Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga Katilesha datė 04 Tetor 2007 - 19:45:

Post

Ti je njeriu me hipokrit qe kam takuar ndonjehere.
 
Ēuditem se si kam mundur te jem mikja jote per vite me rradhe kur e dija se sa here qe te ktheja shpinen ti me ngulje nje thike nga pas. Jam treguar vertete budallaqe kur kam shpresuar qe me miqesine time mund te te ndryshoja ty , nje njeri qe nuk I njeh ndjenjat e pasterta,te sinqerta, te verteta per ata qe ia vlen edhe te sakrifikosh ne jete.
Hipokrizia dhe shpirtvogelsia jote te kane eklispuar shpirtin. Ti nuk mund te jetosh vecse e zhytur ne llumin tend,ne sterresine tende. Ty as rrezet e diellit nuk te arrijne,ty asnje ndjenje njerezore nuk mund te ta largoje eklipsimin tend.Ti kurre nuk ke mundur te shohesh pertej vetes tende,pertej ndjenjave te tua aq te vogla dhe te rendomta.
Dhe une perseri lotoj per miqesine qe dikur na bashkonte,per 3-shen e mrekullueshme te bukurosheve qe te gjithe e kishin zili, per 3-shen qe ne cdo moment ishin bashke,qe cdo gje e ndanin bashke,qe cdo gezim dhe hidherim e perjetonin bashke. Kur njera qante, te tjerat shijonin kriptesine e loteve, miqesia behej shami per te fshire lotet.
Ēfare I bere vetes…Je VETEM dhe tani guxon te rikthehesh…..guxon te derdhesh lot dhe te pohosh ne heshtje se je penduar. Nuk genjehem me. Nuk do ia lejoja vetes!
 
Ti JE VETEM…..une JO!!
 
Eh vetem ne nete te tilla,ku hena e vendosur ne qiell si nje pike mbi I mundem t’I them keto.Vetem ne nete te tilla ku hena me duket se mbahet me nje fije shprese me qiellin mundem te shpresoj akoma se ndjenjat e verteta mund te te arrijne nje dite. Pavaresisht te gjithave qe me ke bere mua dhe mikes tende, une /ne perseri te duam te miren.
Per hir te gjithe atyre viteve ku nuk benim dallim nga vetja,per ato vite miqesi e gjithcka tjeter.
 
Sonte hena u be dhoma ime e rrefimeve…vetem ne preherin e saj mund te ndjesh sigurine dhe besimin te rrefesh dicka.
 
 
….do rikthehem……


  Gjithsej 655 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.