Forumi Horizont Gjithsej 63 faqe: « E parė ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Per Piktorin (nqs nuk ka ikur me pushime) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18747)


Postuar nga Fajtori datė 11 Maj 2016 - 22:17:

Vetem dicka Shelgu,

Nuk duhet keqkuptuar nevoja per "koke" me idene se mungon elita. Elita nuk eshte asgje tjeter vecse vetedije e mases se ku po shkon. Ne nuk na duhet thjesht elita, na duhet qe masa e popullit te kuptoje cfare i duhet, cfare presupozon shteti, pse po jetojme bashke, cfare falet dhe cfare nuk falet. Koka e kombit nuk eshte elita, por vetedija se duhet krijuar dhe ndjekur nje elite. Ajo vetedije prodhon automatikisht eliten. Ne Shqiperi mund te kete dhe ka patur individe me ide dhe morale te medha, por populli nuk ka ditur kurre ti njohe dhe ti ndjeke.

Ne politike ka nevoje per ndryshime dhe kantidatet e ndershem aty jane (mendoj psh Bamir Topin apo Pellumb Xhufin). Por nuk ka si te ndodhin ndryshime kur njerezit nuk duan ndryshime. Tashme ka mijera te rinj qe kane lindur pas 1990 dhe nuk njohin kulture tjeter vecse ate qe ka sjelle ne ekran Sali Berisha. Keta te rinj e adhurojne Berishen, nuk kane si te mendojne se nga nje parti e vogel si ajo e Topit mund te vije ndryshim i madh. Eshte vetem shembull, por sa per te treguar se problemi vazhdon te trashegohet ne brezin e ardhshem. Pa revolucione madhore ne shoqerine shqiptare nuk ka si te formohet vetedija se ka nevoje per vizion. Ai vizion, sidoqofte, nuk formohet ne sferen politike per ne jeten e perditshme, njesoj si erdhi vetedija se komunizmit i duhej dhene fundi.

Nejse


  Gjithsej 63 faqe: « E parė ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.