Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 »
Trego 15 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Si mund te luftohet Berisha dhe berishizmi. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17172)


Postuar nga ishpeshtimi datė 13 Korrik 2009 - 22:55:

Re: Pritet te bjere bresher.

Citim:
Po citoj ato qė tha ishpeshtimi


Ne nje vend te posadale nga Diktatura dhe qe enderronte te shijonte lirine qe te tjeret e kishin patur te pakten per 45 vjet,prirjet per te komanduar dhe mbytyr fjalen e te tjereve nuk shiheshin mire nga shumica e popullsise. Keshtu ishte ne vitet 1991-92,kur Berisha po shtinte ne dore kontrollin e plote te Partise se tij. Njerezit besonin ne menyrat demokratike dhe ne toleranca dhe leshimet ndaj njeri tjetrit,kur behej fjale per maredheniet brenda nje partie. Ishin te ashpra shkembimet midis kraheve politike, por brenda njesive politike kishte liri dhe rrahje mendimi. Ishte nje lloj demokracie foshnjarake tek e cila besonin dhe shpresonin shume.
Nje mjek kardiolog,ne ate kohe kur Berisha deklaronte se do udhehiqte ne menyre kolegjiale, duke qene koleg dhe antar i te njejtes org-baze, me ka thene se shume shpejt do e shihni udheheqjen e tij kolegjiale. Jo me shume se nje vit me vone fjala e tij u vertetua.

Po a eshte pikenisja e Berishizmit tek Partia e Punes, tek edukimi i tij feminor patriarkal, tek te dyja bashke apo ne asnje syresh?

Partia-shtet e viteve '50 deri '80 ishte plotesisht ne kontroll te Hoxhes. Duke ndjekur modelin titist dhe me vone ate stalinist, Enver Hoxha jo vetem qe informohej per cdo gje qe ndodhte ne Shqiperi, por edhe drejtonte ne detaje cdo fushe te veprimtarise jetesore te ketij vendi te vogel. Ishte nje ngarkese jo e paket pune dhe qe jo cdo lloj Diktatori eshte ne gjendje ta beje.
AMBICIA E PAKUFI PER PUSHTET DHE KONTROLL SI DHE PUNA E VAZHDUESHME PER TA ARRITUR DHE MBAJTUR PUSHTETIN ishin karakteristika kryesore e Hoxhes.
Sigurisht,kjo nuk ka te beje shume me komunizmin. Keto ishin cilesi individuale te nje njeriu,qe mund te behet Diktator edhe i Majte edhe i Djathte.
Po a percillej ky model i Hoxhes ne nivele me te ulta?A kishte ne ate kohe Envere te vegjel,qe mund te ishin Ministra, Drejtore Ndermarjesh, Gjenerale apo Sekretare te Pare rrethesh?
Pergjigja per mendimin tim eshte me shume JO se PO.
(vijon)


Ne kushtet e nje Diktature shume te ashper, njerezit me ambicie stermedha nuk e kishin te lehte te ngjitnin shkallet e pushtetit. Arsyeja ishte qe i gjithe rrjeti i Diktatorit vigjelonte. Diktatoret jane nga natyra paranojake,ndaj ambicie te nje lloji te tille mund te toleroheshin vetem deri ne njefare niveli. Pas ankimeve nga militantet(qe pergjithesisht nuk mungonin) "diktatoret" e vegjel shpejt do akuzoheshin per "shkeputje nga masat","arrogance", "perpjekje per te dale mbi Partine" etj.etj. deri sa nje dite perfundonin ose ne burg ose te perjashtuar nga Partia.
Si rrjedhoje, ata qe benin karriere,ishin njerez te tipit "peqe-lepe" ose ata qe dinin t'i fshihnin mire ambiciet.
Ndaj mendoj,qe qenia sekretar i nje organizate baze nuk ka kultivuar shume ambiciet e Berishes per te arritur kulmin. Ajo eksperience e ka ndihmuar per te qene i afte ne intriga dhe prapaskena.

Le te hidhemi ne formimin e tij mes bjeshkeve.
(vijon)


  Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 »
Trego 15 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.