Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 »
Trego 15 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Puna (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12428)


Postuar nga robert datė 28 Dhjetor 2014 - 11:37:

Edhe nje tregim per punen, ndonese me (nen)teme paksa tjeter. Mund te levizet, nese nuk esht ne vendin e duhur. Gjithashtu, nese keto tregime te hershme te miat nuk jane fare terheqese, mund ta thote kushdo troc, qe mos te hedh ne te ardhmen me. Ky ketu eshte ide e vitit 1989 ose 1990, nese me kujtohet mire; por shkruar me 1993.

Duke kėrkuar punė

“Tak-tak”, trokita nė derė. Ishte ndoshta e dhjeta herė qė vija nė zyrėn e punės dhe, deri mė tani, as edhe njė shanc. “Hyrė!”, u dėgjua zėri nga brėnda, ai zė qė do tė doja mos ta dėgjoja mė. Me tė mė parė, punonjėsi i zyrės mblodhi buzėt. S’paska gjė, mendova. Shpesh mbledhja e buzėve shoqėrohej edhe me njė ngritje tė supeve, dhe kjo dihej qė ishte lėvizja klasike pa tė folur, se punė nuk ka. Mirpo kėsaj radhe ngritja e supeve nuk ndodhi, dhe kjo mė habiti. Mos do tė kishte ndonjė ofertė jo tė pėlqyeshme, mendova.
Burri i zyrės mė drejtoi krahun drejt karrikes pėrballė, dhe unė u ula si pėrherė, duke i buzėqeshur. Ai nxorri paketėn, unė gjithashtu nxorra timen, qė nė tė vėrtetė e kisha vetėm me njė cigare. Zakonisht, raporti i shkėmbimit tė cigareve ishte dy me njė. Dy herė rrjesht merrja unė prej tij dhe njė herė i jepja. Sot ishte radha e tij tė mė jepte, ndaj unė pa frikė i zgjata paqetėn time. “E paske tė fundit!”, dalloi dhe ma hodhi tė tijėn pėrpara. Nxorra ēakmakun dhe pas pak shtėllungat e tymit e veshėn distancėn qė na ndante. Ai gogėstiu njėherė dhe, duke mė parė, sikur psherėtiu. Them “sikur”, sepse asnjėherė nuk isha i sigurtė nė disa veprime tė tij.
Mė pėlqen, tha pas pak. Nė tė vėrtetė nuk e kuptova se ē’farė i pėlqente. “Mė pėlqen qė interesohesh pėr punė, -vazhdoi qetė pa e prishur qetėsinė e tymosjes, -por, deri tani, nuk kemi asnjė ofertė nga ndėrmarrjet!” Dhe, duke shkundur po aq i qetė hirin nė tavullėn e pėrbashkėt, mė hodhi njė vėshtrim kėrkues. Unė nuk fola, e as qė kisha ē’tė thoja_! Shijoja cigaren, duke shoqėruar me sy shtėllungat e tymit, dhe rrija si i menduar. Ai gjithashtu iu kthye si dhe unė shtėllungave. U bėmė kėshtu simbioza tė tymit qetėsues.
“Mos tė vij mė?”, fola pas pak. Herės tjetėr duhej ti jepja unė cigare, por kjo pak rėndėsi kishte. Ai tundi kokėn nė shenjė mohimi._"Kush kėrkon gjen!", mė foli nė formė aforizmi, duke mi drejtuar sytė fare shkurt. "Por kur?", e ngrita pak zėrin unė. "U bė kaq muaj qė po mė mbani me shpresė! Shokėt e mi po fillojnė njė e nga njė!" Ai i dha fytyrės njė shprehje tė theksuar habitore, sikur kjo qė po dėgjonte tė qe gjėja mė e pamundur nė botė. Mirpo kėsaj radhe kisha fakte. „Njė shoku im filloi punė nė ndėrmarrjen Gėnjeshtra, para njė jave. Ndėrsa ju mė thatė se atje nuk ka punė!“
„Po ėshtė e vėrtetė, -mu pėrgjegj punonjėsi i zyrės, pa e ndryshuar ndopak shprehjen habitore tė fytyrės, -unė nuk kam dhėnė asnjė fletė pune pėr atje,... Por, (kėtu ai sikur e ēeli pakza ēehren), por do tė jetė ndonjė nga ato rastet me mik, qė janė nė kundėrshtim me ligjin!“


  Gjithsej 15 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 »
Trego 15 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.