Forumi Horizont Gjithsej 77 faqe: « E parė ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit »
Trego 77 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Sherbimi mjeksor ne Shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17818)


Postuar nga Fajtori datė 11 Dhjetor 2012 - 02:01:

E paska shkruar me profesionalitet ky lart. Sikur te hiqte fjaline e fundit do ishte akoma me serioz shkrimi. Nuk mund te deligjitmosh parlamentin se miraton nje buxhet shendetsor pak me te ulet. Ka shume faktore qe influencojne ne nje buxhet.

Sidoqofte, ajo qe me la keq nga buxheti i Saliut eshte se investimet ne arsim po ulen. Nderkohe shkollat vazhdojne te punojne me dy turne per shkak se popullsia eshte perqendruar ne Tirane e Durres. Ne kohen tone ishte e paimagjinushme te behej gjithmnazi pasdite, tani eshte e natyrshme. Arsimi eshte investimi i pare qe duhet pare, duke filluar nga buxheti ekonomik e deri tek stimulimi i mendimit te lire e kritik, nderkohe qe nxenesit shikojne mesues te politizuar dhe profesore qe korruptohen si legena.

Jo me larg se pardje nje kushuri ne gjimnaz tha se nuk do bente mesim te nesermen, sepse ishte regjistruar ne nje forum dhe shkolla e lejonte te ikte. Forumi ishte ai i PD-se dhe nxenesit regjistroheshin per te ikur nga mesimi. Perkoi fiks me 8 Dhjetorin kur Saliu mbajti fjalim ne qytetin studenti. Dhe sheshi permbante vetem nje pjese te nxenesve qe iknin nga shkolla per event politik, sepse pjesa me e madhe kishin shkuar ne kafe me lejen e forumit rinor demokratik. Keto gjera meson arsimi sot.


  Gjithsej 77 faqe: « E parė ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit »
Trego 77 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.