Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 51 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mbi kėtė forum (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=111)
-- Gezuar 10-vjetorin FH (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18620)


Postuar nga Vizioner datė 02 Qershor 2012 - 09:08:

Gezuar 10-vjetorin FH

Rastesisht klikova mbi Butonin "Anetaret" dhe aty me shtyu korioziteti te klikoj mbi "Listen e anetareve sipas dates se regjistrimit" ku, ne sy, me ra data e regjistrimit te Fajtorit 11/06/2002, e cila mendoj se i perket dhe dates se krijimit, venies ne funksion te FH.

Per kete arsye, i uroj Gezuar Datelindjen!
Gezuar 10-vjetorin Forumi Horizont!


Une ketu jam regjistruar, nga fundi i vitit 2007. Nuk kisha shume njohuri rreth Forumeve si dhe as ndonje terheqie te vecante te regjistrohesha, te behesha antare i ndonje Forumi.
Megjithese Kompiuterin dhe Internetin e kam pas ne perdorim qysh nga viti 2005. Atehere, si cdo fillestar, ne perdorimin e nje Teknike te Re, dhe une, ne kohen e lire, i kushtoja me shume vemendje te pervetesoja sa me shume te ishte e mundur perdorimin, funksionet e tije se sa te "harxhoja" kohe (keshtu e mendoja atehere), me Forume apo Chate.

Nje dite, ne nje bisede me Dajen tim rreth dhe mbi Kompiuterat, ai me flet dhe per Forumet e krijuara nga shqiptaret ku nder to, nga me te njohurit, ishte Forumi Horizont ose, sic njehej "Forumi Fajtori".
Daja me flet per nje pune te bukur, te bere nga "Fajtori" duke krijuar nje Forum ku Shqiptaret kane mundesine e njohjes, shkembimit te mendimeve, mosharrimin e gjuhes etj. etj.
Kjo bisede, me nxiti te klikoj nje dite ne kete Link dhe, si vizitor, lexoj disa dite me rradhe Tema te ndryshme.

Dikur, ne nje date-dite vendos dhe une te regjistrohem.

Tashme, kane kaluar rreth pese vjet qe jam antare ketu, dhe ndjehem mire.
Forumi Horizont, ka tiparet e nje familie. te nje familie ku debatohet, shkembehen mendime por dhe ku ka dhe ngacmime qe per mua jane normale, ashtu sic eshte jeta ne realitet dhe jashte "mureve" te ketije Forumi.

Ndjej Respekt per punen e Fajtorit. Ndjej Respekt dhe per faktin se eshte nje nga Pioneret e hapjes se nje Forumi shqip.

Ne keto vite, jane hapur me dhjetra Forume shqip, mbase dhe qindra por, vlerat e FH jane te vecanta, jane te pavdekshme!

Une jam Antare i vetem ketije Forumi (perjashto forumin tim ), dhe do te ngelem deri sa FH te existoje.


...Do te kisha kenaqesi te lexoja nga Fajtori pak Historik, qysh nga Ideja e lindur deri tek venia ne jete e kasaj Ideja per krijim e ketije Forumi.

Po keshtu, cdo antare, me rastin e 10-vjetorit, mund te shkruaje rreth kontaktit te pare me kete Forum.


Dhe nje here Fajtor: Gezuar dhe Respektet e mija per ate cka krijove ti, me grupin rreth teje, para 10 vjetesh!


Vizioner


Postuar nga Piktor datė 02 Qershor 2012 - 12:55:

Gezuar.


Postuar nga bruni22 datė 02 Qershor 2012 - 13:54:

Re: Gezuar 10-vjetorin FH

Citim:
Po citoj ato qė tha Vizioner


Une jam Antare i vetem ketije Forumi (perjashto forumin tim ), dhe do te ngelem deri sa FH te existoje.



deri sa ti, te egzistosh doje te thoje?

p.s gezuar!


Postuar nga Fajtori datė 02 Qershor 2012 - 15:26:

E kendshme kjo tema, se kisha llogaritur 10 vjetorin qe i bika kete vit. Flm vizio dhe gezuar te gjitheve se ne nje fare menyre forumi eshte forum se llafosin te gjithe.

Dita eshte pak gabim faktikisht. Data e regjistrimit tim perkon me instalimin e forumit, por pastaj forumi u desh dhe ca muaj te hapej. Faktikisht eshte hapur ne Dhjetor 2002, rreth dates 28, sidoqofte ditet e fundit te vitit. Ca detae te tjera heren qe vjen se skam kohe. Pershendetje.


Postuar nga cecilia datė 02 Qershor 2012 - 16:11:

Gezuar edhe nga une sigurisht! Edhe te jete i pavdekshem,dmth ti ngelet ndonje trashegimtar i denje.

Une,personalisht,kam patur kompjuter qe ne 2004 por sja dija hilet hic, e mbaja per tme zbukuruar ambjentin. mgjthse duhet te them se vite me pare kam perdorur programe te ndryshme ne punen time. Por kane qene programe specifike per te nxjerr fatura,kontrrolluar materiale ,inventar,e shume te tjera. Asnjehere s'me kishte shkuar ne mendje se ekzistonin site ku mund te flasesh live,apo forume me tema te ndryshme ku mund te jepje mendimet e tua ne forme anonimati.

Nje dite jam me nje shoqen time dhe me flet per forumin horizont, se si edhe ajo e kishte zbuluar nga televizioni,me shpjegoi se eshte nje gje shume e bukur dhe meson gjera qe s'do kesh mundesine ti dish per nje kohe rekord. Si perfundim regjistrohem por s'marr vesh nga asnje opsion. (tani me kalimin e kohes kuptoj se i kam nxjerr shpirtin shoqes time me pyetje)

Futesha shume rralle sepse nuk me terhiqte ne fillim. Thoja me vete c'ja fusin kot keto duke i mush mendjen njeri-tjetrit.
Une kam qene tip i gallatave dhe i qyfyreve vetem. Futesha ne chat e flisja me 5 veta pernjeheresh duke qesh me te madhe. U haperdaja dmth

Forumi horizont sikur me mblodhi. Donte durim,kohe per te lexuar dhe kuptuar sec donte te shprehnte tjetri,arsyetim,argumenta,etj. Gje qe une e kisha shume bezdi sepse i merrja gjerat shume ne siperfaqe. Kete gje ma beri te kuptoj dhe shoqja ime per shume kohe. Megjithese kane kaluar shume vite nga data qe jam regjistruar prape une jam dhe do ngelem nje njeri qe asnjehere s'do i marri gjerat seriozisht. Mendoj se nga kjo gje kam ngelur "adoleshente" edhe sot.


Postuar nga shelgu datė 02 Qershor 2012 - 16:44:

GezuarFH.
He c'na gjeti paskemi tollovi sot.

Ja kshu


Postuar nga SHKODRA4001 datė 02 Qershor 2012 - 17:59:

Urime dhe shpresoj qe sa me shume klikime dhe pjesmarrje aktive ne ket FORUMHORIZONT ku sic ka emrin te egsistoje....


Postuar nga bruni22 datė 02 Qershor 2012 - 18:26:

dale vizo mos u nxito te hapesh shampanjen, se e paska nga fundi dhjetorit ditelindjen. kemi koh ta fedtojm (sempre i maya permetendo ovviamente)


Postuar nga Vizioner datė 02 Qershor 2012 - 19:46:

Hajde gezuar bruni


Citim:
Po citoj ato qė tha bruni22
dale vizo mos u nxito te hapesh shampanjen, se e paska nga fundi dhjetorit ditelindjen. kemi koh ta fedtojm (sempre i maya permetendo ovviamente)


bruni, epo organizimi, programi i festimeve fillojne para kohe Ne daten e sakte qe do na e thote Fajtori eshte Finalia, hedhja e fishekzjarreve

Deri ne ate date, mendova, secili nga ne tregon dicka nga vetja-kujtime ne lidhje se si e njohu FH dhe cfare e shtyu te regjistrohet, opinionin e tije etj. etj.

Nuk eshte e lehte ne keto kohe te Evolicionit me permasa te paparashikuara qe ka marre Interneti. Jane hapur Site me qindra komunikimi ku nder to, me te sukseshmit jane Facebook, Twiter etj. te cilet dominojne dhe i nxjerrin Forumet jashte "loje".

Per kete Fajtori ka dyfish vlera, sepse, edhe pas dhjete vjetesh "jeton" akoma.


Postuar nga bruni22 datė 02 Qershor 2012 - 20:51:

Citim:
Po citoj ato qė tha Vizioner

Deri ne ate date, mendova, secili nga ne tregon dicka nga vetja-kujtime ne lidhje se si e njohu FH dhe cfare e shtyu te regjistrohet, opinionin e tije etj. etj.

Per kete Fajtori ka dyfish vlera, sepse, edhe pas dhjete vjetesh "jeton" akoma.



gezuar vizio

ne mos gaboj egziston nje tem si e njohet FH gjithsesi meqe jemi, po e tregoj dhe un

un e kam njohur krejt rastesisht (dhe ka qen dashuri me shikimin e par ) ka qen nga fundi i 2005-ses frekuentoja c'do mbasdite nje internet caffe posht shpis "ktu ne it" si duket para meje te njerin pc e kish perdorur nje shqipo tjeter meqe kish ngelur akoma adresa e fajtori.com ....
meqe ne ate koh sa kisha filluar te perdorja pc-n dhe perdorja vetem messenger ose ndonje chatt. ndersa ate mbasdite gjej rastesisht kte adres dhe hyra thjesht per kuriozitet. e me beri shum pershtypje duke qen qe un sa her hyja te fajtori.com shkruaja vetem tek pershtypjet qe ndodhej ne fund te faqes (eh vizo c'na fute ne kujtime tani) futesha nganjeher te chatti po nuk me pelqente! pastaj me von vendosa te regjistrohesha dhe te forumi. ed eccomi qua

nuk jam fan forumesh po ky forum me ka shoqeruar per shum vite dhe "mi sono affezionato" me falni po nuk me vjen ne shqip. te tjer forume shqiptare kam qen i regjistruar per shum pak koh nja 2 te tjer po ky esht i vecant s'ke faj vizo

tani per sa i perket vlerave te fajtorit pak a shum kshu virtualisht e njohim te gjith. per mendimin tim qe vazhdon te jet aktiv dhe interesant akoma kjo esht merit e fajes po edhe e anetareve...
nje vantazh tjeter ka qe esht nje forumet e para shqiptare "them nga te paret ma mer mendja se nuk e di kte" e kshu qe si i thon asaj (dashuria e par nuk harrohet kurr)

iiiiiiii sa e zgjata dhe un!


  Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 51 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.