Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 19 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=17)
-- Universiteti EPOKA (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16378)


Postuar nga tolstoy86 datė 16 Shtator 2008 - 20:09:

Universiteti EPOKA

Shume interesant ky lajmi, te kujton seriozitetin e universiteteve serioze te gjith botes dhe perpjekjen e tyre per te terhequr prane vetes nxenes cilesore..gjithe te mirat
http://gazetastart.com/?faqe=shfaqforum&LajmID=27193


Epoka University shpėrblen mė tė mirėt





E RENDESISHME


Pėr tė mbėshtetur arsimin nė Shqipėri dhe pėr ta rritur cilėsinė e tij, Universiteti i Kolegjeve Turke "Epoka", sjell njė surprizė pėr tė gjithė ata maturantė qė janė rradhitur nė 600 tė parėt nė provimin e Maturės Shtetėrore tė zhvilluar kėtė vit.

Dhe ja surpriza:

- 100 tė parėt fitojnė 100% bursė studimi dhe akomodimi (konvikt)
- 100 tė dytėt fitojnė 100% bursė studimi
- 100 tė tretėt fitojnė 80% bursė studimi
- 300 tė tjerėt fitojnė 60% bursė studimi




Pas njė eksperience mjaft tė suksesshme tė Kolegjeve Turke ‘Mehmet Akif’ dhe ‘Turgut Ozal’ nė Shqipėrinė post komuniste, njė tjetėr institucion mjaft i rėndėsishėm pėr pėrgatitjen e tė rinjve shqiptarė, ballkanas e mė gjerė ēel dyert e tij pėr studentėt e rinj nė vitin akademik 2008-2009. Me qėllim pėrgatitjen sa mė tė mirė sipas standardeve bashkėkohore, Universiteti Epoka, pėr herė tė parė nė Shqipėri sjell risinė e mėsimdhėnies nė gjuhėn angleze tė shoqėruar me staf tė pėrgatitur ndėrkombėtarė.


Rrugėtimi drejt Universitetit Epoka:

Universiteti Epoka u ēel pas njė eksperience 15 vjeēare tė tė parave shkolla jo-publike nė Shqipėrinė e pas vitit 1990. Ēelja e kėtij universiteti erdhi si nevojė dhe kėrkesė nga ato mijėra familje tė cilat ua besuan fėmijėt e tyre Kolegjeve Turke, “Mehmet Akif”, “Turgut Ozal” nė Tiranė dhe Durrės, dhe sė fundi edhe “Hasan Riza Pasha” nė Shkodėr. Suksesi tė cilin kolegjet turke i sollėn Shqipėrisė gjatė kėtyre viteve nga kompeticionet ndėrkombėtare, duhej tė vazhdohej mė tej edhe me pėrgatitjen profesionale tė tė rinjve shqiptarė, duke ofruar kėshtu mundėsi mė tė mėdha formimi shumėdisiplinor, nė mėnyrė qė studentėt e sotėm e qė nesėr do tė jenė e ardhmja e vendit, tė pėrmirėsojnė produktivitetin e organizatave, pjesė e sė cilave do tė jenė.



Stafi

Universiteti Epoka, nė shtatė departamentet qė ka ēelur, ka njė staf tė pėrgatitur dhe me eksperiencė nė universitetet mė me zė nė Evropė, SHBA etj. Studentėt shqiptarė, pėr herė tė parė kanė mundėsi tė marrin leksione nga njė numėr kaq i madh pedagogėsh me titull Prof. Dr. Kėshtu,

- Nė fakultetin e Inxhinierisė dhe Arkitekturės, Departamenti i Inxhinierisė sė Ndėrtimit, japin mėsim nė total 29 pedagogė, 8 nga tė cilėt zotėrojnė titullin Prof.Dr., 12 PHD dhe 9 qė kanė mbaruar studimet pasuniversitare Master nė universitete tė ndryshme evropiane dhe amerikane.

- Nė fakultetin e Inxhinierisė dhe Arkitekturės, Departamenti i Arkitekturės, japin mėsim nė total 28 pedagogė, 6 nga tė cilėt Prof.Dr., 15 PHD dhe 7 qė kanė mbaruar studimet pasuniversitare Master.

- Nė fakultetin e Inxhinierisė dhe Arkitekturės, Departamenti i Inxhinierisė sė Kompjuterit, japin mėsim nė total 14 pedagogė, 7 nga tė cilėt Prof.Dr., 1 PHD dhe 6 qė kanė mbaruar studimet pasuniversitare Master.

- Nė fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare, ka gjithsej 34 pedagogė, 8 nga tė cilėt janė Prof. Dr, 15 mbajnė titullin PHD dhe 5 tė tjerė me Master.

- Nė fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Departamenti i Finance Banking, ka gjithsej 38 pedagogė, 15 nga tė cilėt janė Prof. Dr, 19 mbajnė titullin PHD dhe 5 tė tjerė me Master.

- Nė fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Departamenti i Ekonomiksit, ka gjithsej 39 pedagogė, 15 nga tė cilėt janė Prof. Dr, 19 mbajnė titullin PHD dhe 6 tė tjerė me Master.

- Nė fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Departamenti i Administrim Biznes, ka gjithsej 38 pedagogė, 13 nga tė cilėt janė Prof. Dr, 19 mbajnė titullin PHD dhe 5 tė tjerė me Master.


Institutet dhe qendrat kėrkimore:

Me qėllim studimi mbi ēėshtje dhe probleme tė caktuara, Universiteti Epoka ka ēelur dy institute, nė pėrbėrje tė tė cilave ka katėr qendra kėrkimore. Qėllimi pėr ēeljen e kėtyre instituteve ka tė bėjė me rritjen e veprimtarisė kėrkimore dhe shkencore jo vetėm brenda stafit akademik, por duke pėrfshirė kėtu edhe vetė studentėt.

Kėshtu, nė pėrbėrje tė Institutit tė Shkencave tė Natyrės, gjenden Qendra e Formimit tė Vazhdueshėm, nė programin e tė cilės ka organizim trajnimesh, seminaresh dhe konferencash me pjesėmarrje tė akademikėve tė ardhur nga vende tė ndryshme tė botės; dhe Qendra Kėrkimore e Tėrmeteve, e para kjo nė Shqipėri dhe mjaft e rrallė nė rajon.

Nė Institutin e Shkencave Sociale, ka gjithashtu dy qendra kėrkimore: Qendra pėr Studime Evropiane dhe Qendra e Kėrkimit dhe Aplikimit



Arsimim 100 pėr qind nė gjuhėn angleze:

Pėrvoja ndėrkombėtare e viteve tė fundit ka dėshmuar se njohja e anglishtes ėshtė vendimtare pėr rritjen e aftėsive konkurruese nė tregun botėror tė burimeve njerėzore. Dihet qartė tanimė qė ekziston njė lidhje e fortė midis zhvillimit ekonomik dhe komunikimit duke patur parasysh problemin e madh qe sjell larmia e gjuhėve qė fliten nė botė pėr komunikimin dhe krijimin e marrėdhėnieve tė shėndosha. Nė njė botė gjithnjė e mė globale njohja e anglishtes sjell njė avantazh tė krahasuar shumė tė rėndėsishėm pasi gjuha angleze, pėr shkak tė faktorėve tė ndryshėm historik ėshtė pėrdorur tashmė gjerėsisht nė gjithė botėn si ura e artė qė lidh njerėzit qė i pėrkasin kombeve, racave apo feve tė ndryshme. Zgjerimi i pandalueshėm i tregut ndėrkombėtar lė tė kuptojmė se qė tė zhvillojmė ekonominė shqiptare duhet tė jemi sa mė tė pėrgatitur pėr tė, dhe njohja masive e gjuhės angleze ėshtė njė ndėr hapat kryesore.

Duke parė vlerėn qė gjuha angleze ka fituar gjatė shekullit tė kaluar dhe nė vazhdim, Universiteti Epoka jep arsimim tė plotė nė kėtė gjuhė. Tekstet dhe materialet shtesė tė pėrgatitura nga stafi mėsimdhėnės, janė 100 pėr qind nė gjuhėn angleze.


Programi mėsimor:

Programi arsimor nė Universitetin Epoka ėshtė bazuar nė atė amerikan. sistemi ėshtė katėr vjeēar dhe nė tė pėrfshihen mundėsi praktikimi tė teorive. Metodat e mėsimdhėnies janė njė kombinim i leksioneve, seminareve dhe orėve tė veēanta tė praktikimit tė teorisė nė laboratorėt pėrkatės. Diploma e Universitetit Epoka njihet nė tė gjithė vendet perėndimore dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Studentėt e Universitetit Epoka qė paraqesin rezultate tė larta nė mėsime, mund tė pėrfitojnė tė drejtėn e studimit nė njė degė tė dytė. Krahas teorisė, Universiteti Epoka n bashkėpunim me kompani tė mėdha vendase dhe tė huaja, mundėson edhe praktikė pėr studentėt e tij.

Universiteti Epoka, pėr tė sjellė nė auditoret e saj zhvillimet mė tė fundit tė botės sė pėrparuar, ka vendosur binjakėzim me disa universitete amerikane dhe evropiane. Universitetet me tė cilat bashkėpunon UE, janė :

Columbia Univesity in New York City New York City/NY, University of Texas at Austin Austin/Texas, University of Iowa Iowa city/Iowa, University of Illinois at Chicago Chicago/IL,Iowa State University Ames/IowaWestern Illinois University Macomb/ Illinois,Southern Methodist University Dallas/TX, Wayne State University Detroit/ Michigan, Illinois Institute of Techology Chicago/IL, University of Texas at Dallas Dallas/TXSoutheastern Oklahoma State University Durant/ Oklahoma, Adelphi University Garden City/ NY,University of Northern Iowa Cedar Falls/Iowa,University of Florida Gainesville/Florida,Upper Iowa University Fayette/Iowa) Nga kėta Universiteti i Iow a-s, Universiteti i Floridas, Universiteti i Illinois-t nė Chicago, janė nė dhjetėshėn e parė nė SHBA (Top Ten).



Pranimi i Studentėve:

Tė gjithė mund tė kenė shansin pėr tė trokitur nė derėn e Universitetit Epoka, por jo tė gjithė mund tė studiojnė nė tė. Pranimi nė Universitetin Epoka bėhet pėrmes njė testimi. Nė kėtė testim, maten njohuritė e pėrgjithshme tė kandidatit pėr student. Studentėt qė arrijnė tė kalojnė provimin, testohen sėrish nė mėnyrė qė tė pėrcaktohet niveli i gjuhės angleze. Sipas pikėve qė marrin nė testimin e gjuhės, ata kalojnė direkt nė vitin e parė tė degės qė kanė zgjedhur, ose i detyrohen njė viti pėrgatitor pėr gjuhėn angleze.


Laboratorė modern:

Universiteti Epoka, nė mėnyrė qė studentėt tė pėrvetėsojnė sa mė mirė teorinė dhe me angazhimin e tyre nė studime shkencore, vė nė dispozicion tė tyre laboratorė mjaft modern e qė janė njė risi pėr shkencėn nė Shqipėri. Kėshtu, krahas laboratorėve tė kompjuterit dhe tė departamenteve tė tjerė, njė risi pėr mbarė rajonin ėshtė Laboratori i Materialeve tė Ndėrtimit, i pari ky i kėtij lloji nė Shqipėri. Nė kėtė laborator, gjendet teknologjia e fundit e cila pėrdoret matjen dhe kontrollin e cilėsisė dhe karakteristikave tė ēimentos dhe betonit. Qėllimi ėshtė qė tė kontrollohet sa mė mirė lėnda e parė nė ndėrtim, gjė kjo mjaft e rėndėsishme pėr parandalimin e shembjeve nė rast tėrmeti apo fatkeqėsisht tė tjera natyrore.

Biblioteka tradicionale dhe ajo online, ėshtė njė tjetėr mundėsi qė Universitet, Epoka ofron. Tashmė studentėve nuk ju nevojitet qė tė shfletojnė me mijėra faqe pėr tė gjetur materialet e nevojshme pėr studimet e tyre. Me anė tė njė kodi personal, ata kanė mundėsi tė investigojnė nė arkivat e bibliotekave mė tė mėdha botėrore online.

Smart Bord ėshtė teknologjia mė e fundit qė Universiteti Epoka sjell nė Shqipėri. Pėrmes saj, ai u mundėson studentėve mėsimdhėnien nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė tė pedagogėve tė huaj nga vendet ku ata ndodhen. Kėshtu, mjaft mirė, njė profesor nga SHBA, nga universiteti ku ai ndodhet mund tė shpjegoj leksione pėr studentėt nė Universitetin Epoka dhe t’u pėrgjigjet pyetjeve tė tyre.

Interneti, ėshtė njė pjesė e pandarė e programit akademik nė Universitetin Epoka. Nė ēdo ambient tė brendshėm apo edhe tė jashtėm tė tij,studentėt kanė mundėsi tė lidhen me internet wireless me laptopėt e dhuruar nga universiteti. Leksionet e shpjeguara nga pedagogėt, jepen gjithashtu nė paketė dixhitale, duke mos penguar kėshtu pjesėmarrjen aktive tė tyre nė mėsim.


Mbėshtetja financiare pėr studentėt:

Pėr tė mbėshtetur arsimin nė Shqipėri dhe pėr ta rritur cilėsinė e tij, Universiteti i Kolegjeve Turke "Epoka", sjell njė surprizė pėr tė gjithė ata maturantė qė janė rradhitur nė 600 tė parėt nė provimin e Maturės Shtetėrore tė zhvilluar kėtė vit.


Dhe ja surpriza:

- 100 tė parėt fitojnė 100% bursė studimi dhe akomodimi (konvikt)
- 100 tė dytėt fitojnė 100% bursė studimi
- 100 tė tretėt fitojnė 80% bursė studimi
- 300 tė tjerėt fitojnė 60% bursė studimi


Mundėsi luksoze akomodimi:

Unversiteti Epoka, ofron gjithashtu edhe mundėsi akomodimi pėr studentėt e tij. Aktualisht ndodhen dy konvikte, njė pėr djem dhe njė vajza. Nė kėto konvikte, Universiteti Epoka mundėson kushte mjaft luksoze. Dhomat e studentėve variojnė nga 2 nė 3 studentė, ato janė tė pajisura me krevatė, tavolinė studimi personale, garderobė personale, tualete dhe kushte kondicionimi. Nė konviktet e Universitetit Epoka, studentėt kanė mundėsinė e ngrėnies sė mėngjesit dhe tė darkės.


16/09/2008 17:30


Postuar nga tolstoy86 datė 17 Shtator 2008 - 10:49:

Edhe une i bashkohem urimit, sidomos per keta qe kane dalur te paret ne Shqiperi dhe qe ndjejne per here te pare mbase (se jane shume te rinj) realisht frutet e punes se tyre duke qe u behen oferta te mira, duke u ardhur universiteti te kembet, jo e kunderta. Kjo me pelqeu ne fakt, nuk eshte se di seriozitetin e ketij universiteti, mgjs di ate te kolegjeve turke, nga ku ka dalur. Pastaj i hodha nje sy faqes, mjaft mire per te mos pretenduar shume se eshte vetem fillimi dhe edukimi eshte ne anglisht..cool shkurt muhabeti, duhej nje universitet privat ne Tirane me icik seriozitet, qe inshalla do japi diploma, jo shesi.
Epoka eshte te ish shkolla partise per momentin, shpresoj per pak kohe, deri sa te bejne kampus si duhet.
gjith te mirat


Postuar nga IQVLORA datė 17 Shtator 2008 - 14:16:

Te gezon ky fakt,nqse ato qe thuhen me poshte jane te verteta.Nqse gjithe ata Prof Dr jane te imunizuar nga korrupsioni shqiptar do te jete nje arritje e madhe.Shqiptari ta ngjesh me deng qinshe dollaresh apo 500 eurosh surratit i dashur bolshevik.A beson se mesimdhensit e huaj nuk do t'i tundojne paret?
Une di fakte nga kolegji turk qe eshte tek 21 Dhjetori,qe turkoshaket kane marre pare sa u ka dashur bytha nga dikush qe femija i tij nuk e ka merituar te studioje ne ate kolegj.Une jam deshmitar i ngjarjeve te tilla,sepse jam paraqitur atje me tim bir me 1998.Me te vertet dallaveraxhinj turkoshaket.


Postuar nga tolstoy86 datė 18 Shtator 2008 - 14:13:

Ku ne bote behet me edukimin ajo qe behet tek ne, me format me primitive e te uleta te korrupsionit, cili shtet apo edukate shoqerore e vendeve qe dine rendesine e edukimit lejon pislliqet qe lejojme ne..qe te mos kesh shpresen se ata profesore qe kane ardhur me rroga te majme ne vendin tone te botes se trete, zdo behen si minjte e qelbet te korrupsionit universitar shqipetar. Perse, nuk e di ti qe te korruptuarit tone jane specie te rralla qe ti futesh ne kafaz e te habitet bota me ta.. nuk kane dalur te gjithe si te cmendur, sic kan dalur nje pjese e mire e shqipetarve nga komunizmi qe te shfaqin ato shenja mungese absolute karakteri e te korruptohen si keto tonet. Nuk bohet shqipnia me shqiptar dhe mir e kan then, nqs nenkupton veset e keqija qe i kemi fitu ne komunizem a zdi se ku ; dembelllikun, thashethemet etj etj

Para do marrin kolegjet se ate pune kane, se di qe jane shkolla private?! Po te jene budallenj gjysma e ministrave te deritanishem nuk do i kishin cuar femijet aty, per edukim te mire i kane derguar, jo per tu bere qejfin kalamaneve tyre me nota te rreme. Ti paske qene deshmitar korrupsioni ne kolegj.. kam kaluar 2 vite ne kolegj, mua do me permendesh korrupsionin.. kane toleruar ndonje nxenes te dobet per te mos e mbetur, por jo te kene marre para 'ekstra', me keto llafe merren genjeshtaret
dhe ato qe kane per te treguar nga jeta dicka ne lidhje me cdo teme, qe jane kopetente per cdo teme e qe su rrihet pa folur per cdo teme..shkurt muhabetit llafazanet injorante, krijesat me te bezdisshme te bashkebisedimit...


Postuar nga IQVLORA datė 18 Shtator 2008 - 19:18:

Bolshevik mensheviku,mua nuk ma vendos dot mjekren tende te shpifur.Une nuk jam genjeshtar e pafytyre,ndoshta keto vese te shkojne pershtat ty dhe ndonje si puna jote.Pse hidhesh perpjete sikur te hengri neperka?Ti je nga ata qe e ke helmin me te forte se gjarpri.Po te ishim face to face do te te tregoja gjithe c'me kane pare syte o sypalar arab,se shqiptar nuk mund te te thuash ty.Kam qene vete i trete kur une kam pare me syte e mij, se cfare pislleku u luajt tek shkolla Sabaudin Gabrani,atje ku merreshin ne provim femijet qe donin te regjistroheshin ne kolegj.Njeri nga personat ishte nje doktor i nderuar e kish ardhur me vajzen,ndersa tjetri ishte ish kryetari i Bashkise se qytetit tim dhe ate kohe prefekt i Lezhes e ndonje zone tjeter afer saj.I treti kam qene vete se bashku me tim bir.Femijet tane kishin marre te gjitha piket e nevojeshme dhe nuk fituan,sepse ne nuk kishim t'ju jepnim funderrinave turke.Keto qe te them m'i pohoi kujdestari i konviktit nje ish oficer i imi nga Bellova e Peshkopise i quajtur E L. i ciliish edhe ate dite te testit duke mbajtur rregull tek dera e shkolles.
Po te takohemi ne Tirane une mund te t'i tregoje edhe me fytyra ata dy turqit e shemtuar qe merrnin paret,o injorant den babaden i katundeve te Tiranes.Dorezansit ose sekseret ishin po shqiptaret or debil djale.Kete desha te te spjegoje edhe ne postimin e meposhtem,po ku merr vesh ti.Ty te jane tharrtuar trute nga suret e kuranit dhe ke vajtur per lesh.Ideja e shkrimit tim ish se a do t'i rezistojne dot tundimit te parase keta Prof Dr e ardhur nga bota?Une jam i mendimit se parene hane te gjithe dhe ne nje vend ku nuk ka shtet,everything hapen.
Ki kujdes kur te fdebatosh me mua or tru lesh.Une nuk te ofendova ne postimin tim,por ti si injorant brekushexhi di te thuash ''dum baben'',ashtu sic thosh Xhike Qomil pordha me 1915.Besoj e ke marre vesh se ce gjeti si ate edhe Esat Toptanin.Xhiken e varen ne litar si qen,ndersa tradhetarit Toptanas i dha nja dy plumba kokes Avni Rustem labi.
Po e mbyll me nja dy vargje te Naimit per ty;

Kur bere derr e arine
C'deshe qe bere Turqine

dhe nga i madhi Cajup:

O sternip i Kainit
nip sternip i nastradinit
tepetil si bari


Postuar nga tolstoy86 datė 19 Shtator 2008 - 12:03:

Te tregoj un se nip, bir e baba i kujt je ti po jam me agjerim.

Fjala bolshevik eshte sharje per mua , mbase jo per ty qe sme paske share, po tu mesu goja ty kapadaji 2 lekesh lab. Ne Tirane kur te duash, te me tregosh korruptimin e kujt te duash dhe te tregoj edhe un ckam per te treguar se e ke dedhur kupen me kohe.
Sa per sqarim, me emrin kolegje turke, te cilet kane hapur edhe Epoken, njihen nga te gjithe Turgut ozali e Mehmet Akifi. Aty ke pare korruptimin? Une per ato qe kane hapur epoken po flisja,per ato qe njihen jo per gjith shkollat qe hapin turqit


Postuar nga IQVLORA datė 19 Shtator 2008 - 16:00:

Ty te rroj kosherja se bletet te kane lene mor djale.Plasy syte dhe shikoi ato qe ke vjellur nga ai truri jot.Ti do me trembesh mua or i mbaruar.Une nuk jam shvallerexhi si ty e nuk ma bene syrri terr.Si puna jote une beje nganje cdo mengjez.
Kush ta ka borxh ty o mjkrosh qe te me fyesh e te me quash me ato epitete qe une nuk mund t'i pranoj kurre.Une flas me fakte e me deshmitare,por ti nuk di te lidhesh as ushkuret e tu e jo te diskutosh si njeri i rregullt.Me qe me njofke baba i kujt jam, kruhu me ta po ta mbajti bytha.Po vras mendjen se edhe une mund te te njoh dhe dije se do te te diskreditoj.


PS: edhe njehere analizo gjithe pislleqet qe ke shkruar ne postimin e dt 18 , qe te shofesh se cfare i pa edukate je.


Postuar nga METAXA datė 23 Shtator 2008 - 12:36:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA

Po e mbyll me nja dy vargje te Naimit per ty;

Kur bere derr e arine
C'deshe qe bere Turqine





O IQVLORA po mire mor derbardhe qe po na permend Naimin ketu, po ti cdeshe atje te Sabaudini ????

Apo e ke filluar te lexosh Naimin pasi nuk ta pranuan djalin ne kolegj???


Une nuk te njoh, por une kam mbaruar vete kolegjin, dhe te jesh i sigurte qe ne ate kohe nuk behej fjale te merrnin lek, se kane qene te gjithe pedagoge te nderuar dhe te respektuar ne gjithe Turqine dhe skishin nevoje per 100 mije lekshat e tua dhe te mite bashke.

Ne ate shkolle e them pa modesti fare qe kane qene me te miret e Shqiperise dhe qe kane vazhduar dhe me tej qe te studiojne neper universitete me emer ne Europe, Usa dhe Turqi (flas gjithnje per kohen time, nuk e di si e kane kthyer tani).


Postuar nga amor alucius datė 24 Shtator 2008 - 00:34:

METAXA, vallai mo cun, as qenin s'do lija te m'a edukonin turqit, pale kalamanin. Te vijne evgjinjte e Turqise, lloji i te cileve ka mbushur shkollat e mesme profesionale te botes, e te vjelin parate e shqipetareve ne Shqiperi eshte skandaloze.

Pastaj kush qepen i licenson keto shkollat private?!!!


Postuar nga METAXA datė 24 Shtator 2008 - 08:45:

Citim:
Po citoj ato qė tha amor alucius
METAXA, vallai mo cun, as qenin s'do lija te m'a edukonin turqit, pale kalamanin. Te vijne evgjinjte e Turqise, lloji i te cileve ka mbushur shkollat e mesme profesionale te botes, e te vjelin parate e shqipetareve ne Shqiperi eshte skandaloze.

Pastaj kush qepen i licenson keto shkollat private?!!!




Ti je specie e vecante ylli i vogel, prandaj te mirekuptoj....


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 19 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.