Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- Komploti Boteror (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17557)


Postuar nga agata datė 06 Janar 2010 - 14:13:

NAPOLEON BONAPARTA

Napoleon Bonaparta u lind nė vitin 1769 nė Korsikė rreth njė viti e gjysmė pas bashkangjitjes sė saj me Francėn. Rrjedh prej njė familje oristokrate. I ati i tij, advokat me profesion, ishte kundėr okupimit francez tė Korsikės.
Qysh nė moshėn nėntė vjeēare Napoleoni u regjistrua nė kolegj nė Francė, nė tė cilin u arsimua dhe u edukua sipas sistemit francez, megjithatė, kjo nuk ndryshoi gjė nė temperamentin e tij korsikan. Pesė vjet mėsoi nė kolegjin ushtarak nė Brien, pastaj njė vit nė Akademinė ushtarake nė Paris. Nė moshėn gjashtėmbėdhjetė vjeēare e kreu Akademinė ndėr mė tė mbrėmėt nė klasė me sukses dhe iu nda grada e nėntogerit artilerik. Vazhdoi tė lexojė dhe tė merret mė me intenzitet posaēėrisht me materiale nga fusha e strategjisė dhe taktikės. Pikėrisht nė atė kohė filluan trazirat tė cilat mė vonė u shndėrruan nė revolucionin francez. Ai si adhurues i Zhan-Zhak Rusoit dhe Volterit, mendonte se ndryshimet politike ishin tė domosdoshme, por nuk e kishte shumė tė qartė se ēfarė ndryshimesh duheshin, sepse nuk ishte i njohur me vuajtjet e punėtorėve. Si nėntoger iu ofrua jakobinėve dhe pėr njė kohė tė shkurtėr u bė kryetar i tyre. Ligjėronte haptazi kundėr fisnikėve, ipeshkėve dhe murgjėve.
Nė vitin 1792 partia e babait tė tij, atėherė nėn qeverisjen e diktatorit korsikan, Paolit, u pėrgatitė ta ndajė Korsikėn nga Franca, gjė qė Napoleoni iu kundėrvu nė mėnyrė energjike, i mobilizoi jakobinėt korsikanė dhe e okupoi ujdhesėn San Stefani, kėshtu qė filloi lufta qytetare nė Korsikė.
Pas vdekjes sė babait tė tij, nė moshėn gjashtėmbėdhjetė vjeēare, Napoleoni i mori pėrsipėr tė gjitha pėrkujdesjet dhe detyrat ndaj nėnės sė vet dhe anėtarėve tė familjes. Financiarisht nuk qėndronte mirė. Nė tė njėjtėn kohė Rothshildi kėrkonte njė luftėtar tė talentuar dhe Talejrani ia gjeti. Temperamenti i tij korsikan dhe gatishmėria e tij pėr tė bėrė ēdo gjė tamam pėrputheshin me konceptet e Rothshildit i cili aspak nuk mendonte se kalorėsi i tij njė ditė mund tė bėhej monarku mė i fuqishėm. Qėllimet e tij ishin: E para, tė likuidonte miliona tė krishtėrė dhe ta dobėsonte Kishėn krishtere, dhe e dyta, ta mbante vazhdimisht nė luftė Evropėn. Pėr kėtė shkak iu dha urdhėr bankave tė veta dhe tė gjitha organizatave tė fshehta qė me gjithė zemėr ta
ndihmonin Napoleonin i cili nė mėnyrė tė shkėlqyeshme e shfrytėzoi proteksionin e tillė dėri nė momentin e marrjes sė pushtetit. Ai nė njė mėnyrė mjaft tė shkathtė simuloi antikatolikun e madh, gjė qė kjo, natyrisht, iu pėlqeu frangmasonėve. Ky ėshtė sqarim i vetėm pėr suksesin e jashtėzakonshėm tė tij. A nuk ėshtė e vėrtetė se tė gjithė mendojnė bile edhe sot e kėsaj dite se koncept i vetėm pėr tė ka qenė „lufta”. Tė njėjtin koncept e ka pasur edhe Rothshildi. Kjo ėshtė arsyeja e vetme pėr karierėn e shkėlqyeshme tė Napoleonit. Rothshildi e formoi dhe Rothshildi e zhduku.
Qysh si nėntoger ai u bė shok i afėrt me Augustin Robespierin, ithtar besnik dhe anėtar i frangmasonėve. Augustini e lidhi atė me vėllain e tij mė tė vjetėr, diktatorin e njohur Maksimilian Robespierin. Filloi shumė shpejt tė pėrparojė: u bė komandant batalioni, pastaj kryeadjutant, komandant brigade dhe gjeneral brigade.
Si mund tė pėrfytyrojmė qė korsikani Napoleon Bonaparta, i cili nuk ishte me prejardhje franceze dhe nuk lindi i pasur ose me ndonjė titullė fisnike franceze, qysh nė moshėn e tij 35 vjeēe tė bėhet sundimtar i botės.
Napoleoni kur u bė komandant i armatės franceze nė Itali, frankmasonėt italianė jo vetėm qė nuk iu kundėrvunė, por me gjithė zemėr i ndihmuan okupatorėt. Tė gjitha fitoret e tij: nė Tulon kundėr anglezve dhe pastaj nė Itali e ngritėn nė sy tė botės si tė „pathyeshėm”. Nuk mund t’i mohohen trimėria dhe gjenialiteti i tij ushtarak, por bota ka parė shumė kapacitete dhe strategė luftarakė, fama dhe njohja e tė cilėve zakonisht ka ndodhur pas vdekjes sė tyre, e jo derisa kanė qenė gjallė.
Kampanja egjiptase e nė veēanti beteja e Nilit i treguan Evropės se Napoleoni ishte i pathyeshėm. Britania e Madhe, Rusia, Austria dhe Turqia formuan njė koalicion tė ri kundėr Francės. Nė vitin 1799 armata franceze nė Itali pėsoi disfatė dhe e lėshoi pjesėn mė tė madhe tė siujdhesės. Shkak kryesor i kėsaj disfate ishin ngjarjet tė cilat zhvilloheshin brenda nė Francė. Tė gjithė „tė vdekurit” u pėrjashtuan nga udhėheqja dhe u zėvendėsuan me jakobinė. Napoleoni e lėshoi armatėn dhe u kthye nė Paris me pretekst „ta shpėtojė Republikėn”. Vėrtet, ky ishte njėri prej qėllimeve tė tij, kurse synimi i tij kryesor, nė realitet, ishte grabitja e pushtetit. Vetė Direktoriumi e thirri nė ndihmė. Pas vetėm njė-dy muajsh Napoleoni bėri grushtshtet, i detyroi tė gjithė drejtorėt tė japin dorėheqje dhe e shpėrndau Komisionin ligjdhėnės.
U formua qeveri e re - Konsultė - prej tre konsujsh. Njėri prej tyre ishte Napoleoni, i cili u bė sundimtar absolut i Framcės. Francezėt, edhe pse nuk e njihnin mirė, e pranuan dhe fituan besim tek ai pėr shkak tė fitoreve qė korrte nė betejat e luftės. I besonin pėr shkak se ai ishte i vetmi i ashtuquajtur „gjeneral civil”, mė i afėrt me popullin. Nė tė njėjtėn kohė, Napoleoni kishte krejtėsisht mendim tjetėr pėr popullin dhe besonte se ai nė asnjė mėnyrė nuk duhej ta udhėhiqte pushtetin, porse populli duhej tė udhėhiqej. Napoleoni, edhe pse ishte i afėrt me popullin, vuri diktaturė ushtarake nė Francė dhe e ndryshoi Kushtetutėn. Kushtetuta e re nuk i garantonte „tė drejtat e njeriut” dhe askund nuk pėrmendte: „Liri, barazi dhe vėllazėrim”.
Napoleoni vetė ishte indiferent ndaj religjionit, mirėpo kishte fituar bindje se popullit i nevojitej njėfarė religjioni.
Me insistim tė kryeshefit tė policisė, Fushe Konsulta u transformua nė perandori, gjė qė u shpall mė 18 maj tė vitit 1804 dhe u vėrtetua me plebishit special.
Napoleoni veten e shpalli perandor dhe u kurorėzua nga papa Pio VII nė katedralen Notėr Dam.
Napoleoni zenitin e arriti nė vtin 1810 kur pothuajse e tėrė Evropa u bė e tij. Tė gjitha shtetet e nėnshtruara i qeveriste familja e tij. Ai u nda prej Zhozefinės dhe u martua me Maria Luizėn, vajzėn e perandorit austriak, Francit I.
Zyrtarizimi i religjionit katolik nė Francė Napoleonin e bėri jashtėzakonisht tė fuqishėm, e kjo e frikėsoi Rothshildin. Pėr kėtė shkak ai qė e ngriti atė vendosi ta likuidojė.
Napoleoni, prej momentit kur u bė perandor, e ndėrroi edhe konceptin e mendimit edhe atė tė veprimit. Filloi t’i trajtojė masat e gjera popullore si fėmijėt e vet. E kuptoi se lufta kundėr Kishės do ta shkatėrronte vendin e tij dhe nuk nguroi qė t’i korrigjojė gabimet e sjelljeve tė tija tė
mėparshme. Mė herėt, nė moshėn rinore Napoleoni ua kishte dhėnė fjalėn masonėve pėrmes Robespierit se do t’i pėrmbushte tė gjitha dėshirat e tyre dhe do tė bėhej njeriu i tyre mė i dashur. Mirėpo, kur u bė perandor, e pa se interesat e shtetit tė cilin e qeveriste ishin nė kundėrshtim me premtimet e dhėna. Gjithė e mė tepėr ishte nė gjendje tė depėrtojė nė manipulimet e atij grupi tė vogėl njerėzish tė cilat ishin fatale pėr vendin dhe vendosi tė nxjerrė ligje tė veēanta me tė cilėt do ta kufizonte eksploatimin e njerėzve. Bile haptazi ata filloi t’i quajė krimba dhe kanibalė tė Rothshildit.
I vetmi i cili ishte nė gjendje t’i bllokonte sukseset e kėsaj dore tė fshehur ishte Napoleoni. Pėr kėtė arsye i kurdisėn shumė atentate. Nė vitin 1809, pas njė atentanti tė pasuksesshėm, Napoleoni bisedoi vetė me atentatorin dhe pastaj dha deklaratėn qė vijon: „Kjo ėshtė vepėr e gjermanėve”. Me siguri kėtu ka pasur pėr qėllim Iluminatėt - organizatėn e drejtuar prej Majer Rothshildit dhe pesė bijve tė tij.
Pavarėsisht nga opinioni botėror se Napoleoni ka qenė dashamir i luftės, ai si perandor u bė dashamir i paqes. Kėtė e argumenton njė deklaratė e tij tė cilėn e dha nė kohėn kur nuk ishte nė luftė me askė: „I falėnderoj Zotit, jam nė paqe me tėrė botėn”. Ky rrėfim i tij edhe mė tepėr i tėrboi Rothshildėt tė cilėt mė me intenzitet vazhduan konspirimin dhe pėrgatitjen e luftėrave tė reja. Karl Rothshildi, selia e tė cilit ishte nė Itali, pėrgatiti njė incident tė gėrditur. Papėn e burgosi njė gjeneral pa njohurinė e Napoleonit, gjė qė shkaktoi shkishėrimin e tij nė vitin 1809. Pas Karl Rothshildit Napoleonin e rroku Xhejms Rothshildi nga Parisi dhe Natan Rothshildi nga Londra, tė cilėt nė ēdo mėnyrė synonin qė ta zhduknin.
Pse Franca dhe Rusia hyrėn nė luftė nė vitin 1812, kjo qe njė enigmė e madhe pėr historianėt.
Ekzostojnė dokumente nė arkivin nacional nė Paris qė tregojnė se Xhejmsi, Karli dhe Natan Rothshildi janė marrė me llojlloj intrigash dhe komplotesh. Bile disa personalitete tė larta qė rrinin pranė Napoleonit e kėshillonin qė ata t’i pėrzė nga vendi dhe secili anėtar i klanit tė tyre qė do tė hynte nė Francė tė burgosej. Ministri i punėve tė brendshme, po ashtu, posedonte shumė dėshmi dhe korrespondenca pėr komplotet e Rothshildėve. Napoleoni bėri gabim fatal qė nuk i qėroi hesapet nė mėnyrė kategorike me kėtė familje famėkeqe, me ēka jo vetėm qė do ta shpėtonte veten, por edhe tėrė botėn. Tashmė ishte tepėr vonė!
Beteja qė u zhvillua te Vaterloja, po ashtu, mbeti enigmė. Deri nė momentin e fundit ushtria e Napoleonit pėrparonte nė tė gjitha pozicionet. Napoleoni u sėmurė dhe i dyti pas tij sipas hierarkisė, Mareshal Sulti, sipas planit tė kurdisur e humbi betejėn. Sulti i dėgjonte urdhėrat e familjes Rothshild nė vend qė t’i dėgjonte ato tė komandantit tė tij suprem, Napoleonit. Mė vonė doli nė shesh se Sulti kishte qenė i afėrt pėr nga gjaku me Rothshildin. Pėr miqėsinė dhe shėrbimin e madh qė ia bėri ai familjes mė vonė u shpėrblye me pasuri tė mėdha.
Gjatė viteve tė fundit Napoleoni nuk i provokonte luftėrat, por atė e provokonin dhe ai i pranonte si „ultima racio”
Nė janar tė vitit 1814 kufijt e Francės u sulmuan nga tė gjitha anėt. Aleatėt nė mėnyrė oficiale deklaruan se nuk luftojnė kundėr popullit francez, por kundėr vetė Napoleonit. Pothuajse ishte e pamundshme qė armata franceze t’iu bėnte ballė forcave ushtarake tė aleatėve, tė cilat tashmė ndodheshin para dyerve tė Parisit. Dhe pikėrisht nė momentin kur Napoleoni u pėrgatit t’u bie nga shpina, Senati e emėroi Qeverinė e pėrkohshme me Talejranin si kryetar i cili e shpalli shfronėsimin e perandorit dhe pa deklarimin e popullit e shpalli Luj XVIII, i cili kishte vetėm pėrkrahjen e Anglisė.
Kur Napoleonin e lėshuan shumica e gjeneralve dhe kaluan nė anėn e kundėrshtarve, ai abdikoi mė 6 prill tė vitit 1814. E dėrguan nė ujdhesėn e vogėl (vetėm disa milje kuadratė) Elba, prej nga, pas dhjetė muajsh qėndrimi, iku dhe u kthye sėrish nė Francė qė ta marrė sundimin edhe pėr 100 ditė, pastaj sėrish abdikoi dhe iu dorėzua anglezve.
Pas tragjedisė nė afėrsi tė Vaterlos Napoleoni u dorėzua nė mėshirėn e kundėrshtarit kundėr tė cilit luftoi plotė njėzet vjet.
Mė 15 korrik ai ndodhej i burgosur nė anijen luftarake „Belrofon”, duke pritur tė marrė vesh se si do ta ketė fatin.
Napoleoni, para se t’iu dorėzohej anglezve, pati mundėsi, e nė tė njėjtėn kohė e kėshilluan shumica e njerėzve tė tij tė besueshėm, tė udhėtonte me anije e cila e pritte pėr Amerikė. Pasi u mendua gjatė erdhi nė pėrfundim se nuk ishte e ndershme pėr njė njeri tė tillė si ai tė fshihej si mi nė rropullitė e anijes. Atėherė e shkruajti letrėn famoze dėrguar princit britanez, trashėgimtar i fronit, mė vonė mbret, Xhorxhit IV:
“Lartėmadhėria Juaj,
Viktimė e fraksioneve qė e ndanė shtetin tim dhe e armiqėsisė sė fuqive tė mėdha evropiane, unė e kreva karierėn time politike dhe tash nisem njėsoj sikur Temistokli pėr tė zėnė vend nė zemėr tė njerėzve britanezė. Vėhem nėn mbrojtje tė ligjeve tė tyre, gjė tė cilėn e kėrkoj prej Lartėmadhėrisė Suaj si njėri ndėr armiqtė e mi mė tė fuqishėm, mė pozitivė dhe mė zemėrbardhė.”
Qeveria angleze u gjet nė njė pozitė delikate. Iu dashtėn plotė dy javė pėr tė vendosur se ēfarė qėndrimi tė marrė ndaj Napoleonit. Pati propozime tė ndryshme: ta lėnė tė jetojė diku nė Angli ose ta vrasin. Propozimin e dytė nė mėnyrė mė energjike e kundėrshtoi Velingtoni - ai i njėjti i cili e fitoi luftėn nė afėrsi tė Vaterlos. Mė nė fund u pranua mendimi qė ai tė dėrgohej nė ujdhesėn Shėn-Elena, prej nga as zogu nuk mund ta fluturojė oqeanin. Kėtė vendim tė anglezve e pėlqyen edhe fuqitė tjera aleate.
Mė 31 korrik nė anije arriti admirali anglez Lord Kejti pėr ta lexuar Dekretin me tė cilin Napoleoni internohej nė udhjesėn Shėn-Elena. Napoleoni e dėgjoi me durim, pas kėsaj nuk u pėrmbajt dot dhe i hutuar bėrtiti: „Kjo ėshtė mė e keqe se sa kafazi i hekurt i Timurlengut… mė mirė t’iu kisha dorėzuar burbonėve… Unė vėhem nėn mbrojtje tė ligjeve tė vendit Tuaj… Qeveria Juaj i prishė tė drejtat e shenjta tė mikpritjes… Ndoshta vetė e kam nėnshkruar gjykimin me vdekje…”
Mė 7 gusht Napoleoni sė bashku me suitėn e tij kaloi nė anijen luftarake „Nortumberlend”, e cila pas dy ditėsh u nis pėr Shėn-Elenė, ku arriti pas 71 ditė. Njeriu i cili e kishte nė disponim tėrė Evropėn, tash ndodhej nė shoqėri tė 27 vetėve qė vullnetarisht emigronin me tė - shėrbėtorė, oficerė me familjet e tyre dhe njė mjek. Njeriu i tij mė besnik, Luj Marshani - ordinancė e tij personale i cili nė tė gjitha betejat ka qenė gjithmonė me tė, nuk harroi qė ta marrė dhe ta paketojė nėpėr sėnduqe, bibliotekėn lėvizėse tė Napoleonit e cila pėrbėhej prej rreth 600 librash, garniturat pėr ushqim e tė ngjashme.
Ujdhesėn Shėn-Elena e sundonin anglezėt dhe ajo gjendej 1.700 milje larg Keptaunit, Afrika Jugore, 1.800 milje larg Amerikės Jugore dhe 4.000 milje larg Anglisė. Toka mė e afėrt gjendej nė largėsi prej 700 milje - Ujdhesa Asansioni.
Ky mėrgim e rriti numrin e anglezve jashtėzakonisht shumė. Nė ujdhesė u vendosėn mė se 3 mijė ushtarė, pesė anije ushtarake dhe gjashtė anije tjera mė tė vogla. Anijet vazhdimisht e mbanin tė rrethuar ujdhesėn, nė tė cilėn shumė topa tė drejtuar nė drejtim tė oqeanit ishin nė gjendje gatishmėrie qė ta zmbrapsin ēdo sulm tė flotave tė huaja qė do tė tentonin ta lironin Napoleonin. Jeta Napoleonit nė ujdhesė i kalonte nė monotoni dhe nė zabullimė. Dėfrim tė vetėm e kishte kalėrimin, pėr ēdo ditė shėtitte hipur nė kalė nė shoqėri tė ndonjėrit nga suita e tij. Drekat, darkat dhe pritjet e disa autoritarve qė vinin prej skajit tjetėr tė botės ta shihnin kalonin sipas protokollit dhe njėsoj nė mėnyrė solemne sikur mė parė nė pallat. Njerėzit tė cilėt e shoqėronin i drejtoheshin me fjalėt: „Lartėmadhėria Juaj”. Kėshtu vazhdoi gjatė disa viteteve tė para, deri nė momentin kur Napoleoni filloi tė mos ndihej mirė me shėndet. Trashja e tij e shpejt, dalja e nyjave dhe dhembjet nė stomak filluan ta shqetėsonin. Ai nė Francė gjithmone jetonte me mendimin se ishte caku pėr hakmarrje dhe se nė ēdo hap pėrgjohej tė vritej. Dhe me plotė tė drejtė - vetėm si perandor kundėr tij ishin regjistruar mė se 30 atentate. Nė ujdhesė ai ndihej mė i sigurtė, sepse sipas tij, armiqė mė tė mėdhenj tė tij ishin anglezėt tė cilėt nuk guxonin ta likuidonin nė mėnyrė oficiale, sepse ishin pjesė e aleatėve dhe zbatonin vendimin e tyre qė ta ruanin dhe t’i siguronin sipas mundėsive njė jetė normale. Ai jetonte larg tyre, i rrethuar vetėm
me simpatizuesit e vet francezė dhe me dy korsikanė, tė cilėt vullnetarisht e kalonin jetėn nė internim me tė. Ai nuk frikėsohej prej njerėzve tė vet. Ushqimin pėr tė dhe pėr tė tjerėt e pėrgatitte gjellėbėrėsi i tij, Pieroni, i cili edhe mė parė ia pėrgatitte ushqimin dhe ishte shumė i besueshėm.
Pėr grupin e vogėl tė internuarve, anglezėt kishin aprovuar buxhet tė veēantė, pjesėn mė tė madhe tė produkteve e blenin nė vende tė ndryshme. Vera, tė cilėn e pinte vetėm Napoleoni, sillej me anije prej Keptauni, Afrika Jugore. Ajo vinte nė fuēi, nė ujdhesė mbushej nėpėr shishe dhe e ruante vetė gjeneral Montaloni. Napoleoni pinte rregullisht pėr ēdo ditė, por jo mė tepėr se gjysmė shisheje. Sepse ai verėn shumė e donte, kurse importimi i saj ishte mjaft i vėshtirė dhe i shtrenjtė, ata tė cilėt e shoqėronin kishin vendosur qė atė ta pijė vetėm perandori. Tė tjerėt pinin verėra lokale mė tė lira.
Kah fundi i vitit tė pestė tė internimit gjendja shėndetėsore e Napoleonit keqėsohej gjithė e mė shumė. Tashmė e kishte vėshtirė tė delte nė shėtitje hipur nė kalė dhe pjesėn mė tė madhe tė kohės e kalonte nė dhomė, ku lexonte, i shikonte hartat ose ia diktonte mdonjėrit prej oficerėve kujtimet e shumė betejave tė zhvilluara. Me porosi tė mjekut tė vet kohė pas kohe delte tė punojė nė kopsht tė cilin vetė e kishte parceluar dhe skicuar. Nė mars tė vitit 1818 Napoleoni e thirri nė dhomėn e vet njėrin prej gjeneralėve - Gurgoin. Pėr herė tė parė e ndau me tė njė sasi tė verės. Gjenerali hetoi se vera kishte njėfarė shije mjaft tė ēuditshme dhe atė ia tregoi Napoleonit. „Guverneri ka aftėsi tė mė helmojė duke i ndėrruar tapat e shisheve”, tha ai. Kohėve tė fundit ai gjithė e mė shpesh flitte pėr mundėsinė e helmimit tė tij dhe nė veēanti e pėrmendte verėn. Mbeti enigmė se pse ai, prej momentit kur filloi tė dyshonte dhe tė frikėsohej prej verės, nuk e ndėrpreu pirjen e saj. Por pėrkundrazi - ditėve tė fundit tė jetės sė tij, kur ndodhej nė shtrat, nuk donte tė marrė kurrfarė barnash, kurse verėn e pinte, ndonėse edhe nga pak me lugė, pas kėsaj deklaroi se vetėm ajo ia lehtėsonte dhembjet e tmerrshme tė stomakut. Qė nga fillimi i vitit 1821 shumė shpejt gjendja shėndetėsore iu keqėsua. Nė maj ai ua diktoi dėshirat e fundit tė tij:
“Kam dėshirė qė hiri im tė pushojė nė brigjet e Senės, nė mesin e francezve tė cilėt jashtėzakonisht shumė i kam dashur… Po vdes para kohe, i vrarė nga oligarkia angleze dhe prej vrasėsve tė saj tė paguar”.
Nė tė njėjtėn ditė shqiptoi edhe disa fjali tė ndėrprera si: „Zotėri… Franca… Komandanti i armatės… Biri im…”, kėshtu qė pikėrisht nė ora 5 e 49 minuta, mė 5 maj tė vitit 1821, vdiq Napoleoni i madh e i pathyeshėm nė kushte dhe rrethana shumė mė mizere se cilido qoftė njeri tjetėr i rėndomtė.
Dėshira e tij u plotėsua - mjeku i tij personal ia bėri autopsinė nė ujdhesėn Antomarēi nė prani tė edhe gjashtė mjekėve ushtarakė anglezė tė njėsiteve ushtarake tė ujdhesės. Nė lukth i zbuluan tė thatė dhe mushkėrinė e zezė mjat tė zmadhuar. Mjekėt ndanin katėr mendime tė ndryshme pėr shkaktimin e aktit tė vdekjes. Nė fund e pranuan atė mė tė zakonshmen dhe i liruan anglezėt prej ēfarėdo qoftė pėrgjegjėsie: „Vdiq prej rakut nė stomak”.
E vorrosėn nė njė luginė tė ujdhesės Shėn-Elena. Nė pėrmendoren e vorrit nuk e ka tė shkruar emrin, por vetėm: „Kėtu pushon”.
Qeveria angleze nuk u pajtua qė t’ia vėnin titujt e tij, pėr kėtė shkak suita e tij, nė shenjė protesti, vendosi tė mos shkruajė asgjė.
Njė roje speciale e pėrbėrė prej 12 ushtarėsh anglezė tė veshur nė uniforma tė kuqe jetonin vazhdimisht pranė vorrit dhe gjatė 20 vjetėve bėnin roje ditė e natė pranė kufomės sė armikut mė tė madh.
Para se tė vorrosej Napoleoni, njeriu i tij mė i afėrt dhe mė i besueshėm, Luj Marshani ia preu njė pjesė tė madhe tė flokėve dhe kur u kthye nė Francė vėndoi copėza tė vogla flokėsh nė medaljonet e arta dhe ua dėrgoi tė gjithė tė afėrmve dhe simpatizuesve tė tij.
Njėqind e tredhjetekatėr vjet pas vdekjes sė Napoleonit, njė dentist suedez me emrin Forshufvud, i cili pėrveē shėrimit tė dhėmbėve merrej edhe me toksikologji, vjen nė pėrfundim se smalti i dhėmbėve nuk ėshtė i vdekur, ndėrkaq paraqet indin jetėsor i cili vazhdimisht ushqehet prej plazmės sė gjakut tė cilėn ai e quajti ultrakapilar. Forshufvudi ishte adhurues i madh i
Napoleonit dhe tubonte gjithėfarė portretesh, figura tė vogla e gjėsende tjera qė e pėrkujtonin atė, kurse nė kohėn e lirė lexonte ēdo libėr qė botohej nė lidhje me Napoleonin dhe emrin e tij.
Njė natė vjeshte tė vitit 1955 Forshufvudi i lexonte memoaret e Luj Marshanit. Kėto ishin kujtimet e fundit tė sapopublikuara nė lidhje me jetėn dhe vdekjen e Napoleonit nė ujdhesėn Shėn-Elena, tė shkruara nga njeriu mė i afėrt dhe mė i besueshėm i tij. Nė kėto memoare ndiqej ditė pėr ditė muaji i fundit i jetės sė Napoleonit. Forshufvudi arriti tė njihej me detaje tė cilat nuk mund t’i gjente nė asnjė shkrim tjetėr tė memoareve. Marshani pėrshkruante me njė thjeshtėsi bindėse se si ndihej Napoleoni pėr ēdo ditė veē e veē dhe si Napoleoni vetė i regjistronte disa simptome; ēka ka ngrėnė gjatė ditės dhe si ka qenė reakcioni. Ky ishte njė pėrshkrim i njeriut i cili kishte kaluar shumė orė pranė shtratit tė mbrojtėsit tė tij. Nga pėrshkrimet e hollėsishme tė Marshanit shihej se si Napoleonit i binin qimet e trupit nė pėrjashtim tė atyre tė kokės; ndonjėherė nuk e merrte gjumi tėrė natėn, e herėn tjetėr nuk mund tė zgjohej; i delnin nyjat; si nuk mund ta mbanin kėmbėt etj.
Forshufvudi ndėrlidhi disa gjėra nga pėrditshmėria e Napoleonit me njohuritė e tij nga fusha e helmeve dhe shtroi pyetjen - a ka mundėsi qė Napoleoni tė jetė helmuar? Menjėherė u shtrua pyetja tjetėr se pse autopsia nuk zbuloi asgjė, gjė qė me siguri do tė duhej tė zbulonte gjurmė nga helmimi i tmerrshėm. Mbetet mundėsia tjetėr - helmimi kronik. Simptomet tė cilat Marshani i theksonte nė memoaret e tij bėnin fjalė pėr arsenikun - helmi mė i njohur dhe mė i pėrdorur nė kohėn e Napoleonit, bile edhe mė parė, i njohur me emrin „pluhur trashėgues”, sepse me tė i kanė helmuar prindėrit dhe tė afėrmit pėr t’i trashėguar.
Forshufvudi vendosi qė pjesėn mė tė madhe tė kohės t’ia kushtojė ndriēimit tė enigmės nė lidhje me vdekjen e parakohshme tė Napoleonit. Plotė katėr vjet, mjeku nė laboratorinė e tij bėri hulumtime tė hollėsishme qė kishin tė bėnin me helmime me arsenik dhe tė ngjashme. Sėrish u kthye dhe i lexoi tė gjitha materialet nė lidhje me Napoleonin nė ujdhesėn Shėn-Elena. I studioi nė detaje fatet e tė gjithė njerėzve tė suitės sė Napoleonit, si dhe tė njerėzve qė e internuan - anglezve - dhe u mundua ta zbulojė njė vrasės historik! Pėr tė mė me rėndėsi ishte qė pikėsėpari tė dėshmojė se Napoleoni ka qenė i helmuar. Si ta argumentonte kėtė? Kufoma e Napoleonit, prej asaj kohe qė qėndroi 19 vjet nė ujdhesė, gjendet nė Paris nė njė sarkofag tė ēuditshėm tė mermertė. Cila qeveri franceze do tė pajtohej qė njė njeri i huaj, suedez, ta kontrollojė dhe tė marrė prova nga kufoma e idhullit tė tyre, Napoleonit? Mbeti mundėsi e vetme qė t’u bėhej analizė flokėve qė Marshani i kishte marrė prej kokės sė tij dhe ua kishte shpėrndarė tė afėrmve. Nga toksikologjia mjeku e dinte se flokėt ishin njėri prej vendeve mė tė mira pėr matjen e arsenikut qė pėrmbante trupi, sepse trupi tenton qė ta hudhė helmin pėrmes flokėve.
Metoda pėr njė analizė tė tillė ishte e mirėnjohur dhe shfrytėzohej prej kohėve tė hershme nė njė mėnyrė mjaft primitive dhe tė ngadalshme. Pėr fat tė mirė, nė vitin 1959 dr. Hamilton Smithi - shkencėtar dhe profesor i Universitetit nė Glasgou - nė mėnyrė speciale ėshtė marrė me toksikologji. Ai zbuloi dhe pėrkreu sistemin pėr caktimin e saktė tė sasisė sė arsenikut vetėm pėrmes njė qimeje tė kokės. Kryhet bombardimi nuklear tė cilin e aktivizon arseniku, bile edhe jep mundėsi tė pėrcaktohet prej njėrit skaj tė qimes dėri nė tjetrin, me milimetra nė mėnyrė mjaft tė saktė pėrmbajtja e arsenikut, e po ashtu, edhe koha kur organizmi ka marrė helm.
Me vėshtirėsi tė mėdha Dr. Forshufvudi gjeti prej tre-katėr burimesh perēe tė flokėve tė Napoleonit dhe ia dėrgoi nė Glasgou Dr. Smithit pėr analizė. Dr. Smithi bėri mė se 140 prova. Tė dhėnat pėr sasinė e arsenikut nė flokėt e Napoleonit nė afat mė se pesė vjet qėndrimi nė ujdhesė tregonin pėrmbajtje tė ndryshme - prej 2,8 pjesėve tė milionit deri mė 51,2 pjesėve tė milionit, nė tė gjitha rastet katėr-pesė herė mė shumė nga pėrmbajtja normale prej 0,8.
Kjo tregon fare qartė se Napoleoni ka qenė i helmuar sistematikisht me arsenik gati ēdo ditė. Por kush ishte ai qė e helmonte? Anglezėt apo dikush nga shoqėria e tij? Nė bazė tė hulumtive tė themelta e tė thella u konstatua se vrasės dhe helmues i drejtpėrdrejt ka qenė njeriu nga shoqėria e Napoleonit - gjeneral Montaloni, i cili iu bashkangjit suitės sė Napoleonit menjėherė pas Vaterlos dhe me tė shkoi nė ujdhesėn Shėn-Elena. Ai vetė e ka ruajtė verėn e Napoleonit dhe gjatė mbushjes sė shisheve me verė ai ka futė nė tė edhe sasinė e doemosshme tė arsenikut. Autori i
hulumtimeve Dr. Forshufvudi si dhe hulumtuesit e tjerė paraqesin shumė argumente serioze kundėr gjeneral Montalonit, tė cilat, prej momentit qė i studiova thellėsisht, unė personalisht i pranoj pėr kompetentė. Vetė Montaloni nuk ka pasur kurrfarė arsye dhe baze personale pėr ta helmuar Napoleonin. Rreziku dhe flijimi nga ana e tij ishin mjat tė mėdha, do tė thotė tė jetojė i ri pesė vjet e gjysmė nė atė ujdhesė tė shkretė! E vėrteta ėshtė se ai qe dėrguar me njė mision tė tillė, gjė qė kur u kthye u pat shpėrblyer me dhurata tė majme. Kush e shpėrbleu? Kuptohet, armiqtė e pasur tė Napoleonit.
Pas njėzet vjetėsh, kur delegacioni mbretėror francez e transferoi kufomėn e Napoleonit nga ujdhesa Shėn-Elena, pėr ēudi tė tė gjithėve trupi i tij ishte i njėjti si ai ditėn e fundit tė vdekjes sė tij. Teshat ishin kalbur, e trupi - i paprekur, sikur tė kishte qenė i balsamuar. Mirėpo, balsamimi i trupit tė tij para vorrimit nuk ėshtė bėrė. Edhe njė argument pėr helmimin kronik me arsenik ėshtė ky helm i fortė i cili shpejt i shkatėrron qelizat e gjalla dhe nė tė njėjtėn kohė i konzervon. Muzetė shpesh e shfrytėzojnė atė pėr ruajtjen dhe konzervimin e kufomave njerėzore. Bile edhe sot, po qe se zhvulosen gjashtė arkivole, ku ndodhet i vulosur Napoleoni, trupi i tij heshtazi do tė dėshmojė pėr vrasjen e tij nė mėnyrė tinzake.
Menjėherė pas vdekjes sė Napoleonit shkrimtarėt dhe poetėt e famshėm filluan ta pėrshkruajnė jetėn e tij dhe pasojat e mbretėrisė sė tij. Bajroni publikoi „Ode pėr Napoleonin”, Hajne shkruajti baladėn „Die Grenadiere”, Stendli - „Jeta e Napoleonit”. Megjithatė, mė interesante dhe mė kompetente janė veprat e shkruara prej njerėzve tė cilėt i ndanė me Napoleonin pesė vjet e gjysmė tė jetės sė tyre nė ujdhesėn Shėn-Elena. Mjeku i tij O. Mera nė vitin 1822 botoi „Njė zė nga Shėn-Elena”. Nė vitin 1823 gjeneral Montaloni e botoi „Historia e ujdhesės Shėn-Elena”, tė cilėn e kishte shkruar duke qenė nė ujdhesė. Mirėpo, kjo histori nuk ėshtė e plotė, sepse nė tė Sharl-Tristan de Montaloni askund nuk shkruan se kush e helmoi Napoleonin. Kush urdhėroi? Pse u dasht tė kryhej ky krim i madh? La Kejsi i ka kontribuar jashtėzakonisht shumė historisė, sepse pėr ēdo ditė Napoleoni vetė i ka diktuar me orė pėr hollėsitė e tė gjitha luftėrave dhe pėr raportin e tij vetanak ndaj tė sė kaluarės. Nė memoaret e tij La Kejsi e prezenton Napoleonin si njė republikan tė madh i cili ka qenė kundėr luftėrave, i cili e ka pranuar luftėn vetėm atėherė kur Evropa e ka detyruar tė luftojė pėr ta mbrojtur lirinė.
Nė vitin 1827 Viktor Hygo e shkruajti „Ode a la Colonne”.
Nė kohėn e sundimit tė Luj Filipit, nė vitin 1833, statuja e Napoleonit u vėndua sėrish nė kolonė nė Paris. Ministri i Punėve tė Brendshme, Remizati, duke e lajmėruar Kuvendin nacional francez pėr vendimin e mbretit qė ta kthejė nė Francė kufomėn e Napoleonit, deklaroi me mburrje: „Franca dhe vetėm Franca do ta ketė kufomėn e Napoleonit”. Kjo risi u pranua nga shumica me duartrokitje. Por, u deklarua edhe opozita, cituar prej Lamartinit: „Hiri i Napoleonit nuk ėshtė ftohur sa duhet qė tė mund tė kapet”.
Nėntėmbėdhjetė vjet pas vdekjes sė Napoleonit, nė vitin 1840, vetė biri i mbretit e transferoi kufomėn e tij prej ujdhesės Shėn-Elena dhe nė mėnyrė mjaft solemne i vendosi nėn kupolėn e shtėpisė sė invalidėve nė Paris.
Nė delegacionin e dėrguar nė ujdhesėn Shėn-Elena morėn pjesė edhe shumė bashkėpunėtorė dhe tė vetinternuar me Napoleonin, njerėz tė tij tė afėrm. Duke vizituar pėr herė tė dytė atė vend ata me keqardhje dhe dhembje pėrkujtuan pesė vjet e gjysmė tė kaluara nė internim. Lokalet dhe dy dhomat e vogla nė tė cilat jetoi dhe vdiq Napoleoni, menjėherė pas vdekjes sė tij u patėn shndėrruar nė ahure pėr lopėt. Tė gjithė njerėzit, kujtimet e tė cilėve ende ishin tė freskėta, nuk mund t’i ndalnin lotėt para skenave tė vėrteta mizore. Bile edhe ushtarėt e pranishėm anglezė e ndienin veten tė papėlqyeshėm.
Nė hapjen e arkivolit ata tė cilėt para njėzet vjetėsh kishin qenė me Napoleonin tash kishin ndryshuar dhe dukeshin shumė mė tė vjetėr se ai qė e kishin lėnė vetė nė ujdhesė. Trupi i tij ishte plotėsisht i ruajtur si nė ditėn e vdekjes. Lėkura e duarve tė tij e kishte ruajtur ngjyrėn e bardhė natyrore.
Disa historianė bashkėkohorė e krahasojnė Napoleonin me Hitlerin dhe Stalinin. Ndoshta ai ka njėfarė ngjashmėrie me Hitlerin, por vetėm nė raport me pėrparimin jashtėzakonisht tė shpejt
tė Hitlerit, i cili kėtė, po ashtu, ia ka borxh asaj familje famėkeqe e cila me gjithė zemėr e ndihmoi tė bėhet ai ēka u bė, duke ia imponuar tė njėjtat projekte dhe qėllime - luftėra, luftėra, luftėra! Mirėpo, vend pėr krahasime nuk ka, sepse Hitleri likuidoi shumė hebrenjė, kurse Napoleoni i liroi ata nga getoja. Po ashtu, edhe krahasimi me Stalinin nuk ėshtė me vend, sepse atė krejtėsisht faktorė tjerė e shtynė tė bėhej ai ēka u bė.
Napoleoni, siē e quajnė tė gjithė ka qenė „njeriu i shek. 18”. Nė kohėn e luftėrave qė i udhėhoqi Napoleoni janė llogaritur 500 mijė viktima - vetėm francezė. Kur tė kihet parasysh se nė shumicėn e luftėrave ai ka qenė ngadhnjyes, mund tė paramendohet se sa viktima kanė dhėnė popujt e tjerė tė Evropės.
Ajo qė kontribuoi Napoleoni pėr Francėn, bile edhe pėr Evropėn, mund tė pranohet si pozitive. Industria, e stimuluar nga luftėrat, pėrparoi dukshėm. Por, aristokratėt dhe fisnikėt prej atėherė e deri mė sot, nuk mundėn t’i kthejnė privilegjet e mėparshme. Mė me rėndėsi ėshtė se Napoleoni ka lėnė pas vetes institucione tė qėndrueshme dhe tė shėndosha nė bazė tė tė cilave u ndėrtua Franca moderne: sistemin gjygjėsor, sistemin administrativ, bankėn franceze dhe organizatėn financiare, universitetet dhe akademitė ushtarake. Ai ka lėnė gjurmė tė thella nė historinė franceze dhe nė atė botėrore.
Rothshildi e ndihmoi Anglinė qė ta zhduk Napoleonin por vetėm atėherė kur ai, prodhim dhe vegėl e tyre, e zvogėloi fuqinė e Anglisė. Nuk do tė kishte masonė pa ndihmėn e milionėve tė Rothshildit; Napoleoni do tė kishte pas shpine vetėm disa luftėra tė vogla, mė pak gjakderdhje dhe shumė mė pak rebelime dhe kryengritje qė askujt nuk i nevojiteshin.
Prej atėherė kur Majer Rothshildi pėsoi fiasko me zgjedhjen e Napoleonit, gjė qė i kushtoi jashtėzakonisht shumė mjete dhe pakėndshmėri, ai vendosi qė familja tė krijojė pasardhės tė Napoleonit dhe perandor tė tyre personal francez. Dhe duket se kjo u realizua pėrmes djalit tė tij Natanit dhe Hortenzisė - vajzės sė sjellė tė Napoleonit, tė martuar pėr vėllain e Napoleonit - Luj Bonapartėn, mbretin e Holandės. Hortenzia ndodhej vazhdimisht nė skamje materiale dhe merrte huaja prej Rothshildit, tek i cili u ngarkua me shumė borxh. Dihet fare mirė se kjo, po ashtu, i hyri nė zemėr Natan Rothshildit.
Perandori i ardhshėm i Francės, Napoleoni III, i cili sundoi prej vitit 1852 deri mė 1870, sipas karakterit aspak nuk nuk ngjasonte nė familjen Bonaparta. Ai ishte kopie e Natanit, jo vetėm pėr nga fizionomia, por edhe pėr nga karakteri.
Sajrus Hamlini nė veprėn e tij „Therjet armene” shkruan: „Napoleoni III nuk ka pasur asnjė damar tė ndershėm nė karakterin e vet”.
Napoleoni nė ujdhesėn Shėn-Elena ka pasur kohė tė mjaftueshme qė tė mendojė dhe ta vlerėsojė tėrė jetėn si dhe tė gjitha aktivitetet e tij. Pėrfundimin e kėtyre mendimeve e shprehu nė testamentin e vet, ku i jep kėshilla dhe mėsim djalit tė tij, tė sintetizuara nė fjalinė vijuese: „Tė sundosh, kjo do tė thotė t’i lartėsosh dhe t’i pėrhapish moralin, arsimin dhe lumturinė”.


  Gjithsej 24 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.