Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- Kontestet e Emrit "Maqedoni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18151)


Postuar nga RIP Gibbs datė 06 Dhjetor 2010 - 10:59:

Njė histori e shkurtėr dhe kontestime.

Fillimet e kontestimeve rreth Maqedonisė datojnė qė nė mesin e viteve ’70 tė shek.XIX. Me shpėrthimin e Revolucionit Francez, nis edhe kriza nė Ballkan. Nė fillim serbėt dhe bullgarėt duke ndjekur politikėn e Rusisė, interesimin dhe pėrkrahjen e saj ndaj tyre, nisėn trazirat dhe shpallėn kėrkesė pėr pavarėsi nga Perandoria Osmane
Revoltat ndaj Perandorisė Osmane shėnojnė dhe fillimin e ‘krizės lindore’, e cila do tė pėrfshinte edhe fuqitė e mėdha nė zgjidhjen e saj. Kėshtu Rusia do t’i shpallte luftė Turqisė, kjo do tė ēontė nė thellimin e krizės.
Me pėrfundimin e luftės ruso-turke, Maqedonia do tė njohė momentin kryesor tė kontestimeve rreth saj. Rusia fituese do tė pėrcaktonte rregullat e lojės nė Traktatin e Shėn Stefanit, i mbajtur nė mars 1878. Kostoja e humbjes se Perandorisė Osmane do tė pasonte nė krijimin e njė shteti tė ri bullgar, tė zgjeruar nė territoret e Maqedonisė sė sotme. Ky krijim i Bullgarisė sė Madhe do tė shqetėsonte Anglinė dhe Perandorinė Austro-Hungareze, tė cilat shikonin me frike fuqizmin e Rusisė dhe ambicien e saj pėr tė dalė nė ujėrat e Mesdheut. Kėshtu me 13 qershor 1878 do tė mblidhej Kongresi i Berlinit, i cili do tė rishikonte vendimet e Traktatit tė Shėn Stefanit, aq tė kontestuara nga Greqia dhe Serbia.
Vendimet e marra nė Kongresin e Berlinit pėr Ballkanin i zhgėnjyen mjaft vendet e kėtij tė fundit. Rikthimi i territoreve tė Maqedonisė, Perandorisė Osmane, prishi projektet e Bullgarisė sė Madhe sė Shėn Stefanit, pra dėmtoi krijimin e njė blloku bullgar tė sponsorizuar nga Rusia. Pas kthimit tė Maqedonisė nė Perandorinė Osmane territoret e saj u bėnė fushėbetejė, ku pėrplaseshin interesat e Bullgarisė, Serbisė, Greqisė dhe tė Fuqive tė Mėdha.
Neni 23 i Kongresit tė Berlinit ngarkonte Perandorinė Osmane me ndėrmarrjen e reformave tė veēanta nė rajonet qė zotėronte nė Evropė. Pas Kongresit tė Berlinit, rajoni mė i rėndėsishėm, qė i mbeti Turqisė ishte Maqedonia, por ajo duhej qeverisur dhe mbajtur. Popullsia e saj e pėrzier dhe kufijtė qė ndryshuan pėrsėri, e bėnin mė tė vėshtirė qeverisjen nė kėtė vend. Fill pas kongresit do tė fillonin revoltat, organizimet revolucionare, ritmi i tė cilave sa vinte dhe shtohej. Maqedonia kthehet kėshtu, nė temėn e kėrkimeve gjuhėsore, etnike, antropologjike dhe historike, ku shkenca vendoset nė shėrbim tė propagandės. Bullgaria, e cila shfaqej si pėrkrahėse e reformave nga Porta e Lartė, nisi lėvizjet taktike pėr Maqdoninė nėpėrmjet formave tė ndryshme tė propagandės dhe mbėshtetjes financiare.
Nė vitin 1880 u krijua Liga Maqedonase, e cila kishte si platformė tė saj nenin 23 tė Kongresit tė Berlinit dhe krijimin e njė parlamenti pėr Maqedoninė. Maqedonia duhej tė mbetej nė sovranitetin e Portės sė Lartė dhe nėn patronazhin e Fuqive tė Mėdha Evropiane.
Nė fakt Liga Maqedonase dėshtoi nė realizimin e objektivave tė saj. Krahas saj u krijuan edhe organizata tė tjera si VMRO ( Vnatresna Makedonska Revolucionerna Organizacija ), e cila u formua ilegalisht nė Selanik mė 23 tetor 1893, por qė me nxitjen dhė pėrēatjen e qeverisė bullgare krijoi ambiguitet nė qėllimet e saj. Sofja i vuri pėrballė ‘Komitetin Suprem Maqedonas’, i cili u themelua nė vitn 1895 nė Sofje, nėn drejtimin e gjeneral Danail Nikolaev. Kjo organizatė kėrkonte bashkimin e Maqedonisė me Bullgarinė. VMRO, ishte e pėrbėrė nga dy struktura paralele tė cilat kishin projekte tė ndryshme pėr Maqedoninė: njėra kėrkonte inkuadrimin e Maqedonisė nė Bullgari, ndėrsa lėvizja tjetėr kėrkonte njė Maqedoni autonome.
Nė fillim tė shek.XX fati i Maqedonisė ishte kthyer nė njė problem evropian. Moszbatimi i reformave nė Maqedoni nga Perandoria Osmane, kryengritja e Ilindenit , revolucioni i xhonturqve i dhanė njė impuls tė ri konflikiti nė Ballkan nga vetė ballkanasit. Ndėrkohė qė Rusia dhe Austro - Hungaria angazhoheshin pėr ruajtjen e statusqous nė Ballakn, vendet fqinje si Serbia dhe Bullgaria, qė prej Traktatit tė Berlinit bisedonin pėr ēėshtjen e Maqedonisė. Propozimi bullgar ishte pėr autonominė e saj, ndėrkohė qė Serbia kėrkonte ndarjen mes tyre.
Nė viti 1911 u thellua kriza ballkanike, e cila nxiti vendet e Ballkanit tė krijonin aleanca mes tyre kundėr Perandorisė Osmane. Megjithė vėshtirėsitė dhe mosmarrėveshjet pėr territoret e Maqedonisė, mė 13 mars 1912 u arrit aleanca serbo-bullgare e mbėshtetur nga diplomacia ruse. Edhe pse Bullgaria dhe Serbia arritėn qė tė krijojnė aleancė, antagonizmat qė ekzistonin mes tyre dhe Greqisė pėr territoret e Maqedonisė nuk do tė zbeheshin, qoftė edhe me marrėveshje formale mes tyre. Cėshtja e Maqedonisė shkaktoi ato qė sot njihen si luftėrat ballkanike, tė cilat destabilizuan marrėdhėniet ndėrkombėtare nė tė gjithė Evropėn Juglindore.
Lufta e Parė Ballkanike shpėrtheu mė 18 tetor 1912, pasi u arrit marrėveshja mes vendeve ballkanike: Serbi, Bullgari, Greqi, Mali i Zi, tė cilat kishin edhe mbėshtetjn e Antatės kundėr Perandorisė Osmane. Vetėm pas disa javėsh Maqedonia iu nėnshtura kontrollit tė Aleancės Ballkanike. Me shpėrthimin e Luftės sė Dytė Ballkanike ushtria bullgare arriti tė pushtotnte pjesėn mė tė madhe tė territoreve maqedonase.
Epilogu i Luftės sė Parė Ballkanike u mbyll me nėnshkrimin e marrėveshjes nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr. Vendimet e kėsaj konference dhe presioni austro-hungarez e detyruan Serbinė tė tėrhiqej nga Shqipėria, gjė qė bėri qė ajo t’i drejtohej tashmė Maqedonisė. Nė kėtė kohė Serbia dhe Greqia nėnshkruan njė marrėveshje tjetėr tė fshehtė mes tyre, kundėr Bullgarisė, pėr t’i marrė asaj territoret qė zotėronte nė Maqedoni, gjė qė shkaktoi tjetėr konflikt pėr Maqedoninė me ish-aleaten e tyre.
Lufta e Dytė Ballkanike pėrfundoi me 13 gusht me Paqen e Bukureshtit, ku u caktuan kufijtė e rinj nė Ballkan. Vendimi kryesor i kėsaj konference kishte tė bėntė me statusin e Maqedonisė, e cila u nda nė tri pjesė: mes Greqisė, Serbisė dhe Bullgarisė, akt ky qė u konfirmua edhe me Traktatin e Versajės nė vitn 1919.
Nė prag tė Luftės sė Parė Botėrore tė dyja blloqet ndėrluftuese: Antanta dhe Aleanca Tripalėshe i ofronin Bullgarisė territoret e Maqedonisė. Antanta i propozoi Trakėn dhe Maqedoninė, por Bullgaria vendosi tė mbantė anėn e Fuqive Qendrore nė luftė. Kėshtu ajo hyri nė aleancė mė Gjermaninė, Austo-Hungarinė dhe Perandorinė Osmane dhe arriti qė mė ne fund tė pushtonte Maqedoninė. Lufta e Madhe nxorri nė pah dhe thelloi konkurrencėn e egėr mes Serbisė dhe Bullgarisė, tė nisur qė me Kongresin e Berlinit. Bullgaria e shtriu ushtrinė e saj nė tėrė territoret e Maqedonisė gjatė tre viteve tė pushtimit tė saj, qė zgjati prej vitit 1915 deri nė vitin 1918.
Mė 1 janar 1918 u zyrtarizua shpallja e Mbretėrisė Serbo-Kroate-Sllovene, nė kuadėr tė sė cilės bėnte pjesė edhe Maqedonia, e cila u quajt Bonovia e Vardarit. Krijimi i saj nuk ishte nė pėrputhje mė strukturėn etnike, duke pasur parasysh se nė Bonovinė e Vardarit nuk ekzistonte vetėm njė komb. Gjatė viteve tė ekzistencės sė mbretėrisė, dhe mė vonė duke filluar qė nga viti 1918, Maqedonia nuk pėrfitoi asnjė status tė veēantė nė kuadėr tė Mbretėrisė sė serbėve, kroatėve, sllovenėve. Kjo mbretėri nuk njohu as gjuhėn dhe as popullin maqedonas. Regjistrimiet e kėsaj periudhe i citojnė maqedonasit si folės tė gjuhės serbo-kroate-sllovene dhe nuk citohej asnjė specifikim i nacionaliteteve tė vendit qė quhej Serbia e Jugut. Nuk do tė ishte vetėm mohimi i emrit tė Maqedonisė, por edhe pėrhapja e serbizimit nė kėtė vend, i cili preku sistemin arsimor, fetar dhe gjendjen civile ( emrat e familjeve), tė cilėt morėn prapashtėsėn –oviē. Serbizmi i Maqedonisė kishte filluar qė nė luftėrat ballkanike dhe tashmė pas Luftės sė Parė Botėrore, ky vend qė quhej Serbia e Jugut iu nėnshtura njė asimilimi tė egėr nė tė gjitha nivelet, duke eleminuar kauzėn maqedonase nė tė gjitha aspektet dhe duke forcuar karakterin serb tė Borovinės se Vardarit.
Ndarja territoriale e Maqedonisė nė Bukuresht kishte lėnė ēėshtjen e saj tė hapur edhe tė pazgjidhur. Edhe nė periudhėn qė do tė vijonte mes dy luftėrave botėrore, Bullgaria, Serbia dhe Greqia do tė kontestonin identitetin maqedonas. Pėrvetėsimi dhe pushtimi i sėrishėm i territoreve tė saj krijoi kushtet pėr sensibilizimin dhe formimin e grupeve tė ndryshme politike nė Maqedoni dhe jashtė saj. Pėrveē veprimtarive tė kėtyre organizatave pėr sensibilizmin e faktorit ndėrkombėtar nė lidhje me ēėshtjen maqedonase, ku u dallua sė tepėrmi angazhimi i intelektualėve maqedonas nė Petrograd, u shfaqėn edhe dallime mes inteligjencės dhe forcave tė ndryshme politke maqedonase rreth zgjidhjes sė ēėshtjes sė saj, veēanėrisht nė Bullgari, ku jetonin shumė emigrantė politkė. U dalluan dy fraksione: VMRO dhe Komiteti Ekzekutiv Maqedonas i Vllazėrimit nė njėrėn anė, dhe nė anėn tjetėr ishin pėrfaqėsuesit e forcave dhe lėvizjeve progresiste tė majta. Tė dyja fraksionet kėrkonin bashkimin e Maqedonisė, por prirjet e ndryshme ideologjike vėreheshin nė programet dhe nė mjetet pėr realizimin e kėtij qėllimi.
Pretendimet bullgare ndaj Maqedonisė nuk pėrfunduan me Luftėn e Parė Botėrore, madje ato u shtuan veēanėrisht gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Gjatė viteve 1941-1944 Sofja u pozicionua pėrkrah aksit Romė –Berlin dhe u kompesua me marrjen e Maqedonisė sė Vardarit, tė cilėn e konsideronte si territor tė saj. Edhe nė kėtė periudhė politika bullgare ndajt erritorit tė Maqedonisė lidhej me rikthimin nė idetė e Shėn Stefanit. Nė marrėveshjen e bllokut fashist gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ishte paraparė hyrja e trupave gjermane nė Shkup, pjesa perėndimore e Maqedonisė nėn pushtimin italian dhe ajo lindore tė pushtohej nga Bullgaria. Veprimet e qeverisė bullgare nė Maqedoni krijuan probleme edhe nė marrėdhėniet mes Partisė Komuniste Jugosllave dhe asaj bullgare. Rezistenca maqedonase u organizua nė bashkėpunim me partizanėt e Titos. Lindja e Jugosllavisė mė 29 nėntor 1947 shėnoi dhe njohjen e popullit maqedonas. Maqedonia fitoi pėr herė tė parė tė drejtėn e qeverisjes. Ky vendim nxjerr jashtė loje pėrpjekjet e mėtejshme tė Bullgarisė pėr Maqedoninė.
U zgjata me historikun e kontestimeve rreth Maqedonisė pėr tė kuptuar mė mirė se kur kanė filluar realisht kontestimet rreth saj, kur ėshtė krijuar a njohur si shtet dhe komb Maqedonia, pse mban qėndrime tė ashpra lidhur me ēėshtjen e emrit, dhe tė tjera si kėto qė lidhen me identitetin kombėtar tė maqedonasve.


  Gjithsej 70 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.