Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Grupet mafioze shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13391)


Postuar nga arturm datė 30 Mars 2007 - 12:29:

Fajtor

Ne flasim shqip por nuk kuptohemi me duket.

Asnje nga ne nuk te thote qe nuk duhet te shkruajne libra per krimet, dokumentare, etj. Por eshte shume e rendesishme te dihet kush i shkruan, pse i shkruan, dhe me cfare vertetesie.

Une te them te lexosh (natyrisht nqs te intereson) nje liber TE DOKUMENTUAR te fenomeneve emigruese italiane dhe shqiptare, te shkruar nga nje nga gazetaret ME TE NJOHUR ne Itali, DHE TI THUA S'KAM KOHE/DESHIRE/VULLNET ta lexoj.

E cfare ben pastaj? Vjen ketu e na ben leksione (inferioriteti sipas meje) mbi "turpin" qe na ka zene ne nga dy artikuj TE SHKRUAR NGA NUK E DI KUSH GAZETAR APO GAZETE, artikuj qe u referohen episodeve te caktuar, qe nuk bejne nje analize te "fenomenit kriminal" shqiptar etj. Mua kjo nuk me bind i dashur Fajtor.

Nuk me bind sepse nje nga ata artikum qe te solla ketu ishte thjesht nje perkthim (i keq) i nje artikulli (te keq) te shkruar nga shtypi italian. E, me lejo, duke qene se une mendoj ta njof shume me mire se ty shtypin gazetaresk italian, dhe qellimin me te cilin shkruhen keto artikuj ne Itali, te pakten me li "il beneficio del dubbio".

E thashe edhe nje here, ketu mor vella i dashur u be deti kos. Shqipja na doli gjuha e pare ne bote, u kemi mesuar buken italianeve, E JEMI UDHEHEQESIT E KRIMINALITETIT BOTEROR. Per dy te parat nuk di cfare te them o Fajtor se nuk flas pa qene i informuar, por kam bere nja dy klase shkolle (matematike) dhe me duket pak e veshtire qe nje popull prej 2.5 milion banore (perfshire gra dhe femije) te kete arritur keto rezultate ne luften per te kryesuar krimin ne nje popullsi prek 450 milionesh se BE (tani na u shtua edhe amerika dhe kanadaja). Thjesht kaq.

Psh.


  Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.