Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Perdorimi i disa Medikamenteve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17755)


Postuar nga Morfine datė 01 Prill 2010 - 19:13:

Indikacionet

Mėnyra e administrimit:

Acidi acetilsalicilik (aspirina-ASA) nuk duhet tė merret me stomak bosh pėr tė zvogėluar rrezikun e toksicitetit gastrik (ulēer dhe komplikacione tė tjera). Pacientėt me astmė, urtikarie kronike, rinit kronik: administrimi i acidit salicilik kėrkon kujdes tė madh nė rastet me urtikarie (rash) apo rinit pasi mund tė shkaktojė skuqje dhe kruarje tė lėkurės, angioedemė, bronkospazėm paroksistike dhe dispne tė rėndė deri nė vdekje.

Ndėrhyrje kirurgjikale: marrja e ASA duhet tė ndėrpritet disa ditė pėrpara operacionit qė tė mos ndikojė nė cilėsinė e gjakut.

Podagėr: meqė acidi acetilsalicilik mund tė rrisė
ureminė, administrimi i tij kėrkon kujdes nė pacientėt e prekur me podagėr.

Insufiēencė hepatike: administrim i kujdesshėm nė pacientėt me insufiēencė hepatike (rrezik i hemorragjisė gastrointestinale).

Insufiēencė renale: administrim i kujdesshėm tek pacientėt me degradim tė funksionit renal sepse mund tė shkaktojė retension hidrik me pėrkeqėsim tė aktivitetit renal. Nė pacientėt me insufiēencė renale tė rėndė, ASA kundėrindikohet.

Antikoagulant: ASA rrit rrezikun e hemorragjisė.

Tiklopidina*, pentosifilina*, heparina*, antitrombotikėt: kombinimi me ASA kėrkon kujdes ekstrem pėr hemorragjinė.
Metotreksati*: nuk kėshillohet administrimi i acidit acetilsalicilik tek pacientėt qė marrin Metotreksati* ( rritin toksicitetin nga metotreksati).

Acidi valproik: shmangni pėrdorimin e salicilateve nė rastet e trajtimit tė konvulsioneve me acid valproik.

Hipoglicemikėt: nė pacientėt qė trajtohen me hipoglicemikė (sulfonil ure dhe insulinė), ASA mund tė rrit rrezikun e hipoglicemisė. Kėrkon kujdes!
Terapi me kortizonik: meqė glukokortikoidėt reduktojnė salicileminė, rekomandohet tė bėhet kujdes pėr helmimet e mundshme nga salicilatet kur ndėrpritet trajtimi hormonal.

Beta-bllokuesit: njėkohėsisht me administrimin e beta-bllokuesve duhet bėrė monitorimi i vlerave tė presionit.

ACE-inhibitor: administrimi i njėkohshėm i acidit acetilsalicilik nė doza tė larta (>= 325mg/ditė) me njė ACE-inhibitor nė pacientė me insufiēiencė kardiake kronike ka lidhje me njė rritje tė
vdekshmėrisė. Kjo lidhje nuk ėshtė vėrejtur nė pacientė qė merrnin ASA nė doza mė tė vogla (<= 160mg).

Antiacidi: kėshillohet monitorimi i nivelit plazmatik tė salicilateve nė fillim dhe nė fund tė terapisė me antiacid. Antiacidet qė pėrmbajnė bikarbonat duhet tė merren rreth 2 orė nga marrja e acidit acetil salicilik. (bikarbonati
favorizon ekskretimin e salicilateve duke reduktuar aktivitetin terapeutik).

Diuretikėt: i shoqėruar me ASA mund tė rrisė rrezikun e insufiēiensės renale akute, sidomos tek pacientėt e dehidratuar.

Shtatzania: administrimi i acidit salicilik nė shtatzani mund tė shoqėrohet me episode hemorragjike si tek nėna ashtu dhe te fetusi. Medikamenti nuk rekomandohet nė trimestrin e fundit tė shtatzanisė (rrezik i hemorragjisė, lindje e vonuar). Eksipientėt: prania e kripėrave tė aluminit ose magnezit reduktojnė pėrthithjen enterike tėtetraciklinave.

Burimi Al-medikus


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.