Forumi Horizont Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)


Postuar nga lule datë 01 Nëntor 2010 - 16:16:

Gruaja ne filmin e Chaplinit me telefon celular.

LONDER - Ndoshta ajo me te vertete eshte nje udhetare e kohes, e derguar prapa ne vite per te dhene nje “shfaqje” qe la te gjithe shikuesit gojehapur. Apo ndoshta eshte nje gjeni, qe ka testuar ne menyre te fshehte teknologji te perparuar nga qeveria dhe eshte kapur nga kamera ne momentin e gabuar.

Cilido qe te jete shpjegimi, detaji ne filmin “The Circus”, realizuar me 1928 nga Charlie Chaplin, ku duket nje grua sikur perdor nje telefon mobil, ka befasuar shikuesit. Skena e pabesueshme eshte gjetur ne pjesen e xhirimeve shtese te filmit, ku shihet publiku duke marre pjese ne premieren e filmit ne “Manns Chinese Theatre” ne Hollywood.

Xhirimi i shkurter tregon nje grua te moshuar e veshur me pallto dhe nje kapele, me doren e ngritur ne anen e majte te fytyres derisa eshte duke folur. Nuk eshte askush perreth saj qe te jete bashkebisedues i saj, perveç nje burri i cili ecen perballe saj ne fillim te xhirimit. Edhe gjestet dhe sjelljet e saj derisa “flet” do te ishin shume te njohura per shikuesit moderne, perderisa ajo duket se ndalet ne mes te fjalise, gjate bisedes se saj.

Ky zbulim i cuditshem eshte zbuluar nga adhuruesi i filmit George Clark, nga koleksioni i tij i filmave te Charlie Chaplin. Ai ka thene se ia ka treguar xhirimin me shume se njeqind njerezve dhe asnjeri nuk ka mundur te jape ndonje shpjegim te arsyeshem.

Disa shikues kane sugjeruar se ajo eshte duke degjuar nje radio te dores, por kjo nuk shpjegon se pse ajo duket se po flet. Te tjere thone se ndoshta ajo eshte duke treguar shenja te skizofrenise, dhe mbulon fytyren e saj per te fshehur faktin se eshte duke folur me vetveten. Po ashtu eshte sugjeruar se ajo thjesht eshte duke u munduar ta mbuloje fytyren nga kamera ne menyre qe te mos xhirohet. Gjithashtu ka skeptike te cilet besojne se xhirimi eshte nje mashtrim i krijuar nga Clark – nje prodhues filmi me “Yellow Fever Productions” per te reklamuar festivalin e tij te fundit te filmit.

Pajisja e pare qe mund te lidhet me nje telefon mobil eshte “Walkie-Talkie” nga “Motorola”, e cila eshte prodhuar ne vitet 40, por ajo kishte masen e dores se nje njeriu dhe gjithashtu eshte prodhuar me shume se nje dekade pas filmit te Chaplinit. Telefonat mobile, te cilet ne i njohim sot nuk jane paraqitur deri ne vitet 80. Edhe atehere ishin shume te medhenj per t’u mbuluar nga shuplaka e dores. Ne videon e postuar ne “YouTube” nga Clark, ai ben shaka duke thene se shpjegimi i vetem eshte se gruaja eshte udhetare ne kohe. Ai thote: “Ky film i shkurter ka te beje me nje cope xhirimi prapa skenave te filmit te Chaplin ’The Circus’”.

“Skena tregon nje grua te madhe te veshur ne te zeza me nje kapele qe mbulon pjesen me te madhe te fytyres, me diçka qe mund te shpjegohet vetem si telefon mobil, e cila flet duke ecur vetem. Une e kam studiuar kete xhirim per me shume se nje vit, duke ua treguar me shume se njeqind njerezve dhe askush nga ta nuk me dha ndonje shpjegim se çfare eshte duke bere kjo grua. Teoria ime e vetme – dhe e shume njerezve te tjere – eshte e thjeshte: nje udhetare e kohes me telefon mobil. Shikoni vete dhe lirshem lini koment mbi shpjegimin, apo mendimet tuaja per kete gje”, ka shkruar Clark.

Nje nga shpjegimet me te pranuara eshte se gruaja eshte duke perdorur nje “trumbete veshi”, nje pajisje qe perdoret nga persona qe kane veshtiresi ne degjim. Per ta mbeshtetur kete ide, vereni se si gishti tregues dhe gishti i mesem jane me te zgjeruar e kjo mund te shpjegojne se nuk eshte duke mbajtur nje telefon por nje mjet te rrumbullaket.

Filmi i Charlie Chaplin “The Circus” ishte nje nga filmat e fundit pa ze dhe ai fitoi çmimin “Oscar” ne vitin 1929 per “shkathtesi dhe gjeni ne shkrim, aktrim, regji dhe produksion”. Filmi flet per Tramp, i cili punon si kloun ne nje cirkus dhe bie ne dashuri me vajzen e drejtorit te cirkusit. Chaplin prodhoi kete film gjate kulmit te problemeve ligjore pas divorcit nga Lita Grey dhe ai nuk e ka permendur as edhe nje here ne autobiografine e tij, edhe pse tani ky film konsiderohet si nje nga kryeveprat e tij.


  Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.