Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga ingmetalboy datė 13 Mars 2006 - 18:00:

Vendosa te hap syte.

Hm...
Cudi pse kam patur aq frike te ndaj me te tjeret krijimet e mia. Ndoshta ngaqe jane pjese e imja dhe me duket sikur nqs dikush do ti lexoje do te zhduke nje pjese te vetes sime. Por besoj se kam gabuar. Cili eshte kuptimi i te shkruarit nqs nuk ke asnje te lexoje.
Po shkruaj ketu disa krijime dhe do te vleresoja ndonje koment miqesor.



Dua te ngre koken lart
dhe qiellin te mbyt me nje veshtrim
Heshtjen te lexoj si nje liber i hapur,
nje buzeqeshje, nje veprim.

Forcen e harreses ta zgjoj tani
ne venat e kohes te injektohet me terbpim.
E pranishme cdo moment ne ajer,
ka mjaft sa per te quajtur shpetim.

Pellgje apo mocale plot me kujtime
pengojne hapat e nje jete te qete
Tavani fillon e rrotullohet ngadale,
duart ne erresire e gjejne rrugen vete

Mendimi se mund te mbaj shtrenguar
nje moment aq shume pas vetes
ngjall zerat e mekur qe zgjohen
dallgeve te detit te jetes.


  Gjithsej 332 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.