paraqet burrėrinė e proklamuar dhe dėshirėn e lartė".   
Kjo ėshtė mbrėmja e dytė e kėtij Muaji fisnik, nė tė cilin njerėzit zakonisht qėndrojnė deri nė mėngjes, pėrgatisin ushqim gjersa e kalojnė nivelin e rėndomtė dhe pėrjetojnė gėzim dhe hare. Kėto forma mund t'i plotėsojnė dėshirat e disa fetarėve, qė i konsiderojnė si argument pėr thellimin e Islamit nė zemrat e muslimanėve, por ngelin nė kėtė kufi sepse e pranojnė realitetin e agjėrimit nė bazė tė urisė ditore, realitetin e fisnikėrisė me pagesat e iftarit dhe syfyrit kurse realitetin e devotshmėrisė me ndriēimin e minareve dhe mbushjen e xhamive me njerėz.   
Nė realitet e vėrteta e agjėrimit nuk ndikon nė mjedisin e disa njerėzve dhe pėr kėtė vendosin tė mos agjėrojnė, pa ndier kurrfarė faji ose mėkati, bile ndonjėherė hanė gjatė ditės sė agjėrimit publikisht pa kurrfarė turpi ose shqetėsimi.   
Sekretet e agjėrimit   
Sikur tė ishte agjėrimi traditė atėherė sipas edukatės shoqėrore, duhej ta respektonim mė tepėr sesa e respektojmė tash pėr shkak tė nderimit tė popullit dhe traditės sė tij.   
Pra nė ē'mėnyrė ta respektojmė pasi qė ėshtė edukatė shpirtėrore e popullit qė mėson prej agjėrimit ngritjen mbi epshet, depėrtimin nė horizontet e mirėsisė dhe largimin nga materja, gjegjėsisht shoqėria fiton lumturinė e saj?!   
Kėshtu, agjėrimi ėshtė vegėl pėr edukimin e dėshirės stabile tė popullit sepse agjėruesi nuk dominon vetėm mbi kėnaqėsinė e lejuar por edhe mbi ate tė ndaluarėn; fiton shprehi tė largohet vullnetarisht nga ushqimi e pija qė mė vonė tė mos ndiej vėshtirėsi nė rast obligimi.   
Agjėrimi ėshtė obligim praktik i Islamit tė mėshirshėm pėr tė gjithė muslimanėt; hanė e pijnė nė njė kohė, nuk dallohet barku prej barkut e as goja prej gojės; ndien urinė edhe ai qė se ka ndier para Ramazanit si dhe pėrjeton vuajtjet e varfėrisė dhe tė skamjes edhe ai qė s'i ka pėrjetuar mė parė.   
Pasha jetėn time, a ka nė botė socializėm praktik qė i trajton njerėzit nė mėnyrė tė barabartė, si nė skamje ashtu edhe nė bollėk, ashtu siē ėshtė shoqėrorizimi i agjėrimit gjatė Muajit tė Ramazanit?!   
O agjėrues besimtarė, Ramazani ėshtė largim nga epshi e kėnaqėsia, lartėsim shpirtėror dhe liri shpirtėrore. Sa bukur do tė ishte sikur i tėrė viti tė ishte Ramazan, nėse ky ėshtė koncepti i agjėrimit!   
Ramazani ėshtė muaji i burrėrisė sė proklamuar qė dominon mbi instinktet dhe i dėshirės sė lartė qė funksionon vullnetarisht. Sa mirė do tė ishte sikur Muaji i Ramazanit ta bashkonte gjithė popullin e tė mos mbetet askush me burrėri tė dėshtuar dhe me dėshirė tė parealizuar! Sa mirė do tė ishte sikur Ramazani t'i bashkonte njerėzit me agjėrimin qė pėrmban nė vete burrėri tė proklamuar dhe dėshirė tė lartė!   
Ramazani ėshtė varfėri e obliguar sepse tė gjithė njerėzit nė tė janė tė barabartė, ndiejnė vuajtje tė njėjta qė dalin nga realiteti objektiv e jo nga imagjinata iluzore. Nga vuajtjet lindė mėshira kurse nga mėshira drejtėsia! Sa e bukur do tė ishte jeta sikur tė gjithė tė kishin vuajtje dhe ndjenja tė njėjta!   
Sa e bukur do tė ishte koha edhe sikur tė ishte krejt Ramazan, ngase ai (Ramazani) i realizon gjėrat mė tė rėndėsishme nė shoqėri: barabarėsinė dhe rehatinė!   
Nėse Ramazani ėshtė pėrkryerje, burrėri, edukatė e dėshirės dhe socializėm praktik, atėherė a nuk e shpallin publikisht muslimanėt qė nuk agjėrojnė zhytjen e tyre nė epshe, largimin nga burrėria, dėshtimin nė mejdanin e dėshirės dhe luftimin kundėr socializmit praktik? A e fitojmė tė drejtėn qė joagjėruesit e rritur t'i quajmė "fėmijė tė rritur", kurse fėmijėt agjėrues "tė rritur tė vegjėl?"   
O fėmijėt e mi tė vegjėl dhe o vėllezėr tė rinj qė e pėrjetoni vuajtjen e urisė, vapėn e verės dhe vėshtirėsinė e etjes! Ju agjėroni sė bashku me prindėrit tuaj dhe e vėrtetoni burrėrinė dhe dėshirėn tuaj!   
Ju lumtė, sepse vatani me ju do tė fitojė e jo me ata tė cilėt dėshtuan para se tė hynė nė mejdanin e luftės!   
O vėlla besimtar!   
Nėse Ramazani ėshtė ashtu siē u theksua, atėherė e drejta jonė ėshtė tė pyesim se a agjėrojmė me tė vėrtetė kėto ditė apo a i pėrjetojmė vuajtjet e urisė nė ditėt e Ramazanit e t'i mėnjanojmė nga ato qė i pėrjetojmė gjatė tėrė vitit?   
A e ndalojmė ushqimin e trupave tanė qė t'i mbrojmė organet tona nga dėmtimi dhe armiqėsia?   
A ndjejmė nė agjėrim lartėsinė e shpirtrave tanė ashtu qė tė mos veprojmė siē kemi vepruar para Ramazanit?   
Muhammedi a.s. pėrgatitej para ēdo Ramazani, jo me ushqim e pije as me zbukurim e veshje, por me adhurim dhe devocion, bujari dhe shpirtgjerėsi, kėshtu qė para Zotit xh.sh. shndėrrohej nė rob respektues, para njerėzve nė pejgamber tė urtė, kurse para vėllezėrve dhe fqinjėve tė tij nė mirėbėrės dhe bujar aq shumė saqė disa shokė tė tij thonin se gjatė Ramazanit ishte mė bujar se kurdoherė mė parė...   
Ashtu vepronin edhe shokėt dhe pasardhėsit e tij. Ramazani pėr ta ishte koha kur shijonin erėrat e parajsės (xhennetit), fluturonin besimtarėt nė qiejt e tė vėrtetės dhe ngriheshin zėrat e falėsve tė namazit kundėr tiranėve keqtrajtues.   
Pse nuk e pėrjetojmė Ramazanin ashtu siē e pėrjetuan Pejgamberi dhe paraardhėsit tanė? Pse nuk e shndėrrojmė nė muaj tė mirėsisė ashtu qė jeta jonė tė lulėzojė vetėm me mirėsi, begati dhe lartėsi shpirtėrore?   
Pse nuk e shndėrrojmė Ramazanin nė muaj tė luftės kundėr dobėsisė, injorancės, epsheve tona, kaosit tonė dhe kundėr ēdo mėkatari e tirani nė botė?!   
O ju agjėrues!   
Ju jeni nė luftė me epshet tuaja pėr shkak tė grindjes mes materies dhe shpirtit dhe duhet tė keni kujdes qė tė mos dėshtoni; keni kujdes qė tė mos keni uri ditėn pėr t'i mbushur barqet natėn; keni kujdes qė tė mos i ushqeni duart, sytė dhe gjuhėn tuaj pas agjėrimit me mėkate, gėnjeshtra e sharje!.   
Keni kujdes qė tė mos jeni aktivė nė veprat e kėqija dhe pėrtacė nė adhurim! Keni kujdes prej tė gjitha kėtyre gjėrave sepse janė vepra tė djallit e jo tė Rrahmanit (Zoti xh.sh.).   
Shpejtoni nė pėrkushtim!   
Bėni vepra tė mira!   
Shijoni erėrat e xhennetit!   
Ēoni sytė pėrpjetė kah qielli!   
Ngreni shpirtrat tuaj nga kjo botė!   
Pėrkujtoni gjithmonė thėnien e Muhammedit a.s.: "Shumė agjėrues nuk fitojnė prej agjėrimit tė tyre pos urisė dhe etjes", ose: "Agjėrimi ėshtė mburojė dhe nėse e nxitė ose e sulmon ndokush agjėruesin le tė thotė: 'Unė agjėroj, unė agjėroj'."   
O Zot, na bėn prej agjėruesve tė pranuar!   
   
   
   

 RAMAZANI, MUAJI I MIRĖBĖRJES  

Para pak ēastesh pėrfunduat iftarin dhe falėnderuat Zotin xh.sh. pėr ushqimin pas urisė dhe etjes. Iftari ėshtė njėri prej dy gėzimeve qė i ka theksuar Muhammedi a.s.: "Agjėruesi ka dy gėzime: nė iftar dhe nė takimin me Zotin e tij."   
Gėzimi i pėrbashkėt nga ushqimi dhe freskimi zakonisht realizohet nė mbrėmjet e Ramazanit sepse familja vėshtirė bashkohet nė ushqim e haje pos nė Ramazan, bile nėse ndokush mungon nga familja, mungesa e tij ndihet mė sė shumti nė ditėt e Ramazanit.   
Ju, o agjėrues, nė ēdo mbrėmje tė Ramazanit pėrjetoni lumturi tė papėrshkruar, i falėnderoheni Zotit xh.sh. dhe kėrkoni prej Tij qė ajo lumturi tė vazhdojė; pra si e paramendoni vazhdimin e kėtyre begative dhe si i falėnderoheni?   
Falėnderimi pėr mirėsitė nuk shprehet vetėm me gjuhė por duhet tė punosh qė edhe vėllezėrit tu, tė cilėt jetojnė njė jetė nė skamje, tė tė shoqėrojnė nė ato mirėsi. Sa tė varfėr ka qė janė mė tė zgjuar e mė tė menēur se tė pasurit mirėpo ashpėrsia e shoqėrisė dhe mosinteresimi shtetėror ua destinoi botėn e mjerimit dhe tė problemeve elementare.   
Pasi qė mėshira pėr ta ėshtė e obliguar jashtė ditėve tė Ramazanit, atėherė gjatė kėtij muaji bėhet edhe mė e obligueshme.   
Pasi qė shoqatat humanitare obligohen t'u ndihmojnė dhe t'ua fshijnė lotėt, pikėllimet dhe mjerimet e tyre, atėherė muslimanėt janė mė tė obliguar pėr t'i bėrė tė lumtur e t'u ndihmojnė.   
O ju njerėz, a nuk mendoni se numri i njerėzve tė tillė ėshtė shumė i madh?   
A nuk mendoni se ata nė shoqėrinė tonė tė ashpėr e tė vrazhdė gjenden nė ēdo lagje, treg, rrugė, fshat...?   
Mos mendoni se tė gjithė ata tė cilėt trokasin nė dyert tuaja dhe tė cilėt ju bezdisin me insistimet e tyre nėpėr rrugė janė tė varfėr sepse shumica  janė ekspertė nė fjalė. Tė mjerė dhe tė varfėr janė ata tė cilėt nuk mund t'i ushqejnė fėmijėt me rrogat e tyre, gratė qė s'kanė gjė nė vatrat e tyre, jetimat, refugjatėt e ikur tė cilėt pėr shkak tė politikės diskriminuese, tradhtisė apo faktorėve tė tjerė e humbėn pasurinė, u poshtėruan, u shpėrndanė nėpėr rruzullin tokėsor dhe erdhėn te ne qė tė kėrkojnė lėmoshė pėr jetė.   
Pėr ta sot duhet tė kujtoni. Nuk them qė t'u jepni lėmoshė apo tė bėheni zemėrgjerė sepse kėto janė sjellje njerėzore, por them: "fshini mėkatet tuaja dhe tė tyre me ndjenjat e vėllazėrimit, lidhjet fetare, mėshirėn dhe afėrsinė fqinjėsore".   
Sikur tė mos ishte vrazhdėsia e shoqėrisė, nuk do tė jetonin nė mjerim tė tillė. Nėse ata ndjejnė idhėtinė e jetės njė herė jashtė Ramazanit, atėherė e ndjejnė shumė herė gjatė kėtij muaji.   
O ju njerėz, ata janė fqinj tuaj sepse nė ēdo lagje keni njė ose mė shumė familje tė varfėra. Paramendone mjerimin e tyre kur ju shohin se si hyni nė shtėpitė tuaja me lloj-lloj pemė, perime e ėmbėlsira, kur e ndjejnė erėn e mishit tė pjekur dhe tė gjellave pėr ēdo mbrėmje dhe kur i shohin fėmijėt tuaj qė dalin tė ngopur nė rrugė pėr tė luajtur. I ati i tyre ndien  dhembje nė gjoks, nėnės i rrjedhin lotėt, kurse fėmija qanė e vajton nga uria.   
Kėshtu ju ushqeheni ēdo ditė kurse ata kalojnė natėn tė uritur...   
Njoh njė prind qė ishte i pasur kurse fėmijėt e tij ishin mėsuar me ushqim tė mirė dhe veshmbathje luksoze, mirėpo, pėr fat tė keq pas njė kohe pėrjetoi ēastet e vėshtira tė mjerimit. U afrua  Ramazani kurse ai s'kishte tė jep atė qė e jepte mė parė dhe kėshtu, pėr shkak tė turpit nuk dilte tė kėrkojė prej njerėzve lėmoshė apo sadaka. S'kishte mundėsi t'i ofrojė familjes sė vet diēka pėr tė ngrėnė pos djathit, fasules dhe ullirit.   
Fėmijėt e tij duruan ditėn e parė dhe tė dytė mirėpo nė tė tretėn, fėmija i vogėl i tha: "O baba, na e mbytė barkun djathi dhe ulliri, ne agjėrojmė dhe kemi nevojė pėr ushqim tė mirė e lėngje freskuese nė kėtė vapė dhe do ta humbim vetėdijen nga erėrat e gjellėrave tė fqinjve tanė. Pse nuk na ushqen ashtu si i ushqen fqiu ynė fėmijėt e tij dhe ashtu si na ushqejshe mė parė?" Kėshtu, fėmijės i pikuan lotėt, kurse i ati doli nė njė vend tė errėt tė shtėpisė dhe filloi tė qajė, sepse nuk dėshironte qė zemrat e fėmijėve tė tij ta pėrjetojnė mjerimin e skamjes nga vrazhdėsia e njerėzve dhe dredhia e shoqėrisė.   
O ju agjėrues tė pasur! Ju keni gjellėra tė ndryshme e tė kėndshme pėr ēdo mbrėmje. Diēka prej tyre mund ta ushqejė tė uriturin, t'i gėzojė tė mjerėt dhe t'i fshijė pikėllimet. Pra, a mendoni pėr fqinjėt dhe tė afėrmit tuaj? A mendoni qė tė ndani vetėm njė gjellė prej gjellėrave tuaja pėr familjen, mjerimin e sė cilės e njeh vetėm All-llahu xh.sh.?   
Pasha Atė qė e ka obliguar agjėrimin pėr ta siguruar barabarėsinė njerėzore dhe mirėbėrjen ndaj tė mjerėve e tė varfėrve, sikur ēdo agjėrues tė ushqejė ndonjė agjėrues tė varfėr dhe sikur ēdo familje e pasur tė ushqejė ndonjė familje tė varfėr, nuk do tė ekzistonte nė shoqėrinė tonė asnjė i mjerė, i varfėr ose fatkeq. Ramazani do tė ishte muaj i begatisė sė pafundshme dhe ne do tė ishim Ummeti mė i mirė nė botė!   
O agjėrues, ndihmoni fqinjėt tuaj, tė afėrmit dhe vėllezėrit refugjatė!   
Keni kujdes qė tė mos e harroni mirėbėrjen ndaj tyre, lumturinė e tyre dhe shfrytėzimin e pėrbashkėt tė begative tė Zotit xh.sh.   
O ju agjėrues, kur tė mblidheni me familjet tuaja rreth sofrave tuaja plot me ushqim e pije kujtoni urinė e zorėthatėve dhe vuajtjet e njerėzve si dhe binduni se Zoti xh.sh. nuk do ta pranojė agjėrimin e as adhurimin tuaj, po qe se afėr jush jetojnė njerėz tė uritur qė mund t'i ushqeni dhe tė mjerė qė mund t'i gėzoni!   
Muhammedi a.s. thotė: "Nuk mė beson mua ai i cili fle i ngopur dhe e di se fqiu i tij ėshtė i uritur."   
O Zot, tė lusim qė tė na dhurosh tė mira tė llojllojshme dhe tė falėnderohemi pėr bagatitė qė na i ke dhuruar; na mundėso tė bėjmė vepra tė mira dhe tė hyjmė nė parajsė me mėshirėn Tėnde e tė jetojmė me robėrit e devotshėm!   
   
   
   
   

NDIKIMI I ADHURIMIT (IBADETIT) NĖ EDUKATĖN E POPULLIT 
 
Popujt qė duan tė bėhen tė famshėm dhe fisnikė ndjejnė nevojėn pėr njė edukatė tė posaēme pėr fėmijėt e tyre tė cilėt mė vonė do ta mbrojnė ideologjinė dhe mesazhin e tyre.   
Karakteristikat mė tė rėndėsishme tė kėsaj edukate janė: "fuqia", "dashuria" dhe "modestia".   
Me termin "fuqi" nėnkuptojmė fuqinė e shpirtit dhe tė mendjes; me termin "dashuri" nėnkuptojmė dashurinė ndaj fėmijėve tė popullit dhe bashkėpunimin e njohjen e ndėrsjellė me fėmijėt e njerėzimit; me termin "modesti" nėnkuptojnė eliminimin e dallimeve klasore, gjegjėsisht tė mos ketė i pasuri pėrparėsi ndaj tė varfėrit pėr shkak tė pasurisė, njeriu i shtetit ndaj atij tė rrugės pėr shkak tė pozitės sė tij dhe tė mos mburren njerėzit me prejardhjen familjare, rrobat apo pasurinė, por me punė tė mira.   
Nėse edukata e popullit pėrqėndrohet nė kėto tri karakteristika, atėherė do tė ketė rini e cila do ta mbrojė nga sulmet e njerėzve qėllimkeqė dhe nga rreziku i dekadencės dhe devijimit tė brendshėm shtetėrorė.   
Pėr fat tė mirė, sheriati ia ka siguruar popullit tonė kėtė lloj edukate pėr tė formuar njė rini tė tillė, edhe atė nė bazė tė parimeve fetare islame qė i ka caktuar. Namazi, agjėrimi, haxhxhi dhe zekati nė realitet janė mėnyra pėr edukimin e shėndoshė qė ėshtė i nevojshėm pėr jetėn e ēdo populli nėse synon tė jetojė i pėrkryer e fisnik.   
O vėlla i sinqertė, eja me mua e t'i analizojmė kėto tri elemente islame dhe tė shohim se a kemi nevojė pėr to qė tė formojnė gjeneratė qė i pėrballon kohės me fuqi, lartėsi dhe edukatė fisnike? Nėse e analizojmė elementin e fuqisė nė besimin islam do tė shohim se abdesti ėshtė fuqi pėr trupin dhe energji pėr shpirtin dhe se qėndrimi i pėrbashkėt i gjithė muslimanėve para Zotit xh.sh. nė njė drejtim ėshtė fuqi qė vėrteton qėllimin unik, pastaj pėrgatitja e rrugės sė drejtė dhe ngritja e kokės pėrpjetė, etj.   
A nuk sheh se hyrja nė namaz me himnin hyjnor tė pėrhershėm: "All-llahu Ekber (Zoti ėshtė mė i madh)" paraqet fuqinė e shpirtit, frymės dhe masės sė popullit qė ndien se Zoti ėshtė mė i madh prej ēdo tė madhi, mė i madhėruar dhe mė i fuqishėm nė botė se ēdokush tjetėr qė konsiderohet i fuqishėm dhe i madhėruar? Pastaj a nuk shohim se thėnia e besimtarit nė namaz: "Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm nė Ty mbėshtetemi" paraqet betimin e fuqisė sė besimtarit para Zotit se vetėm Atė e adhuron dhe vetėm nė Tė mbėshtetet? Nė kėtė mėnyrė besimtari forcohet me Zotin para dobėsisė sė vet nė jetė dhe provokimit tė epshit.   
Pastaj qėndrimi nė radhė tė drejta pas imamit pėr tė dėgjuar leximin e Kur'anit, ligjėratat ose pėr t'u falur gjithashtu prezenton fuqinė e bashkimit tė popullit, fjalėn e pėrbashkėt, zemrat e bashkuara dhe dominimin e respektit dhe disiplinės.   
Ēfarė fuqie mund tė jetė mė e mirė pėr popullin se kjo e namazit qė ndjehet nė shpirtin e muslimanit pesė herė nė ditė?   
Nėse e analizojmė agjėrimin do tė vėrejmė se agjėruesi vullnetarisht u nėnshtrohet vuajtjeve nga uria, etja e lodhja. Kjo fuqi e dėshirės sė tij pėr t'u pėrballuar vėshtirėsive nė jetė nuk mund tė krahasohet me asnjė fuqi tjetėr si dhe nuk e njeh dėshtimin apo disfatėn.   
Nėse e analizon haxhxhin, do tė kuptosh se lundrimi mbi det, hipja nė tren e automjete tjera, ecja nėpėr shkretėtirė, lakuriqėsia e kokės, gjoksit, krahėve dhe kėmbėve, qėndrimi nėn diell, tavafi rreth Qabes dhe shpejtimi mes Safasė dhe Merves paraqesin fuqinė e shpirtit, fuqinė e trupit dhe fuqinė e dėshirės. A ka ndonjė edukatė shoqėrore qė ėshtė mė e mirė dhe mė fisnike se kjo qė i bashkon tė pasurit me tė varfėrit, tė madhin me tė voglin dhe qė e forcon Ummetin aq shumė saqė e anulon dobėsinė, dėshtimin dhe paaftėsinė.   
Edhe zekati pėrmban fuqi e dėshirė sepse dhėnėsi ndanė nga pasuria e tij qė e ka grumbulluar me lodhje e vuajtje pėr vėllezėrit e vet, dominon mbi koprracinė dhe dėshirėn pėr grumbullimin e pasurisė.   
Ai qė jep diēka vullnetarisht nga pasuria e tij e shtrenjtė konsiderohet bujar mė i madh.   
Ky ėshtė elementi i fuqisė nė besimin islam. Tash tė shohim elementin e dashurisė.   
A nuk sheh se tubimi i muslimanėve pėr faljen e namazit ėshtė faktor i dashurisė ndėrnjerėzore? Ata tubohen nė vendin mė tė pastėr dhe me qėllim mė fisnik para Zotit tė botėve, tė Gjithėmėshirshmit e Mėshirėbėrėsit... Pasi i kaplon mėshira e Zotit, atėherė s'ka vend pėr vrazhdėsi, dėm e tirani.   
Pastaj shih se si e pėrfundon muslimani namazin e tij me thėnien: "Paqja  dhe shpėtimi qofshin mbi ne dhe mbi tė devotshmit e Zotit". Ai nė kėtė rast pėrkujton botėn e mirėsisė dhe vėllezėrit e tij si nė Lindje ashtu edhe nė Perėndim. Kur del prej namazit thotė: "Paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi ju". Ai e fillon namazin me madhėrimin e Zotit dhe e pėrfundon me mėshirė e paqe tė pėrhershme.   
Njerėzimi ka shumė nevojė pėr njė fuqi tė tillė tė mėshirshme qė i kaplon edhe popujt e shtypur e tė mjeruar nė tokė.   
A nuk tė nxitė ndjenja pėr uri dhe etje gjatė agjėrimit qė ta rikujtosh botėn e uritur e tė etshme? A nuk ėshtė edukatė praktike e dashurisė pas dėshtimit tė rregullave dhe leksioneve teorike nė realizimin e saj?   
A nuk ėshtė haxhxhi dashuri ndaj Zotit xh.sh., Pejgamberit dhe vendit ku lindi thirrja islame?   
A nuk ėshtė dashuri ndaj njerėzve ngase braktiset shtėpia dhe familja pėr t'u tubuar nė njė vend? Pėrsa i pėrket elementit tė modestisė, unė nuk shoh diēka mė tė bukur se modestia e muslimanit kur pėrulet para Zotit xh.sh. Kėshtu pėrulen tė gjithė muslimanėt - nuk ka kokė mbi kokė as shpirt mbi shpirt por tė gjithė janė njė. Gjatė faljes sė namazit nė xhami, shpirtit njerėzor i kthehet autoriteti sepse aty tė mėdhenjtė e ndjejnė shpirtin popullor, sepse aty takohen me popullin krah pėr krahu e fytyrė pėr fytyre. Sheriati nė namaz ka caktuar barabarėsinė mes njerėzve sepse aty vėrtetohet jeta e realtė.   
O ju tė rinj, a dėshironi fuqi? Ajo pėrfitohet nė bazė tė adhurimit tė Zotit tė Madhėruar dhe pėruljes para Tij?   
O ju tė moralshėm, a dėshironi dashuri? Kjo realizohet nė bazė tė namazit, agjėrimit, haxhxhit dhe zekatit!   
O ju socialistė, a dėshironi barabarėsi? Kjo realizohet nė bazė tė namazit, agjėrimit, haxhxhit dhe zekatit sepse njerėzit barabarė-so-hen, -trupat tubohen dhe duart bashkohen.   
O ju reformistė, a dėshironi fuqi pėr popullin tuaj, dashuri, barabarėsi e modesti? Atėherė thirrni nė adhurim, nxitne devotshmėrinė nė popull dhe bėhuni tė devotshėm e adhurues!   
   
   
   
   

 INSTITUCIONI I ZEKATIT  

Ramazani ėshtė afėr pėrfundimit dhe ju pėrgatiteni ta pėrcjellni me mirėsi e mirėbėrje. Nė kohėn e fėmijėrisė sime i vėreja njerėzit se si e pėrcillnin kėtė muaj me ndihma e kontribute, gjegjėsisht me zekat. Para se tė afrohej gjysma e kėtij muaji tė pasurit i hapnin sėnduqet e tyre, e pastronin pasurinė dhe i hapnin dyert e tė varfėrve me lloje tė ndryshme bamirėse si nė veshmbathje, ushqim dhe tė holla. Sa bujar ishte shpirti  i muslimanėve tė atėhershėm pėrplot me bashkėpunim, ndihma dhe kontribute. Ramazani i kishte kapluar zemrat dhe kishte ērrėnjosur urrejtjen, i kishte bashkuar duart dhe eliminuar koprracinė si dhe e kishte kapluar pasurinė, e kishte zhdukur gjendjen e saj statike sepse bartej prej njė xhepi nė xhep tjetėr dhe prej njė shtėpie nė shtėpi tjetėr. Kur vinte festa, fytyrat e njerėzve ishin pėrplot hare, trupat e tyre tė veshur me rroba tė bukura dhe duart i zgjateshin njėri-tjetrit me dashuri.   
Kėshtu e shihja lamtumirėn e Ramazanit nė kohėn e fėmijėrisė sime dhe nuk e di se a ekzistojnė ende kėto tradita tė bukura. Jam i bindur se besimi qė i nxiste etėrit dhe gjyshėrit tanė tė japin zekatin dhe tė shpėrndajnė mirėsi nė Ramazan ende ekziston nė shpirtin tonė dhe na nxitė tė veprojmė ashtu siē vepronin ata, eventualisht ta pėrfundojmė Ramazanin ashtu siē e pėrfundonin ata.   
Zekati nuk ka muaj tė caktuar nė Islam mirėpo ne shfrytėzojmė njė rast prej rasteve tė adhurimit dhe njė mėnyrė prej mėnyrave tė eliminimit tė varfėrisė e mjerimit.   
Zekati nė Islam nuk ėshtė sadaka (dhėnie lėmoshė) e as nafile, por ėshtė dhėnie e obliguar pėr tė drejtėn shoqėrore, pėr lumturinė e shoqėrisė  dhe pėr parimin islam qė konfirmon se sado qė tė ketė dallime mes njerėzve nė pasuri, pėrsėri duhet tė mbretėrojė parimi i pėrbashkėt i nderit njerėzor qė e proklamon Kur'ani: "I kemi fisnikėruar dhe nderuar pasardhėsit e Ademit".   
Zekati ėshtė e drejta e tė varfėrit qė ka aftėsi pėr punė por s'e gjen dot apo s'mund tė punojė pėr shkak tė ndonjė sėmurje ose pengese tjetėr. Zekati ėshtė e drejtė e klasave tė nėnshtruara nė shoqėri pėr ta shfrytėzuar frytin e mundimeve tė tyre, ashtu siē thotė All-llahu i Madhėruar nė Kur'an: "Dhe nė pasurinė e tyre kishin pėrcaktuar tė drejtė, pėr lypėsin dhe pėr tė ngratin (qė ka nevojė, por nuk lypė)."   
Ėshtė pėr t'u habitur se njerėzit e sotshėm shkojnė kah socializmi me hapa tė shpejtė ngase mendojnė se ky ėshtė drejtimi ideal pėr mbrojtjen e nderit tė njeriut edhe atė pas luftėrave, revolucioneve dhe zhvillimeve qė e ndėrtojnė historinė. Njerėzit ende nuk kanė vendim tė prerė pėr kufijtė e kėtij socializmi apo pėr ndonjė mėnyrė qė e zhdukė mjerimin dhe e realizon lumturinė.   
Islami ėshtė ai qė proklamoi parimin e barabarėsisė shoqėrore para katėrmbėdhjetė shekujsh nė mėnyrė aq tė qartė saqė askush s'mund ta mohojė. Pastaj ai caktoi edhe metodėn e tij duke e caktuar zekatin si njė prej karakteristikave tė realizmit socialist. Zekati shumė herė ka realizuar drejtėsinė shoqėrore dhe ka luftuar dukuritė e mjerimit dhe vuajtjeve nė shoqėri.   
Si shembull, i Dėrguari i Zotit e dėrgoi Muadhin nė Jemen pėr ta mbledhur zekatin dhe pėr ta sjellė nė Medine qė t'ua shpėrndajnė tė varfėrve, dhe e porositė kėshtu: "Po tė dėrgoj nė Jemen pėr ta mbledhur zekatin nga tė pasurit e Jemenit dhe t'ua shpėrndash tė varfėrve", kurse Muadhi i ėshtė pėrgjigjur: "Pasurinė e tubuar nga zekati ta dėrgoj pas plotėsimit tė nevojave tė tė varfėrve derisa nuk mbetet tek unė asnjė i varfėr."   
Edhe pėr Umer ibn Abdulazizin i cili i udhėzonte njerėzit ta aplikojnė sheriatin, njė funksionar i tij rrėfen kėshtu:   
"I vizitonim njerėzit me sadakatė por askush s'i pranonte".   
Mendoj se asnjė shtet socialist bashkėkohor nuk mund tė deklarojė se e ka eliminuar varfėrinė dhe se nuk pranon ndihmė monetare.   
Nėse dėshirojmė ta zhdukin gjendjen e palakmueshme tė shoqėrisė sonė dhe ta realizojmė barabarėsinė njerėzore, atėherė mė mirė do tė ishte t'i kthehemi zekatit e ta pėrdorim si armė kundėr mjerimit nė rrethin tonė, nga vrazhdėsia dhe koprracia nė njė anė dhe mjerimi e skamja nė anėn tjetėr.   
A nuk preferohet pėr ne, pasi qė bėjmė pėrpjekje tė shpėtojmė nga kaosi, regresi dhe prapambeturia, qė t'i qasemi kėsaj metode tė siguruar me sheriat e tė pamohuar?   
Zekati ėshtė pasuri e madhe qė grumbullohet nga shteti e populli pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė pėrgjithshme, ngritjen e standardit tė familjeve tė rrezikuara dhe sigurimin e gjėrave elementare pėr ēdo qytetar.   
Tė gjithė jemi tė bindur se kemi nevojė pėr tė, mirėpo ankohemi se kemi pak pasuri, gjithashtu edhe shteti, shoqatat reformiste dhe apeluesit e drejtėsisė shoqėrore ankohen...   
Obligimi i zekatit ėshtė 2,5 pėr qind nga pasuria e posaēme, kėshtu mund tė paramendoni se sa ėshtė pasuria e Damaskut, sa ėshtė zekati vjetor pėr tė, sa mund tė ndėrtojė spitale, shkolla, fabrika e shtėpi pėr tė varfėrit, punėtorėt dhe fshatarėt dhe sa mund ta ngritė standardin e qindra familjeve pėr ēdo vjet?!   
Pse ta humbim gjithė kėtė e tė ankohemi?   
Pse nuk e shfrytėzojmė kėtė rregull tė Islamit pasi qė kemi nevojė jashtėzakonisht tė madhe pėr tė? Me kėtė fjalim u drejtohem dy kategorive tė popullit, kategorisė qė i takon ta jep zekatin dhe kategorisė sė udhėheqėsve, prijėsve dhe reformatorėve.   
Sa i pėrket grupit qė i takon ta jep zekatin e qė e pėrjeton obligimin e Ramazanit, lus qė t'i besojnė Zotit xh.sh., ta pėrcjellin rrugėn e Muhammedit a.s, ta respektojnė Librin e Zotit dhe ta japin zekatin e plotė aty ku e ka caktuar Islami nėse dėshirojnė ta takojnė Zotin xh.sh. me zemėr tė pastėr e punė tė mira. Pasuria juaj, kėnaqėsitė tuaja dhe fėmijėt tuaj nuk ju afrojnė me Zotin, nuk ju shėnojnė nė histori e as qė i hapin zemrat e dashurisė dhe respektit tė popullit, por ajo qė ju ofron me Tė ėshtė vepra e mirė. Lumturia e popullit dhe pėrparimi i vendit tuaj ju shėnojnė nė histori kurse dhėnia e pasurisė qė ua ka dhuruar Zoti xh.sh. pa e mbyllur dhe pa e fshehur, ua hapė zemrat e popullit.   
Kthejani kėtij populli tė mjerė tė drejtėn e tij me pasurinė e zekatit qė tė shpėrbleheni nga All-llahu xh.sh., t'ju pėrmendė historia e t'ju respektojė populli, sepse nė tė kundėrtėn do tė ballafaqoheni me revolucion shpirtėror qė vlon nė brendėsi, qoftė edhe nga duart e mėkatarėve! A pritni qė pushteti t'ua merr atė qė ju refuzoni ta jepni ashtu siē veproi Ebu Bekri?   
Unė gjithashtu i apeloj grupit tė udhėheqėsve, prijėsve dhe reformatorėve qė tė themelojė institucion popullor tė quajtur "Institucioni i Zekatit" tė cilin do ta drejtojnė njerėzit mė tė zgjedhur e do ta mbikėqyrė shteti qė tė mos bėhet ndonjė shpenzim i kotė, qė do ta realizojė drejtėsinė shoqėrore dhe pėrparojė standardin e jetės, arsimit, shėndetėsisė dhe moralit.   
O ju udhėheqės dhe burra tė shtetit, nėse veproni kėshtu, sė shpejti do t'ia siguroni popullit tuaj fuqinė, famėn dhe autoritetin! Ju jetoni nė botėn qė e organizon dhe realizon barabarėsinė mes njerėzve dhe nuk do tė mund t'i mėshironi njerėzit me botėn e tyre tė organizuar e tė drejtė sepse ata ju kanė paraprirė nė tė kohė mė parė, pos nėse shpejtoni dhe e realizoni barabarėsinė e Islamit, eventualisht tė filloni me organizimin e tė ardhurave tė zekatit.   
Ky ėshtė njė rikujtim pėr atė qė e do mirėsinė dhe qė dėgjon me vėmendje!   
   
   
   
   

 


  Gjithsej 124 faqe: « E parė ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 124 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.