Forumi Horizont Gjithsej 124 faqe: « E parė ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 124 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Agjerimi dhe vlerat e tij. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6282)


Postuar nga Indrit datė 24 Shtator 2006 - 09:57:

RAMAZANI FLET  
(Mesazhi i Ramazanit dėrguar popullit fisnik   
O bijtė e popullit fisnik!   
Erdha tek ju dhe mė pritėt ashtu siē e pret populli vizituesin fisnik me mikpritje tė mirė dhe dashamirėsi tė sinqertė, kurse disa tė tjerė u tallėn me mua dhe mė pranuan ashtu siē i pranojnė muajt e tjerė tė vitit. Unė erdha vetėm t'ju mėsoj si tė hyni nė jetė me armėt e fitores!   
Zoti i falėnderoi popullit tuaj pėr mikpritjen e bukur dhe e shpėrbleu. Zoti i faltė ata qė u vonuan pak me mirėbėrje, qė dėshtuan nė provimin e burrėrisė dhe qė refuzuan shpirtin dhe simbolin e besimit, nėse besojnė nė Zot dhe nė tė Dėrguarin e Tij.   
Pasi qė vizituesi obligohet ta falėnderojė atė qė e pret me sinqeritet, atėherė unė ndiej veten tė obliguar qė t'ju falėnderohem me kėshilla dhe porosi qė do tė mjaftojnė pėr fisnikėrinė dhe adhurimin tuaj.   
O popull i sinqertė!   
Erdha tek ju pas pėrfundimit tė luftimeve qė u zhvilluan gjatė votimeve. Kėto luftime ishin tė vėrteta sepse shkaktuan plagosje, gjakderdhje, intriga dhe armiqėsi! Mjerė pėr ju!   
Popujt zhvillojnė luftėra me armiqtė e tyre dhe i pranojnė tė gjitha vuajtjet luftarake pėr ta kthyer nderin e tyre, t'i shpėtojnė fėmijėt, pra pse ju i zhvilluat kėto luftėra?   
Disa qė e ngritėn flamurin e luftės do tė pėrgjigjen se ndjejnė obligim ndaj popullit dhe ndaj vatanit! Kjo pėrgjigje do tė ishte e bukur sikur tė pėrputhej me realitetin, sepse unė vėrejta tė vėrteta qė nuk pėrputhen me realitetin si p.sh. ndjekja e tė pafajshmėve, falsifikimi i dėshirės sė popullit, mbėshtetja nė metodat e kolonialistėve qė e privojnė popullin nga tė drejtat e veta dhe humbja e dinjitetit dhe autoritetit tė popullit.   
Pra, e gjithė kjo u realizua nga duart e falsifikuesve! Nėse ėshtė parlamentarizmi shprehje e mirėsisė, atėherė pse e aplikuan metodėn e tė keqes? Nėse ėshtė pėr ngadhėnjimin e tė vėrtetės, atėherė pse u mbėshtetėn nė fuqitė e tė humburve? A nuk ėshtė vrasja e njeriut nga tė ndershmit trima nė mejdan mė e mirė dhe mė e preferueshme se suksesi dhe fitorja me armėn e hajnave dhe horrave?   
A u bėhet shėrbim nėse akuzohen me fjalė qė e njollosin nderin e vendit? A i shėrbejnė popullit nėse e mbulojnė dėshtimin e tyre me rrena, mashtrime, fjalė triviale edhe pse janė tė vetėdijshėm pėr tė kundėrtėn?   
A ėshtė ky moral? A i harruan leksionet e historisė?   
A nuk e kėrkoi Aliu hilafetin, mirėpo kur u zgjodh Ebu Bekri u bė njė prej mė tė sinqertėve ndaj tij? A nuk i lartėsoi Halidi flamujt e Islamit mbi fortifikatėn e Kisraut dhe Kajserit, mirėpo kur e revokoi Umeri, vazhdoi tė luftojė me sinqeritet si ushtarė i rėndomtė pėr hir tė All-llahut, Zotit tė botėve?   
Nėse refuzoni tė bėheni si etėrit dhe heronjtė tuaj tė pavdekshėm, atėherė pse nuk merrni leksione patriotike tė sinqerta prej armiqve tuaj bashkėkohorė? A nuk e udhėhoqi Ēerēili popullin e vet deri nė fitore, mirėpo kur dėshtoi partia e tij nė votime, ua dorėzoi udhėheqjen shtetėrore ngadhėnjyesve, nuk i akuzoi kundėrshtarėt pėr tradhti, as popullin pėr mosdėgjim, e as qė dėrdėllisi para popullit se ai e udhėhoqi deri nė fitore dhe  sikur tė mos ishte ai do tė humbte?!   
Kjo ishte pika e parė o vėllezėrit e mi, kurse e dyta ka tė bėjė me atė se ju jeni nė fillim tė pavarėsive dhe nuk dini si t'i mbroni, si t'i forconi dhe si t'i dėboni armiqtė tuaj. Ju menduat se pavarėsia do tė thotė: parlament, ministri, ambasada, civilizim dhe qytetėrim! Jo, o bijtė e mi, kėto janė vetėm aspektet sipėrfaqėsore tė pavarėsisė, kurse parimet e vėrteta tė saj janė: burrėria, besa, pagjumėsia, largimi nga mbėshtetja nė fat dhe nė epshe, pra a i plotėsoni ju kėto?   
Udhėheqėsit tuaj ua kanė hapur dyert e mėkateve dhe kanė lejuar realizimin e epsheve tė shfrenuara, kurse ju jetoni si tė doni pa kurrfarė pengese, duke menduar se e tillė ėshtė liria, apo, liria ėshtė kryesore nė pavarėsi! Sipas tyre, kufizimi i epsheve ėshtė prapambeturi qė kundėrshton progresin dhe qytetėrimin, por deri kur kėshtu? Si mund tė fisnikėrohet njė popull nėse "zhvlerėsohet" morali i tė rinjve, i mbushin kafenetė dhe bredhin nėpėr rrugė?   
Pasuria e shtetit ėshtė shkatėrruar, pastaj shumica ėshtė harxhuar nė gjėra tė nevojshme e tė panevojshme dhe janė ndalur shumė projekte tė nevojshme pra, ku ėshtė besa?   
A ėshtė besė qė tė ardhurat e shtetit tė investohen nėpėr klube, pronarėt e tė cilėve vetė deklarojnė se i kanė formuar pėr ta tubuar klasėn sunduese rreth tavolinave me alkool, vallėzim e bixhoz; pastaj nuk ka mjete pėr ndėrtimin e shtėpive pėr pleq e as pėr t'i tubuar ata qė e turpėrojnė kryeqytetin me rrobat e vjetra duke lypur e jetuar nė mjerim tė madh.   
A ėshtė ky besim, o pėrgjegjės tė pasurisė shtetėrore?   
Kanė depėrtuar idetė destruktive nė trurin e fėmijėve tuaj, kanė hyrė duart e tė huajve tinėzisht nė disa institucione dhe janė thelluar intrigat shkatėrruese nė zemrat e masės suaj, pra ku ėshtė syēeltėsia e pėrgjegjėsve? Ku ėshtė gatishmėria pėr t'u pėrballuar kėtyre ligėsive tė huaja, ku ėshtė syēeltėsia e pėrgjegjėsve pėr  zgjedhjen e funksionarėve tė shtetit? A nuk i kanė lėnė ndihmėsit e kancelarėve dhe bishtat e kolonialistėve tė kullosin nėpėr kolltuqe e administrata dhe tė marrin rroga tė larta edhe pse prezentonin sytė, gjymtyrėt dhe armėt e kolonializmit?   
Zyrat janė mbushur me njerėz tė njohur e tė afėrt qė janė tė paditur, kurse ata tė aftit dhe pronarėt e diplomave tė larta mungojnė pėr shkak se nderi i tyre nuk u lejon tė poshtėrohen!   
A s'ėshtė kjo largim nga fati i shpirtit? Si mund tė pėrparojė shteti qė formohet nė bazė tė mėkatit apo si fitohet pavarėsia qė mbėshtetet nė tirani, nė afirmimin e tė paditurve dhe largimin e besatarėve?   
Kjo ishte pika e dytė, o vėllezėrit e mi, kurse e treta ka tė bėjė me zjarrin qė ju kaploi nga tė gjitha anėt kurse ju jeni tė preokupuar me diē tjetėr. Ja ku ėshtė Palestina e cila ėshtė gati tė shkėputet nga duart tuaja dhe e cila ua tėrheq vėrejtjen pėr ndezjen e zjarrit dhe shpėrthimin e vullkanit? Ky ėshtė fillimi i luftės mes arabėve tė izoluar dhe hebrenjve tė armatosur deri nė fyt. Ē'pėrgatitėt pėr t'u ndihmuar vėllezėrve tuaj? Ku janė tė rinjtė e stėrvitur pėr luftė dhe ku janė prindėrit qė i pėrgatisin fėmijėt e tyre pėr luftė? Ku janė tė pasurit tuaj qė i hapin kapakėt e sėnduqeve tė tyre. Ku janė udhėheqėsit tuaj qė ndezin nė zemrat e popullit zjarrin e zgjuarjes dhe gatishmėrisė?   
Tė mjerėt ne, ngase unė shoh vetėm thirrje tė kota dhe pėrgatitje sipėrfaqėsore tė disa fėmijėve  e pas kėsaj asgjė! Gjumė, tallje dhe shfrenim epshesh kurse armiqtė ua japin zjarrin shtėpive tuaja!   
Ja ku ėshtė Egjipti, i cili pėr shkak tė antagonizmit me Kėshillin e Sigurimit, mund tė poshtėrohet nga tė pashpirtėt e ta humbė tė drejtėn e vet, pra ju ē'keni pėrgatitur pėr t'i ndihmuar nė momentin e duhur?   
Vėllezėrit tuaj nė Maroko, tė cilėt janė afėr tridhjetė milionė, trajtohen si robėr, pra ē'ėshtė pėrgatitur pėr t'ju ndihmuar?   
A janė udhėheqėsit tuaj me tė vėrtetė tė interesuar pėr nėnshtrimin e armiqve?   
Kjo ishte pika e tretė, o vėllezėrit e mi!   
Pasha Zotin, mė vjen keq pėr ju qė ende tė numėroj, edhe pse kam shumė shembuj...   
O bijtė e mi!   
Ju tash pėrjetoni mospajtime tė hatashme qė do t'ju shkatėrrojnė. Unė nuk jam pesimist dhe jam i sigurt se nėse pėrgatiteni, do tė fitoni. Fitoren e kanė vėrtetuar etėrit tuaj nė betejėn e Bedrit dhe nė kohėn e Salahuddinit, i cili e ēliroi Jerusalemin dhe i dėboi kryqtarėt...   
Besoni, o fėmijėt e mi, se armė e fitores sė tyre ishte vetėm "imani dhe morali". Imani e kompensoi mungesėn nė pėrgatitje e numėr kurse morali shkaktoi dėshtimin e armiqve tė tyre.   
O bijtė e mi! Nė luftė fiton morali burrėror, gjaku, plumbi, baruti dhe pagjumėsia nė hendeqe e jo ngjyra e kuqėrremtė, lavdėrimi i fytyrave dhe dhuratave e as pagjumėsia nė klube, mėkate e kurvėri.   
O bijtė e mi! Ju jeni mė tė mirėt e popullit, e pėrcjellni udhėheqėsin mė tė madhėruar, mbani mesazhin mė tė lartė, trashėgoni qytetėrimin mė fisnik, mbroni vatanin mė tė shtrenjtė dhe i pėrballoni armikut. Pėr kėtė, ose ta pranoni pėrgjegjėsinė e tė shpėrbleheni me jetė mė fisnike dhe me famė tė amshueshme ose "s'ka dyshim se All-llahu do tė sjellė njė popull qė ai e do atė (popull) dhe ata e duan atė (Zotin), (njė popull) qė ėshtė modest e i butė ndaj besimtarėve por i ashpėr dhe i fortė ndaj mohuesve, qė lufton nė rrugėn e All-llahut dhe qė nuk i frikėsohet kėrcėnimit tė asnjė tirani."   
Lamtumirė, o bijtė e mi, ju kėshillova dhe ua tregova qėllimin tim; do ta mbani nė mend atė qė ua thash e unė tash i mbėshtetem Zotit!   
Ramazani thotė:   
Nėse dėshiron tė njohėsh madhėshtinė dhe kulturėn e ndonjė populli, hulumto  udhėheqėsit, rolin e tyre nė tė dhe shėrbimin e tyre dhe atė me njė precizitet tė madh ashtu qė nuk do tė mashtrojė zbukurimi sipėrfaqėsor.   
Nėse dėshiron ta njohėsh vlerėn e udhėheqėsve, bėj njė krahasim mes fjalėve dhe veprave tė tyre, mes tė kaluarės sė tyre dhe tė tashmes dhe mes lidhjeve tė tyre me popullin, e nėse i gjeni mė tė shpejtė nė vepėr se nė fjalė, tė njėjtė si nė tė kaluarėn ashtu edhe nė tė tashmen, stabilė nė parimet e tyre prej fillimit deri nė mbarim, respektues tė popullit dhe interesit tė pėrgjithshėm, atėherė atyre u takon respekti, nderi, dashuria dhe vlerėsimi.   
Nėse dėshiron tė hulumtosh moralin e popullit, pastėrtinė, nderin, diturinė, ėndrrėn, fisnikėrinė dhe besėn e tij apo tė kundėrtėn, atėherė shih moralin e udhėheqėsve tė njohur sepse vetėm kėshtu do tė zbulosh ēdo gjė.   
Nėse dėshiron ta njohėsh sinqeritetin e udhėheqėsit, hulumto mendimin e armiqve dhe sjelljen e tyre me tė. Nėse e quajnė armik tė ndershėm dhe nėse e trajtojnė si armik kokėfortė e tė rrezikshėm, atėherė ai ėshtė i cili qėndron me sinqeritet para popullit, jep shpirtin dhe sakrifikon trupin.   
Nėse dėshiron tė njohėsh se cili udhėheqės ėshtė mė i dobishėm pėr popullin e vet, shiko ate qė e mbron tė vėrtetėn, ofron bashkėpunim, harron egoizmin, shkelė mbi epshet e veta dhe mbi pozitėn shtetėrore nė rastė se e thėrret xhihadi pėr shpėtimin e vendit. Udhėheqėsi i tillė e ka arritur kulmin e udhėheqjes, jeta e tij ėshtė pasuri pėr popullin, xhihadi i tij konsiderohet mėshirė pėr masėn kurse humbja e tij qė ėshtė goditje pėr vatanin, plotėsohet vetėm me ndonjė njeri tė ngjashėm me tė.   
Kėshtu vlerėsohet madhėshtia e popullit, moralit dhe udhėheqjes sė tij. Ky vlerėsim ėshtė i saktė dhe i vėrtetė sepse qysh para katėrmbėdhjetė shekujsh e deri mė tash nuk ka qenė i gabuar asnjėherė.   
Thashė: "Ti e ke parė tė kaluarėn e tė tashmen si dhe e ka parė me sytė e tu famėn e Islamit dhe dėshtimin e tij, pra, ēfarė rezultati jep vlerėsimi yt i popullit tonė dhe i udhėheqėsve tanė tė sotėm?"   
Mori frymė thellė e tha: "Mjerė pėr popullin tėnd dhe mjerė pėr udhėheqėsit e tij! Do tė humbin tė dy, udhėheqėsi dhe i udhėhequri".   
Mė pyet pėr popullin tėnd dhe udhėheqėsit e tij, e unė tė pėrgjigjem se populli ėshtė ashtu siē duan udhėheqėsit tė jetė, dhe se gjykimi pėr tė mirė ose pėr tė keq mvaret nga udhėheqėsit qė veprojnė ashtu siē duan! Udhėtova nėpėr botė, nė tė kaluarėn e nė tė tashmen dhe pashė shumė popuj qė u zhvilluan e pastaj u zhdukėn, mirėpo nuk pashė gjė mė tė ēuditshme se  udhėheqėsit tuaj bashkėkohorė. Udhėheqėsit e popujve tė botės janė syēelė para fatkeqėsive, respektues tė betimit, kanė mendje tė zhvilluar dhe veprime tė matura, i analizojnė ēėshtjet me pėrpikshmėri dhe e udhėheqin popullin kah e vėrteta e qartė; nė rast nevoje tė gjithė bashkohen dhe nėse ndjejnė rrezikun nga armiku tubohen e i pėrballojnė bashkėrisht, sakrifikojnė shpirtin dhe pasurinė pėr hir tė popullit me dėshirė dhe bindje tė plotė; lodhen qė populli i tyre tė jetojė nė lumturi, mundohen qė vendi tė gėzojė kėnaqėsi dhe vdesin qė populli tė jetojė.   
Udhėheqėsit e vendeve tuaja u zhvilluan nė mesin e njė populli tė lodhur nga katastrofat e kohės, tė pėrēarė nga turbullitė e fatit dhe tė deformuar nga politika e udhėheqėsve. Pastaj, ata e panė me sytė e tyre vazhdimėsinė e problemeve, armiqėsinė kundėr tė drejtave tė popujve dhe lojėn e intrigave, gjė qė mjafton ta ndezė zjarrin e xhihadit nė zemrat tyre, ta ngjallė ndjenjėn e pėrgjegjėsisė sė madhe dhe t'i nxitė pėr shpėtim e reformė me sinqeritet e iman derisa ta shpėtojnė popullin nga kthetrat e tė huajve, ta nxisin mbrojtjen e nderit dhe famės, tė ndėrtojnė njė shoqėri tė re qė pėrqėndrohet nė zgjuarje, moral e devotshmėri dhe ta sigurojnė pozitėn nė hapėsirėn e nėnqiellit. Por si vepruan udhėheqėsit tuaj?   
Pasha Zotin, u tmerrova nga veprat e tyre... Nuk dua tė t'i theksoj tash veprat e tyre qė do t'i gjykojė historia, por, pash Zotin, a nuk i dehėn nervat e popullit dhe a nuk e eliminuan gatishmėrinė e tij pėr luftė? A nuk i pėrēanė intrigat e armiqve dhe dėshirat pėr pushtet? A nuk e larguan popullin prej rrugės sė mirėsisė, fesė, jetės dhe fuqisė nė rrugėn e shtrembėt e tė dėshtuar, fillimi i sė cilės ėshtė epshi, mesi mjerim kurse fundi nėnēmim e poshtėrim?   
A nuk ndikoi kėnaqėsia e komoditetit nė vėshtirėsitė e xhihadit kėshtu qė filluan ta preferojnė luksin dhe mendjelartėsinė e rrejshme mbi jetėn askete dhe luftimin nė rrugė tė Zotit? A nuk u pėrēanė edhe pse shteti jetonte nė mjerim kurse populli nė vuajtje?   
Shiko..., ata luftojnė njėri-tjetrin me armiqėsi tė ndėrsjellė dhe e fyejnė nderin e njėri-tjetrit kurse armiku, i cili qėndron ulur mbi gjokset e tyre dhe ka pushtuar vendin ėshtė armatosur me armė, qėndron anash dhe qeshė me ironi!   
Mjerė pėr kėtė ndryshim tė deformuar dhe pėr kėtė rrugė tė keqe!"   
Ramazani tha: "Ndoshta tė habitė kjo revoltė e imja kundėr udhėheqėsve tuaj, dhe mund tė thuash se qėndrimi im ėshtė i pėrgjithshėm dhe se mė mirė do tė ishte  sikur tė mbėshtetesha nė specifikim, mirėpo unė dėshiroj qė ti ta dishė plotėsisht se populli yt ende ndien varfėri nė udhėheqėsit e vet dhe se ka nevojė vetėm pėr njė udhėheqės qė i plotėson tė gjitha kushtet e udhėheqjes dhe qeverisjes!"   
Thashė: "Tash, o Ramazan, na trego mendimin tėnd nė kėtė natė tė errėt!"   
Ramazani tha:   
"Dėgjomė, Zoti tė bekoftė! Gjatė shėtitjes sime tė mbrėmshme nėpėr shoqėritė agjėruese, shėnoja nė ditarin tim, dhe kur, papritmas, pashė njė djalosh trupgjatė, tė hollė e fytyrėkuq qė ishte ulur nė njė dhomė prej tė cilės dilte njė dritė e vogėl para vitrinave tė librave, kurse afėr tij, sipas mendimit tim, ishte ulur shoku i tij. U afrova pranė tyre pėr ta dėgjuar bisedėn e tyre.   
Djaloshi iu drejtua shokut tė vet me njė zė tė fuqishėm e me entuziazėm tė plotė dhe i tha: "Ne jemi popull i njohur me etėrit tanė dhe me famė tė lartė, pra mėkat ėshtė t'i nėnshtrohemi Perėndimit dhe vrazhdėsisė sė tij! Populli ynė udhėhoqi botėn dhe mėkat ėshtė qė tė na sundojnė sot ata qė kėrkonin dje ndihmė prej nesh! Nė damarėt e popullit tonė ende rrjedh gjaku i krenarisė dhe mėkat ėshtė tė pushojmė! Popullin tonė e lanė pa gjumė ngjarjet e kohės gjersa u zbardhėn bebėzat e syve dhe mėkat ėshte tė mos mundemi ta aplikojmė atė qė e mėsuam! Popullin tonė e udhėheqin udhėheqės fatkeqė dhe mėkat ėshtė tė mos ua tėrheqim vėrejtjen! Populli ynė ėshtė ende i gjallė dhe i fuqishėm, pra duhet t'i udhėzojmė udhėheqėsit ashtu siē mendojmė ne e jo siē mendojnė ata".   
Ramazani tha: "Duke i dėgjuar ata, m'u rrėqeth trupi dhe u binda se xhungla ėshtė ende e mbushur me luaj dhe se populli qė ka njė djalosh tė tillė me iman, besim e entuziazėm, asnjėherė nuk vdes.   
Problemi mė i madh ėshtė ai i udhėheqėsve, pra a mund t'ua pėrcjellish porosinė dhe thirrjen time?"   
Thash: "Si urdhėron!"   
Thuaju udhėheqėsve tuaj: "Pasi qė mirėsia dhe fuqia ekzistojnė a do tė mundeni ta ringjallni me sinqeritet mirėsinė dhe ta nxjerrni fuqinė prej thellėsirave pėr ta ngritur famėn e popullit?"   
Thuaju udhėheqėsve tuaj: "Pasi qė populli ju ka besuar dhe ju ka ndihmuar, atėherė kjo pėrēarje e juaj ėshtė prerje e dorės sė tij (popullit) dhe thikė nė zemėr. Si e preni dorėn qė ju ndihmoi dhe si e shponi zemrėn qė ju don?"   
Thuaju udhėheqėsve tuaj: "Ai qė nuk mėson nga pėrvoja, ėshtė i marrė; ai qė nuk preket nga ngjarjet, ėshtė i dobėt; ai qė vrapon pas epshit, ėshtė vetėvrasės; si mund tė prijė apo tė udhėheqė ai qė ėshtė prej tyre?"   
Ramazani tha: "Kjo ishte biseda ime e sotme me ty, ndoshta herėn tjetėr do tė flas diēka tjetėr!"


 

Artikujt e mesiperm i shkeputa nga libri "Agjerimi dhe folizofia e tij" i dr. Muhamed sibag,shpresoj tju jape force ne realizimin me kujdes te agjerimit te ketij muaji te bekuar.

Gezuar edhe nga une!

    
   


  Gjithsej 124 faqe: « E parė ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 124 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.