Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ftese E Vecante (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17953)


Postuar nga Rrugaejetes datė 05 Shtator 2010 - 20:22:

Protestanet dhe katoliket besojne ne

Trinitet: Ati Biri dhe Fryma e Shenjte. Keta te tre jane Nje.

Jezusi eshte Zot, personi i dyte i Trinitetit.

Bibla eshte Fjala e Zotit.



Ndryshimet:

1.
Protestantet kane si autoritet Biblen dhe vetem Biblen

Katoliket, kane autoritet Biblen, ata e theksojne Biblen, si autoritet dhe si Fjalen e Zotit, por ne te njejtin nivel ngrene lart edhe traditen.

D.m.th Tradita (ato qe kane shtuar njerezit me kalimin e kohes) ka te njejtin nivel dhe vlere me Biblen.



2.
Katoliket besojne ne ekzistencen e purgatorit.

Bibla nuk ka as edhe nje varg te vetem qe flet per purgatorin, prandaj protestantet nuk besojne te Purgatori.



3.
Shpetimi

Katoliket mesojne se Hapi i pare ne drejtesimin para Perendise, pra ne shpetim eshte Pagezimi.

Bibla tregon dhe ne besojme se:
Drejtesimi eshte vetem nerpermjet besimit (Romaket 3:28)



Katoliket mesojne se te rriturit duhet te pergatiten per drejtesim permes besimit dhe veprave te mira.

Bibla tregon dhe ne besojme se:
Perendia i drejteson mekataret qe besojne. (Romaket 4:5)
Vepat e mira jane REZULTATI dhe jo shkaku i shpetimit (Efesianet 2:8-10)



Katoliket mesojne se Besimi eshte te besosh ne Perendine dhe te pranosh te gjitha gjerat qe Kisha propozon per besim.


Bibla meson dhe ne besojme se:
Besimi qe te shpeton eshte besimi ne Krishtin si Zot dhe Shpetimtar (Romaket 10:8-17)




4.
Katoliket mesojne se Mekatet serioze dyhet te rrefehen te Prifti

Prifti e fal mekatin si nje gjykates.

Indulgjencat e shperndara nga Kisha per veprat fetare i clirojne mekataret nga ndeshkimi i perkohshem.




Bibla thote dhe ne besojme se:
Mekati duhet ti rrefehet drejperdrejt Perendise (Ezdra 10:11)

Askush nuk mund te fale mekatin pevec Perendise (Marku 2:7)

Jezusi i cliron besimtaret nga mekatet e tyre me ane te gjakut te Tij (Zbulesa 1:5-6)




5.

Kisha Katolike i lutet Marise dhe Shenjterove te tjere.


Ne besojme se nuk eshte e nevojshme ti lutemi Marise, sepse ishte vetem nje njeri. Dhe as shentoreve sepse ne mund te flasim dhe ti lutemi personalisht Zotit.



Keto ishin pak a shume disa prej ndryshimeve thelbesore midis protestanteve dhe katolikeve.
Megjithate dua te theksoj se kam respekt per katoliket.


Cedrus ishte nje kenaqesi te flisja me ty

Faleminderit per kohen dhe per mundin qe ke shkruajtur

Te uroj gjithe te mirat, dhe pse jo, nese Zoti Do, te takohemi ndonje dite personalisht.

dhe uroj dhe lutem qe edhe ti nje dite do t'ia hapesh zemren tende Jezusit.


Zotit te Bekofte


  Gjithsej 34 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.