Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Grupet mafioze shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13391)


Postuar nga Fajtori datė 24 Mars 2007 - 15:42:

Arturm, kemi mendime te ndryshme. Krimet e shqiptareve duhet te jehojne neper mediat tona, te dime te gjithe kush jemi dhe cfare bejme neper bote. Ty kjo te bezdis dhe thua se nuk duhet te bejme reklame kalbesise tone, se ndoshta e kuptojme qe kemi pjese te kalbura.

Ja fillojme nga kjo. Sikur te flitej me shume, sikur te krijoheshin dokumentare me histori te kriminalistikes shqiptare ne Itali do e kuptonim pak me shume kush jemi dhe ku calon gomari. Shumica e shqiptareve nuk jane kriminele, por ajo pakica na mori me qafe. Une nuk kam ndonje taksirat te mbaj mbi supet e patriotizmit gabimet dhe interesat personale te pakices.

P.s. Edhe pse vertet duhen demigruar, kriminelet jane njerez normale me te cilet mund te flitet. Ka shume te burgosur shqiptare qe do i bente pune te kishte komunikim me jashte, qofte dhe me ne, qofte dhe me forumin. Ka website italiane ku letrat e te burgosurve shkruhen dhe vizitoret pergjigjen. Nder to ka dhe shume shqiptare.

Ja pra cfare kerkoj, te flitet, te komunikojme me njeri tjetrin dhe me ata, te dime cfare krimesh bejme si popull dhe kush po i gezon leket, te flasim me ata qe kane rene brenda ne menyre qe kur te dalin te ndihen akoma pjese e shoqerise.


  Gjithsej 58 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.