Forumi Horizont Gjithsej 17 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 17 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- A ju duket e habitshme qe universi eshte kaq i madh ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18021)


Postuar nga lule datė 28 Tetor 2010 - 20:04:

A ju duket e habitshme qe universi eshte kaq i madh ?

Mund te thuhet qe relativisht kohet e fundit jemi vene ne dijeni te pafundesise se universit .

A ju habit kjo apo nuk ju ben pershtypje ?

A mendoni se ky zbulim ishte ne fund te fundit i pashmangshem ?


Percaktimet e madhesise se se universit nuk bazohen direkt mbi distancen e objekteve qe mund te vezhgohen por mbi llogaritjet e zmadhimit te tij .
Kjo llogaritje luan nje rol gjithashtu kur duam te percaktojme distancen aktuale te abjekteve te vezhgueshme : prej efektit te zmadhimit te universit , objektet qe ne marrim driten pas 14 miliarde vjetesh , jane ne fakt perreth 46 miliarde vjet drite larg ( eshte masa e universit te vezhgueshem )

Aktualisht , ekziston hipoteza se Universi ka pesuar nje faze zmadhimi shume te shpejte , pas Big Bangut . Duke e ndjekur kete skenar , Universi eshte me i madh se sa mundemi te vezhgojme dhe madje , shume shume akoma me shume i madh , i stermadh .
Prape , ne mund te japim vetem kufinj te vegjel nese nisemi nga principi se Universi kishte nje mase te percaktuar ne fillim te Big Bangut . POR , nese Universi ishte qe ne ate moment i pafundem , ai eshte padyshim akoma edhe sot i tille

Eshte nje rregull qe vendos masen normale per Universin , te cilen ne nuk e njohim dhe nuk kemi asnje referim apo krahasim per ta ditur se sa i madh apo i vogel eshte Universi .
Ne biem dakort me veten se Universi eshte ne mase mesatare ( ngaqe nuk dime te themi ndryshe ) dhe prej te dhenave te vetme qe kemi per te percaktuar masen normale mesatare eshte madhesia qe vezhgojme sot per sot . Pra e marrim si etalon .

E habitshme eshte jo vetem masa e Universit nese e mendojme veten ne raport me te , por me shume se sa te vegjel jemi ne .

Kjo eshte e habitshme vetem nese mendojme se Universi duhet te ishte krijuar sipas permasave tona . Nese Universi eshte shume i madh per ne mbase ai nuk eshte krijuar per ne .

Cili eshte mendimi juaj ne gjithe kete ?


  Gjithsej 17 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 17 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.