Forumi Horizont Gjithsej 262 faqe: « E parė ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 262 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Adami & Eva, Molla e ndaluar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18487)


Postuar nga Piktor datė 01 Nëntor 2011 - 17:32:

Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul
ė?

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori


Duhet te kuptosh diferencen mes ateizmit dhe anjosticizmit. Te vetmet ekstreme qe puqen ketu jane interesat e feve qe njerezit te besojne verberisht ne histori pa fund e pa krye. Ne emer te ketyre historive dhe atyre besimeve ekstremistet pastaj duhet te vrasin dhe zhdukin njerez te tjere ose zhvillimet shkencore.


Kjo nuk do te thote se shkenca eshte zgjidhja e gjithckaje, ose qendron mbi apo nen fe. Do te thote thjesht se koha ka treguar se dukurite natyrore spjegohen dhe parashikohen ne forma jo fetare. Tjeter pune pastaj se njerezit kane nevoje te besojne ne perralla qe mos vrasin njeri tjetrin dhe mos bejne vrima ne ozon.

Jo rastesisht e krijuam temen tek dikutimet shoqerore.
Personalisht besoj ne Zot. Nuk jam religjioz, fanatik, ekstremist etj por i moderuar.
Besoj se e dini qe te jesh i moderuar, do te thote te pranosh edhe mendimin e tjetrit, te debatosh hapur me te, pa cenuar aspak mendimin e tjetrit por thjesht duke shtruar kendveshtrime dhe paragjykime te ndryshme, per nje apo disa pika.
Gjeja me e thjeshte, e theksoj me e thjeshte, por edhe me e gabuar eshte pikerisht paragjykimi.
Te paragjykosh tjetrin, do te thote edhe ti fusesh te gjithe ne nje thes.
Eshte e vertete qe fe te ndryshme, edhe Kisha kane bere gabime te ndryshme ne shekuj te shekujve.
Egziston edhe "Mea culpa"
Megjithate duhen pare edhe anet pozitive.
Eshte mese normale qe ne shekuj te shekujve behen gabime, edhe trashanike, elementare monstruoze etj... nese do isha nje besimtar i thekur fanatik do thoja se keto kane qene dhe jane te parashkruara ne Librat e Shejte.
Po t'i referohem Jezusit ne kete rast, kur nder te tjera thote se bash njerzit e mij do ta prishin fene.
Po ti referohemi zanafilles qysh me heret jemi te mallkuar prej Zotit dhe te denuar te vuajme per tere jeten.
Po keshtu mund tu referohem shume profcive.
Ta leme menjeane besimtarin dhe te kthehemi tek i moderuari, qe gjithnje duke pasur parasysh keto gjera dhe duke e ditur se me ke ben debat gjen nje pergjigje te mesme, aktuale dhe shkencore.
Bota sot shenon plot 7 miliard njerez, para disa vitesh ishim 6. Bota ka gjithnje nje kapacitet, pertej saj nuk mban me, kur te behen 15 miliarde parashikoj qe do hame njeri-tjetrin e do kthehemi ne origjine.
Per ta mbyllur.
Pikerisht ne kete moment po degjoj tek Tvsh nje profesor me mbiemri Shkupi ne mos gaboj qe thote tekstualisht qe njeriu primitiv ishte me korrekt me natyren sesa njeriu modern dhe shkencor.


  Gjithsej 262 faqe: « E parė ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 262 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.