Forumi Horizont Gjithsej 52 faqe: « E parė ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 51 » ... E fundit »
Trego 52 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mbi kėtė forum (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=111)
-- Mendimet tuaja mbi Rregulloren e Forumit! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12600)


Postuar nga erzeni_be datė 14 Dhjetor 2006 - 16:58:

Citim:
Po citoj ato qė tha Klodel
Erzen rregullorja ka nej vit qe eshte hartuar dhe shyqyr qe e paraqitet nje nje forme shume te cunguar nga versioni origjinal, por gjithsesi, me mire dicka se pa gje. Me duket, se u publikua para se te shtoheshe stafi me moderatore te rinj dhe te riktheheshin moderatoret e vjeter, te cilet vecanerisht mendoj se duhet ta kuptojne se cfare permban rregullorja dhe se si duhet te komunikojne, meqenese komunikimi qe duhet te ishte kriteri baze i moderatorit, vecanerisht mungon ne menyre te theksuar.

GJithashtu ndoshta do duhej sqaruar vete koncepti i moderimit, qe shume veta nuk e kane patur dhe vazhdojne mos e kene te qarte, duke filluar nga ty: qe te moderosh dhe te administrosh nuk do te thote balancosh "shoqerite" apo te ruash preferencat " forumore" , por te ruash ekuilibrin e diskutimit, pavaresisht ideve personale, dhe t'i besh njerezit te komunikojne pa ekstreme njekohesisht t'u lesh hapesire te gjitheve, dhe te veprosh aty ku duhet pa pyetur kujt i shkel kallon. ky eshte moderimi.

sa per respektimin e rregullores, nuk kam asnje iluzion. kjo duke filluar qe nga rotacioni e deri tek moderatoret " aktive" qe kane mbi nje vit qe rrine si emra.

nejse

kalofshi mire.



Analiste , sikur qe thua vete shyqyr qe me ne fund u hartua , miratua dhe publikua kjo rregullore.

E para e punes:
Do te ishte hipokrizi te pretenduarit e te qenurit perfekt te nje personi (moderatori) apo rregulli (rregullorje).

Fale Zotit s'jam i tille dhe nuk kritikoj gjithēka e kudo, thene ndryshe nuk "zhys hundet" kudo, dhe kjo me pelqen te vetja.
Fale Zotit gjithashtu qe hipokrizia dhe "zhytesit e hundeve" ekzistojne...


Te rregullorja, me sa vura re dhe kuptova nga postimi jot, ke ngritur dy probleme: mos miratimin e saj nga moderatoret e rinj dhe te vjetrit qe rikthehen si dhe mungesen e kritereve te komunikimit.

Me vjen keq, por mendoj se asnjera as tjetra jo vetem qe s'qendrojne por as qe ekzistojne si probleme.


E para: Mos miratimi nga te rinjte

Sikur qe e din dhe vete, moderator te rinj apo te vjeter qe kthehen (ne saje te sondazheve gjithmone) do te kete vazhdimisht.
Nese ne ēdo rast do te vihej ne plan te dites puna e rregulloren, gje qe po e ben ti sa here qe futesh ne forum, do te ne na duhej nga nje rregullore ēdo here e pse jo nga nje rregullore per secilin, bile kjo e fundit do te ishte idealja per persona te veēante , si puna jote , pse jo...

Megjithate sikur qe e din dhe vete, stafi ka nje nen forum te veēante ku diskutojne vazhdimisht , pra nuk e kuptoj shume kete "problem" qe ke ngritur sepse moderatoret e rinj apo vjeter posedojne inteligjnencen dhe pergatitjnen e tyre dhe kane mundesine dhe te drejten te shprehen ne staf.


E dyta: Mungesa e kritereve te komunikimit.

Ti e din shume mire, qe stafi i FH ka si princip te integroje ne gjirin e tij, anetare aktive te spikatur te botekuptimeve te ndryshme e pse jo diametralisht te kunderta dhe kjo per prezervuar e kultivuar e rreflektuar demokracine si dhe shumllojshmerine e mendimeve si ne staf ashtu dhe ne forum.
Shumellojshmeria e temave nga kahe te ndryshme te hapura neper forum tregon me se miri per kete pune.

Pra dua te them me kete qe stafi nuk mund t'u diktoje as moderatoreve as anetareve "kritere komunikimi" dhe aq me pak t'i publikonte ato ne nje rrgullore.

Kjo ne asnje menyre s'don te thote liri e pakufishme per secilin.
Sepse caqet dhe kufinjte, perderi sa nuk prekin ne menyre flagrante ato te tjetrit , mbeten rrelative.
Stafi eshte ai qe shqyrton ēdo rast rrelativ apo qe "prekjet flagrante" i shnderon ne ban te menjehershem.

Ti vete e din analiste, qe ky staf asnjehere s'ka bere dallime , dhe nuk i ka kursyer sanksionet qofte me anetare , moderatore apo edhe me admine Iniciatore sanksioneve te tilla ke qene dhe vete.


Paske ngritur edhe konceptin e moderimit sidhe problemin e moderatoreve "aktive"


Koncepti i moderimit

Siē duket ne mos gaboj, ti jo vetem qe ke nje koncept unik moderimi por e ke edhe shume flexibel, nuk e ke keq ua pershtat ate rrethanave dhe personave...

Megjithate koncepti i moderimit eshte permbledhur shume bukur te rregullorja dhe eshte goxha i qartesuar, detyrimisht s'eshte as unik as shume flexibel dhe me vjen keq qe te shqeteson!

Pikat 2, 3 dhe 4 te "moderatoret" jane me se te qarta ne kete ēeshtje.
Te keshilloj t'i rilexosh me vemendje.


Moderatoret "aktive"

Ketyre "aktiveveve" rregullorja u prashikon nje "status" te veēante pika 6 dhe te siguroj qe stafi s'ka ngurruar ta zbatoje.
Lela_dr mund te deshmoje per kete pune ne veēanti.

E fundit edhe rrotacioni ( per adminet besoj e ke fjalen) eshte zbatuar me perpikmeri. Te dy adminet jane rivotuar dhe propozimet per nje apo te rinj jane te hapura ne staf.
Megjithate s'e kuptoj pse duhen njoftuar anetaret pjese e te cileve je dhe ti, per pune te tilla qe i perkasin stafit dhe drejtimit.


Nuk e di ē'te motivon te "kacafytesh" me rregulloren, hasmeri apo nostalgji te vjetra, ide apo pikepamje rradikale, militantizem apo "integrime" te veēanta, cilatdo qofshin arsyet do te ishte mire te "zhisheshe" nga motivime te tilla ne menyre qe edhe verejtjet dhe sugjerimet te ishin konstruktive.

Ja kalofsh mire Analiste


erzeni


  Gjithsej 52 faqe: « E parė ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 51 » ... E fundit »
Trego 52 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.