Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Tė vdesėsh si “fans i Stresit” (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18057)


Postuar nga lule datė 31 Tetor 2010 - 23:10:

Tė vdesėsh si “fans i Stresit”

Denisi i mbushi 19 vjeē nė shtratin e spitalit. Prej 6 muajsh ai nuk ėshtė as i gjallė, as i vdekur. E vetmja shenjė jete ėshtė njė .. klithmė e lehtė, e rrallė e shoqėruar me njė ngėrē tė fytyrės nė pjesėn e syve, si fillimi i njė lotimi.. As zė nuk ėshtė tamam. Mjekėt janė habitur fillimisht por mė pas prindėrit e kuptuan. Denisi as flet, as ha, as lėviz.. Por ai ndjen vetminė.
“Nėse njėri nga ne nuk i lėviz kėmbėn vazhdimisht ose ta prekė nė faqe, ai lėshon atė klithmėn. Ndaj i rrimė gjithnjė te koka. Djali nuk do tė rrijė vetėm.. Dhe unė nuk do ta lė kurrė vetėm..”. Nėnės sė tij, Xhevit, i dridhet zėri.. Denisi ėshtė nė vdekje klinike.

***
Nė 28 prill tė kėtij viti, Denis Dollapi u sulmua nga bashkėmoshatarė tė tij. Denisi ishte fans i Stresit, kurse agresorėt fansa tė Noizy OTR. Tė dy kėta kėngėtarė kanė mjaft ndikim te fansat e tyre. Tė dy shkėmbejnė kėrcėnime njėri me tjetrin. I fundit prej kėtyre kėrcėnimeve, kaloi gjithė barrierat e etikės dhe u dha nė transmetim direkt nė televizion dy net mė parė nė “Zonėn e Lirė” tė Arjan Ēanit. Dhe fansat jashtė studios, janė gjithė sy e veshė.
Rastet e dhunės mes tė rinjve adoleshentė, ndjekės tė kėtyre dy kėngėtarėve, janė shtuar frikshėm. Denisi ėshtė njėri nga viktimat. “Ishte gjithnjė i qetė, i pėlqente tė pikturonte, tė shkruante tekste kėngėsh dhe tė vishej bukur,- thonė shokėt. Por djali me origjinė nga Tropoja, qė ėndėrronte tė bėhej muzikant tashmė dergjet nė koma nė shtėpinė e tij, pasi kaloi disa muaj nė spital, pa mundur tė rikthehet nė jetė pas sulmit. Ai u qėllua 14 herė me thikė. Sulmuesit, “rivalėt” e grupit tė fansave, e arritėn nė njė lokal tė rinjsh, dhe e qėlluan nė fillim nė kėmbė, pastaj nė trup e mė pas, nė zemėr..
Babai i tij, Kujtim Dollapi, nuk e mban dot dhimbjen as sot: “Mė treguan shokėt.. Ashtu i plagosur djali ka kėrkuar ndihmė ta sjellin nė spital. Ka shkuar i gjakosur me lekė nė dorė tek dy taksi, mė pas tek njė makinė dhe askush nuk ka dashur ta marrė.. Deri sa ėshtė rrėzuar pėrdhe. Nėse do tė shkonte pak mė herėt nė spital nuk do tė ishte nė kėtė gjendje”..

Kujtim Dollapi kėrkon drejtėsi. Bashkė me gruan, Xhevin, dhe vajzėn ata i rrinė mbi kokė Denisit, me shpresėn se do tė rikthehet sėrish mes tyre si mė parė. Nuk largohen asnjė minutė. Njė prej tyre duhet tė jetė patjetėr aty. Ndryshe Denisi nxjerr atė klithmėn qė ia shtrėngon zemrėn nėnės sė tij, Xhevit:
“Im bir u bė 19 vjeē dhe nuk mė ka trokitur askush nė derė pėr ndonjė problem me tė. Nuk e kuptoj se pse duhet tė ma bėnin djalin kėshtu pėr njė kėngė.. pa asnjė arsye”. Ajo gjen forca tė tregojė pėr “Shekullin”, tmerrin e ditės kur morėn vesh ngjarjen
“Shkuam menjėherė nė spital dhe e pashė qė trupi i djalit ishte bėrė shoshė. Ai ende mbahej dhe mė shikonte nė sy, diēka donte tė mė thoshte. Infermierja mė tha tė bėhem e fortė dhe tė mos reagoja nė sy tė tij, ndryshe ai do tė vdiste menjėherė. Ashtu bėra, durova.. Por zemra ime e di..”,- ofshan Xhevi. Por ajo ka besim: “Zoti nuk do ma marrė djalin…”

Prindėrit dhe motra e Denisit thonė se do luftojnė deri nė fund dhe me tė gjitha mundėsitė qė Denisi tė jetė sėrish mes tyre. “Im bir meriton tė jetojė. Edhe shteti mund tė na ndihmojė, sė paku tė mund ta ēojmė djalin jashtė sepse kėtu nuk ka njė qendėr rehabilitimi pėr ta trajtuar”, – thotė Kujtim Dollapi.

Liridona: Nuk dua tė ndahem nga vėllai, Zoti do bėjė mrekullinė

“Interesoheni pėr Denin vėllain tim?!” Liridona ėshtė paksa e habitur qė njė gazetare pyet pėr Denisin. Motra e vetme e Denisit del tė na presė afėr shtėpisė sė saj dhe na shoqėron me shumė mirėsjellje brenda. Ajo ka njė fytyrė tė trishtuar, shumė tė trishtuar. “Unė nuk e di nėse ju keni parė ndonjė njeri nė gjendjen e vėllait tim. Ėshtė e rėndė. Megjithatė unė prapė rri me tė. I tregoj kujtimet qė kemi kaluar.. Mami nuk mė beson po ai mė buzėqesh mua ndonjėherė. Unė e dua, mjafton tė jetė mes nesh, ėshtė drita e shtėpisė tonė, ėshtė gjithēka pėr ne..”.


Liridona na tregon edhe besimin qė ka Denisi, ajo dhe familja e saj tek njė vend i shenjtė qė quhet Tyrbe nė Tropojė. Beson se atje mund tė ndodhė mrekullia dhe Denisi tė jetė sėrish si mė parė. “E di qė Zoti dhe Tyrbja do bėjnė mrekulli pėr vėllain tim tė mirė. Ai nuk ka bėrė kurrė keq nė kėtė botė, ėshtė vėllai mė i mirė nė botė. Jo, Zoti nuk do na e marrė..”
Tek shtrati i Denisit vijnė shpesh edhe shokėt e tij. I bėjnė muhabet edhe pse nuk janė tė bindur se Denisi po i dėgjon. “Denisi nuk ishte nga ata tė sherreve. Kurrė nuk bėnte sherre me askėnd. Adhuron muzikėn, shkruan bukur tekste edhe bėn vizatime vėrtet interesante. S’e kuptojmė pse duhej t’i ndodhte pikėrisht Denit kjo”,- thotė Ermali qė e gjejmė pranė shtratit, gjatė vizitės zonė nė familjen Dollapi. Ai dėshiron ta quajė Denisin vėlla sepse ka pirė gjakun e gishtit me tė dhe pėr tė gjithnjė kėshtu do tė jetė.

Mjekėt: Ėshtė rast i rrallė..

Pėr mjekėt Denisi ėshtė njė rast i rrallė. Mė saktė, ėshtė ngjarje e rrallė, qė ai vazhdon e jeton. “Ėshtė rast i rrallė qė thika tė godasė zemrėn nė ato pėrmasa dhe pacienti tė mos vdesė. Por tashmė problemi ėshtė se nga kjo goditje i ka ardhur si pasojė dėmtimi i trurit.. Nga mungesa e qarkullimit tė gjakut truri ėshtė dėmtuar”,- pohon kirurgu qė e ka pritur adoleshentin, Skėnder Buci. Mjeku shton se 19-vjecari me kalimin e kohės mund tė pėrmirėsohet dhe tė reagojė.

Nga Facebook te Zonė e Lirė, njė valė mesazhesh dhune qė duhen ndalur

Mesazhet e dhunės nė TV dhe nė ‘Facebook’

A mund tė arrihet “sukses” nėpėrmjet dhunės? Kjo ėshtė rruga qė kanė zgjedhur dy nga tė rinjtė e hip-hopit shqiptar Stresi (Arkimed Lusha) dhe Noizy (Rigels Rjaku). Sikur tė mos mjaftonin fyerjet nė tekstet e kėngėve, kėngėtarėt e kanė ēuar konfliktin e tyre nė njė tjetėr nivel: nė njė luftė bandash qė tė kujtojnė pėrleshjet e fund-viteve ’80 mes bandave amerikane tė rrepit East Coast-Ėest Coast. Konfliktet e atjeshme u pasuan me disa vrasje. Nėpėr kėtė rrugė po ecin me shpejtėsi edhe mbėshtetėsit e dy kėngėtarėve, ndaj kjo duhet ndalur sa pa pasur viktima tė tjera si Denisi.

Nė emisionin e fundit “Zonė e Lirė” kėngėtari Stresi tha se dėshira e tij ishte qė konflikti i disa muajve me parė mes mbėshtetėsve tė tij dhe atyre tė kėngėtarit Noizy “tė kishte pėrfunduar ndryshe”. Gjatė njė evenimenti muzikor, tė rinjtė u pėrplasėn me njėri-tjetrin, por pėr fat tė mirė asnjėri prej tyre nuk pėsoi gjė. Por pėr Stresin ky happy end, nuk ishte fundi i duhur. “Do tė doja njė fund ndryshe u shpreh ai”, duke dhėnė njė mesazh qė fansat e tij ndoshta do ta lexojnė nė njė tjetėr mėnyrė. “…S’ka mėshirė pėr bandėn tjetėr”. Madje nė bisedė e sipėr me drejtuesin e emisionit Stresi jep edhe njė tjetėr mesazh me nėnkuptim. Duke pėrshkruar armėn tė cilėn kishin adhuruesit e tij, “jo shot gun por sharrs” – saktėson ai moderatorin kurioz.

“Njė ditė o ai o unė” – vijon mė tej nė transmetim direkt. Ky ultimatum i drejtohej vetėm Noizyit. Moderatori i “Zonė e Lirė” e zhvendos bisedėn te familja, duke e pyetur 24 vjeēarin se si reagonte babai i tij kur dėgjonte kėtė vendim tė tė birit. “ai e di se si jam”, pėrgjigjet kėngėtari, duke buzėqeshur. Biseda pėrfundoi me njė tjetėr deklaratė. “I love geto, I ėill day for geto” (e dua geton do vdes nė geto). Po nė cilėn geto?
Nė vendin tonė, nė rast se nuk ekziston njė etikė transmetimi, tė paktėn nė letėr ekziston njė ligj pėr transmetimet televizive. Ky ligj ndalon transmetimin e mesazheve apo pamjeve tė dhunės, tė cilat ndikojnė tek fėmijėt dhe adoleshentėt. Por kur Stresi bėnte kėto thirrje, mbi ekran nuk kishte asnjė shenjė. Ēuditėrisht logoja u vu pas bisedės me Stresin. Vetė moderatori i emisionit Arjan Ēani i pyetur dje nga Shekulli, lidhur me kėto mesazhe dhune, nuk donte tė komentonte duke dhėnė vetėm disa lėvdata pėr “emisionin e tij ndryshe”. Nė polici ėshtė e pamundur tė marrėsh njė prononcim zyrtar pėr gjėra tė tilla. I pyetur nėse duhej tė arrestohej dikush qė jep mesazhe dhune nė TV, njė zyrtar policie (edhe ky duke kėrkuar tė ruajė anonimatin) u pėrgjigj me njė kundėr-pyetje: “Po pse nuk e dini ju, djali i kujt ėshtė ai tipi..?!”

FACEBOOK
Armė dhe poza kėrcėnuese tė imituara. Kėto janė ajo ēka gjen nė profilin nė Facebook tė njėrit prej “rivalėve” muzikorė tė Hip-Hopit, Stresit. Nė profilin qė ka mijėra fansa ėshtė e vėshtirė tė hysh pėr shkak tė masivitetit, por pasi hyn ajo qė sheh janė kėto foto.
Y.Lezo

Kolegėt e Noizyt dhe Stresit i shmangen komenteve pėr dhunėn *

Njė nga kėngėtarėt e tjerė tė njohur tė rrymės Hip-Hop ėshtė edhe Fugaa. Nė njė intervistė tė cilėn mund ta lexoni tė plotė nė faqen 16 nė SH2-shin e sotėm, kėngėtari kosovar ėshtė pyetur edhe pėr Noizyn dhe Stresin. Ja pėrgjigjet e tij, pėr ata qė duan tė kuptojnė diēka mė shumė, nga kjo histori:

Fugaa, po Noizy si ju duket? Shumė i kėrkuar ėshtė nė Shqipėri…
I mirė ėshtė ai.. Ka stil unik qė s’e ka tjetėrkush. Ajo lypet nė hip-hop. Shumė MC, mė shumė stile, shumė ngjyra tė zonit, shumė lloje t’floė-it. Q’ajo pengon tė 2 milion MC-tė e ri qė “krijohen”, sepse s’kanė gjo autentike por kapin pėr bazė ndoj’ rreper tė hershėm edhe “bėhen” sikur ata. Kap kopjo prej Amerikės se ka 2 milionė MC e jo prej shqiptarėve se janė vetėm 20 qė ia vlen. Ky ėshtė mendimi im.
Unė personalisht kam ndėgjuar shumė, jam bazuar nė Methodman sa i pėrket liricizmit, ndėrsa tek Redman sa i pėrket flokit. Vite mė vite, deri sa dikur e “gjen” veten edhe s’ke nevojė pėr asgjė tjetėr po vetėm “ecėn” vetė.

Po nė lidhje me grindjet dhe sherret midis Noizy dhe Stresit ēfarė mendoni? Dua tė them, gjithmonė ka pas grindje midis rreperave, por ata e kanė ēuar disi nė ekstrem sepse ka pasur goditje reale me armė, sherre midis fansave etj….
Besomė qė e di si fjalė qė “nuk e qojnė mirė ata t’dy” po ma shumė info s’kam n’lidhje me kit’ punė.

*Intervistėn e plotė mund ta lexoni sot nė faqet e SH2 /shekulli/


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.