Forumi Horizont
Trego 7 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- presidenti dhe data e zgjedhjeve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12767)


Postuar nga arturm datė 06 Dhjetor 2006 - 21:49:

presidenti dhe data e zgjedhjeve

Presidenti Moisiu shpalli daten e zgjedhjeve vendore, 20 Janar dite e shtune.
Arsyeja per kete zgjidhje te pazakonte (pothuajse gjithmone zgjedhjet zhvillohen diten e diele) ishte fakti qe me 21 Janar ka zgjedhje ne Serbi.

Ju duket normal ky "arsyetim"?
A nuk jemi ne nje shtet sovran?
A nuk mendoni se kjo tregon, ne te mire apo ne te keq, nje fare "varesie" nga faktori rajonal?

Cfare mendoni per kete?


Postuar nga Fajtori datė 06 Dhjetor 2006 - 23:53:

Ne vend qe te hedhim opinione ketu, nuk eshte mire te dime cilat jane aresyet tamam per kete ndryshim? Ndoshta Shqiperia ka nevoje per vezhgues te huaj dhe keta duhet te jene ne Serbi diten e diele? Ky nuk eshte faktor rajonal, por paaftesi e Shqiperise per te bere zgjedhje me forcat e veta.


Postuar nga arturm datė 07 Dhjetor 2006 - 12:41:

une nuk dhashe asnje opinion ketu. desha vetem te kuptoja perse-ne e vertete te ketij vendimi. nqs arsyeja eshte kjo qe shtroni ju eshte e mirepritur, por teknikisht eshte e pavlefshme sepse vezhguesit nuk "vezhgojne" vetem diten e zgjedhjeve per procesin zgjedhor, i cili fillon qe nga hapja e qendrave te votimit, ne vazhdim me numerimin e votave e ne fund me "ankesat" dhe shpalljen e rezultateve.
keshtu qe nuk e shof (gjithmone teknikisht) te mundur faktin qe vezhguset e huaj te "vezhgojne" ne shqiperi deri me 22.00 te se shtunes dhe te nesermen ne oren 7.00 te mengjesin te ndodhen te shperndare ne territorin e serbise per zgjedhjet e atjeshme.
mos harroni qe "sherret" e kota politikane per festen e 29 nentorit jane nje precedent per keto "dyshime" te miat.


Postuar nga Petrit Kola datė 08 Dhjetor 2006 - 03:31:

Kjo tregon qe ne jemi vrima e mbrame e kavallit. E para eshte Serbia...

Kete e tregoi edhe shtyrja e statusit per Kosoven qe duket qe do te jete nje pavarsi por vetem pavarsi jo.

Ne fakt edhe 29 Nentori eshte vene kastile nga jugosllavet dhe vegla e tyre ,Hoxha pasi ajo date ishte dite feste e Jugosllavise se Titos.


Postuar nga arturm datė 09 Dhjetor 2006 - 21:36:

Citim:
Po citoj ato qė tha Petrit Kola
Kjo tregon qe ne jemi vrima e mbrame e kavallit. E para eshte Serbia...


nuk ju kuptoj. jemi akoma aq te varur sa te mos mund te vendosim sipas deshires nje date zgjedhjesh?!

Citim:

Kete e tregoi edhe shtyrja e statusit per Kosoven qe duket qe do te jete nje pavarsi por vetem pavarsi jo.


europa e ka treguar gjithmone sa na "do" neve, por mendoj qe nje minimum pavarsie sa te mund te vendosim nje date zgjedhjesh duhet ta kemi arritur apo jo?
per mua eshte problem i brendeshem i politikes sone
Citim:

Ne fakt edhe 29 Nentori eshte vene kastile nga jugosllavet dhe vegla e tyre ,Hoxha pasi ajo date ishte dite feste e Jugosllavise se Titos.

une e mendoj ndryshe. ishte nje nder elementet e revanshit te te ashtuquajtur e djathte shqiptare direkt pas marrjes se pushtetit pas renies se diktatures per te "goditur" ne nje fare menyre "historine" komuniste ne shqiperi.
ju sjell vetem nje fakt per kete. marrim si te vertete ate qe thoni ju, qe festen e clirimit e "vendosen" jugoslavet. duke pare se si eshte sjelle Enveri me "armiqte" qe i dolen here pas here ne rrugen e tij (u prente/prenim deri kokat neper fotografite e librave) a nuk mendoni qe ne momentin qe Jugoslavet i dolen armiq do kishte gjetur nje fare "justifikimi" per ta ndryshuar/spostuar ate date/feste?

Per mua clirimi i shqiperise eshte nje date simbolike dhe per kete eshte mire te jete "e distanzuar" nga nje date/feste tjeter. ne fund te fundit asnje se ka pare ushtarin e fundit gjerman se kur ka dale nga shqiperia. Pikerisht sepse eshte nje date simbolike duhet te jete feste e te gjitheve, dhe per kete mund te jemi edhe dakord per ta "spostuar", por kjo nuk duhet bere nga politika dhe per revanshizem. N.q.s. nuk do ishte nje revanshizem atehere nuk duhej te ishte nje nder gjerat e para me te cilat u morr Berisha, dhe sidomos, e perseris edhe njehere, nuk duhej ta bente ai kete gje. Politikanet duhet te merren me politike, me histori merren historianet.

Per mua mund te vendosej shume mire qe festa e clirimit te ishte 17 Nentori. Ne fund te fundit shumica e vendeve kane si feste clirimi diten e clirimit te kryeqytetit.

psh


Postuar nga Petrit Kola datė 09 Dhjetor 2006 - 21:52:

Arturm

E para nuk jemi akomo te cliruar. Ne kemi nje qeveri kolaboracioniste, ligj lufte me Greqine, ushtare greke ne Shqiperi etj etj.... etj etj....

E dyta kukllat nuk kane asnje lloj pavarsie.

Enveri nuk e ndronte dot daten, por edhe i pelqente dhe festa e clirimit ishte me kryesore se ajo e pavarsise.

Me daten e clirimit te kryeqytetit jame dakort edhe une por pasi te clirohet nga veglat greko-serbe dhe vete greket dhe serbet.


Postuar nga varka datė 17 Korrik 2007 - 19:28:

Presidenti moisiu per 1 jave do i kthehet parkut rinia kur do te vazhdoje lojen e dominose te cilen e la ne mes ne 2002.


 
Trego 7 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.