Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Te reja nga kinematografia ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17710)


Postuar nga Fajtori datė 30 Nëntor 2010 - 01:56:

Vetevritet Mario Monicelli ne moshen 95 vjeēare.

Regjizori qe konsiderohet babai i neorealizmit italian, Mario Monicelli, eshte hedhur sot nga dritarja e nje spitali ne Rome. Ai kishte nje tumor ne fazen terminale per te cilin gjendej shtruar ne spital.

Monicelli eshte regjizori i fundit i mbetur gjalle nga kasta e vjeter. Me mendje te kthjellet dhe duke u tallur me servilizmat qe i benin artistet e tjere ai jepte intervista ndonjehere per disa dokumentare. Filmi i tij "I soliti ignoti" (1958) konsiderohet shpesh hapja zyrtare e epokes se neorealizmit, pra asaj periudhe kur kinematografia filloi te tregonte pjese nga jeta reale, larg dramave teorike te tipit shekspirian. Kjo kinematografi beri qe avash-avash Italia te ngjitej ne podiumin e artit boteror atehere kur studiot e Hollywoodit ishin ne krize me filma te tejkaluar dhe seknare teatrale (vitet '60).

Nje fragment nga "I soliti ignoti":


Nqs jeni kurioze si lindte ideja e nje filmi (italisht):
http://www.youtube.com/watch?v=B-5WwrFF65U&

Ndersa kjo interviste u dha ne Mars te ketij viti (gjithmone italisht):


Lista e plote e filmave te Monicellit:
http://www.imdb.com/name/nm0598102/


P.s. Diku nje teme tjeter flitej per vetevrasjen dhe u konsiderua si dobesi, deri edhe injorance. Mario Monicelli u vetevra. Ishte nje profesionist i zoti dhe njeri i forte. Menyren si do vdiste e zgjodhi vete. Edhe njehere del qarte se nga anon injoranca ne gjykimin "injorant" te njerezve te medhenj qe zgjedhin menyren e vdekjes.


  Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.