Forumi Horizont Gjithsej 145 faqe: « E parė ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Edi Rama, nje Politikan frikacak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18411)


Postuar nga Vizioner datė 08 Maj 2012 - 18:59:

Lightbulb

...Nje pjese e shkeputur nga Editoriali "Shembja e bipolarizmit nga ekstremizmi" i dates se sotme te Mero Bazes:



"..."

"Por leksioni mė i hidhur qė dhanė zgjedhjet greke ishte se nė moment krizash politika e ka pėr detyrė tė ngjallė shpresė me qėndrime morale dhe tėrėsisht tė besueshme".

"..."

"Nė tė vėrtetė ajo qė ndodhi nė Greqi, ndodhi pak a shumė dhe nė Serbi, pėrveē faktit se aty dy partitė e mbrapshta, ajo nacionaliste dhe ish- socialistėt e Milosheviēit, janė mė tė qartė dhe mė tė “moralshėm” nė ruajtjen e identitetit tė tyre kriminal.

Nė Shqipėri, ku humbja e moralit nė politikė ėshtė bėrė identitet i vetėm i politikės, ekzistojnė rrethana tė ngjashme si tek fqinjėt tanė. Koalicioni nė pushtet ėshtė bėrė simbol i mungesės sė moralit, jo vetėm me skandalet e tij financiare, politike, korruptive, dhe kushtetuese, por dhe me pėrpjekjen pėr tė rifutur nė lojė dhe pėr tė ripėrdorur karta tė vjetra tė politikės shqiptare. I ndėrgjegjshėm pėr kėtė status, Berisha po pėrpiqet po ashtu tė bėjė pis dhe opozitėn, ta pėrfshijė dhe atė nė valėn e marifeteve tė tij, duke e bėrė pis pėr tu dukur njėsoj para shqiptarėve.

Nė skenė po shfaqen dita- ditės mashtrues ordinarė tė kohės sė Fatos Nanos, burgaxhinj, qė bėjnė sikur janė sekserė mes opozitės dhe pushtetit me qėllim qė pushteti tė mos rrėzohet nga shqiptarėt, por tė rrotullohet rreth tyre e prej tyre. E gjithė kjo krijon njė aversion tek shqiptarėt e thjeshtė, qė kur thotė Nano do bėhem president, u kujtohet Nari, kur thotė Meta do fus Shqipėrinė nė BE, u kujtohet kaseta, kur thotė Berisha qė Serbia ėshtė barbare, u kujtohet Fazlliēi dhe miliardat qė Berisha u jep serbėve, kur thotė Rama qė do shkoj tek Fevziu, u kujtohet batuta e famshme “tė fala Sandrit”.

Nė kushte tė tilla depresive pėr shoqėritė, kur gjithė palėt bėjnė pis njėra- tjetrėn dhe askush nuk pėrpiqet tė qėndrojė nė kėmbė me njė kartė morale, nuk ėshtė ēudi qė forca tė reja, gjysmė tė besueshme si nacionaliste dhe ekstremiste, por me njė retorikė tė ashpėr kundėr kėsaj situate, tė fitojnė terren dhe ne tė shkojmė drejt zgjedhjeve tė reja, duke tronditur rėndė bipolarizmin, i cili u ndėrtua pėr tė zhdukur tė tretėt".


..dhe e mbyll:

"Ėshtė fat i madh qė kėtu ka pak ekstremistė apo nacionalistė qė mund tė bėhen rrufepritės pėr shpresė-humburit e demokracisė, por as nė Greqi apo Serbi ata qė po fitojnė nuk shkėlqejnė aq shumė si shpresė. Ata thjesht janė tė qartė, kurse ata qė sundojnė nxijnė. Ekstremizmi nuk sjell shpresė, por kur njeriu ėshtė i zemėruar duhet tė hedhė njė gur diku".


  Gjithsej 145 faqe: « E parė ... « 37 38 39 40 41 42 43 44 45 [46] 47 48 49 50 51 52 53 54 55 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.