Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 15 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Si mund te luftohet Berisha dhe berishizmi. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17172)


Postuar nga ishpeshtimi datė 11 Korrik 2009 - 02:27:

Si mund te luftohet Berisha dhe berishizmi.

Ne fund te vitit 1997, kur isha larguar nga vendi im i detyruar, nuk mendoja kurre se edhe pas 12 vjetesh, shkaktari i te paberes se atij viti do mbetej ne skenen politike shqiptare.

Nuk dua te hyj ne analiza te gjata te ngjarjeve te 1997-es, apo ne te tjera parashikime afatgjata se nuk kam bagazhin e duhur te nxjerr dicka te sakte. Megjithate me mundon pyetja:

SI NUK LARGOHET SALI BERISHA?

Nxitje per te hapur kete teme u be nje interviste e tij me gazetarin Fevziu e botuar sot, ku "Luciferri" i skenes politike shqiptare paraqitet si nje engjellush buzeqeshes e fitimtar.

Largimi i tij fizik mund te jete vetem veper e forcave madhore te natyres. Nuk besoj dhe nuk uroj t'i behet atentat se do kthehet ne Martir i Perjetshem i kombit tone.

ESHTE E PAMUNDUR TE LARGOHET? PO TE LARGOHET AI A MER FUND BERISHIZMI?

Ne rast se egziston kjo dukuri politike qe quhet berishizem, po mundohem ta perkufizoj sipas mendjes sime.

"Forme pragmatike dhe e paskrupullt e drejtimit te nje force politike pa lejuar asnje alternative idesh apo figurash te tjera, per te perfituar PUSHTET dhe te mirat qe vijne prej tij."

Njerezit ne vitet 1994-95 ishin shume te ndjeshem ndaj lindjes se kesaj dukurie. Ne fund te vitit 1995, megjithe friken e rikthimit ne pushtet te ish-Partise se Punes, njerezit votuan kunder Kushtetutes qe do forconte shume pozitat e Berishes. Ishin te fundit zgjedhje te pamanipuluar a ne Shqiperi. Pas kesaj erdhen zgjedhjet e vitit 1996 ,ku Berisha humbi thelle,por vodhi ne menyre te paturpshme votat. Pastaj rrodhen ngjarjet qe jane te fresketa per te gjithe.

Po si eshte e mundur qe ai mbetet ne pushtet?
Per te ndryshuar s'ka ndryshuar aspak(mund te jete bere me dinak).
Skandalet rreth tij jane te shumta dhe ne shifra marramendese.

Dikush thote qe populli eshte injorant, nje tjeter qe eshte analfabet, nje i trete thote qe cdo popull meriton udheheqesin qe nxjerr.
Asnje nga keto nuk besoj,se popuj shume te zhvilluar kane sjelle e vazhdojne te sjellin ne krye te tyre MONSTRA.

Do mundohem te sjell here here ato qe me shkojne nder mend rreth kesaj teme. I ftoj edhe te gjithe te tjeret, duke ju lutur qe te kursejne fyerjet dhe te sharrat ndaj njeri tjetrit.
(A mbase kjo eshte nje nga arsyet?)


  Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 15 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.