Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Biodiversiteti dhe Mjedisi. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=365)
-- Liqeni i Ohrit dhe Korani i famshem pogradecar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14766)


Postuar nga Tulipani datė 25 Tetor 2007 - 20:10:

Lightbulb Liqeni i Ohrit dhe Korani i famshem pogradecar

Agonia e koranit tė famshėm pogradecar…!
nga Bardhyl Berberi


Pogradeci ėshtė qytet qė e ka liqenin nė gjirin e tij. Shėtit nėpėr rrugė dhe ndien pėrplasjen e dallgėve, kėcitjen e peshkut, klithjen e pulbardhave. Fle natėn dhe tė duket sikur liqenin e ke aty nėn jastėk si njė ninullė tė ėmbėl.

Liqeni i Ohrit ėshtė njė nga liqenet mė tė vjetėr nė botė i krijuar prej 4 milionė vjetėsh. Ky liqen me brigjet e tij magjike i ka dhėnė qytetit tė Pogradecit madhėshti e ka bėrė atė hijerėndė dhe befasues nė tė gjitha stinėt .

Nė sajė tė jetė gjatėsisė sė tij janė ruajtur lloje bimėsh dhe peshqish qė nuk gjenden nė asnjė liqen tjetėr tė botės .Kėtu pėrfshihen 17 lloje peshqish midis tyre mė unikali dhe i vetmi Korani (salmone letnica) si dhe krapi belushka skobuzi kleni ngjala etj. Por liqeni ėshtė i mbipopulluar edhe faunė tė pasur si dhe zogj ujorė ku dallohen zogjtė zhytės si pelikani, mjelma, koromanti, si dhe zogjtė notuesė si guzat shqipkat rosat etj Pėr kėtė vitalitet dhe kėto asete nė vitin 1980 liqeni ėshtė shpalur nga UNESKO thesar i trashėgimisė botėrore. Por liqeni i Ohrit po pėrballet me njė sėrė problemesh serioze mjedisore si dhe pakontrolluar tė cilat po e dėmtojnė seriozisht .

*****

Korani ky peshk i rrallė antik qė jeton nė liqenin mė tė vjetėr tė botės ėshtė nė njė pikė shumė kritike. Sė pari nga mbipeshkimi dhe gjuetia pa kriter. Peshkohet koran madje edhe nė kohėn e shumimit tė tij, qė ėshtė katastrofale pėr specien. Nė liqenin e Pogradecit pas vitit 1992 peshkojnė pa liēencė dhe pa asnjė kriter vetėm nė qytet mbi 400 varka dhe po aq nė zonėn e Hudėnishtit dhe nė atė tė Linit (fshatrat bregliqenorė) gjuajnė koranin nė mėnyrė ilegale.

Vetėm para pak ditėsh revista e njohur shkencore njė nga mė prestigjozet ndėrkombėtare "National Geographic" qė botohet nė 64 gjuhė tė botės pas njė studimi tė shkencėtarve amerikan arrinte nė konkluzion se se jemi para njė katastrofe tė madhe: Korani, njė nga speciet detare mė tė vjetra e mė tė rralla nė botė ėshtė drejt zhdukjes sė plotė. Shkencėtarėt amerikanė iu bėnin thirrje kolegėve tė Ballkanit qė t`i bėjnė ballė kėsaj fatkeqėsie natyrore. Sipas studimit tė revistės amerikane vetėm pjesa shqiptare nxjerr nga liqeni rreth 80 ton koran nė vit. Madje ėshtė bėrė njė propozim edhe nga qeveria maqedonase qė pėr 5 vjet tė ndalet krejt gjuetia e koranit nė liqen por edhe kjo masė shkencėtarve iu duket e vogėl para gjėndjes aktualė qė ka liqeni dhe korani. Por ēfarė thonė specialistėt rreth kėsaj gjėndje.

Kryetari i Shoqatės sė Peshkatarve tė rrethit tė Pogradecit, Adriatik Dokollari pėr gazetėn "Shekulli" thotė: Ėshtė vėrtet njė situatė dramatike liqeni po masakrohet. Dokollari qė prej 20 vjetėsh ka punuar peshkatar. Ai veēon dy shkaqesi mė kryesoret: sė pari gjuetia pa kriter dhe sė dyti mos realizimi i hedhjes sė rasateve nė liqen nga qendra e shumimit nė Lin.

Janė mbi 600 varka tė cilat gjuajnė nė mėnyrė ilegale edhe nė kohėn e shumimit, periudha qė korani lėshon vezėt pėr ripėrtėritje. "Korani po plaket, - thotė Adriatiku, - njė pjesė e rasateve nuk hidhen dhe njė pjesė tjetėr kapet nga peshkatarė ilegalė dhe shiten fare tė vogla duke frenuar ripėrtėritjen. Ta hemi mė troē, - shton Adriatiku, - t`i heqish fėmijėt dhe brezat pasardhės do tė thotė qė tė plakėsh koranin dhe pas zhdukjes sė tė vjetėrve tė mos ketė pasardhės.

Me kėtė liqen mbahen rreth 4500 familje me bukė, 2500 direkt nga shitja e peshkut dhe 2000tė tjera me lokalet e biznesit. "Ne e dimė qė sapo vjen njė turist i huaj apo vendas thotė erdha nė Pogradecpėr tė ngrėnė njė koran pasi dihet se korani ėshtė mbreti i peshkut dhe fama e tij ka pushtuar botėn…".

Kėshtu korani po shkon drejt degradimit. Kryetari i peshkatarve sjell si argument edhe faktin shokues qė rasatet e koranit qė duhet tė hidhen nė liqen, nuk hidhen aty, ndonse ka njė plan hedhje dhe njė inkubator qė ėshtė ngritur nga Banka Botėrore dhe pėr tė cilin janė financuar jo pak, por rreth 1 milion dollarė.

Lidhur me kėtė skandal tė moshedhjes sė rasateve tė planifikuara nė liqen, Adriatiku ka njė evidencė tė tij: Kėshtu, gjatė vitit 2006 janė grumbulluar vetėm 46 kg vezė. Kjo sasi rasatesh ėshtė shumė pak.. Qė tė realizohet plani duhet tė grumbullohen 150 kg vezė dhe mė pas tė transformohen nė rasate korani A. Kjo nuk ndodh. "Ky ėshtė njė tregues qė mua mė tmerron, - thotė Adriatiku. Rasatet e koranit qė duhet tė hidhen nė liqen pėr tė ndihmuar shumimin e kėsaj specieje, shiten privatisht nga pėrfaqėsuesit shtetėrorė, tek tė huajt dhe privatėt qė i kultivojnė nėpėr vaska..!

*****

Peshkatarėt e vjetėr dhe specialistėt e dinė se njė nga problemet themelore tė ndotjes ekologjike tė liqenit ėshtė prishja e vijės ujore tė liqenit. Kėshtu nga njė raport zyrtar i projektit tė ruajtjes sė liqenit, pėrgjatė gjithė bregut tė Liqenit, vija ujore e tij ėshtė prishur nė 4,2 km gjatėsi. Gjendja bėhet mė e nderė po tė kihet parasysh qė bregu vuan edhe nga derdhjet pakriter tė dherave dhe mbeturinave nė breg tė tij. Zyrtarisht janė 187 akte konstatimi tė abuzimeve me vijėn e liqenit. Vėrtet po bėhet kolektori i ujrave tė zeza (qė derdhen nė liqen) dhe kjo ėshtė njėra anė, por ana tjetėr pokaq e rėndėsishme ėshtė se shkeljet e vijės liqenore, e kthejnė liqenin nė kėnetė. Lasgushi i madh i Pogradecit thotė: "Kur shtrohet vala pėrmbi zall…". Por fatkeqėsisht vala nuk po lihet tė shtrohet pėrmbi zall..

Nė liqen sot rriten edhe njė sasi e madhe algash. Rritja e algave do tė sjellė zhdukjen e peshqve nėse vijohet me shifrat e sotme. Por nga zhvillohen kėto alga? Shkaku ėshtė rritja e sasisė sė fosforit nė liqen. Nga analizat e bėra shkencore tė laboratorėve tė monitoruesve tė huaj rezulton se niveli ka shkuar nė 8ml pėr m3 dhe sasia e sotme nė liqen ėshtė 150 ton fosfor i tretur. Ky vjen kryesisht nga derdhja e ujrave tė zeza nė liqen. Nėse ritmi vijon i tillė, pas 20 vjetėsh liqeni i Pogradecit do tė kthehet nė kėnetė. Ka pak ditė qė nga financimi i Bankės gjermane KFV ka filluar ngritja e kolektorit tė ri, i cili po realizohet nga firma austriake Strabak dhe vetėm pėr fazėn e parė janė financuar 6,5 milionė euro, ku pėrfshihet kolektori kryesor i qytetit dhe impiantet e tij si dhe stacionet e pompimit. Kjo fazė duhet tė mbyllet pėr 18 muaj.

Nė Qendrėn ku janė shpenzuar rreth 1 milionė dollarė nga Banka Botėrore

"Rasatet e koranit qė duhet tė hidhen nė liqen, shiten privatisht.."

Ka disa letra dhe ankesa zyrtare rreth Qendrės ku rriten rasatet e koranit. Shkuam atje. Qendra ndodhet nė kėmbėt e tunelit tė Qafė –Thanės nė kufi me Maqedoninė. Sapo afrohemi, pėrballemi me dyer tė kyēura rėndė dhe njė tufė qensh qė vijnė me shpejtėsi drejt nesh.. Ndėrtesa dhe kompleksi i rrethuar me hekura ngjan me njė bazė ushtarake. Zhurma e qenve afron njė punonjės. Na thotė: "Nuk mund tė hyni brenda pa lejėn e pėrgjegjėsit. Pėrgjegjėsi quhet Mihallaq Shegani. Pasi komunikuam me drejtuesin, futemi me shumė vėshtirėsi tek qendra. Aty ėshtė gjithēka bashkohore dhe moderne. Para dy vjetesh kėtu ėshtė bėrė njė investim i Bankės Botėrore prej rreth 1 milionė dollarėsh. Laborator modern, sallė kompjuterash, aparatura bashkohore dhe 20 vaska tė mėdha metalikepėr prodhimin e rasateve (nė fazat derisa nga vezėt shkojnė ēdo rast deri nė 3 gr dhe mė pas duhet tė hidhen nė liqen).

Nė kėtė qendėr shtetėrore ka 5 punonjės. Dy zyrtarėt kryesorė pas drejtuesit tė qendrės, z.Shegani, janė vėllai dhe bashkėshortja e tij (!). Dy tė tjerė qė mbeten, janė gjithashtu tė afėrt tė pėrgjegjėsit. E pyesim z.Shegani pėr kėtė kolektiv kaq familjar nė njė qendėr shtetėrore. Z.Shegani nuk sheh asnjė shqetėsim, madje heq njė paralele midis mjekėve tė spitalit qė punojnė nė njė vend pune burrė e grua. Ai gjithashtushton se "kėtė vit mė mbaron edhe djali pėr inxhinjer peshkimi, ku do tė vejė ai …".

Vijmė tek ēėshtja kryesore qė cekėm nė bisedėn me kreun e peshkatarėve. Ku shkojnė rasatet e koranit qė duhet tė hidhen nė liqen? Z.Shegani pranon se kėtė vit nuk ėshtė realizuar plani i rasateve. "Pasi nuk ėshtė mbledhur sasia e vezėve tė koranit pėr t`u nxjerrė lavrae koranit dhe mė pas rasatet, - thotė drejtues Mihallaqi, suke shtuar me ngut se "shumė shpejt do tė hedhim nė liqen rreth 700 mijė copė rasate nga 1 milion qė e kemi planin..".

E pyesim z.Shegani drejtpėrdrejt pėr shqetėsimin tonė: abuzimin me rasatet e koranit. A ėshtė e vėrtetė qė rasatet qė duhet tė hidhen nė liqen shiten tek persona privatė nga kjo qendėr shtetėrore me personel familjar? Pėrgjigja e z.Shegani nuk vonon.. Ai pranon se kjo qendėr iu ka shitur rasate korani personave privatė! E pyesim se si mund tė ndodh ky paradoks dhe shkelje.. Tė shesėsh privatisht rasatet e destinuara pėr liqen? Dhe aq mė tepėr nė njė kohė kur pranohet se plani i hedhjes sė rasateve nuk ėshtė realizuar.. Drejtor Mihallaqi, e ka pėrgjigjen edhe pėr kėtė..Ai na thotė se rasatet i ka shitur "me njė urdhėr nga lart". E pyesim se kush ia ka dhėnė kėtė urdhėr. Pėrgjigja ėshtė: "Drejtori i pėrgjithshėm i peshkimit..".

Mė pas z.Shegani i bashkohet mendimit se "liqeni po masakrohet barbarisht(!)", por pėr tė fajtori kryesor ėshtė gjuetia e paligjshme. "Po kapen edhe peshq korani fare tė vegjėl qė kanė qėndruar fare pak kohė nė liqen pas hedhjes sė tij madje, njė pjesė prej tyre janė tė matrikulluar dhe unė i kam gjetur tek shitėsit nė treg kėto stėrfe,(kėshtu e quajnė peshkatarėt koranin e vogėl tė parritur mirė), - thotė ai.

 

PASAPORTA E LIQENIT

Emri: Liqeni i Ohrit

Mosha: 2 - 4 milion vjeēare

Vendndodhja: Shqipėri – Maqedoni

Ngjyra: E kaltėr

Gjatėsia: 30 km

Gjėrėsia:14,5 km

Thellėsia: 289 m

Breg liqenor: 88 km

Lartėsia mbi nivelin e detit: 595 m

Sipėrfaqja: 358 km2

Tejdukshmėria e ujit: 18 m

Uji ndėrrohet njė herė nė 60 vjet

Liqeni ushqehet 70 % nga liqeni i Prespės dhe nga 40 lumenj dhe pėrrenj qė derdhen atje


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.