Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- Kontestet e Emrit "Maqedoni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18151)


Postuar nga RIP Gibbs datė 06 Dhjetor 2010 - 11:01:

Aktiviteti diplomatik i Greqisė.

Kur parlamenti i Maqedonisė miratoi deklaratėn e pavarėsisė, qeveria greke e qendrės sė djathtė e drejtuar nė atė kohė nga Micotaqis reagoi menjėherė dhe nisi pėrpjekjet pėr tė bllokuar njohjen e saj. Pėr palėn greke ishte i papranueshėm emri kushtetues i Maqedonisė, por pėrveē kėsaj qeverisė greke i duhej edhe ndihma ndėrkombėtare pėr mosnjohjen e kėtij shteti tė ri tė sapoformuar. Diplomacia greke hapi disa ēėshtje brenda vetė Komunitetit Evropian, qė kishin si qėllim bllokimin e njohjes sė Maqedonisė. Suksesi i saj i parė u arrit me abstenimin pėr njohjen e saj nga vendet e KE.
Nė kėtė linjė ishte edhe letra e Ministrit tė Jashtėm grek drejtuar Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Butros-Galit, nė tė cilėn thuhej se paqja nė rajon rrezikohej jo vetėm nga emri i kėtij vendi tė ri, por edhe nga njė seri veprimesh qė rezultojnė nė uzurpimin e emrit ‘Maqedoni’ me qėllim krijimin e njė shteti tė ri qė ka pretendime territoriale, edhe pse nuk ka ekzistuar historikisht.
Greqia arriti kėshtu qė pėr njė periudhė dy vjeēare tė hedhė poshtė pranimin e emrit tė Maqedonisė nė Lisbonė, edhe me mbėshtetjen e Komunitetit Evropian
Periudha e viteve 1991-1995, ku ishte nė fokus ēėshtja e emrit tė Maqedonisė vlerėsohet si ngjarja qė ka dominuar politikėn e jashtme, tė brendshme dhe atė ballkanike tė Greqisė. Mė 16 shkurt 1994 deklarohet fillimi i embargos nėpėrmjet portit tė Selanikut. Qeveria maqedonase i dėrgoi njė letėr qeverisė greke, ku kėrkonte dialog, pėr marrėveshjen qė do tė garantonte sigurinė e kufijve .
Nė fund tė vitit 1993 Greqia theksoi edhe mė tepėr pozicioin e saj kudėrshtues ndaj Maqedonisė, sepse kjo kohė pėrkonte me zgjedhjet nė vend dhe kjo ēėshtje do ta ndihmonte qeverisjen e PASOK. Njė vit mė vonė Greqia shpalli embargo tė njėashme daj Maqedonisė, ku si shkak kryesor shihet fakti i njohjes sė Maqedonisė nga ana e ShBA-ve. Kjo do tė shėnonte dhe pėrfshirjen e diplomacive amerikane, e cila do tė luante njė rol mjaft tė rėndėsishėm mė anė tė ndihmės-sekretarit tė saj, Riēard Hollbruk, i cili deklaroi edhe arritjen e njė marrėveshje mes dy vendeve. Me anė tė kėsaj marrėveshje tė nėnshkruar nga Ministri i Jashtėm grek, Papulias dhe ai maqedonas Cervenkovski, Greqia e njihte Maqedoninė me emrin IRJM deri nė zgjidhjen pėrfundimtare tė kėsaj ēėshtjeje. U vendos pėr vazhdimin e bisedimeve nėn Petronazhin e OKB dhe u caktua edhe ndėrmjetėsi special, Sajrus Ves, i cili do tė angazhohej pėr bisedimet greko-maqedonase pėr emrin. Edhe pas heqjes sė embargos polemikat vazhduan. Mė 23 shtator 1999 u zgjodh mediatori i ri Mejti Nimiē .
Pala greke nė vitin 1999 nga ish-kryeministri grek Kostas Karamanlis, gjatė njė konferece pėr shtyp nė Shkup hodhi propozimin qė Maqedonia tė quhet ‘Maqedonia e Sipėrme’, propozim i cili ngjalli shumė polemika nė qarqet e ndryshme nė Maqedoni
Pas zgjedhjes sė Nimiē, vėrehet njė angazhim mė intensiv i OKB nė kėtė ēėshtje. Nė takimet e viteve tė fundit janė intensifikuar deklaratat e diplomacisė greke pėr gjetjen e njė kompromisi, por pala greke konstaton se Shkupi zyrtar po ndjek njė politikė racionaliste dhe anakronike, me anė tė sė cilės kėrkon tė monopolizojė identitetin maqedonas .
Vetėm disa ditė para Samitit tė NATO-s nė Bukuresht, ish-ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis shkruante: “Maqedonia ėshtė emri qė lidhet me historinė e civilizimit grek qė prej tre mijė e pesėqind vjetėsh dhe ka tė bėjė me provincėn greke nė veri tė vendit”. Sipas Bakojanis, kur Tito e pagėzoi provincėn nė jug tė Jugosllavisė me emrin Republike Socialiste e Maqedonisė, e bėri pėr tė mbyllur pėrēarjen nė rajon, nė veri tė Greqisė dhe pėr tė pasur dalje nė detin Egje .
Negociatat arritėn pikėn kritike para Samitit tė NATO-s, i cili u mbajt nė Bukuresht mė 4 prill 2008. Pritej qė nė bisedimet e fundit tė mbajtura mė 2 mars tė po atij viti, pala maqedonase dhe ajo greke do tė arrinin tė gjenin njė kompromis pėr emrin e Maqedonisė. Por kėtė rradhė mė shumė sė kurrė, palėt nuk lėshuan pe nė qendrimet e tyre. Kėshtu qeveria greke dukej tepėr e vendosur dhe bėri tė qartė se mosgjetja e njė zgjidhjeje do tė ēonte nė vendosjen e vetos greke pėr marrjen e ftesės sė Maqedonisė nė NATO. Ky qėndrim u bė realitet nė Bukuresht, ku vetoja greke me mbėshtetjen e vendeve si Franca, Spanja, Italia, Belgjika, Sllovakia, Hungaria, Portugalia, Islanda, Luksemburgu dhe Hollanda, arriti tė linte Maqedoninė jashtė NATO-s.


  Gjithsej 70 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.