Forumi Horizont Gjithsej 145 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Edi Rama, nje Politikan frikacak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18411)


Postuar nga Vizioner datė 20 Tetor 2011 - 15:43:

Thumbs up

Berisha autokrat blegtoral, Rama i squllėt, ndėrkombėtarėt pa parime.

Intervistė me Prof. Rexhep Qosja. Me shkurtime nga Telegrafi


p.s. Dhe une, po shkepus nje pjese te saje qe mu duk me e goditura;


Telegraf: Ndėrkaq, opozita ka hequr dorė nga protestat dhe Edi Rama shkruan editoriale me kushte dhe kėrkesa pėr Berishėn. A mund tė quhet ky njė aksion i ri opozitar pėr ta larguar Berishėn nga pushteti?


Qosja: Shaka politike janė kėto! Nuk largohet Sali Berisha prej pushtetit me editoriale. Editorialet nuk pėrbėjnė aksion politik. Ato, editorialet, janė zėvendėsim i aksioneve demokratike, qė pėrfaqėsojnė protestat, demonstratat, grevat, me retorikė boshe; ato janė lutje si lutjet biblike a kuranore, por pa patosin e tyre etik.


Telegraf: Por Edi Rama i ka drejtuar ditėt e fundit njė ftesė pėr debat publik Sali Berishės. Pas njė mėrie dhe konflikti mė se dyvjeēar, sa interesant dhe produktiv e shihni kėtė ballafaqim midis kėtyre dy liderėve tė politikės shqiptare?


Qosja: Ky debat politik, qė ju me tė drejtė e quani ballafaqim, midis Edi Ramės dhe Sali Berishės, nė asnjė pikėpamje nuk mund tė jetė produktiv.
Gjuha e tyre politike ėshtė plotėsisht e harxhuar dhe e papėrfillshme pėr opinionin, sepse ajo nuk ka pėr bazė bindshmėri morale politike. Debati midis tyre, midis njė intelektuali dinakėrisht tė pėrmbajtur, siē ėshtė Edi Rama dhe njė populisti tė hallakatur, pėr tė cilin gėnjeshtrat janė Bibėl e Kuran, siē ėshtė Sali Berisha, do tė ishte vetėm njė ndryshor i zbehtė, qesharak, nė tė vėrtetė tragjikomik i dramave qė shfaqen nė teatrot amatore.
Nė vend se tė humbja kohėn duke e shikuar dhe dėgjuar atė debat, unė do tė lexoja, nė tė vėrtetė do tė rilexoja, romanin e Balzakut, “Shkėlqimi dhe mjerimi i lavireve”.


  Gjithsej 145 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.