Forumi Horizont Gjithsej 162 faqe: « E parė ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit »
Trego 162 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ēfarė Thonė Tė Tjerėt Pėr Islamin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18580)


Postuar nga Straniero datė 09 Prill 2012 - 00:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha robert
perpiqu te na sjellesh vertet pjese nga Kurani ku flitet per zbulimet e sotme shkencore, sepse une do te jem i pari qe do ta perhap me tej ate parashikim/ zbulim te asaj kohe muhamediane.
Ne mirpritje te se vertetes, une, kerkuesi i saj.



SHEROHU DUKE VIZITUAR FAREFISIN

Nuk duhet tė habitemi pse mu nė ajetin e parė tė Kuranit, Allahu i Madhėruar e ka cilėsuar vetėn me dy cilėsi tė mėshirės, me fjalėt: “bismilahi rahmani rahim” - nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit – (Fatiha:1). S’do mend qė me kėtė synoi ta vėrė nė pah rėndėsinė e mėshirės pėr besimtarin. Kush nuk mėshiron, nuk mėshirohet. Nėse dėshiron tė tė mėshirojė Allahu, mėshiroji ata pėrreth teje. Ata qė e meritojnė mė shumė mėshirėn janė mė tė afėrmit e tu, pėr kėtė i Dėrguari na urdhėroi t’i mbajmė fort lidhjet me tė afėrmit.

Nė kėtė shkrim do tė bėjmė ca vėshtrime rreth disa studimeve tė reja shkencore, qė flasin pėr rėndėsinė e lidhjeve shoqėrore, si dhe pėr faktin se mbyllja dhe izolimi ēojnė nė sėmundje tė rrezikshme, si shpirtėrore ashtu edhe fizike. Studiuesit e kėtij lėmi pohojnė, se jeta shoqėrore ėshtė shumė e dobishme pėr zemrėn. Njė studim amerikan flet se personi qė nuk gėzon raporte tė mira me shokėt dhe anėtarėt e familjes ėshtė mė tepėr i rrezikuar nga sėmundjet e zemrės. I madhėruar qoftė Allahu! A nuk ėshtė mu ky njė detyrim me tė cilin na ngarkoi Allahu para katėrmbėdhjetė shekujve? Ajetet kuranore pėr kėtė janė tė shumta. I Dėrguari nė mė shumė se njė thėnie theksoi, se kur njė grumbull njerėzish ulen nė njė prej shtėpive tė Allahut pėr tė pėrmendur Allahun, ata rrethohen prej melaikeve, kaplohen nga mėshira dhe emrat e tyre i pėrmend Allahu. Kėto fjalė aludojnė nė braktisjen e izolimit dhe mbylljes nė vetvete. Allahu i Madhėruar thotė: “Pėrkufizoje veten tėnde me ata qė lusin Zotin e tyre mėngjes e mbrėmje, e qė kanė pėr qėllim kėnaqėsinė e Tij, dhe mos i hiq sytė e tu prej tyre e tė kėrkosh bukurinė e kėsaj bote dhe mos iu bind atij qė ia kemi shmangur zemrėn e tij prej pėrkujtimit ndaj Nesh dhe i ėshtė dhėnė epshit tė vet, pse puna e tij ka mbaruar.” (Kehf: 28) Le tė ndalemi sė bashku dhe tė meditojmė mbi formulimin e ajetit “Pėrkufizoje veten tėnde me ata qė lusin Zotin e tyre” kėtu flitet nė shumės “ata qė lusin Zotin”, qė udhėzon drejt domosdoshmėrisė sė afrimit me besimtarėt, pastaj thotė: “mos iu bind atij qė ia kemi shmangur zemrėn e tij prej pėrkujtimit ndaj Nesh” kėtu urdhri ėshtė nė njėjės, sepse “ujku ha delen qė ndahet”.

Vazhdojmė duke pėrmendur rezultatet e kėtij studimi, qė vėrtetuan se personi i izoluar nė vetvete, nė gjakun e tij paraqiten simptoma tė infeksionit, duke u ngritur mesatarja e katėr lėndėve prej tyre “interleukin 6”. Kėto lėndė konsiderohen sinjalizues tė infeksionit, qė luajnė njė rol tė rėndėsishėm pėr problemet arteriosklerozale. Po i njėjti studim vjen nė pėrfundim, se ky izolim nuk e pėrfshin femrėn dhe se nuk ka dallim mes njė femre tė izoluar dhe njė tjetre, qė ėshtė aktive nė raportet shoqėrore nė kontekstin e reflektimit tė kėtyre raporteve shoqėrore ndaj sėmundjeve kardiovaskulare.

Nė studim pėrmendet se janė pėrfshirė 3267 burra dhe gra nga vise tė ndryshme tė SHBA-sė dhe mosha e tyre mesatare ishte 62 vjeē.

Sė kėndejmi, ndoshta mund tė kuptojmė urtėsinė pse Allahu i urdhėroi burrat tė kryejnė namazin me xhemat, kurse gratė nuk i ngarkoi me kėtė detyrim. Gruaja me natyrėn e saj e do shtėpinė e vet, fėmijėt e vet dhe me kėtė arrin lumturinė e vėrtetė nė dallim me burrin, tė cilin Allahu e krijoi pėr tė rendur nėpėr tokė. Mu pėr kėtė Allahu iu drejtua grave me fjalėt: “Dhe rrini nė shtėpitė tuaja e mos shfaqni bukurinė tuaj, si shfaqej nė injorancėn e hershme, falni namazin, jepni zeqatin dhe respektojeni Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij. Allahu ka si qėllim qė nga ju, o familje e shtėpisė (sė Pejgamberit) tė largojė ndyrėsinė e mėkateve dhe t'ju pastrojė deri nė skaj.” (Ahzab: 33).

Kjo, sigurisht nuk nėnkupton qė gruaja duhet t’i braktisė tė gjitha punėt e dobishme, si mėsimdhėnien, thirrjen nė rrugė tė Allahut, ngase si burri ashtu edhe gruaja janė tė barabartė pėrballė zhvillimit tė ēėshtjeve tė pėrgjithshme tė kėsaj jete, mirėpo me njė dallim qė natyra e femrės duron mė shumė izolimin apo qėndrimin nė shtėpi, se natyra e mashkullit, ngase Allahu e veēoi me detyrėn e edukimit tė fėmijėve, mirėmbajtjen e shtėpisė, si dhe pėr tė gjetur burri i saj qetėsinė tek ajo.

Studiues britanikė, rreth kėsaj ēėshtjeje theksojnė, se njerėzit e izoluar janė ata qė anojnė mė shumė nga pirja e duhanit, kanė aktivitet tė mekėt, shkaqe kėto qė shtojnė edhe mė tepėr rrezikun e sėmundjeve tė zemrės. Erik Loks, mėsimdhėnės nė Degėn e Medicinės pranė Universitetit tė Harvardit, nė Boston, si dhe njė pjesėmarrės i kėtij studimi thotė: Analizat tona tregojnė se ėshtė mė mirė pėr zemrėn e njė personi, nėse ėshtė tip shoqėror, nė pėrgjithėsi ėshtė mė mirė pėr shėndetin e njeriut, nėse ka raporte tė forta me familjen e ngushtė dhe tė gjerė. Ai po ashtu duhet tė ketė lidhje me shoqata shoqėrore dhe fetare dhe tė ketė partner nė jetė.

I madhėruar qoftė Allahu! A nuk janė mu kėto mėsimet e Profetit tė madh, lavdi dhe paqja e Allahut qoftė mbi te? A nuk na urdhėroi i Dėrguari t’i mbajmė lidhjet me farefisin? A nuk ėshtė ai qė na urdhėroi tė jemi bamirės ndaj prindėrve? A nuk na urdhėroi tė martohemi duke thėnė “Kush shmang traditėn time nuk ėshtė prej nesh?! Kur ai na urdhėroi me tė gjitha kėto, ai deshi pėr ne jetėn e lumtur. A nuk erdhėn studiuesit nė kėto pėrfundime pas kėrkimesh tė shumta?

Keti Roz nga Shoqata Britanike e Zemrės thotė: Rezultatet e kėtij studimi pėrforcojnė disa studime tė mėhershme, qė tregojnė se personat e izoluar janė ata qė anojnė mė shumė nga pirja e duhanit dhe qė janė mė pak aktivė, dy faktor kėto qė shkaktojnė sėmundjet e zemrės. Programet e kėsaj shoqate pėr rehabilitimin e atyre, qė vuajnė nga sėmundjet e zemrės ofrojnė zgjidhje, duke rritur besimin te tė sėmurėt dhe duke luftuar ndjenjėn e vetmisė tek ata.

Shikoni pra si pėrpiqen t’i rehabilitojnė tė sėmurėt, duke u munduar t’i kthejnė raportet shoqėrore, sepse i kanė tė humbura. Shikoni sa shumė tė holla harxhojnė pėr tė arritur kėtė, duke paguar mjekė e sociologė, kurse kėto mėsime ne i gjejmė nė fenė tonė tė pastėr “ai qė ndėrpret lidhjet me farefisin, nuk hyn nė xhenet”! Allahu pėr ata qė ndėrpresin lidhjet me farefisin, thotė: “Pritet prej jush (hipokritėve), qė nėse merrni sundimin (ose zmbrapseni prej fesė islame) tė bėni trazira nė tokė dhe tė ndėrpritni lidhjet e akraballėkut? Tė tillėt janė ata qė Allahu i mallkoi, i bėri tė shurdhėt dhe ua verboi tė parit e tyre.” (Muhamed: 22, 23), po ashtu ka thėnė: “Dhe ata qė e mbajnė lidhjen pėr tė cilėn Allahu ka urdhėruar tė mbahet, qė frikėsohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rėndė e pėrgjegjėsisė.” (Rad: 21).

Studimi amerikan tėrheq vėrejtjen se depresioni e shton rrezikun e sėmundjeve tė zemrės. Nė universitetin Emory nė Atlanta ėshtė bėrė njė studim, ku vėrtetohet se depresioni shkakton rrahje tė pasistemuara tė zemrės, gjė qė shkakton rrezikun e vdekjes sė befasishme.

Pėr kėtė, pra, besimtari nuk dėshpėrohet asnjėherė, porse e gjen atė vazhdimisht tė gėzuar me mėshirėn e Allahut, Ai thotė: “E mos u dobėsoni (fizikisht) dhe mos u dėshpėroni (shpirtėrisht), derisa ju jeni mė tė lartit, po qe se jeni besimtarė tė sinqertė.” (Ali Imran: 139), po ashtu thotė: “Thuaj: "Vetėm mirėsisė sė Allahut dhe mėshirės sė Tij le t’i gėzohen, se ėshtė shumė mė e dobishme, se ajo qė grumbullojnė ata.” (Junus: 58).

Dobitė e kėtij shkrimi:

1. Besimtari mundohet t’i mbajė vazhdimisht lidhjet me farefisin, tė afrohet me besimtarėt e devotshėm dhe njėherazi kjo ėshtė rruga e profetėve; Ibrahimi, alejhi selam, ka thėnė: “Zoti im, mė dhuro mua urtėsi dhe mė bashko me tė mirėt!” (Shuara: 83).

2. Shkenca vėrteton dobitė e jetės shoqėrore dhe lidhjes me tė tjerėt. Nga ana tjetėr vėrtetoi dėmet e izolimit dhe tė vetmisė. Mu pėr kėtė arsye i gjejmė mėsimet islame, qė e vejnė theksin mbi detyrimin e mbajtjes sė lidhjeve me farefisin, pėrhapjes sė pėrshėndetjes me selam dhe dashurinė pėr tė mirėn, gjersa i Dėrguari thotė: “Nuk ka besuar asnjėri prej jush pėrderisa tė dojė pėr vėllanė atė qė do pėr veten.”

3. Izolimi shpien nė depresion, madje mund ta shpjerė njeriun deri nė vetėvrasje, apo vdekje tė befasishme. Pėr kėtė arsye i Dėrguari na urdhėroi tė martohemi duke thėnė: “Rini, kush ka mundėsi prej jush tė martohet, le tė martohet!” Na urdhėroi t’u afrohemi tė mjerėve, t’i duam tė varfrit, madje edhe pas vdekjes sė njė besimtari na urdhėroi ta pėrcjellim atė deri te varret!

4. Pėr sa i pėrket grave, nuk kanė ndonjė rrezik, nėse qėndrojnė nė shtėpitė e tyre dhe kujdesen pėr fėmijėt e tyre. Kjo, njėherazi vėrteton edhe dallimin mes femrės dhe mashkullit. Allahu thotė: “e mashkulli nuk ėshtė si femra” (Ali Imran: 36). Mu pėr kėtė arsye Allahu i urdhėroi femrat tė mos pėrzihen me meshkujt, pėrpos nė raste tė domosdoshme brenda kufijve tė sheriatit. E urdhėroi atė tė mbulohet, tė qėndrojė nė shtėpinė e saj dhe tė respektojė bashkėshortin, pėrpos nė raste kur preferohet pėr femrėn tė dalė nga shtėpia, nėse punon si mjeke, mėsuese apo ndonjė punė tjetėr tė dobishme pėr shoqėrinė, me kusht qė tė mos dėmtohet ajo, apo tė mos dėmtojė dikė tjetėr.

5. Tė lidhesh me tė tjerėt, t’i ndihmosh ata, tė afrohesh me nevojtarėt pėr t’u ndihmuar, ėshtė e dobishme dhe tė mbron nga sėmundjet e zemrės. Pėr kėtė arsye i Dėrguari na urdhėroi t’i ndihmojmė atij qė ka njė vėshtirėsi, tė jemi si njė fortesė e lidhur mirė apo si njė trup, e Allahu thotė: “dhe bėni mirė, se me tė vėrtetė Allahu i do bamirėsit” (Bekare: 195).

Lusim Allahun tė na bėjė prej atyre pėr tė cilėt ka thėnė: “Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij. Tė tillėt do t’i mėshirojė Allahu. Allahu ėshtė ngadhėnjyes, i urtė.” (Teube: 71).


  Gjithsej 162 faqe: « E parė ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit »
Trego 162 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.