Forumi Horizont Gjithsej 42 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 42 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Papa Jep Dorheqjen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18722)


Postuar nga AngelDevil datė 12 Shkurt 2013 - 21:05:

Artikull nga 1 gazete gjermane

Viti i fundit i drejtimit i Papa Benediktit XVi ishte edhe mė i hidhuri.

A u pėrkul nė fund ai pėrballė komploteve?

Gianluigi Nuzzi, 44 vjeē, njė gazetar pranė shėrbimit sekret italian, publikoi librin “Vatileaks”, me dokumente sekrete, qė dukej se rridhnin nga zyra e Papės.

Dhe tradhtari i pėrkiste familjes sė Papės. Ai ishte vetė mazhordomi i tij, Paolo Gabriele, 46 vjeē. Sekretari personal i Papės, Georg Gaenswein e kishte denoncuar atė si autor.

Por nė vend tė tradhtisė, Gabriele u akuzua thjesht pėr vjedhje. Nė vend tė dėnimit me burg, ai u fal nga vetė Papa.

Raporti i komisionit tė pėrbėrė nga tre kardinalė ėshtė “sub secreto ponteficio”, qė do mbahet zyrtarisht i fshehtė. Prandaj nuk dihet se me cilėt dokumente Nuzzi dhe njerėzit e tij mund t’i bėnin presion Papės.

Ka pasur spekulime se shėrbimi sekret italian i ka siguruar materialet nė mėnyrė tė paligjshme. Kėto spekulime qarkullonin nė xhandarmėri dhe nė Gardėn Zvicerane.

Nė brendėsi tė Vatikanit shtohen gjithmonė e mė shumė thashethemet dhe intrigat.

Prelatėt nga Pallati Apostolik pėrhapėn lajmin nė verėn e vitit 2012 se Papa donte tė zėvendėsonte njeriun e dytė mė tė fuqishėm nė Vatikan, Sekretarin e Shtetit, Tarcisio Bertone, 78 vjeē. Ai dyshohet pėr grupime, nepotizėm dhe transaksione sekrete.

Por pėr ēudi, pas pushimeve tė verės, Papa Benedikti XVI jo vetėm qė nuk e shkarkoi atė, por i shkroi njė letėr falėnderimi pėr punėn e tij, duke e lėnė nė atė post.

Pėrpara njė viti, u bė publik njė regjistrim i kardinalit tė Palermos, Paolo Romeo. Nė njė fjalim ai tronditi tė pranishmit duke folur pėr pėrplasje tė forta nė Selinė e Shenjtė. Madje Romeo tha se Papa do tė vritej nė nėntor tė vitit tė shkuar.

Nė shtator Papa emėroi ekspertin e pastrimit tė parave, Rene Bruelhart, pėr tė shqyrtuar makinacionet financiare tė Bankės sė Vatikanit.

Me kėtė emėrim, Benedikti bėri shumė armiq. Nė janar Italia bllokoi tė gjitha kartat e kreditit dhe tė bankomateve nė muzetė e Vatikanit dhe nė zyrat postare.

Arsyeja zyrtare: Vatikani kishte shkelur rregullat kundėr pastrimit tė parave.


  Gjithsej 42 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 42 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.