Forumi Horizont Gjithsej 145 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Edi Rama, nje Politikan frikacak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18411)


Postuar nga Piktor datė 18 Shtator 2011 - 14:12:

Citim:
Po citoj ato qė tha arturm


Edhe po ti shkruaja vete keto rreshtat e tu nuk do ta shprehja kaq qarte mendimin tim. Jam 1.000.000 here dakort edhe me presjet dhe pikat (do shtoja edhe absurditetin e KQZ partiake, kur KQZ-ja insititucionale kish funksionuar shume mire ne 2005).
Dhe keto nuk jane gabime por FAJE te Rames.

E vetmja beteje ku une e mbeshtes Ramen deri ne fund eshte ajo e HAPJES PERFUNDIMTARE TE KUTIVE, dhe kete nuk e bej per hater te Rames por per hater TE ZGJEDHJEVE TE NDERSHME ne Shqiperi.
A e kupton se sa e rendesishme eshte kjo? Hapja e kutive dhe verifikimi i "cfare eshte bere aty" NGA TE DYJA PALET nuk do i vlente zgjedhjeve "te shkuara" por zgjedhjeve "te ardhshme". Mendoj se ata militantet qyrashe qe (shpesh edhe me iniciative personale) bejne pislleqe ne zgjedhje DUKE E DITUR MUNDESINE E HAPJES SE KUTIVE PAS PROCESIT DO MENDOHEN MIRE PARA SE TI BEJNE KETO PISLLEQE SEPSE DO VENE NE BURG ATA DHE JO PARTIA.

P.s. Personalisht mendoj se prioriteti i Shqiperise eshte shporrja e Berishes per te vetmen arsye sepse ai eshte SHUME I RADIKALIZUAR si me PD por edhe me PUSHTETIN, ndersa mandoj se do jete me e lehte ne nje faze te movonshme te hiqet edhe Edi.

Ne po flasim ne parim.
Kjo do te thote se keshtu duam te jete, ne ne kete rast jemi populli i thjehte qe vuan pasojat e nje politike bajate, ngerēesh e bojkotesh.
Teksa lexoj nje mesazh qe ka postuar Endri tek tema:

http://www.forumihorizont.com/showt...&threadid=17800
Citim:
Po citoj ato qė tha Endri
Une e shoh reformen zgjedhore qe te ulim qeverine bashke me opoziten si kryesore. Bashkepunimi per te vene standarde te ndershme ne zgjedhjet e ardhshme. Mos te kemi parregullsira dhe trazira te kota. Ku keshilli evropian bashke me komisionin e venecias, osbe dhe odihirin te na ngeli ne klase. Ne ende nuk e dijme nese do marrim statusin kandidant muajin qe vjen. Ka shanse dhe mos ta marrim. Dhe pastaj gjithe bashke qytetaret ne shqiperi do e pesojne. Gjithe kjo sepse kemi nje klase politike jo te pjekur. Ku ne nje far menyre eshte pasqyra e njerezve ne shqiperi. Prandaj keta te fundit duhet te kryqezojne gishtat dhe shpresojne qe BE ti japi statusi kandidant.

BE muajin qe vjen mund ti japi gishtin e mezit Shqiperise. Sepse ne nje muaj nuk mund te behen dot reforma qe duhet ishin bere 2 vjet me pare. Dhe ndoshta do kene meshire dhe t'ja japin vetem sepse te dy grupet politike jane ulur ne tryeze. Shpresoj te jete kjo e fundit.

Lexojme se anetari ne fjale eshte i shqetesuar per marrjen e statusit kandidat per ne Be.
Duke ditur mire se 12 pikat ose kushtet qe i ka vene Brukseli Tiranes dhe kohen e mbetur ne dispozicion, dihet se ēfare pergjigje do marrim nga Brukseli.
Do te na perplase deren perpara hundes per arsyen e thjeshte, se nuk ke realizuar ato pika.
Nje vit me pare ishte ndryshe, ishte qeveria shqipatare, qe kerkonte negociatat pas plotesimit te pytesorit, mirpo europa i kujtoi qeverise shqiptare se nuk mjaftonte vetem plotesimi i pyetsorit, pasi duhej te zgjidhej ēeshtja e avokatit te popullit, funksionimi i parlamentit e nja 10 pika te tjera qe qeveria nuk mund ti realizoje e vetme sepse kerkohet bashkpunimi i opozites.
Tani ne kohen qe opozita shqiptare ka pranuar te hyje ne parlament dhe do jape konsensusin per ligjet qe kerkojne shumicen e cilesuar parlamentare te 3/5 apo mbi 84 vota nuk mjafton koha pasi 12 tetori eshte 20 dite . me gjithe deshiren e mire te politikaneve tane te nderuar qe kemi vene atje ne krye qe te na udheheqin.
Nuk po analizoj faktet dhe pasojat qe na ēuan ne kete pike ashtu sikurse nuk dua ti vej faj askujt per kete deshtim.
Ne mesazhin e mesiperm po ashtu anetari cek edhe problemi e reformes se kodit zgjedhor.
Pavarsisht se duhen ndare gjerat pasi eshte tjeter gje Osbe-odihr, komisioni i venezias dhe Be. Perseri qe koncepti eshte i qarte qe duhet vene dore mbi plage, pra mbi kete ligj aktual zgjedhor qe eshte shume negativ per vendin tone, duke filluar qysh tek politizimi i Kqz deri tek numeruesit e thjeshte.
Tashme ēdokush ashiqare e din mire se ēdo te thote Kqz politike, ēdo te thote te mos kesh rregulluar me ligj ēeshtjen e numerimit te votave dhe percaktimit te vlefshemerise se saj etj etj.
pastaj normal qe duhet diskutuar edhe per menyren e perfaqesimit te partive politike ne parlament. Lidhur me kete nuk mund te rri pa vene ne dukje diēka qe me ka rene ne sy.
Ne gjithe boten opozita flet me zera te ndryshem dhe te shumte dhe pozita me nje ze te vetem tek ne ndodh e kunderta.
Tani defektet e ketij parlamenti jane bipolarizimi i saj.
Kjo eshte shume e rrezikeshme, sidomos ne stadin aktual qe gjendet vendi yne ate pas tranzicional, stad qe po zgjat edhe me shume se tranzicioni per faktin se akoma nuk jane sistemuar institucionet e shtetit. Marreveshjet dypaleshe ps-pd nqs se vazhdojne ne kete drejtim do ta zgjasin edhe me kete stajnacion pasi marreveshje te tilla jane ushqim per rrethin vicioz, je aq prane daljes dhe perseri zhytesh brenda.
Perfundimisht duhet pranuar se Berisha i ka fituar keto betejat dypaleshe, pavarsisht se na pelqen apo nuk na pelqen neve, drejton ne saje te marifeteve politike etj, askush dhe asgje nuk e ndal opoziten te bente te njejten gje, te bashkpunonte me Lsi me Pksh me te gjithe per te shporrur ate nga pushteti siē te pelqen ty.
Mjerisht Ps ka zgjedhur te ndeshet e vetme perballe te gjitheve.
E po vazhdoi keshtu nuk ka asnje shans te vije ne pushtet.
Per ta mbyllur desha te them se boll tashme me programe politike ashiqare politike, ndonje program ekonomik mund ta servire!!! Gje qe eshte lene pasdore tash e dy vjet mos te them me shume.


  Gjithsej 145 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.