Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=17)
-- Shkolla e larte ne Evrope, SHBA dhe Shqiperi. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12978)


Postuar nga Fajtori datė 15 Janar 2007 - 17:03:

Studentet ne BE dhe ne Shqiperi.

Po ju prezantoj me disa te dhena statistike qe mund te na ndihmojme te reflektojme mbi arsimin shqiptar.Te dhenat teme jane marre nga raporti i komuniteti europjan "17 million tertiary students in the European Union: Enrolments 2002/03- graduates 2003 in tertiary education"

Per me shume vizitoni http://epp.eurostat.ec.europa.eu


Postuar nga Fajtori datė 15 Janar 2007 - 17:14:

Per te kutpuar sa ndiqet arsimi i larte ne popullsi llogaritet grupmosha 20-24 vjec, ku presupozohet se gjenden pjesa me e madhe e studenteve. Perqindja e te rinjve qe jane studente tregon sa arsimohen te rinjte. Per te qene me korrekte shtohen dhe studentet e moshave te tjera. Shikoni me lart sa e ulet eshte kjo perqindje ne Shqiperi. Kjo mund te justifikohet deridiku me faktin qe shume studente stujojne jashte, por mbetet fakti qe brenda Shqiperise perqindja eshte shume e ulet.

Ne Shqiperi rezulton se ka nje pjese te konsiderueshme jashte grupmoshes 20-24, por kjo vjen thjesht sepse shume studente jane 18-19 vjec. Sidoqofte studentet e moshave te vjetra nuk ekzistojne pothuajse fare, ndryshe nga shumica e vendeve te tjera.


Postuar nga Fajtori datė 15 Janar 2007 - 17:28:

Nga grafiku me lart del se variacioni ne moshen e studenteve eshte pak me i madh se vende te tjera lindore, por eshte shume i vogel ne krahasim me shtete te tjera te Bashkimit Europjan dhe SHBA (djathtas).

Italia duket si shtet me studente te rinj. Kjo nuk tregon se studentet mbarojne shpejt (sic do tregoj pas pak).


Postuar nga Fajtori datė 15 Janar 2007 - 17:37:

Persa i perket vendeve europiane.

Ne pergjithesi ka me shume femra sesa meshkuj ne universitet. Vetem Gjermania ka nje perqindje pak me te larte meshkujsh (50,5%). Ndersa ne perqindja me e larte e femrave gjendet ne Shqiperi, ku rreth 60% jane femra.

Eshte interesant ky fakt ne nje vend si Shqiperia. Dhe eshte argument i forte per ata qe mendojne se femrat jane budallaqe.

Por ka edhe me shume. Lexoni me poshte...


Postuar nga Fajtori datė 15 Janar 2007 - 17:44:

Nese llogarisim perqindjen e studenteve qe jane femra dhe perqindjen e femrave qe jane diplomuar del se akoma me shume femra diplomohen se meshkujt. Edhe kete rradhe rekordin e mban Shqiperia, me rreth 70% te diplomave ne dore te femrave.

Ne raport thuhet se ky ndryshim mund te vije edhe sepse deget qe zgjedhin femrat jane me te shkurtra ne kohe. Sidoqofte raporti llogarit vitin 2003 dhe varet kur ka hyre ne fuqi karta e Bolognes.


Postuar nga Fajtori datė 15 Janar 2007 - 17:53:

Ne grafikun e mesiperm tregohet sa perqind e diplomave jane 5-vjecare e siper dhe sa jane me te shkurtra. Nga kjo del se rekordin e mbajne italianet, ku 85% mbarojne shkolle 5 vjecare, ndersa Anglezet dhe Suedezet mbarojne shkolla mesatarisht te shkurtra. Kjo vjen me siguri prej sistemit arsimor, qe ne Angli ka vite qe bazohet ne sistemin 3+2.


Postuar nga Fajtori datė 15 Janar 2007 - 18:05:

Fund.

Ne raport ka dhe disa te dhena te tjera. Nga ato qe pashe Shqiperia ka nevoje per profesioniste te shkencave ekzakte. Rreth 5200 studente kane mbaruar per dege jo shkencore, nderkohe qe vetem 101 kane mbaruar per shkenca dhe kompjuter, ndersa 218 per inxhinieri te ndryshme. Kjo tregon se shkolla ne Shqiperi bazohet ne dege llafollogjike (94%), nderkohe qe vendet me te zhvilluara te Evropes (si psh Gjermania) prodhojne inxhiniere dhe programatore shume me teper (Gjermani: 26%).


Postuar nga Amici di Nessuno datė 15 Janar 2007 - 19:18:

Sepse ne shqiperi dynjaja duan Gazetari, psikollogji?!, Shkenca politike, maximumi Bussines Administration.


Postuar nga Deb* datė 17 Janar 2010 - 15:35:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Nese llogarisim perqindjen e studenteve qe jane femra dhe perqindjen e femrave qe jane diplomuar del se akoma me shume femra diplomohen se meshkujt. Edhe kete rradhe rekordin e mban Shqiperia, me rreth 70% te diplomave ne dore te femrave.
.


Nuk ka me keq. Brezi im hyn te brezi qe shume pak meshkuj arriten te mbaronin shkollen e mesme, te pakten flas per qytetin tim. Shumica e meshkujve zgjodhen rruget e kurbetit. Mos flasim per % e meshkujve qe mbaruan universitetin. Ka nje disnivel te madh arsimor midis femrave dhe meshkujve. Nje femer me shkolle ka me shume mundesi ta marri burrin pa shkolle. Qe ketu fillojne ato konfliktet qe cojne deri bne divorce. Mos perputhje mentalitetesh, kulture.
Megjithese keto vitet e fundit dhe djemte jane ndergjegjesuar qe shkolla eshte nje domosdoshmeri, dhe jo thjesht nje cope karton. Tani % e meshkujve qe vazhdojne shkollen e larte eshte me e larte keto vitet e fundit.
Ke ndonje grafik me te fundit per % e meshkujve/ femrave qe ndjekin shkollen e larte vitet e fundit Fajtor? Do isha e interesuar ta shikoja.


Postuar nga Fajtori datė 17 Janar 2010 - 16:41:

.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.