Forumi Horizont Gjithsej 100 faqe: « E parė ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 100 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Diskutime mbi besimin fetar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18446)


Postuar nga ksovari datė 04 Shtator 2011 - 17:23:

Citim:
Po citoj ato qė tha shelgu


Te them te drejten me pelqen kosovari per menyren e bute dhe tolerante se si flet.

Vecse kete menyre e degjon edhe ne fe te tjera.
Po keshtu deshmitaret e Jehovait thone: ke te drejte miku im. Ti flet keshtu se nuk e di fene e vertete.
Keshtu thone edhe protestantet, te krishteret anglikanet etj. Ne jemi e verteta.

Ajo qe di une mire eshte qe te gjitha keto fe kane nje zot. Njeri i thote Allah, tjetri i thote Dio, tjetri God, tjetri Theo, tjetri Bozhe. E
Eshte i njejti. Nje zot, prandaj edhe quhen fe monoteiste.

Te krishteret pranojne Krishtin si te birin e Perendise.
Myslimanet thone:Jo Krishti eshte nje profet por jo i fundit.
Profeti Muhamet ashte ai qe solli fjalen e Zotit.

I shkreti njeri qe nuk di nga t'ja mbaje.
Lexon njeren fe dhe shikon qe mendimet e tij shkencore nuk perputhen me te.

Lexon tjetren fe, po ashtu njesoj.

Ajo qe mendoj une eshte qe. Ti kosovar je mysliman sepse arrite qe linde ne nje familje myslimane. Kjo familja jote, ndoshta edhe imja, me pare kane qene te krishtera. Kete fe na e futen pushtuesit romake. Me ardhjen e Otomanise, u perhap edhe feja islamike ne trojet tona. Perpara se ne te ishim te krishter, ishim politeiste, pra familjet tona para 2000 vjetesh besonin shume Zota. Nuk kishin faj ata. Ashtu besonin te gjithe ne keto troje.
Nje miku im tani beson sajentologjine. Ko fe kerkon te pajtoje zotin me shkencen. Eshte shume i kenaqur, por mua sikur nuk me bind dot me keto kafe jeshile.

Si te bejme o kosovar? Ku eshte e verteta?

Po sikur te vije nje pushtues kinez pas nje 200 vjetesh, mos do behemi budiste?
Ku i dihet.

Atyre qe agjeruan edhe une ju uroj shendet e shpirt te bardhe.

Selam ose shalom dmth paqe apo jo.



ha ha/ I nderuar me pelqen metoda juaj sepse je i dretperdrejte/

Une kam lind ne famlje patriotike, dhe jofetare. Fe e mora nga leximi pasi kisha kundershtim me protestantet kur me thonin se zoti eshte ati, mandej fillova leximin ne kete besim, njehere shume skeptik dhe i paqarte, dhe dikur pas ca muajve fillova me praktimin dhe besim.

Nuk dua te jem faktor detyrues ne qeshtjen e besimit te asnje njeriu , por obligohem kur pyetem te pergjigjem pasi te pyetem.
Nuk them beso ate apo kete. Por Zoti te dha mendjen dhe te dha lirine te veprosh, Nese e ke fjalen si une kam besimin, atehere , tjeter gje, kam zgjedh islamin per fe, Allahun per Zot, dhe Muhammedin per profet, Kuranin per liber dhe Fjal e Zotit, Sunetin e pejgamberit per praktike te jetes.

por Qfare te besh ti, kjo nuk me takon mua te te drejtoj, as nuk te them beje kete apo ate.

Per besimet tjera nuk flas sepse thjesht nuk iu perkas atyre, pa marr parasysh debateve qe kam pasur me ta dhe ne takimet tjera qdo here me jane shmangur.

Ju jeni njeri me pergaditje jetesore dhe kuptoni, keshtu qee vet behu gjykates i qeshtjes sate ne besim, dhe drejtohu Zotit te boteve dhe te krijesave Per udhezim. e Ai e din se ku dhe si do te udhezoj.

te gjitha te mirat nga ksovari!


  Gjithsej 100 faqe: « E parė ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 100 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.