Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Histori te shkurtra te nje violine... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11029)


Postuar nga ksenia datė 19 Maj 2006 - 08:34:

Une nuk jam vec se nje kalores qe rend e rend papushim aty ku me shpien kuajt. Kuajt jane te udhehequr nga disa forca te brendshme te mbinatyrshme…Keto forca te mbinatyrshme kane nje mardhenie perfecte komunikimi me mua…Ato me pyesin, i pergjigjen hamendesive apo habive te mia dhe rralle here veprojne sipas deshirave te tyre duke me habituar krejt apo duke me lene viktime te situatave te pakendshme …Une perplasem, luftoj, vuaj, emocionoj, mekatoj….Une mirepres, deboj, harroj, kthej ne mite…Une kritikohem, keqtrajtohem, lendohem, mbi mua ushtrohet dhune…

Po eshte e vertete. Miqesite kane pothuajse gjithmone te njejtin skenar fiks qe perseritet e perseritet…Une njihem me shok/miq, lidh me ta nje ndjenje pasioni te cmendur intelektual, kaloj periudha vellazerore dhe finalizoj zemerim, prishje dhe shpesh here edhe ndarje…Jane pikerisht keta njerez te vegjel apo te medhenj, te zinj, te bardhe apo me ngjyra, te bukur / te shemtuar qe nuk rreshtin kurre se perserituri “Mbetesh gjithmone ne mode!”

Sot paskam karikim nervozizmi…Nje melodi cjerrese zeri shkaktoi shemtim te mengjesit tim…Pamundesia e mbytjes se kesaj melodie (e pranoj qe me duhet te perulem perpara ketij tingulli) me shkakton nervozizem…Ehhh dreqi ta marr, jam mesuar qe muzika te tingelloje vetem rreth meje dhe vetem per mua apo asaj cfare dua une…

Nje msn chat me miqte e mi te perzgjedhur shpresoj do ta pastroi kete gjemim daullesh ne veshet e mi…


  Gjithsej 64 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.