Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datė 21 Janar 2009 - 10:49:

Il mattatore (1960)

Regjia: Dino Risi
Skenari: Age-Scarpelli, Ettore Scola
Aktore: Vittorio Gassman, Peppino De Filippo

Gerardo (Vittorio Gassman) eshte nje aktor teatri i pasuksesshem per publikun, por shume i zoti ne nderrimin e personazheve. Ai jeton me shuma te vogla parash qe fiton gjate spektakleve dhe frekuenton ambjentet popullore ku dominojne dembelet dhe hileqaret. Nje dite i kerkojne te sillet si bolonjez gjate nje mashtrimi qe i bejne nje industriali milanez. Por shoket e lene ne balte dhe Gerardon e fusin ne burg. Aty ai tregon aftesite e veta teatrale per te argetuar "publikun" dhe disa prej mashtruesve te regjur e kuptojne menjehere vleren e tij ne boten e hileve. Keshtu pas dy muajsh burg ai del, dhe fillon mashtrimet fillimisht per te fituar nje bilete treni, dhe me pas sepse nuk i reziston dot lekeve te shumta qe fiton. Gerardo behet hajduti me i madh i Italise dhe vlerat qe nuk ja njohen si aktor i thjeshte teatri ja njohen me pas ne boten e mashtrimit ekonomik.

Filmi eshte nje karamele e vertete qe befason shikuesin nga fillimi deri ne fund me zhvillime te papritura. Regjizori (i cili vdiq pak muaj me pare) ka krijuar skena te shpejta dhe montazh dinamik gje qe ben edhe sot shikuesin modern te mbetet para ekranit. Skenari eshte shume i perpunuar dhe i zgjuar (e pritshme po te lexohen emrat e mjeshterve me siper), por thuhet se ka marre shume pjese nga nje komedi teatrale e vitit 1956, "I tromboni".

Ky film ka pak material online dhe nuk duket shume i njohur. Mendoj se eshte disi i nenvleresuar per meritat qe mbart. Vetem dy vjet me vone del nje film tjeter i ngjashem, Totoruffa '62, i cili trajton te njejten teme. Te dy jane filma qe shikohen dhe sot me kenaqesi, por "Il mattatore" njihet me pak nga publiku.





Nje nga mashtrimet:

(Vini re si ndryshon dialektin ne fund dhe shpeton nga gjoba. Imagjinoni qe mund ta beje secili fare mire me ndonje dialekt shqiptar dhe te beje policin per vete.)


  Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.