Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Histori te shkurtra te nje violine... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11029)


Postuar nga ksenia datė 09 Maj 2006 - 09:14:

Melodia e violines kete here tingelloi per nje mik te vjeter, pjese e jetes sime ne fund vitet 90... Ai me kaloi prane krejt rastesisht...Per nje moment u habitova tek shihja fytyren e tij te me buzeqeshte. Me vone dallova se vitet e kishin ndryshuar jo vetem ne pamje...
-shtyp butonin tim dhe me bej te ndihem si atehere kur ishim gjimnaziste i them dhe pa marre asnje pergjigje ia filloj: -Te njejten xhakete paske veshur? Ehhh sikur te kesh trasheguar vertete te njejtat "xhaketa". I kam dashur gjithmone rrobat e tua...
-Ti ende vazhdon ti biesh te njejtes muzike ma kthen.
-Dhe kjo sepse une e di qe ty vetem muzika ime te zgjon... Ehh sa koncerte kam anulluar per fytyren tende!!!
Qeshim te dy me te madhe ndersa mundohem "t'i rras" canten...
-Jo nuk e mbaj canten tende! Ajo ka ndryshuar, nuk ka me peshen e dikurshme!
Ulemi diku dhe clirojme shpirtrat duke risjelle ne forme imitacioni cdo xhest adoleshentesh... Kujtojme muziken e preferuar te cilen e ktheve te tille pikerisht ti...Ti perktheje tekstet, ndaje istrumentat, pahhh cfare basi eshte perdorur ketu!!! Degjoje, degjoje mardhenien e tij me kitaren!!
-Je vetem? e pyes
-Me mire i vdekur se i vetem, me pergjigjesh duke ndezur cigaren e rradhes...
I bie supeve duke e perqafuar dhe duke kerkuar te tjera takime -ehhh e kam kete te keqe nuk me ngopin kurre emocionet sidomos ato te dhuruara nga miq te vjeter...
-Ndersa ti vazhdon te jesh e guximshme si muzika jote, ma kthen
-Muzika ime ka rene dhe do te vazhdoj te bjere vetem per ata qe kane ardhur dhe do te vijne per mua..


  Gjithsej 64 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.