Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)


Postuar nga robert datė 22 Shkurt 2013 - 19:44:

(vazhdim, art.2) Kėshtu jemi (edhe nė kėtė rast hipotetik tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare) nė njė rokadė tė pėrjetshme. Jemi nė njė luftė dhe pėrpjekje tė pėrhershme pėrfitimesh, e cila kalon sa nga qarjet e deri tek kėrcėnimet, -nė rastin mė fatlum kjo, pasi mund tė plasin dhe bomba, tė cilat krijojnė situata tė tilla shvejkiane, ku i plagosuri shikon pak mė tej ēfarė ka ngrėnė disa orė mė parė, gjithashtu habitet mes dhimbjesh se si kėmbėt e tija janė pėrzier me zorrėt e hapura. Ndaj natyra njerėzore ka kėrkuar gjithnjė rrugė tė reja nė raportet e tija tė jetės dhe jo pėrsėritjen e situatave, qoftė kėto edhe me emra tė ndryshuar. (Ndaj dhe unė nuk bėj gabim kur i vesh shoqėrisė dhe abstraksionit „njeri“ proēese kimike qė i pėrmbledhin afektet, tė cilat nė njė vėshtrim empirik duket se i pėrkasin qėnies biologjike.) Ndaj ne ndodhemi sot nė rrugė tė reja europiane, pra dhe ballkanike, pra dhe shqiptare, serbe, maqedonase, etj., tė cilat nuk kanė ekzistuar mė parė, ashtu siē marrdhėniet kapitaliste nuk kishin ekzistuar nė antikitet dhe nė mesjetė. Ndaj dhe Europa e rrugėve tė reja nuk ka kohė tė humbasė me skenarė tė vjetėr ballkanikė. Kėto rrugė tė reja janė integrimi nė familjen e madhe europiane, e cila nuk ekzistonte mė parė. Problemi qė kėtu shtrohet ėshtė: a kemi besim ne se kjo rrugė e re do ketė sukses pėr gjithė kėto familje tė veēanta qė po bashkohen gradualisht, apo jo?!. Natyrisht, me sy mbyllur nuk kėrkon njeri tė hyhet nė kėtė familje. Hidhen mė parė mbi tavolinė edhe rastet hipotetike tė dėshtimit. Ē’do bėhet me Kosovėn dhe etnitė e atyshme, nėse ky Bashkim Europian dėshton apo e nxjerr jashtė kėtė shtet? Ē’do bėhet me Maqedoninė dhe etnitė e atyshme, nėse Bashkimi Europian dėshton apo e pėrjashton kėtė shtet nga bashkėsia e tij? Ē’do ndodhė pėrgjithėsisht, pra nė veēanti me shtetet e ndryshme, nėse Bashkimi Europian dėshton pjesėrisht ose plotėsisht? Kėto pyetje duan njė pėrgjigje, tė cilėn po e kėrkojnė jo vetėm kėto vende ballkanike, por edhe fuqitė kryesore tė B.E.-s (EU-s). Ndaj dhe kėto muaj e vite po bėhen pėrpjekjet e sejcilit shtet dhe komunitet tė prezantohet sa mė dinjetisht nė sy tė botės, nė sy tė shteteve tė ndryshėm, nė sy tė organizmave pėrgjegjės pėr pranimin e tyre, OKB-s (UNO-s) dhe organizmave tė tjerė. Nė kėtė prezantim shteti kosovar dhe shqiptarėt e kosovės kanė ngelur mbrapa. Po dhe pėrfaqsimi islamik nė shqiptarėt e Maqedonisė, po i dėmton kėta nė sy tė botės. Dhe tė mos harrojmė, kėta shqiptarė po si dhe shqiptarėt e Shq. nuk janė aq fetarė sa i tregojnė pėr momentin mediat e ndryshme. Shto dhe plot probleme me tė cilat Shqipėria prezantohet sot nė Europė dhe Botė, kuptohet se sa problemi i panvarsisė sė shqiptarve nė shtetet fqinjė ka shance tė mira! Pra, siē thotė llafi i urtė, s’jemi ka kėrkah, (e pėrdor dhe gazetari kosovar, Veton Rugova). Nėse nė kėtė vetė-kritikė ėshtė mė tepėr ajo mani shqiptare, mbi dalluese nga tė gjithė kombet e tjerė, pėr kritizimin e vetvetes, unė nuk e di saktė kėtė, ndoshta ėshtė nė kėtė vetė-kritikė edhe kjo mani jona e kritizimit tė parreshtur tė vetvetes, (gjė qė pėr mua ėshtė pozitive). Por sidoqoftė, vend pėr vet-lavdėrim sot nė kėtė frymė rritjeje nacionaliste nuk ka; as vend pėr tu kėnaqur pse dhe vendet e tjera si Serbia, Maqedonia apo Greqia marrin edhe ato herė pas here kritika nga BE-ja/EU-ja; -nė internet sheh shpesh si gėzohen shqiptarėt pa shkollė, kur herė-herė ndonjė shtet ballkanik merr kritika nga Brukseli. Troē muhabeti, sa vjen e mė tepėr kohė po kalon, shqiptarėt po e prezantojnė vetveten pėrherė e mė keq nė sytė e botės, duke filluar me krimin e organizuar, trafikimin e lėndėve narkotike, biznezin ilegal tė prostitucionit femėror, korrupsionin, monopolizimin e sferave tė ndryshme tė ekonomisė, moszgjidhjen e ligjit tė tokės, e plot budadallėqe me okė, tė cilat edhe mė tepėr fryhen nga mediat e ndryshme.
Pra, edhe pa llogaritur se problemet e nacionalistėve tė rinj shqiparė dhe tė tjerė ballkanas janė tė vonshme pėr proēeset ku kanė hyrė vendet dhe popujt europianė, duhet thėnė se, qoftė edhe i shtruar dhe i zgjidhur (hipotetikisht) problemi i tyre i bashkimeve shqiptare, ky problem gjen njė zgjidhje tė pjesėshme, ēfarė d.t.th., nuk gjen zgjidhje, siē nuk gjeti zgjidhje as Kashmiri indiano-pakistanez, sepse nė ēdo rast tė tillė me dy e mė shumė etni duhen bėrė ose largime masive, ose njė kufi aq i komplikuar sa dhe pranimin e enklavave nuk e pėrjashton dot. Nė vija tė pėrgjithsme, Shqipėria etnike/natyrale e patriotėve-nacionalistė tanė mund tė shkojė nė fatin mė tė mirė deri nė Prishtinė e Prizren, e mė poshtė nė Tetovė e Gostivar. Por jo mė shumė, se tė tjerėt, po si ‘ta, kanė paraqitur me kohė pretendimet e tyre. Se si prezantohet pastaj kjo zgjidhje pėr momentin apo mė vonė, nga njė pjesė apo nga pjesa tjetėr, ky ėshtė njė problem tjetėr, pas tė cilit duhet tė jemi tė sigurtė se problemet nacionale nuk kanė pėr tu zgjidhur kurrė. (Kėtė ne e kemi treguar edhe nga pikpamja historike nė librat tonė tė pėrparmė.) Ky problem do ekzistojė pėr sejcilin komb dhe etni pėrherė, tė paktėn pėr aq kohė sa shoqėritė e gjithė botės nuk i kanė zhvilluar marrdhėniet e tyre tė prodhimit, kėmbimit dhe shpėrndarjes deri nė atė pikė sa politizimi i tyre tė dilte i tepėrt.
Di.÷Do. 13÷15. 12. 2011


  Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.