Forumi Horizont Gjithsej 136 faqe: « E parė ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)


Postuar nga BIONDIA datė 09 Prill 2008 - 12:50:

Me duart qe me dridhen hap deren e makines dhe zbres dhe pse ti mundohesh te me ndihmosh sikur te jem nje femi qe sapo ka filluar te eci ,te shtyj doren ngadale dhe rri per disa caste ne oborr.
Nga vazot me lule vjen je profum i mrekullueshme i jaseminit dhe i karafila qe perpara se te semuresh i pata mbjell .Marr fryme thelle dhe ky profum i mrekullueshm me hyn ne shpirt me mbeshtjell si nje tis i holle mendafshi .
Cdo gje duket sic e kam lene 3 muaj me pare lodrat e tua ne nje qoshe porta e futbollit koshi i basketbollit bicikleta ne anen tjeter vetem poshte gazebos shikoj qe jane nderruar cdo gje dhe ne e ne tavoline qendron nje vazo me tulipane te bardhe nuk po u besoja syve nuk e mendoja qe do kishin celur kur i mbolla nuk mendoja se do arrija ti shihja te celnin .
Ju afrova afer dhe preka lehte gjethet e gjera kishte ne kete vazo 3 tulipane te celur dhe per cudi mendova se ishte numri jone une ti dhe .... me kujde hap deren e shtepise dhe ndiej te me perplaset ne fytyre ai profumi per te cilin me kishte marre malli ishte profumi i shtepise time .
Ne te qinden e sekondit rrotulla syte ne kater qoshet e shtepise dhe pashe cdo gje me imtesi cdo do gje ishte ashtu sic e kisha lene ndryshonte vetem dicka qe perpara se beja kurre afer ikones se Jesus ishte ndezuyr nje lumin qe leshonte nje drite te kuqe kjo gje me beri te kujtoj lutjet e tua dhe me erdhi keq per ate qe ke kaluar keto muaj .
Mbi tavoline qendronte akoma fotoja ime ku isha 19 vjece ishte nje foto qe ty te pelqente shume dhe i kishe gjetur dhe vendin me thoje "ne kete vend eshte mire sepse duhet cdo njeri qe te hyje ne shtepi te shohi sesa e bukur je ".
Shkoj drejt korridorit dhe me ngadale hap deren tende ti je aty qe flen gjume ne krevatin prej druri ndiej profumin e dhomes tende tipik te femijeve te vegjel profum pudre , kremi profum pastertie .
Ne dhomen tende eshte pak erresire ndez me ngadale abazhurin dhe dalloj floket e tu te verdha fytyren tende te bukur zhytyr ne carcafet e bojeqillte.Ne dritare qendrojen perdet blu dhe kafshet qe jane aty duken sikur te mbrojne nga cdo e keqe
Ne tavanin tend yjet dhe hena fosforishente leshojne nje drite blu dhe kjo gje jep nje nuance tjeter dhomes .Te afrohem afer dhe me duart qe me dridhen (kete here nga gezimi) te prek ngadale floket te prek doren e vogel por te shendetshme qe e ncjerre jashte jorganit me tjetren ke perqafuar nje pellush qesh eshte ariu jot i preferuar i kishim vene dhe nje emer TEDI.
E shtrengoje fort ne tej ne qoshe shikoj canten e shkolles kurse mbi karrike shikoj perparsen klu ku jane qendisur inizialet e emrit tend.
E kam qendisur une kete gje te ulem afer me kujde se nuk dua te zgjoj dhe te shikoj me imtesi sa ke ndryshuar ne keto 3 muaj .Shikoj vetullat e zeza dhe qerpiket e gjate e te zinj shikoj buzet e bukura dhe lekuren tende te lemuar .
Je fotokopia ime me kujdes heq kepucet dhe futem ngadale ne krevatin tend ti ndien e me doren tjeter me ve rreth qafes dhe une te shtrengoj me kujdes .Ndiej frymen tende te ngrohte ne qafen time dhe te peshperis ngadale "amore della mamma come sei cresciuto"te shikoj ne fytyre ti buzeqesh por gjithmon me syte mbyllur nuk e di ne me ke degjuar apo jo . Ndoshta po shikon ndonje enderr te bukur ndoshta po luan me engjejt qe te kan mbrojtur kur skam qene une .
Te puth fort dhe ndiej qe kjo puthje ka larguar cdo gje ka larguar vuajtjet ,dhimbjet friken time .Ka larguar ate dimir qe kishte muaj qe me mundonte.
Te shtrengoj me fort e ti hap syte me shikon dhe buzeqesh e me thua"do me cosh ti neser ne shkolle sdo ikesh me spital "e une me lot ne sy por e gezuar te them "do te coj une e do te marr une " ateher qesh por kete here e di qe spo shikon enderr dhe me thua "je mami me e mire ne bote te dua shume " mbyll syte dhe fut gishtin e madh ne goje dhe te ze gjumi .
Une jam ketu afer teje dhe mendoj se cdo gje qe kam kaluar ka qene vetem nje enderr ..nje enderr e keqe me gishtat qe me dridhem te perkedhel floket pa ndalaur asnje cast ....


  Gjithsej 136 faqe: « E parė ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.