Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=295)
-- Jorgo Bllaci (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18625)


Postuar nga Eria datė 03 Qershor 2012 - 19:28:

Bllaci i njohur edhe si shqiperues i shkelqyer, sidomos i Robert Burns dhe Esenin.


TI S’ME DO…

Sergej ESENIN
Shqiperoi, Jorgo Bllaci

Ti s'mė do? S'tė dhimbsem sado pak?
... Nuk ta mbushkam syrin, apo si?
Prapseprapė, ndizesh e merr flakw,
Tek shtėrngohesh supeve tw mi.

Mike epsh e tėra , lajka s'dua,
As i vrazhdė nuk tė sillem dot.
Veē me thuaj, sa kėshtu si mua,
Puthur e shtėrnguar ke gjer sot!

Unė e di, tė gjithė hije u bėnė
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim.
Prehėr pa u ulur ti s'ke lėnė,
Siē po rri tani nė prehėrin tim.

Dhe nė kėto ēaste, ndonjė tjetėr,
Sjell ndėrmend ti, syēkat tek pulit.
Mos pandeh se po mėrzitem tepėr.
Tjeterkėnd e kam dhe unė nė shpirt.

S'eshtė fat kjo lidhje mėndjelehtė,
Po njė flakė ēasti. Veē ta dish,
Siē tė njoha rastėsisht i qetė,
"- Mirėmbetsh!", - do tė tė them sėrish.

Edhe ti do marrėsh udhėn tėnde,
Do bėsh pluhur ditėn plot mėrzi,
Veēse, mos lakmo t’i prishėsh mendjen,
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri.

Krah pėr krah me ndonjė tjetėr djalė,
Udhės kur tė shkosh ti, ku ta dish,
Ndoshta, edhe unė do tė kem dalė
Pėr shėtitje, e shihemi sėrish!

Ti mė fort pas tjetrit do tė ngjeshesh
Dhe me kryet ulur, ftohtėsisht,
"- Mirėmbrėma!" - do mė pėshėndesėsh,
Ndėrsa unė: "- Mirėmbrėma Miss!".

Dhe asgjė nuk do mė turbullojė,
S'do mė dridhet shpirti pėr asgjė!
Kush ka dashur, s'mund tė dashurojė!
Kush ėshtė djegur, s 'mund tė digjet mė!


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.