Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ftese E Vecante (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17953)


Postuar nga Rrugaejetes datė 04 Shtator 2010 - 18:44:

Pershendetje

Pershendetje 'Cedrus'

Te falenderoj per mesazhin tend.

'Cedrus' duhet te kuptosh nje gje:

Une nuk jam I interesuar qe ti te behesh fetar dhe te ndjekesh nje fe. Une jam i interesuar qe Ti te shpetohesh dhe te Kesh nje marredhenie te gjalle dhe peronale me Zotin e Gjalle, Krijuesin e Universit. Por flas per nje marredhenie ku Ai te jete Ati yt, Ati qiellor, dhe Ti - Biri i Tij i Dashur.

Si personi qe eshte ne fund te minieres, si edhe personi ne majen me te larte te malit, asnjehere nuk do ti arrijne dot yjet. Si personi me i keq ne kete bote, por si edhe personi me i mire, qe ben vepra te mira apo eshte shume fetar, asnjehere nuk do ta arrije Zotin e Shenjte. Ne asnjehere nuk mund te arrijme standartin qe Zoti kerkon me veprat tona, ritualet, fene apo filozofine tone.

Jezusi nuk erdhi qe te krijonte nje fe dhe njerzit te ishin fetare.
Faktikisht ne ate kohe Jezusi ishte kunder fetareve te asaj kohe per hipokrizin e tyre.

Gjithsesi, Jezusi erdhi te shpetonte cdo njeri nga ndeshkimi i Zotit dhe ti pajtonte ata (neve, mekataret) me Perendine e Shenjte.

"Biri i Njeriut erdhi te kerkoje dhe te shpetoje ate qe kishte humbur" (Lluka 19:10)


Nese ti je mysliman: pergjijga eshte e thjeshte:

Jezusi tha:
"Une jam Udha, e Verteta, dhe Jeta; askush nuk vjen tek Ati pervecese nepermjet meje" (Gjoni 14 : 6)

"Une jam Drita e Botes" (Gjoni 8:12)

"Kush beson ne mua ka jete te perjeteshme. Une jam buka e Jetes"
(Gjoni 6:47,48)

Perendia deshiron qe te gjithe njerezit te shpetohen dhe t'ia arrijne njohjes se te vertetes. Ne fakt nje eshte Perendia, dhe nje i vetem eshte ndermjeesi midis Perendise dhe njerezve. Krishti Jezus njeri. I cili e dha veten si cmim per te gjithe, per deshmim ne kohen e caktuar" (1 Timoteu 2:4-6)


Jezusi ishte dhe eshte Zot, e megjithate Ai prape se prape erdhi ne toke duke mare nje trajte njerezore, nje trup njerezor dhe vdiq per mekatet e tua dhe te miat dhe u ringjall pas tre ditesh.

Por thjesht ta dish kete nuk te shpeton.

Ti duhet te marresh nje vendim Cedrus. Ose ta refuzosh ate ose ta pranosh ate si Zot edhe shpetimtar dhe te perjetosh Hirin, Gezimin, Paqen, Faljen dhe Dashurine e Tij.


Prandaj Pyetja ime eshte kjo:

A deshiron Ti t'ia japesh Jeten tende Jezus Krishtit, t'ia dorezosh jeten tende Jezus Krishtit dhe ajo te ndryshoje pergjithmone?


  Gjithsej 34 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.