Forumi Horizont Gjithsej 98 faqe: « E parė ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17956)


Postuar nga Vizioner datė 08 Nëntor 2010 - 13:47:

Sindromi serb i festimit tė dėshtimeve

-nga Mero Baze-

8 nėntori ėshtė njė datė e anatemuar nė historinė e Shqipėrisė, pasi ka tė bėjė me themelimin e Partisė Komuniste Shqiptare, regjimi i sė cilės izoloi Shqipėrinė nga Evropa pėr 50 vite dhe la pasoja tė rėnda nė mentalitetin e shoqėrisė shqiptare pėr Perėndimin.

8 Nėntori i vitit 2010, 69 vjet pas themelimit tė Partisė Komuniste shqiptare, nė tė vėrtetė ndryshon historinė e kontaktit tė shqiptarėve me Perėndimin, por duket se po ripėrsėrit si nė njė film bardhė e zi patetizmin e komunistėve, me tė cilin u pėrpoqėn tė mbulonin izolimin real tė Shqipėrisė.

E vėrteta e hidhur ėshtė se mė 8 nėntor shqiptarėt e thjeshtė, ata qė ende nuk kanė pasur mundėsi tė lėvizin pa viza, do tė lėvizin tė lirė nė Evropė, por atdheu i tyre, Shqipėria, do tė refuzohet njė ditė mė pas, qė tė bėhet kandidate pėr familjen evropiane. Nėse liberalizimi i vizave ėshtė njė projekt evropian, pėr tė cilin Shqipėria aplikoi bashkė me vendet e tjera tė Ballkanit dhe i humbi tė gjitha trenat, deri sa e ngarkuan me zor tek treni i fundit, projekti pėr integrimin e Shqipėrisė nė Evropė ėshtė njė projekt shqiptar dhe njė vendim strategjik i kombit shqiptar, pėr tė cilin do tė marrim lajmin e hidhur mė 9 nėntor.

Pra, mė 8 nėntor kanė tė drejtė tė gėzojnė qytetarėt shqiptarė qė ende nuk kanė viza dhe qė pėr shkak tė njė politike vizionare tė Bashkimit Evropian do tė pėrfshihen nė lėvizjen e lirė. Por bashkė me kėtė lajm Bashkimi Evropian do tė refuzojė projektin shqiptar pėr anėtarėsim nė BE, qė ėshtė nė tė vėrtetė strategjia jonė kombėtare, e dėshtuar prej qeverisė. Sali Berisha, i cili iku si i ndėrkryer me njė dosje nėn sqetull nė prill tė vitit 2009 pėr tė aplikuar nė Pragė, me shpresė se do tė gėnjente shqiptarėt para zgjedhjeve se po fuste vendin nė Evropė, i bėri shumė dėm kėtij vendi duke e ekspozuar atė si njė vend tė paaftė pėr tė qenė vend perėndimor.

Sė pari, duke aplikuar kundėr kėshillave tė tė gjithėve, atij iu desh tė blinte shtrenjtė pranimin e aplikimit, duke nėnshkruar me kryeministrin grek paktin pėr kufirin detar dhe mė pas duke hyrė nė pazare ordinere me presidentin francez, pėr blerje helikopterėsh nga Franca, skandal qė po hetohet nga qeveria amerikane. Berisha bėri ē'ėshtė e mundur ta paraqiste iniciativėn e tij si historike dhe qė do tė pranohej nga Evropa dhe kėshtu do ta vlente kostoja e lartė me tė cilėn ai po bėnte fushatė elektorale me aspiratėn evropiane tė shqiptarėve.

Gjithēka u shumėzua me zero. Shqipėria nuk do tė jetė mė 9 nėntor kandidate pėr anėtare nė Bashkimin Evropian. Shkaku ėshtė krimi, korrupsioni dhe kultura e konfliktit politik nė Shqipėri. Kaq do tė mjaftonte qė ēdo qeveri tė jepte dorėheqje, pasi ėshtė njė qeveri e refuzuar nga Bashkimi Evropian dhe ėshtė nėn standardin e shteteve thuajse private si Mali i Zi.

Sė dyti, dėshtimi i Shqipėrisė pėr tė qenė njė vend kandidat pėr Bashkimin Evropian, po pėrpiqet tė justifikohet nėn zė nga politika zyrtare si zhvillim pozitiv, pasi sipas saj, njė anėtarėsim nė BE do rriste shumė detyrime pėr qeverinė dhe qytetarėt, dhe se ne nuk qenkemi gati pėr kėtė. Po tė flasėsh kėto ditė me zyrtarė tė qeverisė apo njerėz tė pushtetit, qė nuk dinė si ta justifikojnė dėshtimin, ta paraqesin si zhvillim pozitiv faktin qė sot s'jemi vend i BE, pasi detyrimet qenkan shumė tė mėdha. Kjo nė tė vėrtetė rrezaton mentalitetin real anti-perėndimor tė qeverisė dhe shkakun pse ne sot jemi nga vendet e pakta nė rajon qė po refuzohemi nga Bashkimi Evropian.

Dhe sė fundmi, ėshtė cinike qė mė 9 mars, ditėn kur qeveria duhet tė jap dorėheqje pėr refuzimin qė i bėn Bashkimi Evropian, ajo tė festojė. Ky ėshtė njė karshillėk i rėndė ndaj Evropės, njė veprim meskin, qė do tė rrisė perceptimin se ne jemi njė vend primitiv, qė po festojmė refuzimin qė i bėn Evropa qeverisė sonė, njėsoj siē festojnė serbėt betejat e humbura. Dhe duket sikur u bėhet thirrje shqiptarėve tė ikin njė orė e mė parė nė Evropė, sapo tė pėrfundokjė numėrimi mbrapsht nga spotet e qeverisė, meqė Evropa nuk na pranoi si shtet, por vetėm si turistė.


  Gjithsej 98 faqe: « E parė ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.