Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)


Postuar nga robert datė 22 Shkurt 2013 - 19:32:

(vazhdim, art.2) Ndaj dhe shqiptarėt, sipas ndihmės qė dhanė, morėn dekorata tė ndryshme, disa nga rusi, disa nga osmanėt, disa nga Austro-Hungaria mė vonė, e disa nga Greqia. Muarėn dekorata, individė tė ndryshėm u shpėrblyen edhe me toka nė kurriz tė bashkatdhetarėve tė tyre, ata tė anės osmane sidomos, kėshtu ngelėn tė fundit tė lidhur akoma pas tė Sėmurės sė Bosforit, kėshtu ngelėn njė shumicė e tyre nėpėr shtete qė kishin gjuhė zyrtare tjetėr nga ajo e tyre. Shqiptarėt qė kishin njė fe tė njėjtė me atė tė fqinjve, kryesisht atė ortodokse apo edhe katolike, u pėrzien, u asimiluan, evoluan nėn njė bashkėsi me popullsitė fqinje ku bėnin pjesė. Dhe kjo nuk ndodhi vetėm nė fund tė shek. XIX dhe gjatė shek. XX; jo kjo ka ndodhur edhe nė fillim tė shek. tė XIX, ka ndodhur edhe gjatė shek. XVIII, si dhe shekujt tė mėparshėm, sidomos me arbėrfolėsit e larguar mė larg, nė Serbi, Hercegovinė, Kroaci, Austri, Itali, Greqi, Itali. Duke qenė kultura dhe mėnyra e jetėsės mė e zhvilluar nė kėto vende nga ajo e vendeve tė pushtuara nga perandoria osmane, (sepse kjo perandori solli njė farė regresi nė marrdhėniet dhe traditat e jetės), e pėrveē kėsaj ajo kulturė e kėtyre vendeve vazhdoi tė zhvillohej mė tej, proēesi i asimilimit, proēesi i harrimit tė gjuhės dhe traditave tė dikurshme ndodhte vetvetiu brėnda pak breznish nė ato vende. Edhe nė popullin arb (mė vonė i quajtur shqiptar) kanė hyrė dhe janė asimiluar nga popuj tė tjerė mjaft individė dhe grupe, por sidoqoftė mė pak nga sa janė larguar dhe janė asimiluar (pėrzier gjatė zhvillimit) arbėr nė tė tjerė. Kėshtu, pa bėrė shumė histori, sepse historikisht kėto proēese i mėson ēdo nxėnės nė shkollė, gjithashtu ne i kemi trajtuar nė librat tona tė mėpėrparmė, duhet thėnė se, 1. pėr shkak se njė pjesė e mirė e popullsisė arbėre ishte kthyer nė myslimane, gjė qė do tė thoshte akoma rrezik pėr popujt kristianė tė Ballkanit, 2. pėr shkak se vetė Turqia u mbajt si shtet i madh nga vetė fuqitė europiane si balancė ndaj Rusisė qė kishte projekte dalje nė Dardanele dhe deri nė Selanik, ēfarė do tė thoshte se pas kėsaj pjese tė madhe myslimane nė Ballkan qėndronte njė fuqi e caktuar ushtarake, Turqia, e cila vazhdon dhe sot ta luajė rolin si mbrojtjsja ideo-fetare, deri diku edhe politike, e kėtyre popullsive, 3. pėr shkak se pėrgjegjėsit kryesorė tė kėtyre konjukturave janė fuqitė e mėdha si Anglia, Franca, Gjermania, Rusia, Amerika, etj., gjė qė do tė thotė se lėvizjet e milingonave tė vogla nuk mund tė bėhen aq pa pėlqimin e kėtyre gjinkallave tė mėdha, pėlqim ky qė nuk ėshtė gjithnjė nė akord, -nga tė gjitha kėto del se ēdo lėvizje kufijsh nė Ballkan nuk mund tė bėhet aq kollaj dhe vetėm nga dėshira e njė apo dy shteteve tė veēantė, por do japin aty zėrin e tyre edhe disa profesorė nė Londėr, panvarsisht se ata, ashtu tė pėrkulur me binokolin nė dorė mbi harta tė vjetra, mund tė duken nga pamja e jashtme si tė rudhosur, do tė japin mendim disa burokratė me barkun tė fryrė nga vodka nė Moskė, pas groksimave tė herpashershme, paēka se dija e tyre nuk ia kalon asaj tė njė nxėnėsi tė dikurshėm mesatar shqiptar tė gjimnazit, do tė japin mendim disa dhe shumė politikanė tė disa vendeve me zė tė fuqishėm, shumica e tyre tė sjellshėm nė aparencė ndėrsa pėrbrenda tė vuajtur nga gjithfarė kompleksesh, dhe tė cilėt as i kanė parė ndonjėherė nė jetėn e tyre vendet e Ballkanit. Kėto gjėra i dinin nė kohėn time mbi 90 pėrqind e shqiptarve, sepse ishin gjėra qė mėsoheshin nė shkollė, sot i dinė jo mė shumė se tridhjetė pėrqind e tyre, pėr shkak se sot janė eleminuar leksionet mbi historinė e zhvillimit tė njeriut dhe shoqėrisė, duke u zevėndėsuar me leksione tė historisė sė zhvillimit tė kulturės seksuale tė njeriut dhe shoqėrisė dhe ndikimin e saj nė kulturėn e pėrgjithshme. Unė nuk e di pse tekstet mėsimore janė reduktuar dhe kanė marrė tjetėr drejtim!
Pse ēfarė mėsoheshin nė kohėn e diktaturės, do tė tallet si pa dashur ndonjėri. Si padashur vazhdojmė edhe ne duke hyrė tek tema e dytė, ajo e shpėrbėrjes sė Maqedonisė. Nuk kemi mbaruar akoma plotėsisht punė me temėn e bashkimit Shq.-Kos., por do kthehemi dhe njė herė nė fund tė shkrimit tek ajo temė.
Ėshtė pėr tu habitur, ėshtė pėr t’mos e besuar, ėshtė pėr tė mbyllur veshėt tek dėgjon (apo lexon) fjalė tė patriotėve-nacionalistė shqiptarė, qė hedhin teza si profesorė mbi tė ardhmen e pashpresė tė shtetit Maqedon. Ky ėshtė njė shtet artificial, ėshtė deviza pėrmbledhėse e kėtyre gjykimeve tė kėtyre nacionalistėve, dhe jo vetėm shqiptarė por, (nga ato pak qė kemi hasur nė internet), edhe e zėrave tė veēuar naciona-listėsh bullgarė, apo dhe ndonjė shteti tjetėr. Dhe si argument kėto zėra paraqesin faktorin etnik tė pėrbėrjes sė popullsisė sė tanishme tė Maqedonisė. Kėshtu kėta thonė se aty dy grupet kryesore etnike tė popullsive janė shqiptarėt dhe bullgarėt, pastaj vijnė serbėt, e ndoca grekė, turq, magjypė (roma dhe egjyptianė), etj.. Pra, sipas kėtyre zėrave, ky shtet mund dhe duhet tė ndahet midis Shqipėrisė dhe Bullgarisė, po mund tė kenė pjesė edhe Greqia si dhe ndoshta edhe Serbia. Pak a shumė kjo ėshtė ideja e tyre. Kėshtu vendoset edhe paqja nė Ballkan, sipas tyre. Duket nė pamje tė parė shumė kollaj, gjė e zgjidhshme, mjafton vetėm dėshira e mirė e kėtyre katėr shteteve tė tjera ballkanike dhe … gjithshka u zgjidh!


  Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.